E Enjte, 03.28.2024, 01:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
JENI KUJTUAR ME SHUMË VONESË, ZOTËRINJ TË SHOQATËS SË GAZETARËVE
Nga ESHREF YMERI

E Mërkurë, 08.29.2012, 08:42am (GMT+1)



Përmes mjeteve të informimit masiv, u njoha me protestën e Shoqatës së Gazetarëve, që qe organizuar para Ministrisë së Punëve të Jashtme më 24 gusht, për të ngritur zërin kundër qëndrimit të shtetit shovinist grek ndaj gazetarit të TV Top Channel, zotit Marin Mema, të cilit ky shtet shovinist i ka deklaruar përmes organeve të veta kufitare se i ndalohej përgjithmonë hyrja në Greqi. Këtë problem e kam trajtuar para pak ditësh në një shkrim të botuar në internet me titull: "Greqia, kjo copë mesjetë në gjirin e Bashkimit Evropian".

Shoqata e Gazetarëve bëri shumë mirë që e organizoi atë protestë, në të cilën dallohej edhe një pankartë ku shkruhej:
"Greqia, fytyra e shëmtuar e Evropës".

Fjalët e asaj pankarte ishin shumë të gjetura. Por problemi është se zotërinjtë e Shoqatës së Gazetarëve e kuptuan me shumë vonesë që Greqia përfaqëson fytyrën e shëmtuar të Evropës. Në të vërtetë, Greqia, tradicionalisht, ka përfaqësuar fytyrën e shëmtuar të Evropës në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Por u desh shembja e sistemit komunist në Shqipëri që fytyra e shëmtuar e Greqisë të shpalosej me tërë lakuriqësinë e vet. Prandaj të vjen keq që Shoqata e Gazetarëve u kujtua me shumë vonesë për ta nxjerrë në spikamë para opinionit publik shqiptar fytyrën e shëmtuar të shtetit shovinist grek.

Gazetaria përfaqëson pushtetin e katërt, një pushtet ky jashtëzakonisht i fuqishëm, i cili trondit nga themelet tre pushtetet e tjera me koracë juridike. Termin pushteti i katërt (në anglishte Fourth Estate) e ka përdorur për herë të parë shkrimtari, publicisti, historian dhe filozofi britanik Tomas Karlejl (Thomas Carlyle - 1795-1881). Por nganjëherë thuhet se autorësia e këtij termi i përket Zhan-Zhak Rusoit (Jean-Jacques Rousseau - 1712-1778). Në të vërtetë, në shtyp e ka përmendur për herë të parë personaliteti shtetëror britanik, historiani, poeti dhe prozatori i epokës viktoriane Tomas Makolej (Thomas Babington Macaulay - 1800-1859).

Për shkak të rolit të pazëvendësueshëm që luajnë në jetën e vendit, gazetarët janë rregullatorë të ekuilibreve shoqërore. Historia e gazetarisë është e mbushur me shembuj kuptimplotë, kur këta heronj në mbrojtje të së vërtetës, kanë rënë pre e pushteteve autoritariste.

Para ca vitesh, një gazetar i mirënjohur shqiptar u keqtrajtua nga ministri i brendshëm. Shoqata e gazetarëve reagoi në mënyrë të menjëhershme. Madje reagoi vendosmërisht, derisa ministri në fjalë u detyrua të jepte dorëheqjen. Protesta kundër qëndrimit të shtetit shovinist grek ndaj gazetarit Marin Mema, të krijon përshtypjen sikur Shoqata e Gazetarëve përmendet për të protestuar kundër padrejtësisë, vetëm kur i preken "sinoret" e veta. Kjo nuk është e drejtë. Gazetaria duhet të luajë rolin e vetë mjaft fisnik, para së gjithash, në mbrojtje të interesave tona kombëtare. Se gjatë këtyre 21 viteve kemi pasur mjaft raste kur janë cënuar rëndë interesat tona kombëtare, por zëri i protestës kolektive të Shoqatës së Gazetarëve nuk është dëgjuar fare.

Në kufirin me Greqinë, shteti shovinist grek nuk i ka lejuar mjaft qytetarë shqiptarë të hyjnë në territorin grek, vetëm e vetëm se janë me prejardhje nga Çamëria. Por Shoqata e Gazetarëve nuk është kujtuar të protestojë kolektivisht.

Çështjes çame Enver Hoxha i kishte vënë përsipër gurin e rëndë të heshtjes së madhe. Këtë gur ka vazhduar të mos e lëvizë fare nga vendi edhe mbarë klasa politike që erdhi në pushtet pas shembjes së komunizmit në vendin tonë. Për çudi, Shoqata e Gazetarëve, duke ecur në hullinë e klasës politike, s'është ndier për e gjallë për çështjen çame, e cila, me kalimin e kohës, sipas të gjitha gjasave, po vjen e shndërrohet në një vullkan që dikur do të shpërthejë.

Misionari i shovinizmit grek në Tiranë, Janullatosi, i ka deklaruar haptas gazetarit amerikan Fred Reed se në Shqipëri duan të instalojnë një shtet fundamentalist islamik që të luftojë ortodoksinë. Një shpifje e ulët kjo e këtij njeriu që pretendon se merret me punët e fesë.
Shkrimtari anglez Oskar Uajld (Oscar Fingal O'Flahertie Wills Wilde - 1854-1900) thotë:
"Në themel të çdo shpifjeje qëndron fryma e imoralitetit, të cilin koha ia ka verifikuar shpifësit me kujdes".

U bënë kaq vjet që kanë kaluar pas kësaj shpifjeje të Janullatosit, por deri më sot askush nga shqiptarët nuk ka vënë re që në Shqipëri të instalohet ndonjë shtet fundamentalist islamik. Prandaj shpifja e Janullatosit vërteton se ai qëndron në pozitat e imoralitetit politik në qëndrimin ndaj Shqipërisë,
Ne gazetën "Katerinimis" Janullatosi ka deklaruar publikisht:
"Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare".

Pra, Janullatosi ka kërkuar t'i zhveshë shqiptarët nga shqiptaria, e cila është fe përmbi çdo fe. Por Shoqata e Gazetarëve, fatkeqësisht, ka heshtur, në vend që të reagonte fuqishëm kundër qëndrimit të Janullatosit dhe të kërkonte largimin e tij nga vendi ynë, meqenëse misioni i tij është vetëm politik, në shërbim të shovinizmit grekokaragjoz.

Janullatosi shkatërroi shtëpinë e kulturës "Naim Frashëri" në Përmet që për ne ishte simbol kombëtar, por Shoqata e Gazetarëve nuk u bë e gjallë për të protestuar.

Shteti italian, më shumë se pesëdhjet vjet më parë, eshtrat e ushtarëve agresorë italianë i mblodhi ku ishin e ku s'ishin në mbarë territorin e vendit tonë dhe i rivarrosi në atdheun e vet. Kurse shovinizmi grekokaragjoz u kujtua pas shtatëdhjetë vitesh për eshtrat e ushtarëve agresorë grekë, jo për t'i mbledhur dhe rivarrosur në vendin e vet, por për të ngritur varreza, memoriale dhe manastire në nderim të tyre, duke ndotur me to territorin e Shqipërisë së Jugut, për qëllime shoviniste afatgjata. Me lejen që i dha shovinizmit grekokaragjoz për ngritjen e këtyre objekteve për ushtarët agresorë grekë, klasa politike shqiptare ka kryer një akt tradhtie kombëtare. Por Shoqata e gazetarëve ka heshtur për një akt të tillë tradhtie.

Është e vërtetë që objektet e shenjta të të tre kulteve fetare pësuan dëmtime të rënda gjatë sundimit komunist. Prandaj edhe pas vitit 1990 në vendin tonë erdhën klerikë nga vende të ndryshme për të ndihmuar të tre komunitetet fetare. Por askush nga klerikët e huaj myslimanë dhe katolikë nuk erdhi në Shqipëri për të synuar hedhjen në dorë të kreut të këtyre komuniteteve. Vetëm Janullatosi, përmes tradhtarit Ramiz Alia, bëri njërën për të hedhur në dorë kreun e Kishës Ortodoksë Shqiptare, të cilën e ka shndërruar përfundimisht në filial të kishës shoviniste greke. Këtë fakt e vërteton historiani grek Nikolas Stavros në librin "Grekët dhe ballkanasit e rinj". Klerikë ortodoksë mund të vinin nga Bullaria apo Rumania për të ndihmuar kishën ortodokse shqiptare, por në asnjë mënyrë nga kisha shoviniste greke, e cila i ka duart të lyera me gjakun e martirëve të ortodoksisë shqiptare. Aq më tepër kur kisha shoviniste greke dhe shovinizmi grekokaragjoz kanë pretendime territoriale ndaj vendit tonë, paçka se trojet etnike shqiptare shtrihen deri në Artë e Prevezë.

Klasa politike shqiptare i ka hedhur pas krahëve fjalët e mikeshës së madhe të popullit shqiptar Edit Durham, e cila në veprën e vet me titull "Brenga e Ballkanit", shkruante se tek udhëtonte nëpër Shqipërinë e Jugut, gjithandej dëgjonte thirrjen "...na shpëtoni nga prifti grek!". Por këto fjalë të arta të saj nuk duhej t'i hidhte pas krahëve Shoqata e Gazetarëve.

Këto të vërteta tragjike i di shumë mirë Shoqata e Gazetarëve, por nuk ka reaguar me protesta absolutisht.

Doli profetik parashikimi i Nolit të Madh, i cili, që në vitin 1962, pati deklaruar se pas vdekjes së tij, kishën ortodokse shqiptare do ta hidhnin në dorë grekët.

Më 25 mars 2010, pikërisht atë ditë kur në parakalimin tradicional para presidentit të vendit, të organizuar me rastin e festës së pavarësisë së Greqisë, ushtarët grekë poshtëronin shqiptarët me këngë rreshtore, parlamenti shqiptar mblidhet dhe kalon ligjin për kufirin detar me Greqinë. Por shoqata e gazetarëve heshti, nuk organizoi protesta të fuqishme kundër vendimit të parlamentit dhe kundër presidentit Topi, i cili atë vendim e dekretoi menjëherë, sipas urdhrit që kishte marrë nga Athina.

Shkrimtari i shquar me prejardhje hebraike Elias Kaneti (Canetti - 1904-1995), laureat i Çmimit Nobel në letërsi për vitin 1981, thotë:
"Heshtja në rastet kur duhet të flasësh, çon në degradim të personalitetit".

Me heshtjen e vetë para këtyre rasteve të sipërpërmendura (se ka edhe shumë raste të tjera), Shoqata e Gazetarëve është bërë palë me politikën dhe është larguar nga misini i saj kryesor që është mbrojtja e së vërtetës, në interes të mbrojtjes së interesave kombëtare të vendit tonë.


Santa Barbara, Kaliforni
28 gusht 2012.


ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REPUTACIONI DIPLOMATIK I KOSOVËSNga SHABAN MURATI (08.27.2012)
NJË AMERIKANE QË DRIT SHQIPËRIMIN ME SYTË E SHPIRTITNga ARTUR VREKAJ (08.27.2012)
KUVENDI I PARTISË REPUBLIKANE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI (08.26.2012)
EseBASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKATNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2012)
EDHE NJË HERË MBI DËNIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMITNga RESHAT KRIPA (08.23.2012)
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI, NË VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYRE KOMBËTARNga XHELADIN ZENELI (08.22.2012)
100 VJET PAVARËSI: KËSHTU DO TË FLISTE LUIGJ GURAKUQINga FRANK SHKRELI (08.22.2012)
ARDHMËRIA E SHQIPTARISË NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (08.21.2012)
TË SAKRIFIKOSH BEnë PËR ASADINNga SHABAN MURATI (08.20.2012)
Barometri diplomatikSERBIA T’I GJUNJËZOHET KOSOVËS PËR PAQE, JOANASJELLTAZI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.19.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]