E Premte, 04.19.2024, 05:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
UNË JAM PRIFTI ORTODOKS I KOMBIT SHQIPTAR!
Nga AT NIKOLLA MARKU

E Martë, 08.14.2012, 11:16am (GMT+1)




TIRANË - Për ta kthyer në kujtesën e bashkëkombësve tanë, duam të sqarojmë disa gënjeshtra të shkruara nga kryepeshkopata e Tiranës, me mendjen e Janullatosit dhe dorën e një shqiptari që shpirtin e ka shitur fatkeqësisht gjetkë.
Në reagimin e kësaj kryepeshkopate, në "Gazeta Shqiptare", datë 11 gusht 2012, ka pasaktësi dhe shpifje që çdokush nga redaksia e Gazetës mund t'i verifikojë në vend, si dhe institucionet përkatëse. Në respekt të stafit të Gazetës, por dhe të besimtarëve në tërësi dhe gjithë shqiptarëve, shkurtimisht sqarojmë si më poshtë:

At Nikolla Marku është arsimuar dhe veshur si prift nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë, kishë që është patriarkanë më vete, duke injoruar tërësisht influencat e kishës greke si dhe patriarkanën e Stambollit, ku këtë të fundit, kryepeshkopi Fan Noli e quante djalli vetë.

Mbas pushtimit të drejtimit të kishës nga Janullatosi me prapavijë Ylli Popën dhe Ramiz Alinë, ku ky i fundit e bëri Shqipërinë katrahurë intrigash si brenda kombit ashtu dhe brenda partisë së tij komuniste diktatoriale, ne u detyruam që të vendosemi në Kishën Shën Maria, kala Elbasan, me vullnetin e besimtarëve ortodoksë, por dhe të simpatizantëve të besimit kristian, duke siguruar në mënyrë të ligjshme një vendim gjykate në qershor 1996, me numër 2634, si subjekt kulti, po me të njëjtin emër që i vendosi Fan Noli i pavdekshëm.

Sa për godinën brenda territorit të kishës, ajo ka qenë Shkolla e parë Normale e Elbasanit dhe sot është në varësi të Ministrisë së Arsimit si shkollë. Ne nuk përfitojmë asnjë të ardhur nga kjo shkollë dhe nuk kemi kërkuar kurrë asnjë shpërblim. Mund të verifikohet nga kushdo tek Drejtoria e Arsimit Elbasan.

Për sa i takon restaurimit nga ana e Janullatosit, është mirë të mos flitet, sepse vetëm disa suvatime u meremetuan dhe faturat shkuan dhjetëfish më të larta. Janullatosi kërkoi që Shkollën Normale të Elbasanit ta kthente në një fole të rrezikshme pseudomurgjish në shërbim të qeverisë vorio-epirote, të bekuar nga ai vetë dhe të çmendurit e "Agimit të artë" që u shfaqën tani. Çuditemi si shteti bën sehir kur një i huaj flet brenda territorit për tjetërsim të atdheut tonë. Deputeti i "Agimit të artë" duhej dëbuar në mënyrën më shembullore, bashkë me fantazmën e Hitlerit nga pas dhe Janullatosin që e takoi në mënyrë të fshehtë. Siç duket, organet kompetente janë me leje pushimesh në plazhet speciale të Greqisë.

Për sa u takon njohjeve, ne nuk mund t'i deklarojmë ato, sepse Krishti ka thënë: "Mos ua jep margaritarët derrave, sepse ata do t'i shqyejnë nga babëzia e tyre". Sigurojmë besimtarët ortodoksë shqiptarë se, njohjet dhe lidhjet tona janë në të gjithë globin, si nga lobet shqiptare nëpër botë, ashtu dhe nga kisha të fuqishme, që nga SHBA, Izraeli, Polonia etj. Neve nuk na njeh vetëm kisha serbe dhe ajo greke, dhe, me pozitën që mbajnë ndaj kombit shqiptar, as që duam të na njohin.

Ne ekzistojmë si kishë për bukuri në atdheun tonë, së bashku me të gjitha kishat ortodokse shqiptare kudo që ndodhen në Shqipëri dhe diasporë, apo Maqedoni e Kosovë. Çdo prift shqiptar, kudo që shërben, gëzon respektin dhe dashurinë tonë, pavarësisht nga ky moment i përkohshëm i padrejtësisë me në krye Janullatosin dhe disa priftërinj grekë, të cilët i ka sjellë me qëllim që dhe pas tij të jetë po një grek i misionit "˜Vorio-Epir' në kishën e Shqipërisë.

Për sa i takon Komitetit të kulteve, vlen të theksojmë se ky Komitet është një organizëm delikat dhe për respekt të besimeve të tjera, nuk duam të bëjmë koment, por do të ishte i drejtë një injorim nga ana e tyre kundrejt Janullatosit për shumë arsye të cilat lidhen me veprimtarinë e tij shoviniste greke në Shqipëri. Për dijeni të anëtarëve të këtij Komiteti, ne disponojmë të dhëna të besueshme mbi lidhjet e Janullatosit me qeverinë-fantazmë "Vorio-Epir", dhe persona të shërbimeve sekrete që punojnë kundër Shqipërisë. Të dhëna me foto dhe video.

Në lidhje me marrëveshjen e përmendur në shkrim, me qeverinë "˜Berisha', duam të themi se Sinodi i shenjtë ka në përbërje një raport në favor të priftërinjve grekë, dhe ky raport e bën të pavlefshme atë marrëveshje për shkak të statutit, i cili përcakton qartë dhe përbërjen e Sinodit.

Ai nen i Kushtetutës u bë qëllimisht i tillë, nen për të cilin i ndjeri Sabri Godo, - një mik i shquar i kishës ortodokse të Nolit, - do të më deklaronte se ishte penduar, por ishte vonë. Në tekstin e kësaj marrëveshjeje, që duket se do të përdoret nga Janullatosi për përçarje dhe grindje ndërmjet vetë shqiptarëve, do të ishte e udhës të shkruhej qartë dhe për të drejtën e kontrollit nga ana e shtetit të veprimtarisë, si fetare ashtu dhe atë financiare. Nga kjo marrëveshje qeverisë i lind e drejta të mbrojë besimin ortodoks shqiptar nga shovinizmi i çdo ngjyre, si dhe të respektojë statutet bazë, ku në rastin tonë thuhet qartë se, kryepeshkopi duhet të jetë prej gjaku, gjuhe dhe kombësie shqiptare. Mesha jonë është meshë për atdheun dhe pavarësinë, prandaj kërkojmë që shteti të mos dalë kundër shtetasve të tij kur ata kanë të drejtë. Mesha do të mbahet dhe flamuri shqiptar do të valëvitet në Katedralen Ngjallja e Krishtit Tiranë, më 28 Nëntor 2012, pa shovinistët grekë aty brenda. Ortodoksia shqiptare ka një kontribut dhe heronj në ndërtimin e pavarësisë dhe forcimin e shtetit shqiptar, një kontribut që nuk mund të njolloset nga veprimet shoviniste greke të Janullatosit dhe sahanlëpirësve që i bëjnë fresk. Po të jetë e nevojshme, ne mund t'ia kthejmë mbrapa financat për ndërtimin e katedrales Anastas Janullatosit, duke shprehur njëkohësisht respekt të plotë për arkitektin, projektuesin dhe punonjësit që punuan aty.

Për ta mbyllur këtë përgjigje, kërkojmë që, Janullatos të përgjigjet publikisht për disa pyetje thelbësore:
Janullatos, e njeh pavarësinë e Kosovës dhe çfarë e lidh me kishën serbe?
Janullatos, i njeh të drejtat e çamëve për t'u kthyer në shtëpitë e tyre në Çamëri?
Janullatos, a do të meshosh ti për pavarësinë e atdheut tonë në këtë 100-vjetor?
Janullatos, do të bësh transparencë për financimet e tua dhe të Sinodit tënd?
Janullatos, ti e organizove meshën në Janinë për Vorio- Epirin?

Për besimtarët ortodoksë, por dhe për kombin tonë, duam të deklarojmë se kisha Shën Maria Elbasan ka një staf modest por të përgjegjshëm, për t'iu përgjigjur çdo ceremonie. Të ardhurat tona financiare dhe tepër modeste, janë në dritën e diellit për çdo kureshtar. Ne nuk udhëtojmë me helikopterë apo të drejtojmë biznese dhe banka siç bën Janullatos me disa bashkëpunëtorë, sepse misioni ynë normal, dhe jo pseudo, është t'i shërbejmë atdheut dhe kombit shqiptar, sepse është detyrim i qenësishëm për çdo shqiptar. Ne jemi të thjeshtë dhe të dashur, ashtu si misioni i Zotit tonë Jezu Krisht. Askush nga profetët dhe dishepujt nuk jetoi në luks dhe intriga; ata ishin të thjeshtë dhe dhurues të dashurisë hyjnore. Në luks të padrejtë jetojnë vetëm bashkëpunëtorët e djallit, i cili është gënjeshtar, ziliqar dhe i pangopur.

Mesha për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë, më 28 Nëntor 2012, do të mbahet, ashtu siç hyri Krishti në Jerusalem në tempullin e Zotit. Besojmë që qeveria nuk do të shndërrohet në një "˜Pons Pilat'.


AT NIKOLLA MARKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BLOFI DIPLOMATIK RRETH PROJEKTIT TAPNga SHABAN MURATI (08.13.2012)
NJË FAZË E RE NË FUSHATËN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (08.12.2012)
Në 24 vjetorin e varjes së “Martirit të Demokracisë” Havzi NelaA VRITEN POETËT?Nga RESHAT KRIPA (08.10.2012)
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2012)
Barometri diplomatikKOSOVA NUK KA NEVOJË PËR “LEKSIONE” TË TEHERANIT, AS TË SERBISTANIT, POR VETËM TË UASHINGTONIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.10.2012)
NJË TRIUMF TJETËR AMERIKAN NË HAPËSIRËNga FRANK SHKRELI (08.08.2012)
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2012)
DOSJET E SERBISË - LITARI NË QAFËN E KOMBITNga SHABAN MURATI (08.07.2012)
MEDIA SOCIALE DHE LUFTA E RE E FTOHTËNga PHILIP N. HOWARD, Reuters (08.06.2012)
PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSIONNga ELIDA BUÇPAPAJ    (08.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]