VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
FITON MARK GJONAJ: FITORE HISTORIKE PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NJU JORK Nga FRANK SHKRELI E Shtunë, 09.15.2012, 07:23am (GMT1)
Mbrëmë ai u prit në sallën "˜'Maestro's'' nga një turmë e madhe vullnetarësh dhe shqiptaro-amerikanësh, përfshirë edhe rininë, anëtarë të orrganizatës ''Rrënjët Shqiptare'', të cilët brohoritnin "˜'Përpara me Mark Gjonaj'', i cili duke i përshëndetur dhe duke i falenderuar përkrahësit, u tha atyre se ''kjo është një fitore e gjithë neve dhe si të tillë e ndajmë gëzimin e kësaj fitore me të gjithë ju. Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti u bekoftë të gjithë ju që më mbështetët dhe punuat në fushatën time.'' Këto ishin zgjedhjet pararkrake sipas sistemit elektoral amerikan, ku kandidatët e të njëjtës parti garojnë për për tu zgjedhur kandidat i partisë, në këte rast i partisë Demokrate, për tu ballafaquar me kandidatin republikan në zgjedhjet e përgjithshme më 6 Nëntor, në të njëjtën zonë elektorale. Por kur të merret parasyshë se lagja elektorale numër 80 e Bronksit është pothuaj 80-për qind demokrate, atëherë mund të arrihet në përfundimin se Mark Gjonaj e ka siguruar mbrëmë postin e anëtarit të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut nga lagja 80 e Bronksit. Si i tillë ai bëri histori. Mesa dihet, Mark Gjonaj është i pari shqiptaro-amerikan , nga trojet tona shqiptare në Ballkan, që ka shpallur kandidaturë dhe ka zhvilluar fushatë, dhe më në fund të ketë fituar në zgjedhjet për një post politik me rëndësi, siç bëri ai dje.
Pa dyshim se ky është një sukses i Mark Gjonajt, për të cilin ai meriton
lëvdatë për punën e rëndë dhe urimet tona, por është gjithashtu edhe një hap
përpara për komunitetin shqiptaro-amerikan, pasi fitorja e tij shënon një hap
tjetër drejtë një angazhimi më të plotë, në procesin politik të këtij vendi,
nga ana e komunitetit shqiptar në Amerikë. Në të vërtetë, komuniteti
shqiptaro-amerikan, siç duket ishte i bashkuar dhe i vendosur, si asnjëherë më
parë, që të ndihmonte në fushatën për zgjedhjen e Mark Gjonajt. Shqiptarët e Amerikës, megjithëse një komunitet i vogël, në krahasim
me komunitetet e tjera etnike, ka shënuar suksese në shumë fusha të ndryshme,
si art e kulturë, dhe sidomos atë të biznesit. Komuniteti shqptaro-ameirkan ka
ndihmuar gjithashtu financiarisht dhe ka mbështetur kandidatët vendas për poste
të ndryshme politike amerikane, përfshirë kongresmenë e senatorë, e deri tek
kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara. Kjo veprimtari ka
influencuar ndjeshëm dhe pozitivisht në politikën amerikane karshi Shqipërisë,
Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Ballkan. Por deri tani, për një arsye
ose një tjetër, anëtarë të përgatitur të komunitetit ngurronin të hedhnin vet
hapin e tyre drejtë pjesëmarrjes në politikë.
Fitorja e Mark Gjonajt është një fillim i mbarë dhe shpresëdhënës për
komunitetin tonë këtu në Amerikë. Kjo, pra është sfida e brezit të ri të këtij
komuniteti, këtij brezi që ka mundësitë më të mira se çdo brez tjetër më parë i
shqiptarëve të Amerikës. Amerika u jep munësitë. Në asnjë vend tjetër mundësitë
nuk janë më të mira për tu bërë pjesë e procesit politik aty ku jetojmë në
Amerikë, duke kandiduar dhe duke fituar në fushata siç fitoi Mark Gjonaj. Rini
shqiptaro-amerikane, mos ngurro. Bëni histori siç bëri Mark Gjonaj.
Urime dhe faleminderit Mark për shembullin e mirë për brezin e tanishëm dhe
brezat e ardhshëm të shqiptarëve në Amerikë. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |