E Premte, 04.19.2024, 07:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
TRAKTAT PAQËSOR ME SERBINË, PASI OKB-JA TA NJOHË KOSOVËN!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Martë, 08.14.2012, 05:48pm (GMT+1)


 

*** Të gjithë shqiptarët e Kosovës duan të kenë paqe dhe bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë, por vetëm  (kur të krijohen kushtet normale, ligjore dhe kushtetuese) mbi bazën e reciprocitetit si dy shtete të barabarta, të pavarura dhe sovrane. Kjo do të ishte esenca dhe kuptimi përmbajtësor i  përfundimit të çdo traktati a marrëveshjeje paqësore me Serbinë.

 Mirëpo çështja është tejet e ndërlikuar (se si të arrihet një paqe e tillë e ndërsjellë serbo-shqiptare), kur Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, por sipas Kushtetutës së saj të vitit 2006, Kosovën e konsideron "pjesë territoriale të saj"!

 Pikërisht mbi këtë "bazë juridike kushtetuese", Serbia  qe 13 vite ka pushtuar pjesën veriore të Kosovës, ku serbët e atjeshëm, të mbështetur nga Beogradi, nuk njohin institucionet legjitime, legale dhe kushtetuese të Kosovës.

 - Logjikisht, derisa Serbia ushqen ambicie dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës, si dhe nuk e heq këtë "klauzolë kushtetuese" nga kushtetuta e saj në fuqi, qeveria, as parlamenti, asnjë parti politike (pozitë  apo opozitë) nuk kanë asnjë të drejtë morale, ligjore dhe kushtetuese, që të lidhin ndonjë traktat a marrëveshje paqësore me Serbinë. Këtë fakt, do të duhej ta mbajnë parasysh, edhe presidentja Atifete Jahjaga, edhe kryeministri Hashim Thaçi, si dhe zëvendëskryeministri i tij (juristi) Hajredin Kuçi.

Fundja, edhe sikur Serbia të njihte Kosovën, edhe sikur  Beogradi zyrtar, të pranonte  ofertën e Hajredin Kuçit për lidhjen e ndonjë "traktati paqësor" ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kosova nuk mund të jetë palë nënshkruese e atij traktati derisa nuk njihet nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është problemi i pakapërcyeshëm juridik ndërkombëtar, që hëpërhë Kosovës "ia lidh duart", të lidhë dhe të nëshkruajë traktate ndërkombëtare me ndonjë shtet tjetër të bashkësisë ndërkombëtare.

Fantazma "paqja e përjetshme" e Hajredin Kuçit!?

Pavarësisht nga dëshirat dhe nga objektivat e politikës iluzioniste të qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi dhe të zëvendëskryeministrit të tij, Hajredin Kuqi, që në vjeshtën e këtij viti, të lidhin ndonjë "traktat paqësor" me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë,  Kosova  si shtet i ri, nuk e gëzon një të drejtë të tillë, sepse sipas së drejtës ndërkombëtare, Kosova nuk mund të lidhë asnjë traktat dhe, asnjë  marrëveshje juridike ndërkombëtare  me Serbinë, sepse ende nuk është anëtare e Konventës së Vjenës mbi të drejtën e traktateve (1969), duke qenë se  ende  Këshilli i  Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk e njeh subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, edhe pse atë e kanë njohur 91 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.
 

Ky është problemi juridik ndërkombëtar, mirëpo ish-profesori i së drejtë ndërkombëtare, ministri i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi e ka  anashkaluar atë, duke deklaruar të kundërtën, duke u mbështetur në  gjendjen faktike se " Kosova i ka kaluar dy faza, fazën e mbijetesës që ka ardhur me lirinë e Kosovës dhe fazën e pavarësisë që ka ardhur me 17 shkurt 2008. Kosova duhet të fitojë paqen e përjetshme, harmoninë me qytetarët e vendit dhe paqen e përjetshme me fqinjët. Dhe po e them kështu jo me i harruar armiqësitë e të kaluarës, por me krijua paqe për gjeneratat që do të vijnë. Dhe çdo vend në botë pas një konflikti ndërshtetëror përfundon me një traktat të paqes dhe vetëm atëherë ka kuptim paqja e përhershme". (www.kosovapress.com/08/08/2012).

Shpërfillja dhe injorimi i së drejtës ndërkombëtare nga politika fiktive e qeverisë së Kosovës , nuk sjell  "paqen e përjetshme" të "arkitektit"  të saj, Hajredin Kuçi, sepse deri më sot në historinë e së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, nuk figuron ndonjë shembull i dokumentuar i ndonjë "paqeje të përjetshme", apo i ndonjë lufte a konflikti të përjetshëm , sepse sipas materializmit dialektik shkencor, nuk ekziston asgjë e përjetshme dhe, asgjë absolute, por relative dhe e ndryshueshme sipas ligjeve të natyrës.
  
Cila është baza juridike ndërkombëtare e "traktatit të përjetshëm paqësor" e Hajredin Kuçit?
 

Kjo është pyetja  thelbësore, cila kërkon përgjigje të kualifikuar nga juristët e së drejtës ndërkombëtare në Prishtinë, në mënyrë që t'ia bëjnë të qartë zëvendëskryeministrit  Hajredin Kuçi se, Kosova  nuk ka të drejtë të jetë palë e asnjë traktati ndërkombëtar qoftë dypalësh, qoftë shumëpalësh ngase  ende Organizata e Kombeve të Bashkauara nuk e ka njohur cilësinë e subjektivitetit të saj juridik ndërkombëtar sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, edhe pse  Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë opinion e saj pozitiv se pavarësia e Kosovës nuk është në kolizion me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Baza juridike e "traktatit paqësor", të deklaruar nga hajredin Kuçi, de fakto dhe de jure, do të ishte kjo: - Së pari, Kosova duhet të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara; së dyti, të jetë  anëtare-palë nënshkruese e Konventës së Vjenës mbi të drejtën e traktateve (1969); së treti, pasi Serbia ta ketë njohur Republikën e Kosovës; së katërti, pasi Kosova  t'i ketë të zgjidhura të të gjitha çështjet kontestuese me Serbinë kolonialiste, duke  zbatuar edhe parimin  postliminium, sepse pas përfundimit të luftës, në Kosovë, ende mungojnë mbi 1800 persona të zhdukur; së katërti, pasi Serbia t'i ketë paguar reparacionit e luftës për të gjitha dëmet e shkaktuara në Kosovë; së pesti, pasi Serbia t'i ketë tërhequr të gjitha  strukturat kiriminele paralele nga  pjesa veriore e Kosovës.

Në kuptim të  ngushtë (Kosovë Serbi) , kjo do të duhej të ishte ecuria metodologjike  e pajtimit paqësor  me Serbinë, kurse në kuptim të gjerë dhe të drejtë, pasi ajo t'ua njihte të drejtën e vetëvendosjes Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës  së Shqipërisë  etnike.  Mirëpo, duke qenë se këto territore etnike shqiptare hëpërhë janë skairfikuar nga Kosova dhe nga Shqipëria, duke u pajtuar me statusin e tyre vasal kolnialist nën Serbi, hajredinë  pashëve të Kosovës dhe salih sulltanëve të Shqipërisë, nuk u ka ngel tjetër veç  të "ngushëllohen" me vetën e tyre, duke shpikur ndonjë "traktat paqësor", që të gjejnë gjuhë të përbashkët me  kolonialistët hegjemonë të Serbisë, duke u përqëndruar në devizën e turpshme dhe absurde  të vetëkënaqësisë politike, thënçin paqësore "daj shto dash"! E,  "shumë dert  i thellë" për shqiptarët e kolonizuar të Preshevës, të Bujaniocit dhe të Medvegjës!!!


Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNË JAM PRIFTI ORTODOKS I KOMBIT SHQIPTAR!Nga AT NIKOLLA MARKU (08.14.2012)
BLOFI DIPLOMATIK RRETH PROJEKTIT TAPNga SHABAN MURATI (08.13.2012)
NJË FAZË E RE NË FUSHATËN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (08.12.2012)
Në 24 vjetorin e varjes së “Martirit të Demokracisë” Havzi NelaA VRITEN POETËT?Nga RESHAT KRIPA (08.10.2012)
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2012)
Barometri diplomatikKOSOVA NUK KA NEVOJË PËR “LEKSIONE” TË TEHERANIT, AS TË SERBISTANIT, POR VETËM TË UASHINGTONIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.10.2012)
NJË TRIUMF TJETËR AMERIKAN NË HAPËSIRËNga FRANK SHKRELI (08.08.2012)
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2012)
DOSJET E SERBISË - LITARI NË QAFËN E KOMBITNga SHABAN MURATI (08.07.2012)
MEDIA SOCIALE DHE LUFTA E RE E FTOHTËNga PHILIP N. HOWARD, Reuters (08.06.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]