VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TË GJITHË PËR MARK GJONAJN MË 13 SHTATOR Nga FRANK SHKRELI E Premte, 09.07.2012, 04:35pm (GMT1)
Gjatë fushatës Zoti Mark Gjonaj, tregoi pjekuri politike dhe vendosmëri të
palëkundur si kandidat dhe si njeri se ai është gati për të përfaqësuar këtë
lagje të madhe të Bronksit, ku jeton edhe një numër i madh
shqiptaro-amerikanësh. Zoti Gjonaj, gjatë muajve të kaluar ka shpalosur
programin e tij elektoral para zgjedhësve duke theksuar nevojat dhe shqetësimet
e këtij komuniteti dhe se si ai si anëtar i ri i Asamblesë së Nju Jorkut do
të bëjë ç'mos që të përfaqësojë interesat e komunitetit dhe të luftojë për
zbatimin e planit elektoral të tij në lidhje me ekonominë -- ngadalësimi i së
cilës ka prekur gjithë Nju Jorkun dhe Amerikën -- por në veçanti ka goditur
rëndë zonat e Nju Jorkut, siç është lagja 80 në Bronks me një papunës prej 14%
si edhe probleme të tjera ekonomike që shkaktohen nga papunësia. Kandidati
Gjonaj ka premtuar se do të punojë me sektorët privat dhe qeveritar të niveleve
të ndryshme vendore e shtetërore, për të këthyer ekonominë vendase në rrugën e
duhur. Ndër të tjera, ai ka theksuar gjithashtu se edukimi i fëmijve është një
prioritet i lartë për "˜të dhe ka premtuar se do të luftojë në Albany për më
shumë burime financiare për shkollat në lagjën që ai shpreson të përfaqësojë.
Si pjesë e fushatës së tij, Zoti Gjonaj ka premtuar të luftojë edhe krimin duke
shtuar nivelin e mundësive dhe të edukimit për të rinjtë, dhe ka theksuar se do
të bëjë ç'mos që të bashkpunojë me forcat e rendit me qëllim që ato të kenë
burimet e nevojshme për sigurinë e komunitetit.
Kandidaturat e shqiptaro-amerikanëve Mark Gjonaj, për në Asamblenë e Nju Jorkut
dhe e ajo e Ken Biberajt për në këshillin e qytetit të Nju Jorkut, me të
drejtë, kanë tërhequr interesimin e medias vendore dhe asaj shqiptaro-aerikane,
por edhe të shqiptarëve kudo, madje edhe në trojet tona në Ballkan, sis
historike për këtë komunitet.
Zoti Gjonaj ka bërë detyrën dhe sakrificën e tij, si kandidat dhe si
shqiptaro-amerikan duke zhvilluar një fushatë të ndershme dhe bindëse. Edhe
komuniteti shqiptaro-amerikan, nga ana e tij, ka bërë atë që i takon dhe aq sa
që ka patur mundësi, ka mbledhur fonde për fushatën e tij dhe ka bërë punë
vullnetare për të përhapur, anë e mbanë lagjës elektorale numër 80, mesazhin e
kandidatit të parë shqiptaro-amerikan, për në Asamblenë e shtetit të Nju
Jorkut. Vet Mark Gjonaj si edhe komuniteti shqiptaro-amerikan duhet ta ndjejnë
veten krenarë për mënyren se si është zhvilluar fushata, si dhe për ndihmën
financiare dhe morale që një pjesë e madhe e komunitetit i ka dhënë
kandidaturës së Mark Gjonajt.
Tani fati i kandidaturës së Mark Gjonaj dhe fitorja e tij është në dorë të
votuesit. Ai e ka fjalën e fundit. Ai është sovrani. Më 13 Shtator mbahen zgjedhjet
paraprake të Partisë Demokrate dhe mundësitë e fitores për kandidatin Gjonaj
kundër të pakën tre kandidatëve të tjerë, duken shumë të mira. Gjatë viteve,
Zoti Gjonaj ka treguar një interesim të posaçëm dhe lidhje të ngushta me
komunitetin shqiptaro-amerikan. Ai është marrë me organizimin e veprimtarive të
ndryshme kulturore, shoqërore e politike dhe i gjithë komuniteti, e sidomos
shqiptaro-amerikanët e lagjës elektorale numër 80, ia kanë borxh që më 13
Shkurt, çdo njëri që jeton në atë lagje, që është i regjistruar dhe ka të
drejtën e votës, duhet të shkojë e të hedhi votën e vet në favor të
bashkatdehtarit dhe bashkvendasit tonë, shqiptaro-amerikanit Gjonaj.
Për më tepër, gjatë kësaj jave që ka mbetur para zgjedhjeve paraprake të
Partisë Demokrate, vullnetarët dhe dashamirsit e kësaj fushate të shkojnë derë
me derë dhe të bëjnë telefonata për të bindur votuesit e kësaj lagje, pa marrë
parasyshë etnicitetin e tyre, që të dalin e të votojnë për Mark Gjonaj. Për
çdo shqiptaro-amerikan në atë lagje të Bronksit, është me rëndësi që përveç
votës së vet, bën ç'mos të inkurajosh familjen, shokun, bashkpuntorin dhe këdo
që njeh që të shkojë e të votojë dhe të hedhin votën për kandidatin Mark
Gjonaj. Pjesëmarrja e madhe e komunitetit shqiptaro-amerikan do të jetë një
katalist i rëndësishëm që do të sigurojë fitoren për Mark Gjonajn. Në të
njëjtën kohë, këjo fushatë do të jetë gjithashtu edhe një provë nëse komuniteti
shqiptaro-amerikan është i pjekur sa duhet politikisht që në të ardhëshmen të
mbështesë kandidatura si ajo e Mark Gjonaj-- nga individë të komunitetit
shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe gjetiu -- të cilët janë të interesuar të
bëjnë karjerë politike. Tani është rasti, tani është mundësia! Tani është
momenti, për të treguar se ky komunitet është i vendosur dhe serioz për të
marrë pjesë në procesin politik amerikan ashtu siç kanë bërë grupet e tjera
etnike në këtë vend. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |