VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
In memoriam CARLO MARIA Kardinal MARTINI /1927-2012/ Nga Don LUSH GJERGJI E Shtunë, 09.01.2012, 06:47pm (GMT1)
Carlo Maria Martini-n e kam njohur dhe takuar disa herë në jetën time. Në çdo
takim kam pasur përshtypje dhe përjetime të jashtëzakonshme. Takimet e mia të
para me Atë Carlo Maria Martin-n, jezuit, janë nga vitet e studimeve në Romë
/1968-1975/, sidomos si ligjërues të shkëlqyeshëm, Drejtor i Institutit Biblik
në Romë, shkrimtar dhe dijetar me famë botërore, shkrimtar tejet të frytshëm në
lëmin biblik, egzegjetik dhe shpirtëror.
Deshi Zoti dhe Papa Gjon Pali II dhe ai qe emëruar arqipeshkëv dhe kardinal i Milanos
në vitin 1980 dhe dha dorëheqje për arsye të moshës dhe sëmundjes në vitin
2002, një ndër ipeshkvijtë më të mëdhaja dhe më të rëndësishme në botë. Dhe,
ia, prapë kardinal Martini ishte befasi e madhe, sepse u dëshmuar si ipeshkëv
dhe bari i shkëlqyeshëm me shumë inciativa të qëlluara dhe të guximshme
baritore, me dialogim të vazhdueshëm ekumenik mes të krishterëve, pastaj me
Hebrenjët, me Myslimanët, deri edhe me mosbesimtarët dhe ateistët.
Ishte dhe mbeti një burim, mos të them "vullkan", i pashterrshëm i librave dhe
botimeve të përkthyara në mbarë botën.
Ajo që më ra mua në sy ishte përcjellja e gjendjes kishtare dhe shekulluare në
Evropë dhe në botë. Më kujtohet mirë Kongresi i Parë Ekumenik në Basel të
Zvicrës /1989/, ku ai ishte një ndër kryesuesit dhe ligjëruesit më të spikatur
dhe më të rëndësishëm të këtij tubimi.
Për një mandat ishte edhe Kryetari i Konferencës Ipeshkvore Evropiane. Në këtë
detyrë e kemi takuar disa herë së bashku me Imzot Nikë PRELËN /1918-1996/, duke
ia shpjeguar gjendjen tonë tejet të vështirë dhe shumë të rrezikshme. Gjithnjë
pati mirësi dhe mirëkuptim për çështjen tonë kombëtare dhe kishtare.
Më një rast ia mundësoi në katedralen e famshme të Milanos Imzot Nikë PRELËS
meshën për paqe në Kosovë dhe në Ballkan, me pjesëmarrje të madhe të
besimtarëve të Milanos, gjë kjo që dëshmonte mendjen e tij të lartë dhe zemrën
e tij të madhe për ata që ishin në vuajtje.
"I nderuaru don Lush Gjergji,
Në një takim tjetër më tha kështu si në hoka: "Don Lush Gjergji, Ju më bëni
konkurrencë me botimet tuaja në ipeshkvinë e Milanos!". Unë u përgjigja:
"Eminencë, mos u tallni me një prift të vogël siç jam unë...". Ai vazhdoi: "Jo,
jo, nuk është tallje, sepse kudo shkoj në ndonjë famuuli të Milanos apo të
rrethit, në institucionet tona shkollore, në Universiitetin Katolik në Milano,
hasi në libra tuaj mbi Nënën Tereze. Ju uroj dhe përgëzoj për këtë punë të
madhe dhe tejet të dobieshme... Kështu e nderoni Kishën, Nënën Tereze, popullin
Shqiptar dhe e afron atë për shumë lexues dhe admirues të saj kudo në botë...".
Në një takim pas vitit 1999 dhe ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në vjeshtë të
vitit 2001, më priti me shumë përzemërsi dhe më dëgjoi me vëmendje të posaçme.
Pasi Sekreteria kishte caktuar diku 20 minuta për takim, së pari në tavolinën e
tij të punës u ndez një dritë, e pak më vonë u dëgjua edhe një cingërrim i
këmbanës së vogël, shenja që audienca kishte përfunduar.
Unë e ndërpreva bisedën, se i kuptova shenjat... Ai më tha: "Vetëm vazhdoni...
Gjatë bisedës hyri sekretari i tij personal... Kardinali i tha: "Nuk jam as i
verbët as shurdhë, por dua të bisedoj edhe pak me Don Lush Gjergjin rreth
Kososvës dhe Balkanit...".
Dhe takimi e biseda jonë vazhdoi edhe për disa minuata.
CARLO MARIA MARTINI, kardinali i Milanos deri në vitin 2003, vite me radhë
Kryetari i Konferncës Ipeshkvore Evropiane , studjuesi i madh i Biblës, në një
takim me Mons. Nikë Prelën ndër të tjera pati thenë kështu:
Në kohën më të vështirë për popullin Shqiptar, sidomos për Kosovën, ishte mik
dhe dashmair i dëshmuar dhe angazhuar për njohjen, përhapjen dhe mbrojtjen e të
drejtave tona, si dhe për liri, pamvarësi dhe demokraci.
Sot Carlo Maria Martini i bashkohet të mëdhenjve të shekullit, të Lumit Gjon
Pali II, të Lumes Nëna Terezës si dhe shumë figurave të ndritshme, që me
"dritë" në dorë dhe në zemër jetuan, janë "djegur" për Krishtin, Kishën,
Njeriun, tani shijojnë paqen, dritën dhe lumturinë e amshuar. Don LUSH GJERGJI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |