E Shtunë, 12.14.2019, 10:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PRONAT DHE LOTËT E KROKODILIT
Nga RESHAT KRIPA

E Djelë, 09.16.2012, 06:00pm (GMT+1)



Fabula e lotëve të krokodilit tashmë është bërë e njohur nga të gjithë. Ato janë një mjet që ky grabitqar përdor për të tërhequr prenë e tij. Një mjet të tillë po përdor opozita e sotme lidhur me problemin e pronave. Madje lotët e saj janë shndërruar në një lumë të rrëmbyeshëm por që, mjerisht, do ta mbysë edhe atë vetë. Këta lotë u derdhën pa masë gjatë seancës parlamentare, mbi aktin normative të qeverisë mbi lirimin e banesave të ish-pronarëve të ligjshëm, në Kuvendin e Shqipërisë. I derdhën lotët pa kursim, të ngratët deputetë opozitarë. I derdhën kur mendonin se si do t’u vente halli ish krerëve të regjimit të përmbysur kur të lironin shtëpitë e grabitura prej tyre. Madje këta “apologje të të drejtave të njeriut”, që dikur e shkelnin me të dyja këmbët, çirreshin dhe ngjireshin se me këtë akt noterial shkeleshin parimet e së drejtës.

Po kur këta ish byroistë, ish ministra, ish sigurimsa, apo prindërit e tyre, flaknin në rrugë të madhe, duke i dëbuar forcërisht pronarët e ligjshëm dhe duke gllabëruar shtëpitë e tyre, mos vallë nuk shkelnin të drejtat e njeriut? Çfarë bën këta zotërinj gjatë këtyre njëzetedy vjetëve të pushtetit demokratik? Pse nuk i lëshuan pronat që nuk u përkisnin? A nuk e dinin se do të vinte një ditë që “malli të kthehej tek i zoti”? Të varfërit opozitarë! Si mjeshtra të mashtrimit që janë, menduan të vinin në zbatim metodën e bojkotimit të votimit të aktit, se shpresonin që do të bashkoheshin me ta edhe disa përfaqësues të shumicës parlamentare, kështu që nuk do të krijohej kuorumi i nevojshëm për votim. Por u plasi bomba në dorë dhe akti u miratua. Tani shpresat i kanë tek Gjykata Kushtetuese, së cilës grabitësit e banesave i kanë kërkuar shfuqizimin e këtij akti normativ. Por edhe atje do të pësojnë të njëjtin fat. Tani jetojmë në një sistem tjetër, krejt të kundërt me sistemin tuaj të përmbysur. Doni apo nuk doni edhe ju jeni përmbysur së bashku me sistemin. Ju nuk mund të komandoni më. Megjithatë ne nuk jemi si ju. Nuk po ju hedhim në rrugë të madhe, siç na hodhët ju. Nuk po ju mbyllim nëpër burgje dhe kampe të tmerrshme, siç na mbyllët ju. Sistemi në të cilin jetojmë u krijon mundësi të gjithëve të jetojnë. Merrni banesa me qira ose blini nga apartamentet e shumta që kanë ndërtuar pronarët e rinj, shumica e të cilëve janë nga shtresa e juaj, natyrisht me çmimet e tregut. Ku do i gjeni të hollat? Jeni me të vërtetë për të qarë hallin! Ku i keni fshehur ato që i grabitët këtij populli për vite të tëra? Nëqoftëse nuk ju kanë mbetur më, atëherë merrni kredi pa interes. Këtë ua garanton akti që ju e kundërshtuat. Lexoj në gazetën “Metropol” një shkrim lidhur me këtë çështje të zotit Gazmend Oketa me titull “Një sqarim për qëndrimin tim ndaj aktit normativ”. Në këtë shkrim lexoj:

Ritheksoj si dhe kam deklaruar në gjithë pronocimet e mëparshme si deputet i Kuvendit të Shqipërisë se unë personalisht dhe gjithashtu Fryma e Re Demokratike jemi në favor të zgjidhjes së problemit të pronësisë në tërësi. Jemi absolutisht për zgjidhjen e kësaj çështje përfundimisht dhe jo për trajtimin e pjesshëm të saj. Jemi për trajtime ligjore dhe të pacënueshme dhe jo për arnime ligjore që sjellin tensione sociale, siç bën dhe akti normativ në fjalë. Kryeministri Berisha ka pasur në dispozicion gjithë kohën e duhur gjatë këtyre 22 viteve për të dëshmuar se është i aftë të zgjidhë këtë çështje. Gjithë situata kaotike që mbizotëron sot në Shqipëri për çdo çështje dhe njëherësh sa i takon çështjes së pronave, vjen pikërisht për shkak të paaftësisë së klasës politike shqiptare, kryesisht dy forcave të vjetra politike, të cilat kanë bashkuar vazhdimisht votat edhe kur ka qenë çështja për trajtimin e pronës. Mjafton të kujtojmë këtu qoftë dhe vetëm Ligjin 7501.

Nuk e di, “i nderuar deputet” por në këtë çast më kujtohen dy vargje të një poeti që i përket shtresës tuaj dhe, për këtë, i kërkoj ndjesë bashkëvuajtësve të mi që po përdor këtë rast, por dua t’i qëlloj me mjetet e tyre:

Sa shpejt, bre burra, kthyet nga Qabeja,

Ne dogjëm duert, ju vrap n’gështenja?

Sa vjet keni deputet zotni? Po detyra të tjera partiake apo shtetërore a keni pasur? Si nuk ua kemi dëgjuar ndonjëherë zërin në mbrojtje të kthimit të pronave ish pronarve? Si nuk ju kemi dëgjuar të ngriheni ndonjëherë për anullimin e Ligjit 7501. Mund t’ju drejtoja edhe shumë pyetje të tjera, si për shembull ato që kanë të bëjnë me problemin e të përndjekurve politikë, problem për të cilat keni qenë memec, por nuk po dalë nga tema. Sot dua të shprehem vetëm për çështjen e kthimit të pronave ish-pronarëve të ligjshëm. Edhe ne jemi për kthimin e plotë të pronave dhe jo zgjidhjen e pjesëshme të saj. Këtë gjë e kemi shprehur shumë herë si nëpërmjet kuvendeve apo takimeve të ndyshme, ashtu edhe nëpërmjet shkrimeve nëpër organet e shtypit të përditshëm, të shkruar apo viziv. Megjithatë nuk mund të jemi kundra çdo inisiative, sado e pjesëshme që të jetë ajo, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e këtij problem. Ky qëndrim është në përputhje edhe me kërkesat e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar. Ndaj qëndrimi juaj, do ta quaja oportunist, na deziluzionoj së tepërmi. Në shkrimin tuaj theksoni se Berisha paska pasur kohën e duhur në këto 22 vite për të zgjidhur problemin e pronave. Pse vetëm Berisha? Po ju? A nuk keni qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike? A nuk keni qenë deputet dhe Zëvendëskryeministër i Qeverisë Shqiptare. Po zoti Topi, kryetari juaj, a nuk ka qenë Nënkryetar i Partisë Demokratike, Kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie dhe së fundi President i Republikës? Ku ishte zëri juaj? Ju keni qenë vetëm skllevër të bindur të një partie që nuk guxonit të ngrinit krye edhe për një çështje fare të vogël që ndoshta e kujtonit të drejtë. Kishit frikë? Nga se? Mos vallë se mund t’u përjashtonin dhe humbisnit privilegjet e fituara? Po të jetë se këto që thoni sot, i paskeni menduar me kohë dhe nuk i paskeni shprehur, përse nuk jepnit dorëheqjen në shenjë proteste? Kjo tregon se nuk keni dinjitet për të udhëhequr një forcë politike me të vërtetë demokratike. Apologjia juaj nuk është gjë tjetër veçse një demagogji e urryer që nuk mund të gënjej askënd. Rezultatin do ta shihni vitin që vjen.

-

Autori Reshar Kripa është Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës


RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERATI, QYTETI I ONUFRIT E KODIKËVE PO RILIND ME UNIVERSITETIN E RINga ELIDA BUÇPAPAJ (09.16.2012)
FITON MARK GJONAJ: FITORE HISTORIKE PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NJU JORKNga FRANK SHKRELI (09.15.2012)
NJË STUDIM QË KA SHQETËSUAR AKADEMINË E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË - DODONA PELLAZGJIKE DHE DËSHMITË QË ZBARDHIN VENDNDODHJEN E SAJNga ARTUR VREKAJ, Massachusetts, SHBA (09.13.2012)
NË EGJIPT DHE LIBI RADIKALËT JANË DUKE MANOVRUAR PËR PUSHTETNga DAVID IGNATIUS, Washington Post (09.13.2012)
'Pafajësia e myslimanëve' PO IA VË ZJARRIN LINDJES SË MESMENga AJET NURO, Montreal, Kanada (09.13.2012)
FJALËT E NJË MIKU TË VJETËRNga FRANK SHKRELI (09.12.2012)
ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.12.2012)
KUR HISTORIA HYN NGA PORTAT E ARTITNga Prof. Dr. ESHREF YMERI (09.11.2012)
Në përvjetorin e rëniesKUSH ISHTE ZALO XHOMAQINga RESHAT KRIPA (09.11.2012)
VARIACIONE KOSOVARE ME TEMËN E IZOLACIONIZMITNga SHABAN MURATI (09.10.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]