VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Barometri diplomatik
SERBIA T’I GJUNJËZOHET KOSOVËS PËR PAQE, JOANASJELLTAZI!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Djelë, 08.19.2012, 06:25pm (GMT1)


*** Kosova nuk ka nevojë për paqe  të imponuar dhe të improvizuar në "letër", por për paqe thelbësore të ndërsjellë, të zbatueshme dhe të qëndrueshme, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Vetëm ndonjë njeri abnormal nuk do të pranonte që Kosova të lidhte marrëveshje paqësore  me Serbinë, si dhe me të gjitha shtetet e tjera fqinje në rajon, por vetëm pasi të krijoheshin premisat dhe rrethanat normale politike, ligjore dhe demokratike mbi bazën e reciprocitetit si dy shtete të pavarura dhe sovrane, ashtu siç parashikojnë edhe standardet dhe kriteret e së drejtës ndërkombëtare.

Duke qenë se Serbia është ajo që u ka borxh historik shqiptarëve,sepse Kosovën e Shqipërisë Etnike, e ka "kullotur", jo më pak se 100 vjet, duke e përfshirë edhe agresionin dhe gjenocidin e fundit në Kosovë (1989-1999),atëherë, logjikisht, moralisht dhe ligjërisht, asaj, edhe i takon, që e para,ta shpalosë flamurin e paqes, duke iu kërkuar falje botërisht shqiptarëve për të gjitha mizoritë dhe krimet monstruoze gjenocidale, të kryera në Kosovë(1912-1999).

 
Tomislav Nikoliqi është në potez, jo Hajredin Kuçi!

Presidenti i Serbisë,Tomislav Nikoliq ose kryeministri i qeverisë serbe, Ivica Daçiq, duhet ta luajnë potezin e parë të shahut, nëse duan të krijojnë paqe  historike me Kosovën, e jo AtifeteJahjaga (presidente), as Jakup Krasniqi (kryetar i kuvendit), as Hashim Thaçi (kryeministër), e as zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Ky do të duhej të ishte "itinerari" i axhendës  politike paqësore midis Beogradit dhe Prishtinës.

Mirëpo, tanimë (siç është në dijeni i gjithë opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar), ndodhi e kundërta, zëvendëskryeministri iqeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi ka propozuar "Traktatin paqësor me Serbinë dhe për të po kërkon mbështetje jo vetëm nga opozita politike e Kosovës, por edhe nga faktorët ndërkombëtarë, në radhë të parë nga Shtetet e  Bashkuara të Amerikës, me ç'rast, para ca ditësh, edhe e vizitoi Uashingtonin. Mirëpo, një propozim i tillë është i nxituar dhe i gabueshëm, sepse si rregull e pashkruar, viktima (pala e dëmtuar shqiptare e Kosovës) mbi asnjë bazë ligjore dhe morale, nuk është e detyrueshme që xhelatit (palës agresive, gjenocidale pushtuese serbe), E PARA, t'i drejtohet me lutje që të pajtohet, ashtu siç ka propozuar ministri i Drejtësisë së qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, sepse politikisht, kjo do të nënkuptonte shfaqjen e   "një lloj mëshire" ndaj Serbisë.

Realisht, shikuar në prizmin historiko-politik, një propozim i tillë i Hajredin Kuçit, është jo vetëm qesharak dhe absurd, por edhe iracional, kur të kihet parasysh fakti se Kosova ishte viktimë shekullore e kolonializmit dhe e gjenocidit serbomadh (1912-1999). Prandaj as qeveria, as parlamenti, as politika (pozitë opozitë) e as shqiptarët e  Kosovës, nuk e kanë për detyrë, që SË PARI, botërisht, të kërkojnë  "përqafimin" dhe pajtimin me serbët  e Serbisë, kur gjithë bota e di se, Serbia gjatë viteve (1989-1999) ishte ajo, që ka kryer masakra dhe gjenocid barbarik mbi shqiptarët dhe Kosovën e Shqipërisë Etnike. Ky ishte edhe shkaku, pse Aleanca e Atlantikut Verior (NATO), e bombardoi Serbinë plot 78 ditë (24 mars 10 qershor 1999), meç'rast i detyroi forcat çetniko-fashiste barbare serbe të regjimit agresiv pushtues të Slobodan Milosheviqit, që përfundimisht, të braktisnin Kosovën shqiptare.

Shanset për paqe me Serbinë, janë një zero e madhe!

Me gjithë  dëshirën "vizionare" politike dhe diplomatike të përfaqësuesve zyrtarë të qeverisë së Kosovës, që të lidhin një "traktat paqësor", të ashtuquajtur të "përjetshëm" me qeverinë e Serbisë, siç ka deklaruar zëvendëskryeministri  Hajredin Kuçi, realisht nuk ekzistojnë kurrfarë gjasësh teorike e as praktike që të arrihet një objektiv i tillë i qeverisë së Kosovës, sepse Serbia ende nuk po heq dorë nga ambiciet dhe pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovësshqiptare.

-Pa zgjidhjen e të gjitha problemeve konstestuese  me Beogradin, asnjë përfaqësues i qeverisë, i parlamentit apo i presidencës së Kosovës, nuk ka të drejtë morale, as ligjore që t'i propozojë Serbisë ndonjë "traktat" a "marrëveshje" paqësore për t'u pajtuar me të, sepse logjikisht dhe politikisht një propozim i tillë, do të thoshte kërkim falje Serbisë për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia kolonialiste.

-Po çfarë politike  e "nivelit të lartë" është ajo, që Serbisë agresive dhe gjenocidale, i propozon "traktat paqësor", derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Republikën e Kosovës!? Po pse Kosovës i nevojitet "paqja në letër" me Serbinë, kur ajo sipas Kushtetutës së vitit 2006, Kosovën e quan "krahinë  serbe"!?

-Si mund të inicohet një traktat i tillë paqësor nga pala shqiptare, kur Serbia, edhe pas përfundimit të luftës qe 13 vjet po e mban"peng" Veriun e Kosovës? Dhe, jo vetëm kaq, Serbia edhe para luftës, edhe gjatë luftës së saj agresive dhe gjenocidale ndaj Kosovës, si dhe në kohë paqeje (1989-`2012), si pjesëtarëte UÇK-së, ashtu edhe të gjithë shqiptarët e Kosovës, i fajëson dhe  i denoncon si "terroristë" dhe"secesionistë"!? Ndërkaq, Amerikën, BE-në dhe NATO-n i akuzon dhe ngarkon mefaj, gjoja se  Beogradit ia kanë "imonuarzgjidhjen e njëanshme" të statusit të Kosovës!!!

 Edhe pse këto akuza  dheshpifje të propagandës së zezë dhe të bardhë të qarqeve më të larta zyrtare tëSerbisë, janë fallso dhe, pa asnjë bazë ligjore, pala serbe ia ka arriturqëllimit, që  postfestum, t'i bindëkrerët drejtues të Kosovës (pas pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008), seduhet të negociojnë me palën serbe përstatusin e Veriut të Kosovës, përkatësisht për statusin e pavarësisë sëKosovës, të cilën Serbia e konteston dhe e mohon si të tillë, duke u mbështeturnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Nolens volens, Serbia duke spekuluar dhe shpifur me një politikë,me një diplomaci dhe me një propagandë të tillë kundër shqiptarëve të Kosovës,kundër Amerikës, kundër BE-së dhe kundër NATO-s,  vitin e kaluar (mars 2011), ia ka arritur qëllimit, që  qeverinë e Kosovës, ta fusë në "lojë" kinësepër arritjen e disa "marrëveshjeve teknike" lidhur me  lëvizjen e lirë të njerëzëve dhe të qarkullimit  të mallrave në pikat kufitare me Serbinë.Mirëpo,  ato as de fakto e as de jure nukpërbëjnë kurrfarë marrëveshjesh, sepse, së pari nuk po zbatohen në terren nga ana e Serbisë dhe, së dyti, nuk janë ratifikuar as nga ana e kuvendit të Kosovës e as nga kuvendi i Serbisë.


Prof Dr. MEHDI HYSENI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.