VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUSH I THA ENVER ROBELLIT NË KOSOVË SE DO TË KONTESTOHEN ZGJEDHJET E ARDHSHME NË SHQIPËRI(një debat me shkas në Facebook, për vizitën e presidentit Nishani në Kosovë, mes Enver Robellit dhe meje)Nga REXHEP SHAHU

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 02:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUSH I THA ENVER ROBELLIT NË KOSOVË SE DO TË KONTESTOHEN ZGJEDHJET E ARDHSHME NË SHQIPËRI
(një debat me shkas në Facebook, për vizitën e presidentit Nishani në Kosovë, mes Enver Robellit dhe meje)
Nga REXHEP SHAHU

E Djelë, 09.02.2012, 08:12am (GMT+1)




Ditën evizitës së presidentit Nishani në Kosovë Enver Robelli shkruan në faqen e tij: "Këto vizitat e politikanëve të Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas janë shndërruar në shëtitje bajate dhe kryesisht shoqërohen me demagogji. Ardhacakët nga Tirana lavdërojnë "të arriturat" në Kosovë, këta "tanët" shkojnë në Tiranë për t'u falënderuar për "angazhimin e Shqipërisë". Me këso formulimesh jo konkreteprovohet t'i hidhet hi në sy opinionit. Realiteti? Shqipëria për çdo ditë largohet nga perspektiva evropiane, që tani mund të thuhet me siguri se edhe zgjedhjet e ardhshme do të kontestohen. Kosova nuk ka liberalizim vizash, në pushtet është një parti me vota të vjedhura dhe me një bagazh akuzash që shkojnë prej manipulimit të tenderëve deri te vrasjet. Në të dy vendet politikanët kryesorë janë vetëm masha të grupeve të biznesit dhe mafies, shpeshherë të lidhur me oligarkë grekë dhe serbë. Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri rroga mesatare është ndër më të ulëtat në Evropë, ndërsa politikanët renditen te më të pasurit në kontinentin e vjetër. Zor të ketë politikan perëndimor që gjatë mandatit ndërton shtëpi prej gati 1000 metra katrorë (si puna e Hashim Thaçit) ose të ndërtojë vilë luksoze për të birin (si puna e Sali Berishës). Të huajt i dinë këto, andaj i lënë të shkëmbejnë vizita dhe të luajnë rolin e shtetarëve brenda torishtës politike shqiptare. Dhe për të luajtur këso rolesh nuk ka figurantë më të mirë se Zarifja dhe Nishani. Fundja, me diçka duhet të mashtrohen edhe kalamajtë me trup të rritur".


Rexhep Shahu:

 

"Enver, je ndër penat shqipe që unë respektoj shumë. Por në tekstin më sipër më duket se je vu në rolin e zotit dhe ke sy me pa gjithçka që nuk e sheh tjetër kush. Por ndërkohë, siç lexoj në tekstin tënd, gjithë shqiptarët e hapsirës Kosovë - Shqipëri janë viça por nuk i len hunda me kullotë. Po më duket se ke marrë kosën në krah dhe po i grah me kositë pyllin mbarë ku nuk ka veç kllosë, bar e barishte të këqia, por ka edhe dru e lisa. Respekte për ju dhe penën tuaj".

 

 

Enver Robelli:

 

"Zotni Rexhep, ju nuk po kontestoni asgje ne shenimin tim, por po perpiqeni qe dicka qe une nuk e kam thene te ma amputoni mua... Sic e shihni edhe nga reagimet: njerezit sidomos ne Kosove (flas per ata qe kane mendje kritike) jane ngopur me

keso vizitash pa asnje efekt, vetem sa per sy e faqe dhe vetem per te treguar qe "jemi shtete", duke i nxjerre nja dy police me uniforma solemne ne zhegun e mesdites... Edhe ne rastet kur nuk pajtoheni, eshte shume mire te perpiqeni te gjeni argumente kundershtuese dhe jo te hidhni fjale ne hava... Cdo te mire, E.R.".

 

 

Rexhep Shahu:

 

"Miku im Enver. Po me çudit me gjithë këtë deshpërim që të paska shkaktuar vizita e Bujar Nishanit në Kosovë.

 

"Shetitje bajate" nuk me duket vizita e presidentit të Shqiperisë në Kosovë, më vjen keq Enver. Presidenti i Shqipërisë, sado e vogël, e vobektë, vorbë krimi që mund të të duket ty Shqipëria, është president i Shqipërisë, i zgjedhur nga parlamenti i Shqipërisë si përfaqësues i sovranit dhe Shqipëria me atë zgjedhje pohoi se nuk mbeti peng as i mafies dhe as i askujt por pohoi sovranitet.

 

Vizita e tij e parë jashtë vendit për në Kosovë, mendoj duhet respektuar.

 

Qoftë edhe si vizite për me pi kafe me shqiptarë në atë copë Shqipërie.

 

"Ardhacakët" e Tiranës normal që kanë çfarë lavdërojnë Kosovën sepse edhe nëse nuk duam ne të dy, Enver, Kosova ka do arritje. Së paku qeveriset prej shqiptarëve, të mirë apo të këqinj, janë shqiptarë. Dhe arritja tjetër që shihet është se po jetësohet ëndrra e Rugovës, po kryehet Udha e bashkimit fizik të Kombit tonë.

 

Edhe me pas sytë e zotit, siç të thashë, nuk mundesh me më bindë mua dhe shumekënd si mua se "Shqiperia po largohet cdo dite nga prespektiva europiane". U bë një kod zgjedhor i lavdëruar nga bota dhe miqtë që na monitorojnë e këshillojnë.

 

Ti po thua "qe tani me siguri se edhe zgjedhjet e ardhshme do të kontestohen". Këtë ose ta kanë thënë sherbimet e ndryshme sekrete të huaja ose ta ka thënë Edi Rama. Ose duhet të pranosh se je jo si zoti, por je zoti vetë që din dhe parasheh gjithçka të kësaj toke. Ose, po hedh fall ne kaci dhe duhet me u trishtue prej këtij paracaktimi, paravendosje, parathënie.

 

Shqipëria as Kosova nuk kanë qenë parajsa dhe tash po bjerren, nuk kanë qenë ylli ndricues dhe po shimen kadalë, por kanë qenë ashtu siç kanë qenë, siç e dimë të gjithë shqiptarët se si kanë qenë.

 

Por absolutisht janë shumë më mirë se sa kane qenë në kohën e emnakut tënd Enver dhe të shokut Tito.

 

Rrogat janë ndër më të ultat në Europë vertetë por vijme si vendet më të varfra në Europë dhe nuk u bëmë të tilla këto dy dekada, apo jo. Dhe në dy dekada ne nuk mund të bëheshim fanarë ndriçues të Europës.

 

Atë shtëpinë e Hashimit 1000 metra katrore nuk e di. Nuk di sa e si është e vërteta. Por di se shtëpia 1000 metra katrore ka me mijëra e mijëra në Kosovë.

 

Sa për vilën luksoze të djalit të Sali Berishës nuk di gjë si e sa është e vërteta, por Sali Berisha nuk ka djalë në djep të cilit i ka lënë vilë, por ka djalë qe ka shumë vite që punon dhe vila në Shqipëri ka me mijëra e mijëra. Por nuk i vë duart në zjarr as për vilën e as për shtëpinë. Duhet me pasë informacion të saktë dhe jo me u ra borive të opozitës vetem se na pelqen melodia.

 

Edhe kjo lidhja me oligarkë grekë dhe serbë, do të ishte mirë për formatin tënd dhe të penës tënde të mos leshohej si lopa baglën. Se kësaj i bie që në Shqipëri e Kosovë njerzit janë berra dhe kanë votuar dhe u kanë dhënë votat tradhëtarëve, spiunëve të serbit e të grekut. Zot na ruj prej spiunëve.

 

Më vjen keq për deshpërimin tënd, të shkaktuar nga vizita e Nishanit në Kosovë. Por është mirë, të siguroj. Është më mirë se sa sikur te mos kishte mundësi të vinte atje presidenti i Shqipërisë qoftë edhe per me pi një kafe me Hatifeten. Sic nuk ka patur mundësi të vijë atje para vitit 1999 askush nga liderët e Shqipërisë. Nëse ty Enver të vjen keq, po me çuditë.

 

Po, edhe vetëm me thane se jemi dy shtete ia vlejnë këto vizita. Edhe me ia plas vetëm pak zemrën Serbisë. A nuk ka enderruar dhe a nuk është përgjakë boll Kosova vetëm për me qene shtet më vete. Ja u be shtet më vete. Shyqyr zotit. Faleminderit Amerikës, NATOS, faleminderit gjakut të shqiptarëve që dolën në luftë si rrallë kund në botë pa pasë në krye asnjë komandë, asnjë shtet, asnjë organizim shtetëror por vetëm prej dashurisë për lirinë dhe Kosoven e pavarur, shtet më vete.

 

Mbetsh me shendet miku im Enver".

 

 

Enver Robelli:

 

"Z. Rexhep, i keni ngaterruar 500 sende, plus perdorni nje gjuhe te padenje publike ("lope, bagla") - une nuk e di prej cfare ambienti po shkruani ju, por do te ishte mire qe per shkak te higjienes publike te perpiqeni te silleni si evropian

 

dhe njeri i kulturuar, nese jeni te brumosur me kulture komunikimi. Nuk fola vetem per viziten e Nishanit, ai eshte i mireseardhur si cdo president tjeter. Fola per vizitat kot se koti ne relacionin Prishtine-Tirane. Ju duhet ta dini se per kete ne Kosove ekziston nje vetedije dhe nje opinion kritik. Ka pasur komente edhe me heret per kete pune, ka pasur edhe kritika ndaj ministrave kosovare qe harxhojne pare per te marre pjese ne dofare konferencash ne Gryken e Valbones. "Faktet" qe ju i permendni per te arriturat e Kosoves jane vertet absurde: Ju thoni "se paku qeveriset prej shqiptareve". Sipas kesaj logjike nuk ka asnje problem ne jane vjedhes, keqperdorues, vrases, atehere ne kete fryme le ta shpallim hero mbi Skenderbeun edhe Esad Pashe Toptanin, sic po tenton Sali Berisha me shpuren e tij publicistike. Ju mund te jeni i frustruar qe ne Kosove ka edhe te tille qe nuk i duartrokasin symbyllur Sali Berishes. Nuk ju kuptoj ç'doni te thoni me referencen "emnaku yt Enver" - çka ka lidhje kjo me debat? A te filloje une tash t'ua karikoje emrin? S'e bej dot se nuk eshte teme kjo. Ne Kosove vertet ka shume shtepi me mbi 1000 metra katrore, por ato jane te ndertuara shpesh me djersen e pronareve te tyre dhe jo me para tenderesh dhe kanalesh te tjera te errta financiare si shtepia e Hashim Thacit. Kur juve nuk ju pelqen dicka, ju me akuzoni se "paskeni folur me sherbime sekrete": a nuk e shihni kete ju si pasoje qe ua ka lene diktatura, pra sahere qe nuk pajtoheni me dike, menjehere akuza "poliagjent". Nuk e di po ashtu prej nga e merrni lirine te me quani mik, nuk ju njoh personalisht, nuk kam pasur kurre nje komunikim me ju, nuk di asgje per ju. Ne jemi vetem te lidhur ne F.B. dhe ju mund te keni lexuar dicka nga une, me kaq mbaron muhabeti. Une nuk ju njoh nga asnje shkrim, kjo mund te jete mangesi e imja, por keshtu eshte. Sa i perket lidhjeve te pushtetit ne Shqiperi me biznismene greke e serbe - per kete ka shume deshmi, disa prej tyre i ka prezantuar gazeta Zeri ne Prishtine (lobi i energjise). Une natyrisht dua qe Shqiperia te kete zgjedhje te ndershme, por nese per 20 vjet asnje pale zgjedhje nuk kane kaluar pa gjak dhe pa akuza per vjedhje, atehere duhet te jemi skeptik edhe per zgjedhjet e ardhshme. Ju mund te me skiconi mua si mbeshtetes te opozites ne Shqiperi, por kjo eshte vetem paranoje e juaja, nuk kam ndonje mendim te veçante vleresues as per Edi Ramen, te cilin ju me gjase e shihni si djall e Berishen si engjell... Fjalia me qesharake ne shenimin tuaj eshte ajo ku thoni se keto vizita duhet te behen per t'ia plasur zemren Serbise... Atehere ju uroj zemerplasje te metutjeshme... Vecse me kete logjike nuk ecet asnje milimeter perpara... Serbise i plaset zemra kur nuk merr tendere ne Tirane e Prishtine e jo me vizita kot...".

 

 

Rexhep Shahu:

 

"Gjithçka është krejt në rregull Enver. Ta vë para emrit tënd Enver fjalen "zoti" më shpërthen gazi. Ta vë fjalën "shoku" me duket se të fyej se del shoku Enver pastaj. Ndaj të thashë drejt Enver.

 

Ne vertetë nuk jemi miq në përditshmëri, por jemi miq në Facebook dhe ndaj të kam thënë mik. Por nuk kam bo lloç me të mbetë këpucët në të, pse të kam thënë mik se ne nuk jemi armiq. Ky ishte nje sqarim për miqtë tanë në fb.

 

Gjuhën e di se e kam pak të lëshueme e të palame dhe përdori edhe kur shkruaj fjalë që i përdorin rëndom njerzit, por besoj se i kuptojnë njerzit e gjithë botës fjalët lopë, bagla etj, me mire se sa fjalën amputoj psh.

 

Kam mangësi për të qenë europian duke dashtë me qenë shqiptar, kam bajagi mangësi në kulturën e komunikimit edhe pse këtë zanat kam.

 

Por nëse ke jetue në Kosovë në ato mote kur duhej me fjete gjumë dhe nuk lejohej me mshele dyet e shtëpisë natën..., duhet të bindesh se sot më mirë është që qeverisemi nga shqiptarët, qofshin hajna e shakllabana. Janë më të mirë se hajnat e shakllabanat serbë. Apo jo. Nejse, ti thue jo e unë them po. Unë them është më mirë, ti thue është më keq. Prandaj, liria e pavarësia e Kosovës, qeverimi i saj prej shqiptarëve, ndërtimi i Udhës së Kombit autostradës Ibrahim Rugova, nuk janë kurre absurde edhe pse ti i quan absurde.

 

Dhe për fund, se nuk do ta tjerri më gjatë pasi thumbi një maje nxjerr edhe me i ra 100 herë, dhe tirqit me nje kile boje ngjyhen edhe pse mund ti hedhim 5 kile, do te ishe në rregull me mua me ma thënë sakllam ku e ke hedhe këtë fall, kush ta ka thënë këtë fjali : "Shqipëria për çdo ditë largohet nga perspektiva evropiane, që tani mund të thuhet me siguri se edhe zgjedhjet e ardhshme do të kontestohen". Ku e mesove, kush ta tha. Na bën nder me e ditë edhe ne qe të bëjmë petkat gati e t'ia msyjme për në ekzil. Të uroj shëndet e fat".

 

 

Enver Robelli:

 

O burre, ju si duket nuk dini te largoheni nga karikimet bajate. Une me korrektesi ju drejtohem z. Rexhep per nje arsye te thjeshte: ketu eshte debat publik, ju nuk e di pse silleni e mbeshtilleni me histori emrash, por me gjase nuk keni ar

 

gumente per te debatuar. Qe keni gjuhe te "palame" - kete mund ta kultivoni ne rrethin i cili e pranon gjuhen e tille, ketu ka te tille, si puna ime, qe nuk ta pranojne kete gjuhe. Eshte bizare se si merreni me shpifje. Ne asnje rrethane nuk jam kunder asnje projekti infrastrukturor qe lidhe e afron shqiptaret ne Ballkan, por jam kunder qe "projektet kombetare" te shfrytezohen per vjedhje parash te buxhetit, sic eshte vepruar me te ashtuquajturen Rruge e Kombit. Sa perralla dhe sa plaçkitja eshte bere ne emer te nacionalizimit - nuk ka fund. Se nacionalizimi, kete e kane thene disa me te mencur se une, eshte streha e perhershme e horrave. Sikur te kishte Shqiperia drejtesi te pavarur se paku nje dyzine politikanesh do shkonin ne burg per te gjitha vjedhjet ne emer te Rruges se Kombit (ky nuk eshte vetem mendim imi, por edhe i se paku tre ambasadoreve perendimore, qe kane sherbyer deri se fundi ne Tirane). Prej nga guximi juaj te shpifni qe une gjoja e quaj autostraden I. Rugova absurde - i quajta vizitat kot se koti absurde ne relacionin Tirane-Prishtine. Ta shpjegova shume mire qe eshte makabre per nje vend qe per 20 vjet nuk arrin te organizoje zgjedhje dhe per 20 vjet numerohen edhe te vrare per pune votash. Sa per krahasimet qe i beni se tash eshte me mire se dikur, po eshte e sakte, p.sh. tash eshte me mire se ne kohen e pushtimit nga Perandoria Osmane, tash eshte me mire se ne kohen e pushkatimit te intelektualeve nga regjimi i Enver Hoxhes - por pse vazhdimisht i referoheni te kaluares - pse nuk pyesni veten se si u be qe Shqiperia te mbetet e fundit ne trenin e integrimeve evropiane, ndonese per dallim nga vendet e tjera te ish-Jugosllavise nuk ka kaluar neper luftera ne keto 20 vitet e fundit...?! Edhe dicka: mua me duket qesharake kur ju perpiqeni te me tregoni mua dhe te gjithe shqiptareve te Kosoves se si ka qene gjendja ne Kosove nen regjimin serb dhe se si ne krahasim me atehere tash qenka parajse... Une nuk jam aq arrogant dhe mendjemadh qe t'ju them juve: ç'dreq e duruat Enver Hoxhen nje gjysme shekulli, pse nuk treguat pak dinjitet kryengrites? Per kete ne nga Kosova nuk kemi te drejte te japin leksione, por e njejta vlen edhe per juve, qe Kosoven e shikoni me shume sipas modes folklorike - e kjo mode ne te kaluaren ka ndryshuar disa here, per shembull kur Ibrahim Rugova (ai qe ju aq shume po e lartesoni tash) as qe deshironte ta takonte Sali Berishen, i cili permes zerit te Reis Cicos ne TVSH ne vitin 1996/97 u bente thirrje kosovareve t'i bashkangjiten demonstrateve te opozites serbe per t'i ndihmuar triumfit te demorkacise ne Serbi! Nuk e kishte atebote Berisha hallin te demokracia ne Serbi, as te Kosova, por te zhvendosja e vemendjes nga kriza e piramidave, e cila me vone eskaloi ne kryengritje me elemente puçiste te opozites, lufte vellavrasese dhe me demontim te shtetit shqiptar. Nese me lejohet t'ju jap nje keshille: kur shkruani, eshte ne te miren tuaj t'i matni fjalet dhe te sillni argumente, ne menyre qe te mos thelloheni edhe me shume ne moçal, duke dashur te ngritni veten ne piedestal. Qofte ky edhe piedestal imagjinar. Cdo te mire, E.R.

REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
In memoriamCARLO MARIA Kardinal MARTINI /1927-2012/ Nga Don LUSH GJERGJI (09.01.2012)
ISA BOLETINI: PISHTARI I BASHKIMIT KOMBËTAR''Unë jam mirë kur asht mirë Shqipënia''Nga FRANK SHKRELI (08.30.2012)
JENI KUJTUAR ME SHUMË VONESË, ZOTËRINJ TË SHOQATËS SË GAZETARËVENga ESHREF YMERI (08.29.2012)
REPUTACIONI DIPLOMATIK I KOSOVËSNga SHABAN MURATI (08.27.2012)
NJË AMERIKANE QË DRIT SHQIPËRIMIN ME SYTË E SHPIRTITNga ARTUR VREKAJ (08.27.2012)
KUVENDI I PARTISË REPUBLIKANE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI (08.26.2012)
EseBASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKATNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2012)
EDHE NJË HERË MBI DËNIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMITNga RESHAT KRIPA (08.23.2012)
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI, NË VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYRE KOMBËTARNga XHELADIN ZENELI (08.22.2012)
100 VJET PAVARËSI: KËSHTU DO TË FLISTE LUIGJ GURAKUQINga FRANK SHKRELI (08.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]