VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUVENDI I PARTISË REPUBLIKANE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 10:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUVENDI I PARTISË REPUBLIKANE TË AMERIKËS
Nga FRANK SHKRELI

E Djelë, 08.26.2012, 03:39pm (GMT+1)




Partia Republikane këtu në Shtetet e Bashkuara po bën përgatitjet e fundit për kuvendin e saj në qytetin Tampa të shtetit Florida që pritet të fillojë punimet katërditëshe të hënën, megjithëse ekzistojnë shqetsime se një stuhi e madhe që parashikohet të godasë Floridën ekzaktërisht kur ajo do të kalojë nepër zonën ku gjëndet qyteti Tampa, mund të ndërhyjë me punimet e kuvendit të republikanëve. Kuvendi, që pritet të kurorëzojë zyrtarisht emërimin e governatorit Mit Romni për kandidat për president dhe të kongresistit Polë Rajën për zëvëndës-president të Partisë Republikane, do të mbledhë gjithsejtë 2286 delegatë nga e gjithë Amerika. Delegatët do të votojnë kandidatët e partisë së tyre për president dhe zëvendës-president, të cilët -- në zgjedhjet e përgjithëshme në Nëntor -- do të ballafaqohen me kandidatët e Partisë Demokrate, Presidentin Barak Obama dhe zëvendës-presidentin Xho Bajdën.

Pritet që anëtarë të njohur dhe aktiv të Partisë Republikane, përfshirë governatorë, senatorë, biznismenë dhe të tjerë të mbajnë fjalime dhe të diskutojnë mbi temën e caktuar të kuvendit, ''Për Një Të Ardhme Më Të Mirë''. Mirëpo, njoftohet se republikanët e dalluar, ish-presidenti Xhorxh Bush dhe ish-zëvendës-presidenti Riçard Çejni kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në kuvend. Natën e parë të kuvendit është caktuar se do të flasë bashkshortja e governatorit Romni, Zonja An Romni e cila do të mbyllë aktivitetet e ditës së parë të kuvendit dhe njëkohësisht është njoftuar se fjalimin kryesor me rëndësi të kuvendit do ta mbajë të Mërkurën mbrëma governtori i shtetit Nju Xhërsi, Zoti Kris Kristi. Siç është traditë këtu në Amerikë, kuvende të tilla çdo katër vjetë, shoqërohen gjithashtu edhe me demonstrata e protesta të mëdha, shpeshëherë të dhunëshme, nga grupe me interesa të ndryshme.


Qëllimi i mbajtjes së këtyre kuvendeve nga partitë kryesore amerikane çdo katër vjetë, është që delegatët dhe votuesit amerikanë të familjarizohen me programin e partisë dhe të kurorëzojnë zyrtarisht emërimin e kandidatit të partisë së tyre për president. Kryetari i komisionit Kombëtar të Partisë Republikane, Reince Priebus tha se këtë vit, ''Objektivi i punimeve të kuvendit është që populli amerikan të ketë mundësi të dëgjojë prioritetet dhe të familjarizohet me përvojën dhe me planet e kandidatëve tanë për të siguruar një të ardhëme më të mirë për vendin tonë.''

Sipas portalit të Kuvendit të Partisë Republikane, përveç 2,286 delegatëve zyrtarë dhe 2,125 zëvendësve të tyre, punimet e Kuvendit të kësaj partie do t'i mbulojnë edhe 15.000 gazetarë tanimë të regjistruar zyrtarisht me kredencialet e nevojshme të medias kombëtare dhe ndërkombëtare.

Analistët politikë amerikanë besojnë se -- roli dhe interesimi për këto kuvende politike është në rënje -- duke nënvijuar si provë edhe faktin se rrjetët kryesore të telelvizionit amerikan, që në të kaluarën mbulonin pothuaj të gjitha punimet e kuvendeve të dy partive kryesore, sivjet kanë vendosur të kufizojnë mbulimin e punimeve të kuvendit në tre orë në ditë. Megjithkëtë, ata thonë se kuvendet e dy partive kryesore kanë gjithnjë një rol për të luajtur në jetën politike dhe në afirmimin e kandidatëve dhe në promovimin e programeve të tyre. Punimet, debatet dhe diskutimet në këto kuvende zakonisht pasqyrojnë pikëpamjet dhe qendrimet e kandidatit dhe të partisë që ai përfaqëson. Por e vërteta është se si rezultat i zgjedhjeve paraprake që zgjatën pothuaj një vit, shumica e votuesve tani kanë vendosur se për cilin kandidat -- Barak Obama ose Mit Romni -- do të votojnë në Nëntor. Por punimet e kuvendit dhe fjalimet e ndryshme, përfshirë ato të kandidatëve kryesorë, shpesh pasqyrojnë qendrimet dhe parimet në të cilat beson kandidati. Si përfundim, ka mundësi që punimet e kuvendit të bindin votuesit amerikanë që ende nuk kanë vendosur se për cilin kandidat do të votojnë: Presidentin BarakObama apo Guvernatorin Mit Romni.

Javën që vjen, Kuvendi i Partisë Republikane dhe kandidati i saj për president Mit Romni, nëqoftse janë të interesuar dhe dëshirojnë të kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë për katër vjetët e ardhëshme, duhet të bindin votuesit që nuk kanë vendosur ende se për cilin kandidat të votojnë. Republikanët duhet të paraqesin vizionin e tyre të qartë dhe bindës për të ardhmen e vendit dhe jo vetëm të kritikojnë e të thonë se politikat e Presidentit Obama kanë dëmtuar dhe janë shkatërruese për vendin.

Ata e kanë për detyrë të paraqesin idetë e tyre ndryshe dhe në mënyrë të qartë t'i paraqesin votuesve amerikanë se si Amerika e Mit Romnit do jetë ndryshe nga Amerika e sotëme e Presidentit Barak Obama dhe se një administratë e mundëshme e Mit Romnit ka jo vetëm një plan dhe program të qartë, por edhe bindjet, vullnetin dhe karakterin e nevojshëm për të zgjidhur problemet serioze me të cilat përballet sot Amerika. Këjo është sfida e Kuvendit të Partisë Republikane që do të zhvillojë punimet në qytetin Tampa të shtetit Florida, nga 27 deri më 30 Shtator.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EseBASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKATNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2012)
EDHE NJË HERË MBI DËNIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMITNga RESHAT KRIPA (08.23.2012)
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI, NË VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYRE KOMBËTARNga XHELADIN ZENELI (08.22.2012)
100 VJET PAVARËSI: KËSHTU DO TË FLISTE LUIGJ GURAKUQINga FRANK SHKRELI (08.22.2012)
ARDHMËRIA E SHQIPTARISË NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (08.21.2012)
TË SAKRIFIKOSH BEnë PËR ASADINNga SHABAN MURATI (08.20.2012)
Barometri diplomatikSERBIA T’I GJUNJËZOHET KOSOVËS PËR PAQE, JOANASJELLTAZI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.19.2012)
PËR RUSËT KORRUPSIONI ËSHTË THJESHT NJË MËNYRË JETESENga MISHA FRIEDMAN, New York Times (08.19.2012)
REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.17.2012)
TË KUNDËRSHTOHET POLITIKA E BANALIZIMITNga ANATOL KALETSKY, Reuters (08.16.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]