E Shtunë, 08.08.2020, 09:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TË GJITHË PËR MARK GJONAJN
MË 13 SHTATOR
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 09.07.2012, 04:35pm (GMT+1)



Siç dihet nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe më gjërë, Mark Gjonaj me origjinë nga rrethi i Ulqinit i lindur dhe i rritur në lagjën Bronks të Nju Jorkut, ka shpallur kandidaturën për anëtar të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut. Si kandidat për në Asamble, muajtë e fundit ai ka bërë një fushatë intensive dhe të gjithanshme për të bindur votuesit e lagjes elektorale numër 80 të Bronksit se ai është kandidati më i përshtatshëm dhe shqiptaro-amerikani i parë që meriton të dërgohet në kryeqytetin e Nju Jorkut, Albany për të përfaqësuar dhe për të mbrojtur interesat e banorëve të kësaj lagje në kryeqytetin e Nju Jorkut. 

Gjatë fushatës Zoti Mark Gjonaj, tregoi pjekuri politike dhe vendosmëri të palëkundur si kandidat dhe si njeri se ai është gati për të përfaqësuar këtë lagje të madhe të Bronksit, ku jeton edhe një numër i madh shqiptaro-amerikanësh. Zoti Gjonaj, gjatë muajve të kaluar ka shpalosur programin e tij elektoral para zgjedhësve duke theksuar nevojat dhe shqetësimet e këtij komuniteti dhe se si ai – si anëtar i ri i Asamblesë së Nju Jorkut – do të bëjë ç’mos që të përfaqësojë interesat e komunitetit dhe të luftojë për zbatimin e planit elektoral të tij në lidhje me ekonominë -- ngadalësimi i së cilës ka prekur gjithë Nju Jorkun dhe Amerikën -- por në veçanti ka goditur rëndë zonat e Nju Jorkut, siç është lagja 80 në Bronks me një papunës prej 14% si edhe probleme të tjera ekonomike që shkaktohen nga papunësia. Kandidati Gjonaj ka premtuar se do të punojë me sektorët privat dhe qeveritar të niveleve të ndryshme vendore e shtetërore, për të këthyer ekonominë vendase në rrugën e duhur. Ndër të tjera, ai ka theksuar gjithashtu se edukimi i fëmijve është një prioritet i lartë për ‘të dhe ka premtuar se do të luftojë në Albany për më shumë burime financiare për shkollat në lagjën që ai shpreson të përfaqësojë. Si pjesë e fushatës së tij, Zoti Gjonaj ka premtuar të luftojë edhe krimin duke shtuar nivelin e mundësive dhe të edukimit për të rinjtë, dhe ka theksuar se do të bëjë ç’mos që të bashkpunojë me forcat e rendit me qëllim që ato të kenë burimet e nevojshme për sigurinë e komunitetit.

Kandidaturat e shqiptaro-amerikanëve Mark Gjonaj, për në Asamblenë e Nju Jorkut dhe e ajo e Ken Biberajt për në këshillin e qytetit të Nju Jorkut, me të drejtë, kanë tërhequr interesimin e medias vendore dhe asaj shqiptaro-aerikane, por edhe të shqiptarëve kudo, madje edhe në trojet tona në Ballkan, sis historike për këtë komunitet.

Zoti Gjonaj ka bërë detyrën dhe sakrificën e tij, si kandidat dhe si shqiptaro-amerikan duke zhvilluar një fushatë të ndershme dhe bindëse. Edhe komuniteti shqiptaro-amerikan, nga ana e tij, ka bërë atë që i takon dhe aq sa që ka patur mundësi, ka mbledhur fonde për fushatën e tij dhe ka bërë punë vullnetare për të përhapur, anë e mbanë lagjës elektorale numër 80, mesazhin e kandidatit të parë shqiptaro-amerikan, për në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut. Vet Mark Gjonaj si edhe komuniteti shqiptaro-amerikan duhet ta ndjejnë veten krenarë për mënyren se si është zhvilluar fushata, si dhe për ndihmën financiare dhe morale që një pjesë e madhe e komunitetit i ka dhënë kandidaturës së Mark Gjonajt.

Tani fati i kandidaturës së Mark Gjonaj dhe fitorja e tij është në dorë të votuesit. Ai e ka fjalën e fundit. Ai është sovrani. Më 13 Shtator mbahen zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate dhe mundësitë e fitores për kandidatin Gjonaj kundër të pakën tre kandidatëve të tjerë, duken shumë të mira. Gjatë viteve, Zoti Gjonaj ka treguar një interesim të posaçëm dhe lidhje të ngushta me komunitetin shqiptaro-amerikan. Ai është marrë me organizimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, shoqërore e politike dhe i gjithë komuniteti, e sidomos shqiptaro-amerikanët e lagjës elektorale numër 80, ia kanë borxh që më 13 Shkurt, çdo njëri që jeton në atë lagje, që është i regjistruar dhe ka të drejtën e votës, duhet të shkojë e të hedhi votën e vet në favor të bashkatdehtarit dhe bashkvendasit tonë, shqiptaro-amerikanit Gjonaj.

Për më tepër, gjatë kësaj jave që ka mbetur para zgjedhjeve paraprake të Partisë Demokrate, vullnetarët dhe dashamirsit e kësaj fushate të shkojnë derë me derë dhe të bëjnë telefonata për të bindur votuesit e kësaj lagje, pa marrë parasyshë etnicitetin e tyre, që të dalin e të votojnë – për Mark Gjonaj. Për çdo shqiptaro-amerikan në atë lagje të Bronksit, është me rëndësi që përveç votës së vet, bën ç’mos të inkurajosh familjen, shokun, bashkpuntorin dhe këdo që njeh që të shkojë e të votojë dhe të hedhin votën për kandidatin Mark Gjonaj. Pjesëmarrja e madhe e komunitetit shqiptaro-amerikan do të jetë një katalist i rëndësishëm që do të sigurojë fitoren për Mark Gjonajn. Në të njëjtën kohë, këjo fushatë do të jetë gjithashtu edhe një provë nëse komuniteti shqiptaro-amerikan është i pjekur sa duhet politikisht që në të ardhëshmen të mbështesë kandidatura si ajo e Mark Gjonaj-- nga individë të komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe gjetiu -- të cilët janë të interesuar të bëjnë karjerë politike. Tani është rasti, tani është mundësia! Tani është momenti, për të treguar se ky komunitet është i vendosur dhe serioz për të marrë pjesë në procesin politik amerikan ashtu siç kanë bërë grupet e tjera etnike në këtë vend.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUVENDI I PARTISË DEMOKRATE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI (09.04.2012)
MOS ËSHTË KOHA PËR NJË LËVIZJE 'ZGJOHU' NË DIPLOMACI?Nga SHABAN MURATI (09.03.2012)
KUSH I THA ENVER ROBELLIT NË KOSOVË SE DO TË KONTESTOHEN ZGJEDHJET E ARDHSHME NË SHQIPËRI(një debat me shkas në Facebook, për vizitën e presidentit Nishani në Kosovë, mes Enver Robellit dhe meje)Nga REXHEP SHAHU (09.02.2012)
In memoriamCARLO MARIA Kardinal MARTINI /1927-2012/ Nga Don LUSH GJERGJI (09.01.2012)
ISA BOLETINI: PISHTARI I BASHKIMIT KOMBËTAR''Unë jam mirë kur asht mirë Shqipënia''Nga FRANK SHKRELI (08.30.2012)
JENI KUJTUAR ME SHUMË VONESË, ZOTËRINJ TË SHOQATËS SË GAZETARËVENga ESHREF YMERI (08.29.2012)
REPUTACIONI DIPLOMATIK I KOSOVËSNga SHABAN MURATI (08.27.2012)
NJË AMERIKANE QË DRIT SHQIPËRIMIN ME SYTË E SHPIRTITNga ARTUR VREKAJ (08.27.2012)
KUVENDI I PARTISË REPUBLIKANE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI (08.26.2012)
EseBASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKATNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]