E Mërkurë, 09.23.2020, 05:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MOS ËSHTË KOHA PËR NJË LËVIZJE 'ZGJOHU' NË DIPLOMACI?
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 09.03.2012, 03:13pm (GMT+1)




I vetmi shtet, nga gjithë shtetet e të quajturit Ballkan Perëndimor, i cili reflektoi dhe formuloi menjëherë një qëndrim të ri adekuat ndaj rrethanave të reja të ardhjes në pushtet në Beograd në muajin qershor të një garniture nacionaliste, ishte Kroacia. Në Serbi, nuk ndodhi një rotacion i zakonshëm pushteti, por erdhi në fuqi një strukturë e dalë nga muzeu politik i shkatërrimit të ish-Jugosllavisë dhe i luftërave të Serbisë kundër popujve joserbë të federatës. Një shtet dhe një diplomaci e vërtetë dhe dinjitoze, që mbron interesat jetike dhe kombëtare, nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj ndryshimeve negative në timonin drejtues të shteteve fqinjë apo të shteteve të të njëjtit rajon. Ardhja në fuqi e Tomislav Nikoliçit dhe e Ivica Daçiçit, e çiftit politik nacionalist produkt i ish-presidentit kriminel ndërkombëtar lufte, Sllobodan Millosheviç, është një rrethanë e re negative, si për Serbinë dhe fqinjët e saj, ku hyn Kosova, ashtu dhe për rajonin e cilësuar Ballkan Perëndimor, ku hyn Shqipëria. Ndryshimi negativ në Beograd kërkon hartimin e qëndrimeve në përshtatje me rrethanat e reja në raportet brendarajonale, të cilat aparati diplomatiko-sizmik i shtetit kroat i kapi para ballkanikëve të tjerë.

Sepse në politikën e tij ndaj fqinjëve, shteti kroat nuk vuan nga komplekset e inferioritetit dhe as nga naivitetet diplomatike të formulave alla sovjetike të "moderimit dhe konstruktivitetit rajonal", të cilat sakrifikojnë interesat jetike të shtetit dhe të kombit për hijen e "fqinjësisë së mirë". Shteti kroat dhe diplomacia kroate vazhdojnë të japin një model të qartë se si duhet të reagojë dhe të adaptohet një politikë e jashtme dhe një diplomaci serioze me zhvillimet negative në shtetin ngjitur apo në rajon. Presidenti kroat, Ivo Josipoviç, vazhdon të refuzojë zyrtarisht dhe publikisht të takojë presidentin e ri të Serbisë, Tomislav Nikoliç, ashtu siç refuzoi ftesën e presidentit të sapozgjedhur serb, për të marrë pjese në inaugurimin zyrtar të tij në Beograd në 11 qershor. Presidenti kroat refuzon, sepse interesi kombëtar i Kroacisë nuk mund të pajtohet me qëndrimet dhe idetë ultranacionaliste të vjetra, që presidenti i ri serb, i rikonfirmoi dhe pasi u zgjodh president. Sapo mori postin e lartë shtetëror, presidenti serb u hodhi dorezën e sfidës për konflikt katër shteteve, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Ai shpalli se krijimi i "Serbisë së Madhe" është ëndrra e tij e parealizuar. Kjo ëndërr e Serbisë së Madhe përbën një program pretendimesh territoriale ndaj Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Nikoliçi shpalli qëndrimin e tij se qyteti kroat i Vukovarit është një qytet serb, mohoi genocidin e Srebrenicës, mohoi ekzistencën e kombit malazez dhe deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën, qoftë edhe me çmimin e humbjes së anëtarësimit në BE.

Kroacia nuk lejoi që këto koncepte politike të rrezikshme të presidentit fqinj të kalonin në heshtje dhe që, për hir të sintagmave efemere të "fqinjësisë së mirë" me çdo kusht, të përtypeshin sikur nuk kishin ndodhur. Kroacia dhe Serbia janë shtete fqinjë, që kanë mes tyre interesa të mëdha në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe për zgjidhjen e problemeve të hapura dhe të mbetura pezull në këto marrëdhënie dypalëshe. Presidenti i ri serb, për të retushuar disi me takime dypalëshe të nivelit të lartë portretin e tij të ngurosur ultranacionalist, ka vazhduar t'i dërgojë ftesa për takime presidentit kroat. Por presidenti kroat ka refuzuar të bjerë pre e lojës "takim për hir të takimit" dhe në 31 gusht i drejtoi prapë Beogradit mesazhin publik se nuk do të takohet me presidentin serb. Tre ditë më parë, në 28 gusht, në një intervistë me agjencinë austriake të lajmeve, APA, Josipoviç formuloi qartë qëndrimin diplomatik të shtetit kroat dhe theksoi se "është e nevojshme që presidenti i ri T.Nikoliç të tregojë konkretisht se do të ndryshojë qëndrimet e tij të viteve '90. E kaluara politike e presidentit Nikoliç është diçka e vështirë për t'u kapërdirë".

Presidenti Ivo Josipoviç është presidenti i një shteti anëtar të NATO-s, ku Shqipëria është anëtare, i një shteti, që vitin e ardhshëm do të jetë anëtari i ri i Bashkimit Europian, ku Shqipëria po pret statusin e kandidatit, dhe i shtetit më të zhvilluar në të quajturin Ballkan Perëndimor, formacion politiko-gjeografik, ku Shqipëria e gjeti veten të emëruar, pas largimit të Sllovenisë nga formati ish-jugosllav dhe futjes së vendit tonë në vend të saj në këtë format.

Nga kjo pikëpamje, shembulli i shtetit dhe i diplomacisë kroate është me interes për t'u përthyer në marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe me shtetet e tjera të rajonit. Presidenti serb Nikoliç ka bërë deklarata agresive dhe luftënxitëse për Kosovën, e cila jashtë çdo dyshimi është një interes jetik dhe kombëtar madhor i shtetit dhe i kombit shqiptar. Asnjë reagim nuk kemi parë deri tani nga qeveria dhe diplomacia shqiptare ndaj kërcënimeve të presidentit të ri serb ndaj një çështje jetike të kombit shqiptar, siç është Kosova. Sepse nëse presidenti Nikoliç, edhe 100 vjet pas pushtimit të Kosovës nga Serbia pretendon se ajo i takon Serbisë, është detyrim i Tiranës zyrtare ta hedhë poshtë pretendimin e sotëm kolonialist të shtetit pushtues të 100 vjetëve më parë. Heshtjet zyrtare të Tiranës për atakimet, që i bëhen sovranitetit të Kosovës, lexohen si një inkurajim për orekse të reja ekspansioniste të presidentit të Serbisë.

Rrethanat e reja politike në udhëheqje të Serbisë janë të tilla, që diktojnë një konturim të ri edhe të marrëdhënieve me Serbinë, por edhe të mekanizmave diplomatiko-shtetërorë të mbrojtjes së interesave kombëtare përballë të papriturave, që mund të sjellë garnitura e re nacionaliste në fuqi në Beograd. Sepse, siç kam theksuar edhe në shkrimin tim "Drejtuesit e rinj recidivistë të Serbisë",("GSH", 23.07.2012), marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk mund të jenë dhe as mund të trajtohen njëlloj si në kohën e Xhinxhiçit apo të Tadiçit. Duhet të jetë e qartë edhe për Tiranën, edhe për Prishtinën, se as bisedimet e deritanishme mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të jenë njëlloj. As klima, as taktikat, as zvarritjet dhe as intrigat, nuk do të jenë si në bisedimet e deritanishme. Garnitura e re nacionaliste do të jetë, jo vetëm më e vështirë, më pak e predispozuar, por edhe më negative, qoftë edhe në aspektin formal të arritjes së marrëveshjeve për çështje me interes dypalësh. Garnitura e re udhëheqëse e Serbisë e ka afishuar qartë se e ka hedhur spirancën e saj tek Rusia.

Edhe Shqipëria, edhe Kosova, duhet ta kenë në konsideratë, ashtu siç vepron Kroacia, këtë rrethanë të re negative ballkanike të një faktori të ri destabilizimi rajonal, që ka ardhur në pushtet në Beograd. Dhe nuk duhet të ndodhë, që në vend që Tirana t'i dërgojë sinjale frenimi dhe paralajmërimi udhëheqjes së re nacionaliste të Serbisë, qeveritarët tanë shkojnë në Prishtinë dhe u flasin kosovarëve me parulla filloristësh se dialogu është rruga e vetme e zgjidhjes së çështjeve me Serbinë, sikur është Prishtina, që po e kundërshton dialogun. Vizitat në Prishtinë duhet të shfrytëzohen për të konfirmuar pandërprere se Kosova është pjesë e interesit tonë jetik e kombëtar dhe për t'i bërë të qartë presidentit të ri nacionalist dhe kryeministrit të ri nacionalist të Serbisë se ndryshimet negative dhe politikat e reja nacionaliste do të prodhojnë përgjigje adekuate në Tiranë.

Kroacia jep një shembull dhe një model të realizmit, që duhet të ndjekë diplomacia në marrëdhëniet dypalëshe në rajonin tonë, dhe të mos shkohet deri në Kinë dhe të recitohen broçkullat se marrëdhëniet shqiptaro-kineze duhet të shërbejnë si model për rajonin, në një kohë, kur Kina e ka përcaktuar zyrtarisht aleatin e saj strategjik në Ballkan, që është Serbia, dhe kur Kina nuk e njeh dhe bllokon njohjet e Kosovës. Qeveria dhe diplomacia kroate i flasin hapur popullit të vet për problemet e pazgjidhura, që ka Kroacia me fqinjin e saj të rëndësishëm, Serbinë, siç është problemi i vijëzimit të kufirit në lumin Danub, çështja e të zhdukurve të luftës mes Kroacisë dhe Serbisë në fillim të viteve '90, vënia para drejtësisë e kriminelëve të luftës, reparacionet e luftës, çështjet e pronave, etj . Kurse qeveria dhe diplomacia shqiptare mbajnë gojën mbyllur si mumje dhe nuk flasin kurrë për problemet e hapura e të pazgjidhura, që shteti ynë ka me shtetet fqinjë. Është e papranueshme në shekullin 21, kur Shqipëria është anëtare e NATO-s, që qeveria dhe diplomacia shqiptare vazhdojnë me formulat parafabrikate, që i përdorin njëlloj për të gjitha shtetet, duke i quajtur gjithmonë "të shkëlqyera" marrëdhëniet me të gjitha shtetet, ku qeveritarët tanë shkojnë për vizita. Të shkëlqyera me Greqinë, me të cilën kemi probleme të hapura. Të shkëlqyera me Serbinë, me të cilën kemi problem të hapura. Të shkëlqyera me Maqedoninë, me të cilën kemi probleme të hapura. Të shkëlqyera me Malin e Zi, e kështu me radhë.

"Të shkëlqyera" i përkufizonin qeveritë shqiptare në shekullin e kaluar marrëdhëniet me Serbinë, me Rusinë dhe me Kinën, dhe shkëlqimin ia pamë në formën e humbjes së territoreve, të sovranitetit dhe të dinjitetit. Mos ka ardhur koha për një lëvizje "Zgjohu" në diplomaci ?


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSH I THA ENVER ROBELLIT NË KOSOVË SE DO TË KONTESTOHEN ZGJEDHJET E ARDHSHME NË SHQIPËRI(një debat me shkas në Facebook, për vizitën e presidentit Nishani në Kosovë, mes Enver Robellit dhe meje)Nga REXHEP SHAHU (09.02.2012)
In memoriamCARLO MARIA Kardinal MARTINI /1927-2012/ Nga Don LUSH GJERGJI (09.01.2012)
ISA BOLETINI: PISHTARI I BASHKIMIT KOMBËTAR''Unë jam mirë kur asht mirë Shqipënia''Nga FRANK SHKRELI (08.30.2012)
JENI KUJTUAR ME SHUMË VONESË, ZOTËRINJ TË SHOQATËS SË GAZETARËVENga ESHREF YMERI (08.29.2012)
REPUTACIONI DIPLOMATIK I KOSOVËSNga SHABAN MURATI (08.27.2012)
NJË AMERIKANE QË DRIT SHQIPËRIMIN ME SYTË E SHPIRTITNga ARTUR VREKAJ (08.27.2012)
KUVENDI I PARTISË REPUBLIKANE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI (08.26.2012)
EseBASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKATNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2012)
EDHE NJË HERË MBI DËNIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMITNga RESHAT KRIPA (08.23.2012)
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI, NË VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYRE KOMBËTARNga XHELADIN ZENELI (08.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]