VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'Pafajësia e myslimanëve' PO IA VË ZJARRIN LINDJES SË MESMENga AJET NURO, Montreal, Kanada

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 07:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
'Pafajësia e myslimanëve' PO IA VË ZJARRIN LINDJES SË MESME
Nga AJET NURO, Montreal, Kanada

E Enjte, 09.13.2012, 06:53am (GMT+1)



Për ironi të fatit, Chris Stevens, ambasadori amerikan në Libi do të humbiste jetën në datën 11 shtator 2012, pikërisht në qytetin të cilin ai e çliroi afro një vit më parë. Pakënaqësi? Mosmirënjohje? Urrejtje ndaj atyre që i çliruan? Ndryshim politik ndaj të huajve?

Të gjitha mund të jenë të vërteta, sidoqoftë Sekretarja Amerikane e Shtetit Helleri Klinton thkson se sulmi është organizuar nga një grup i vogël ekstremistësh. Sidoqoftë, mediat në të gjithë botën, kanë treguar me gisht filmin "Innocence of Muslims" të autorit Sam Bacile që e ka ndezur keq Lindjen e Mesme sidomos Egjiptin dhe Libinë ku veç te tjerëve u vranë 4 amerikanë ndër ta edhe ambasadori Stavens. Filmi që sipas autori ka dashur të denoncojë "kancerin e Islamit" është konsideruar nga myslimanët në Lindjen e Mesme si provokues, fyes e ofendues për besimtarët pasi në film hidhet baltë mbi profetin Muhamet.

Le të kujtojmë se prekja e simbolit të profetit është e papranueshme për besimtarët myslimanë. Veprime të tilla si karikaturat e profetit Muhamet në Danimarkë në vitin 2005, djegia e Kuranit me nismën e një prifti (Terry Jones) në Florida në vitin 2010, kanë shkaktuar tensione mes besimtarëve myslimanë dhe amerikanëve që janë kthyer në konfrontime të dhunëshme.

Ndonëse thuhet se filmi "Innocence of Muslims" po denoncohet si nxitës i dhunës së këtyre ditëve, ndoshta edhe lojëra politike me qëllime të largëta me efekte në Lindjen e Mesme apo edhe në Shtetet e Bashkuara mund të mendohet. Në Lindjen e Mesme mund të mendohet forcimi i lëvizjeve ekstremiste islamiste që duan të forcojnë pozitat e tyre në vendet që u përfshinë në "Pranverën Arabe". Nga ana tjetër, në Shtetet e Bashkuara ngelen veç dy muaj nga zgjedhjet presidenciale dhe ato të përfaqësuesve legjislative. Kush do të përfitojë nga kjo dhunë? Nga dhuna nuk fiton askush ... përveç ndonjë politkani ...Koha ndoshta do ta tregojë se kush.

Montreal, 12 shtator 2012.


AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FJALËT E NJË MIKU TË VJETËRNga FRANK SHKRELI (09.12.2012)
ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.12.2012)
KUR HISTORIA HYN NGA PORTAT E ARTITNga Prof. Dr. ESHREF YMERI (09.11.2012)
Në përvjetorin e rëniesKUSH ISHTE ZALO XHOMAQINga RESHAT KRIPA (09.11.2012)
VARIACIONE KOSOVARE ME TEMËN E IZOLACIONIZMITNga SHABAN MURATI (09.10.2012)
AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës RamaNga ELIDA BUÇPAPAJ& (09.09.2012)
TË GJITHË PËR MARK GJONAJNMË 13 SHTATORNga FRANK SHKRELI (09.07.2012)
KUVENDI I PARTISË DEMOKRATE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI (09.04.2012)
MOS ËSHTË KOHA PËR NJË LËVIZJE 'ZGJOHU' NË DIPLOMACI?Nga SHABAN MURATI (09.03.2012)
KUSH I THA ENVER ROBELLIT NË KOSOVË SE DO TË KONTESTOHEN ZGJEDHJET E ARDHSHME NË SHQIPËRI(një debat me shkas në Facebook, për vizitën e presidentit Nishani në Kosovë, mes Enver Robellit dhe meje)Nga REXHEP SHAHU (09.02.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]