VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËR RUSËT KORRUPSIONI ËSHTË THJESHT NJË MËNYRË JETESE
Nga MISHA FRIEDMAN, New York Times

E Djelë, 08.19.2012, 08:08am (GMT1)




Korrupsioni në Rusi është aq i përhapur sa që gjithë shoqëria e pranon të papranueshmen si normale, si rruga e vetme e mbijetesës, si mënyra që gjërat "thjesht janë."

Nuk është fjala thjesht për zyrtarët që keqpërdorin pushtetin, por edhe për njerëzit e zakonshëm që rehatshëm i përshtatin këto parime në jetën e tyre të përditshme.

Shumica e rusëve janë mësuar kaq fort me një mënyrë të tillë të paligjshme të jetesës saqë ata kanë arritur ta shohin korrupsionin si "mënyrën e veçantë të Rusisë". Ata nuk mund të kuptojnë se si ekonomia e vendit të tyre, qeveria ose sfera sociale mund të funksionojnë pa korrupsionin. Kjo ese foto është një përpjekje për të treguar se korrupsioni është edhe një gjendje e mendjes dhe një mënyrë e jetesës.

Mijëra njerëz në qytetet e mëdha të Rusisë dolën në rrugë në muajt e fundit, të pakënaqur me sistemin e presidentit Vladimir Putin për drejtimin e vendit. Nën udhëheqjen e tij, ata besojnë se Rusia është vazhdimisht duke u bërë një vend mesjetar me korrupsionin që i shpërfill të gjitha ligjet. Këta njerëz kanë udhëtuar në botë, dhe ata ndjehen në siklet kur bashkëmoshatarët e tyre në Londër, New York apo Berlin pyesin për gjyqin e Pussy Riot ose burgimin e Mikhail B. Khodorkovsky. Anëtarët e kësaj klase të re të rusëve shpesh fshehin shtetësinë e tyre vetëm për të shmangur që të jenë të krahasuar me elitën e vendit të tyre në pushtet ose për të shmangur pyetjet të cilëve ata nuk mund t'iu përgjigjen.

Unë kam lindur në Moldavi, asokohe pjesë e Bashkimit Sovjetik, por u transferova në Nju Jork në fillim të viteve 1990, kur prindërit e mi emigruan këtu. Për më shumë se një dekadë kam shkuar disa herë në Rusi, duke vërejtur se vendi është bërë gjithnjë e më i korruptuar dhe pa ligj. Unë kam punuar në këtë projekt gjashtë muajt e fundit. Unë e shoh korrupsionin më shumë se diçka kundrejt njerëzve, por si diçka ku ata të marrin pjesë. Kjo përfshin edhe dorëzimin përballë tij dhe një justifikim të gjendjes së pasigurisë, mosbesimit dhe paudhësisë.

Ky projekt u financua nga Instituti e Rusisë moderne, një grup jofitimprurëse me bazë në Shtetet e Bashkuara që synon, ndër të tjera, për të luftuar korrupsionin rus.
-
Misha Friedman është një fotograf subjektet e të cilit kanë përfshirë krizën humanitare në veri të Ugandës, dhunën në Nigeri dhe luftën në Darfur./Skënder Buçpapaj
-
August 18, 2012
For Russians, Corruption Is Just a Way of Life
By MISHA FRIEDMAN

CORRUPTION in Russia is so pervasive that the whole society accepts the unacceptable as normal, as the only way of survival, as the way things "just are."

It is not simply about officials abusing power; it's also about ordinary people comfortably adapting these principles to their daily lives.

Most Russians have grown so accustomed to a certain lawless way of life that they have come to view corruption as "Russia's own special way." They are unsure how their country's economy, government or social sphere might function without it. This photo essay is an attempt to show that corruption is both a state of mind and a way of life.

Thousands of people in Russia's large cities took to the streets in recent months, unhappy with President Vladimir V. Putin's system of running the country. Under his leadership, they believe, Russia is steadily becoming a medieval country with corruption trumping all laws. These people have traveled the world, and they feel embarrassed when their peers in London, New York or Berlin ask about the Pussy Riot trial or the imprisonment of Mikhail B. Khodorkovsky. Members of this new class of Russians often hide their nationality just to avoid being compared to their country's ruling elite or asked questions that they cannot answer.

I was born in Moldova, then part of the Soviet Union, but moved to New York in the early 1990s when my parents immigrated here. For more than a decade I have been going back to Russia, noticing how the country has become more and more corrupt and lawless. I have been working on this project for the past six months. I see corruption as more than something done to people; it is something they participate in. It involves both a resignation to and a justification of a state of iniquity, insecurity and mistrust.

This project was financed by the Institute of Modern Russia, a nonprofit group based in the United States that aims, among other things, to combat Russian corruption.

Misha Friedman is a photographer whose subjects have included the humanitarian crisis in northern Uganda, violence in Nigeria and the war in Darfur.


Përktheu: Skënder Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.