E Mërkurë, 08.12.2020, 10:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUR HISTORIA HYN NGA PORTAT E ARTIT
Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI

E Martë, 09.11.2012, 07:09am (GMT+1)


I nderuar lexues!
Shtëpia Botuese "Lulu" me qendër në ShBA nxori nga botimi librin me titull "E djeshmja-Rikthim i Ismail Qemalit" i shkrimtares së mirënjohur
Vilhelme Vranari Haxhiraj (Mjeshtër i Madh i Penës)
Kur lexova nëntitullin e këtij romani “Rikthimi i Ismail Qemalit”, menjëherë më vetëtiu në kujtesë një pesëvargësh i shkëlqyer i një poezie popullore, me një rimë të puthur magjiplote, e cila erdhi e u shndërrua në një këngë të parapëlqyer labe që këndohej dhe vazhdon të këndohet edhe sot, sa herë që bashkëkrahinarëve të mi vlonjatë u qëllon rasti t’ia thonë ashtu vendçe nëpër dasma apo gëzime të tjera:
Moj Vlorë, moj strehë xheneti,
Doli e foli prefekti,
Osmën Haxhi Muhameti:
Të mblidhet gjithë mileti
Se vjen Qemali nga deti.
Kjo poezi e kënduar popullore u krijua në vitin 1919, kur arkivoli me kufomën e Ismail Qemalit, të cilin Italia na e vrau pabesisht me helm në kafe, zbriti në portin e Vlorës, për t’u varrosur në tokën amtare.
Na e vranë italianët Ismail Qemalin se Shqipëria tradicionalisht ka qenë e rrethuar nga armiq të egër: nga perëndimi dhe nga lindja, nga veriu dhe nga jugu. E kanë urryer Shqipërinë “të katër pikat e horizontit” se kanë qenë mjaft xheloze për faktin që ajo ka përfaqësuar dhe përfaqëson etninë më të lashtë të kontinentit.
***
Kjo vepër e re që shkrimtarja e mirënjohur Vilhelme Vranari Haxhiraj vë në dorën e lexuesve, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, për mendimin tim, i përket gjinisë së romanit historik, paçka se në të janë shtruar me mprehtësi edhe probleme shqetësuese të këtyre dy dekadave të fundit, të cilat ende nuk janë “regjur” mirë e mirë, për të kaluar në rojtinën e historisë.
Në rrezen e perceptimit artistik të autores përfshihet një periudhë njëshekullore, në qendër të së cilës është vënë Ismail Qemali, figura më e shquar e historisë së kombit shqiptar që prej vitit 1912. Si objekt pasqyrimi, autorja ka marrë tendencat e zhvillimit shoqëror që shpërfaqen në ngjarjet mbarëpopullore dhe në fatet individuale të personazheve.
Për rikrijimin artistik të epokës së kaluar, shkrimtarja i drejtohet një fakti historik, siç është shpallja e pavarësisë. Por, për ta veshur sa më shumë me tisin e artistizmit këtë ngjarje historike, ajo nuk u drejtohet dokumenteve historike. Ajo i riprodhon mjeshtërisht këto ngjarje përmes rrëfimeve emocionuese të heroit kryesor të shpalljes së pavarësisë. Kjo mënyrë rrëfimi është një gjetje artistike mjaft e goditur e autores. Kësisoj ajo ka arritur t’i përcjellë lexuesit larminë e marrëdhënieve shoqërore, psikologjinë dhe mënyrën e jetesës së njerëzve. Përfytyrimet e autores për procesin historik hedhin dritë mbi raportet e individit me një epokë të caktuar.
Në një roman historik kemi të bëjmë me historinë, që është një rrëfim vërtetësor për ngjarjet e së kaluarës, qoftë kjo edhe e kaluara më e afërme, dhe me romanin, që është një produkt i trillit artistik të shkrimtarit. Pra, në romanin e zonjës Haxhiraj kemi të bëjmë me një trill vërtetësor. Në vetë emërtimin e kësaj gjinie të krijimtarisë artistike, të krijohet përshtypja sikur përplasemi me nocione të papajtueshme, që përjashtojnë ndërsjelltazi njëri-tjetrin. Por autorja i përmbahet mjeshtërisht vërtetësisë historike në një përthyerje artistike. Në rrëfimin artistik të heroit kryesor dhe në ndërhyrjet lirike të autores, vijnë e shkrihen dy muza: muza e historisë dhe muza e letërsisë. Historia i ka dhënë autores një larmi të pashtershme rrëfimtarie, kurse letërsia - aftësinë për ta bërë këtë rrëfimtari interesante, tërheqëse, emocionuese, larg moralizimeve të stisura.
Kur lexuesi arrin deri në faqen e fundit të këtij romani, ai tashmë e ndien veten të përfshirë në një mjedis historik, ku edhe ai lëviz brenda kohës së shtjellimit të ngjarjeve. Atij i lind dëshira jo vetëm për ta zbërthyer kuptimin e historisë, por edhe për ta parë atë, për ta prekur dhe për ta përjetuar. Të tillë mundësie autorja ia krijon atij artistikisht. Dhe kjo për faktin se zonja Haxhiraj në këtë vepër ka mishëruar prirjen e kahershme të letërsisë për të qenë rojtinë e kujtesës historike të popullit.
Duke vendosur në qendër të romanit një figurë historike, shkrimtarja ka ravijëzuar me vërtetësi befasuese fatin e tij në rrjedhën e ngjarjeve në zhvillim e sipër. Ajo e ka trajtuar atë në përpjesëtimet e historisë dhe, brenda kuadrit kohor, ka zbuluar vlerat e jashtëzakonshme të morali të tij.
Në strukturimin e këtij romani zonja Haxhiraj është mbështetur në dy gjetje artistike mjaft të goditura.
Së pari, ajo është mbështetur në truallin e përfytyrimit artistik apo të fantazisë flatruese. Heroin kryesor të romanit ajo e shpërngul nga bota e përtejme dhe e sjell të gjallë para lexuesit, a thua se ai është hero i ditëve tona. Autores i është dashur të përballojë një lodhje mendore të jashtëzakonshme për ta strukturuar fillimisht brenda përfytyrimit të vet artistik këtë hero të pazakontë, të shpërngulur nga varri, ku prehet gjatë një periudhe gati njëshekullore. Kjo është forca e fantazisë krijuese, pa të cilën është e pamundur të bëhesh dikushi në cilëndo fushë të veprimtarisë njerëzore. Si një shkrimtare me ndjeshmëri të lartë artistizmi, zonja Haxhiraj domosdo që karakterizohet edhe nga një fantazi flatruese deri në admirim.Anatol Frans (Anatole France -
Shkrimtari dhe kritiku letrar francez Anatol Frans (Anatole France - 1844-1924), laureat i Çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1921, thotë:
“Fantazia krijuese njeriun e ndjeshëm e bën artist, kurse njeriun burrëror e bën hero”.
Shumë vite më parë më pati rënë në dorë një tregim i shkurtër për një matematikan të shquar, emrin e të cilit nuk mund ta sjell dot në kujtesë për shkak të kohës së largët. Në atë tregim rrëfehej se kur ky matematikan mori vesh që njëri nga nxënësit e tij e paskej braktisur matematikën për hir të poezisë, ai kishte thënë:
“Ai ka vepruar drejt. Për matematikan ai i kishte tepër të dobët krahët e fantazisë”.
Me artin e fantazisë së vet autorja ia ka arritur të gatuajë një të tillë material jetësor, që para syve të lexuesit të shfaqet një tablo bindëse e jetës së përditshme shqiptare, në të cilën e kaluara, përmes gojës së heroit kryesor, vë në peshore të tashmen, kurse e tashmja të kaluarën.
Me forcën e përfytyrimit artistik, zonja Haxhiraj e fut lexuesin në botën e ëndërrimeve. Se ajo, si një shkrimtare e talentuar dhe me shije të hollë, nuk e lë lexuesin që ta këqyrë botën “ashtu kot”. Gjithkush mund të kënaqë syrin me një peizazh të caktuar: fjala vjen, një grup njerëzish, mes të cilëve mund të gjendet edhe një artist, edhe një mjek, edhe një botanist, edhe një inxhinier, edhe një traktorist apo edhe një punëtor i thjeshtë. Të gjithë kundrojnë të njëjtën gjë, por në fantazinë e secilit kjo “e njëjta gjë”Anatol Frans (Anatole France - është krejtësisht e ndryshme. Paskëtaj, artisti do t’u rrëfejë atyre për harmoninë e ngjyrave të peizazhit, çka për ta mund të tingëllojë si një zbulim i papritur, si një befasi.
Shkrimtari dhe kritiku i njohur amerikan me origjinë italiane Bernard De Voto (1897-1955), në veprën me tiull “Bota e letërsisë artistike”, thotë:
“…me përjashtim të profesionistëve dhe të gjysmëprofesionistëve, njerëzit e lexojnë letërsinë artistike për kënaqësi dhe nuk gjendet ndokush që do ta lexonte atë për ndonjë tjetër qëllim”.
Është e vërtetë që njerëzit e lexojnë letërsinë artistike për kënaqësi, por përtej kësaj kënaqësie ka diçka më tepër. Lexuesi shpreson se libri do ta bëjë atë që të zhvendoset drejt një tjetër mjedisi. Dhe kur ngjarjet e përshkruara e detyrojnë lexuesin që ai, për njëfarë kohe, ta harrojë me të vërtetë ekzistencën e realitetit konkret ku ndodhet, mund të besohet se kjo zhvendosje ka ndodhur me gjithë mend.
Një lexues i tillë do të gjendet me të vërtetë në një botë ëndrrash. Se letërsia artistike, - thotë shkrimtari amerikan Xhon Gardner (John Champlin Gardner Junior - 1933-1982) në punimin me titull “Arti i krijimit të letërsisë artistike”, pavarësisht nga gjinia e saj, ndikon mbi lexuesin, duke e shpërngulur atë drejt botës së fantazisë.
Botën e ëndrrave, ku zonja Haxhiraj e ka futur lexuesin, ajo ka mundur ta krijojë mjeshtërisht përmes magjisë së sugjestionimit: lexuesi kaq shumë harrohet pas rrëfimtarisë së heroit kryesor që ia ka behur që nga bota e përtejme, dhe pas ndërhyrjeve lirike të shkrimtares, saqë ai e ndien veten në një mjedis krejtësisht të ndryshëm nga ai ku ndodhet konkretisht. E tillë është fuqia e hipnotizimit artistik të autores në raport me lexuesin në këtë roman.
Së dyti, ajo është mbështetur në truallin e fluturimeve lirike, të cilat pak më lart unë i kam quajtur “ndërhyrje lirike”.
Pasi ka kthyer faqen e fundit të këtij romani, lexuesi i vëmendshëm e kupton bukur mirë se ç’rol të pazëvendësueshëm luajnë fluturimet lirike në strukturën e tij. Ato kanë hyrë aq organikisht në “mishin dhe gjakun” e veprës, saqë lexuesi nuk mund ta përfytyrojë dot atë pa ato monologje të mahnitshme të autores. Në saje të këtyre fluturimeve lirike, lexuesi e ndien orë e çast praninë e autores, e cila ndan me të mendimet dhe përjetimet e veta lidhur me njërën ose tjetrën ngjarje që përshkruhet në vepër. Ajo shndërrohet jo thjesht në një shoqëruese për lexuesin që i hap shtigjet e rrëfimit nga njëra faqe te tjetra, por edhe në një mikeshë, me të cilën ai mund të ndajë emocionet që e kanë kapluar. Gjatë leximit të dialogjeve të heroit kryesor, lexuesi shpreson se pak më poshtë do të pasojë ndonjë tjetër fluturim lirik, që do t’ia lehtësojë sadopak zemëratën apo trishtimin që i kanë ngjallur përshkrimet e ca anëve të shëmtuara të realitetit shqiptar. Ose lexuesi dëshiron thjesht të mësojë edhe këndvështrimin e autores për ca dukuri që atë nuk e lënë të qetë.
Ajo që të bën shumë përshtypje në fluturimet lirike të zonjës Haxhiraj, është fakti se ato janë të mbrujtura me një forcë të mahnitshme artistike. Aty lexuesi gjen kënaqësi te çdo fjalë, te çdo shprehje dhe te çdo figurë artistike. Lexuesin e emocionon leksiku i zgjedhur, magjia e metaforave dhe skalitja artistike e frazës.
Fluturimet lirike autorja i shfrytëzon për të shprehur qëndrimin e vet jo vetëm ndaj njerëzve dhe ngjarjeve që përshkruan. Ato mbartin në vetvete afirmimin e misionit të nderuar që njeriu duhet të kryejë në jetë, nxjerrin në pah rëndësinë e ideve dhe të interesave të mëdha shoqërore. Tek endet në krahët e fluturimeve lirike, autorja i zbulon lexuesit trishtimin dhe zemëratën e vet për ca anë negative të jetës shqiptare, për pangopësinë e një sëre njerëzish që janë gati të nxjerrin në ankand edhe familjen e vet për shkak të pushtetit të parasë. Aty ajo ndalet edhe në figura të shquara të kombit që duhet të zënë vendin e merituar në histori, në rolin e shkrimtarit dhe të letërsisë artistike në pasurimin e shpirtit të njerëzve me virtyte dhe me dashuri. Burim i lirizmit të saj janë përsiatjet se si e si t’i shërbehet atdheut me sa më shumë dinjitet dhe besnikëri.
Figurës së Ismail Qemalit i takonte të zinte një hapësirë shumë më të madhe artistike në botën e letrave shqipe. Por krijuesve tanë, të të gjitha niveleve, gjatë periudhës së diktaturës, u jepeshin të tjera orientime se çfarë duhej të vendosnin në qendër të krijimtarisë së tyre. Kjo, besoj, është edhe arsyeja që lexuesi shqiptar nuk pati mundësi të kishte në dorë një vepër letrare të gjinisë së romanit historik, me hero kryesor këtë burrë të shquar të historisë së kombit shqiptar. Prandaj shkrimtarja e nderuar, zonja Vilhelme Haxhiraj, duhet falënderuar posaçërisht që këtë figurë madhore të historisë sonë kombëtare ua ringjall lexuesve me një gjetje artistike mjaft origjinale.
Santa Barbara, Kaliformi. 04 qershor 2012

Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në përvjetorin e rëniesKUSH ISHTE ZALO XHOMAQINga RESHAT KRIPA (09.11.2012)
VARIACIONE KOSOVARE ME TEMËN E IZOLACIONIZMITNga SHABAN MURATI (09.10.2012)
AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës RamaNga ELIDA BUÇPAPAJ& (09.09.2012)
TË GJITHË PËR MARK GJONAJNMË 13 SHTATORNga FRANK SHKRELI (09.07.2012)
KUVENDI I PARTISË DEMOKRATE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI (09.04.2012)
MOS ËSHTË KOHA PËR NJË LËVIZJE 'ZGJOHU' NË DIPLOMACI?Nga SHABAN MURATI (09.03.2012)
KUSH I THA ENVER ROBELLIT NË KOSOVË SE DO TË KONTESTOHEN ZGJEDHJET E ARDHSHME NË SHQIPËRI(një debat me shkas në Facebook, për vizitën e presidentit Nishani në Kosovë, mes Enver Robellit dhe meje)Nga REXHEP SHAHU (09.02.2012)
In memoriamCARLO MARIA Kardinal MARTINI /1927-2012/ Nga Don LUSH GJERGJI (09.01.2012)
ISA BOLETINI: PISHTARI I BASHKIMIT KOMBËTAR''Unë jam mirë kur asht mirë Shqipënia''Nga FRANK SHKRELI (08.30.2012)
JENI KUJTUAR ME SHUMË VONESË, ZOTËRINJ TË SHOQATËS SË GAZETARËVENga ESHREF YMERI (08.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]