E Martë, 01.21.2020, 03:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUVENDI I PARTISË DEMOKRATE TË AMERIKËS
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 09.04.2012, 06:55am (GMT+1)




Këtë javë, Partia Demokrate e Shteteve të Bashkuara mban Kuvendin e saj për të ri-emëruar zyrtarisht si kandidat të saj edhe për një afat tjetër katër vjeçar, Presidentin Barak Obama dhe Zevëndës-Presidentin Xho Bajdën, për tu përballur në zgjedhjet e përgjithëshme për president në nëntor me kandidatët e Partisë Republikane Mit Romni dhe Pol Rajën, të cilët në Kuvendn e Partisë Republikane javën që kaloi, pranuan emërimin si kandidat për president dhe zevëndës president nga partia e tyre.

 
Prej datës 4 deri më 6 shtator, mbi 6,000 delegatë nga çdo shtet e territor i Shteteve të Bashkuara -- më shumë se çdo herë tjetër në histori -- do të mblidhen në qytetin Çarlotë të Karolinës së Veriut për të marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokrate, ku Presidenti Barak Obama do të pranojë emërimin e tij si kandidat i kësaj partie për president të Shteteve të Bashkuara. Katër vjetë më parë, Zoti Obama u zgjodh presidenti i 44-ët i Shteteve të Bashkuara. Një listë e gjatë folësish është përgatitur me emërat e senatorëve, kongresistëve dhe governatorëve demeokratë, si dhe aktivistëve të Partisë Demokrate, të cilët, me fjalimet e tyre gjatë punimeve të kuvendit prej tri ditësh, do t'u drejtohen delegatëve dhe votuesve amerikanë për t'i bindur ata se Presidenti Obama dhe Zëvendës-presidenti Bajdën meritojnë edhe katër vjetë të tjera në Shtëpinë e Bardhë. Ndër folësit e parë dhe kryesorë do të jetë Zonja e parë, Miçhellë Oama dhe ish-presidenti Xhimi Karter. Pritet që ditën e dytë të kuvendit, ish-Presidenti Bill Klinton, i cili gëzon gjithnjë popullaritet të konsiderueshëm në radhët e demokratëve, dhe është një ndër oratorët më të mirë të Partisë Demokrate, ta tundë kuvendin me fjalimin e tij. Një ndër fjalimet kryesore do të jetë edhe ai i Senatorit Xhon Kerry i shtetit Masaçusets, dhe ish-kandidat për president i Partisë Demokrate kundër ish-presdientit Xhorch Bush më 2004 -- i cili tani në pozitën e tij si kryetar i Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, pritet të flasë mbi sukseset e administratës së Presidentit Obama në fushën e politikës së jashtme gjatë katër vjetëve të kaluar. Por, fjalimet kryesore të kuvendit, natyrisht, rezervohen për zotërinjtë Obama dhe Bajdën, të cilët pritet që ditën e tretë të kuvendit -- të Ënjtën mbrëma-- të pranojnë emërimin nga kuvendi dhe të zyrtarizohen si kandidatë të Partisë Demokrate për president dhe zëvendës-president të Shteteve të Bashkuara.
 
Kuvendet e dy partive kryesore në Amerikë, për emërimin e kandidatëve të tyre për president janë natyrisht ngjarje të rëndësishme politike për amerikanët. Por si të tilla, ato tërheqin jo vetëm vëmendjen e medias amerikane, por edhe interesimin e medias ndërkombëtare, për këtë proces politik që është unik për zgjedhjen e udhëheqsit të ardhëshëm të Amerikës, politikat e të cilit do të infuencojnë jo vetëm jetën e përgjithshme në këtë vend, por falë rolit të Amerikës si supërfuqia e vetme në botë, dashtë e pa dashtë influencon edhe marrëdhënjet ndërkombëtare. Ashtu siç ndodhi javën e kaluar në Kuvendin e Partisë Republikane në Tampa të shtetit Florida, edhe në Kuvendin e Partisë Demokrate këtë javë, do të marrin pjesë përfaqsues politikë të ftuar nga shumë vende si edhe përfaqsues të medias ndërkombëtare nga e gjithë bota.

Gjithashtu, siç është zakon dhe traditë për mbledhje të tilla kombëtare këtu në Amerikë, grupe të ndryshme protestuesish kanë njoftuar planet e tyre se do të jenë të pranishme edhe gjatë punimeve Kuvendit të Partisë Demokrate në qytetin Sharlotë të Karolinës së Veriut, për të venë në dukje moskënaqësitë e tyre dhe për të protestuar kundër politikave të administratës Obama.

Zoti Obama u zgjodhë president i këtij vendi, katër vjetë më parë, në një valë moskënaqësie popullore që kishte përfshirë vendin ndaj gjëndjes së keqe ekonomike dhe nga lodhja e popullit amerikan me luftërat në Irak dhe Afganistan. Gjatë fushatës për president, katër jetë më parë, me parullat ''Shpresë dhe Ndryshim'' dhe ''Ndryshim në të cilin mund të besojmë'', Zoti Obama premtoi shumë gjëra, përfshirë edhe reformimin e sistemit shëndetsor të Amerikës. Megjithëse ky ligj kundërshtohet ashpër nga republikanët dhe nga një shumicë e popullit amerikan, Gjykata e Lartë ka vendosur se pjesët kryesore të këtij legjislacioni janë kushtetuse dhe sit ë tilla qendrojnë. Presidenti Obama ose zëdhënsit e tij, gjatë kuvendit, do të mbrojnë, ato që mund të konsiderohen si arritjet dhe sukseset e shënuara të administratës së tijë gjatë katër vjetëve të kaluara, përfshirë edhe stimulimin ekonomik për të shpëtuar nga falimentimi kompanitë e automobilave Xheneral Motors dhe Krajslër. Në fushën e politikës së jashtme, administrata e presidentit Obama do të marrë kredinë për vrasjen e krye-terroristit Osama bin Laden, gjatë një operacioni ushtarak super-sekret në Pakistan. Administrata e Presidentit Obama ka treguar gjithashtu një agresivitet të jashtzakonshëm ndaj eliminimit të terroristëve të ndryshëm, në Lindjen e Mesme dhe në Pakistan. Ndër të tjera, ai pritet të theksojë si gjithashtu edhe shtimin e numërit të forcave ushtarake në Afganistan dhe nënshkrimin e një traktati për kontrollin e armëve me Rusinë, bashkpunimin me NATO-n dhe me organizatën e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e problemeve botërore, si sukese në fushën e marrëdhënjeve ndërkombëtare.

Për arsye të gjëndjes së vështirë ekonomike, republikanët, por edhe disa analistë politikë bëjnë krahasime midis administratës së Presidentit Obama dhe administratës së ish-presidentit Xhimi Karter duke thënë se pyetja që ish-presidenti Ronald Reagan e bëri të famëshme në fushatën e tij kundër ish-Presidentit Karter, ''A jeni tani më mirë se katër vjetë më parë?'' është me vend edhe këtë vit dhe se do të përdoret nga republikanët në fushatën kundër presidentit Obama, të bindur se shumica e amerikanëve do të përgjigjeshin në mënyrë negative. Por, në pritje të kësaj pyetjeje, zëdhënsit e Presidentit Obama janë gati me përgjigjen e tyre, përfshirë edhe njërin prej këshilltarëve kryesorë të Presdientit Obama, Zotin Dejvid Aksëlrod, i cili i tha rrjetit të televizionit amerikan Foks se ''mund të them se jemi në gjëndje më të mire, përsa i përket ekonomisë, se ç'ishim katër vjetë më parë --në kuptimin se kur Presidenti Obama filloi nga detyra, ne ishim duke humbur 800.000 punë në muaj, '' dhe shtoi se ai, ''mendon se amerikanët e kuptojnë se kriza që arrijti kulmin në vitin 2008, mori disa vite për të arritur nivelin në të cilin ishte në vitin 2009 dhe se do të marrë kohë të dalim nga këjo krizë’' përfundoi këshilltari i Presdientit Obama.

Por republikanët venë në dukje shifrat që flasin për një gjëndje ekonomike të vështirë, përfshirë papunësinë që tani është në nivelin 8,3 për qind si dhe borxhin kombëtar që vjen e rritet çdo ditë, duke arritur në 16 trilionë dollarë. Për më tepër, në një sondazh të kohëve të fundit nga agjencia e lajmeve Reuters dhe firma Ipsos thuhet se 76 për qind e amerikanëve besojnë se vendi është në rrugë të gabuar dhe 73 për qind të atyre që u pyetën thanë gjithashtu se nuk janë optimistë për krijimin e vendeve të reja të punës.

Zgjedhja e Presidentit Obama katër vjet më parë ishte si diçka krejtësisht e papritur në politikën amerikane. Pothuaj pas katër vjetëve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama mund të mburret me disa suksese në politikën e jashtme, por ekonomia mbetet për te një problem serioz. Gjatë Kuvendit të Partisë Demokrate këtë javë, folësit kryesorë demokratë si dhe vet presidenti Obama dhe zëvendës-presidenti Bajdën – për të fituar votën e tyre në nëntor -- do të përpiqen të bindin amerikanët se ekonomia është duke u përmirësuar dhe se gjëndja ekonomiko-financiare në përgjithësi është stabilizuar. Por pas të gjitha deklaratave dhe fjalimeve të zjarrta, fjalën e fundit do ta kenë votuesit amerikanë në zgjedhjet e përgjithshëme në nëntor.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOS ËSHTË KOHA PËR NJË LËVIZJE 'ZGJOHU' NË DIPLOMACI?Nga SHABAN MURATI (09.03.2012)
KUSH I THA ENVER ROBELLIT NË KOSOVË SE DO TË KONTESTOHEN ZGJEDHJET E ARDHSHME NË SHQIPËRI(një debat me shkas në Facebook, për vizitën e presidentit Nishani në Kosovë, mes Enver Robellit dhe meje)Nga REXHEP SHAHU (09.02.2012)
In memoriamCARLO MARIA Kardinal MARTINI /1927-2012/ Nga Don LUSH GJERGJI (09.01.2012)
ISA BOLETINI: PISHTARI I BASHKIMIT KOMBËTAR''Unë jam mirë kur asht mirë Shqipënia''Nga FRANK SHKRELI (08.30.2012)
JENI KUJTUAR ME SHUMË VONESË, ZOTËRINJ TË SHOQATËS SË GAZETARËVENga ESHREF YMERI (08.29.2012)
REPUTACIONI DIPLOMATIK I KOSOVËSNga SHABAN MURATI (08.27.2012)
NJË AMERIKANE QË DRIT SHQIPËRIMIN ME SYTË E SHPIRTITNga ARTUR VREKAJ (08.27.2012)
KUVENDI I PARTISË REPUBLIKANE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI (08.26.2012)
EseBASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKATNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2012)
EDHE NJË HERË MBI DËNIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMITNga RESHAT KRIPA (08.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]