VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KUVENDI I PARTISË DEMOKRATE TË AMERIKËS Nga FRANK SHKRELI E Martë, 09.04.2012, 06:55am (GMT1)
Gjithashtu, siç është zakon dhe traditë për mbledhje të tilla kombëtare këtu në
Amerikë, grupe të ndryshme protestuesish kanë njoftuar planet e tyre se do të
jenë të pranishme edhe gjatë punimeve Kuvendit të Partisë Demokrate në qytetin
Sharlotë të Karolinës së Veriut, për të venë në dukje moskënaqësitë e tyre dhe
për të protestuar kundër politikave të administratës Obama.
Zoti Obama u zgjodhë president i këtij vendi, katër vjetë më parë, në një valë
moskënaqësie popullore që kishte përfshirë vendin ndaj gjëndjes së keqe
ekonomike dhe nga lodhja e popullit amerikan me luftërat në Irak dhe
Afganistan. Gjatë fushatës për president, katër jetë më parë, me parullat
''Shpresë dhe Ndryshim'' dhe ''Ndryshim në të cilin mund të besojmë'', Zoti
Obama premtoi shumë gjëra, përfshirë edhe reformimin e sistemit shëndetsor të
Amerikës. Megjithëse ky ligj kundërshtohet ashpër nga republikanët dhe nga një
shumicë e popullit amerikan, Gjykata e Lartë ka vendosur se pjesët kryesore të
këtij legjislacioni janë kushtetuse dhe sit ë tilla qendrojnë. Presidenti Obama
ose zëdhënsit e tij, gjatë kuvendit, do të mbrojnë, ato që mund të konsiderohen
si arritjet dhe sukseset e shënuara të administratës së tijë gjatë katër
vjetëve të kaluara, përfshirë edhe stimulimin ekonomik për të shpëtuar nga
falimentimi kompanitë e automobilave Xheneral Motors dhe Krajslër. Në fushën e
politikës së jashtme, administrata e presidentit Obama do të marrë kredinë për
vrasjen e krye-terroristit Osama bin Laden, gjatë një operacioni ushtarak
super-sekret në Pakistan. Administrata e Presidentit Obama ka treguar
gjithashtu një agresivitet të jashtzakonshëm ndaj eliminimit të terroristëve të
ndryshëm, në Lindjen e Mesme dhe në Pakistan. Ndër të tjera, ai pritet të
theksojë si gjithashtu edhe shtimin e numërit të forcave ushtarake në
Afganistan dhe nënshkrimin e një traktati për kontrollin e armëve me Rusinë,
bashkpunimin me NATO-n dhe me organizatën e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen
e problemeve botërore, si sukese në fushën e marrëdhënjeve ndërkombëtare.
Për arsye të gjëndjes së vështirë ekonomike, republikanët, por edhe disa
analistë politikë bëjnë krahasime midis administratës së Presidentit Obama dhe
administratës së ish-presidentit Xhimi Karter duke thënë se pyetja që
ish-presidenti Ronald Reagan e bëri të famëshme në fushatën e tij kundër
ish-Presidentit Karter, ''A jeni tani më mirë se katër vjetë më parë?'' është
me vend edhe këtë vit dhe se do të përdoret nga republikanët në fushatën kundër
presidentit Obama, të bindur se shumica e amerikanëve do të përgjigjeshin në
mënyrë negative. Por, në pritje të kësaj pyetjeje, zëdhënsit e Presidentit
Obama janë gati me përgjigjen e tyre, përfshirë edhe njërin prej këshilltarëve
kryesorë të Presdientit Obama, Zotin Dejvid Aksëlrod, i cili i tha rrjetit të
televizionit amerikan Foks se ''mund të them se jemi në gjëndje më të mire,
përsa i përket ekonomisë, se ç'ishim katër vjetë më parë --në kuptimin se kur
Presidenti Obama filloi nga detyra, ne ishim duke humbur 800.000 punë në muaj,
'' dhe shtoi se ai, ''mendon se amerikanët e kuptojnë se kriza që arrijti
kulmin në vitin 2008, mori disa vite për të arritur nivelin në të cilin ishte
në vitin 2009 dhe se do të marrë kohë të dalim nga këjo krizë'' përfundoi
këshilltari i Presdientit Obama.
Por republikanët venë në dukje shifrat që flasin për një gjëndje ekonomike të
vështirë, përfshirë papunësinë që tani është në nivelin 8,3 për qind si dhe
borxhin kombëtar që vjen e rritet çdo ditë, duke arritur në 16 trilionë
dollarë. Për më tepër, në një sondazh të kohëve të fundit nga agjencia e
lajmeve Reuters dhe firma Ipsos thuhet se 76 për qind e amerikanëve besojnë se
vendi është në rrugë të gabuar dhe 73 për qind të atyre që u pyetën thanë
gjithashtu se nuk janë optimistë për krijimin e vendeve të reja të punës. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |