E Premte, 03.29.2024, 02:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
VOA TERHEQ GJITHNJË NOBELISTËT
Nga FRANK SHKRELI

E Djelë, 09.23.2012, 08:32am (GMT+1)



Duke lexuar gazetën Uashington Post para dy tre ditësh, më tërhoqi vëmendjen një shkrim mbi vizitën në Uashington të udhëheqësjes birmaneze për demokraci, Zonjës Aung San Suu Kyi dhe takimeve të saj zyrtare në nivelet më të larta të qeverisë dhe të shtetit amerikan. Ajo u takua me Presidentin Barak Obama, me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton dhe me udhëheqësit kryesorë të dy partive të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit Amerikan. Zonja Suu Kyi është një ndër femrat më të nderuara dhe të respektuara në botë, si një aktiviste e dalluar për demokraci dhe të drejtat e njeriut në vendin e saj Birmani dhe më gjerë. Falë përkushtimit të saj ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut, asaj i është akorduar Çmimi Nobel për Paqë. Për këto qëndrime ajo ka vuajtur burgime dhe persekutime nga junta ushtarake birmaneze. Si kampione botërore e të drejtave të njeriut, në Uashington ajo u prit me nderimet më të mëdha nga Presidenti Barak Obama, nga Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton, e cila e quajti atë si një ''ikonë botërore e lirisë dhe demokracisë'', -- dhe Kongresi amerikan i akordoi asaj ''Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan'', që është nderimi më i madh që mund t'i bëhet një personi civil, vendas ose të huaj, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Junta ushtarake birmaneze e mbajti atë në arrest shtëpiak për pothuaj 15 vjet, dhe si përfundim ajo nuk u lejua të vinte në Shtetet e Bashkuara më 2008 që të mirrte Medaljen e Artë të Kongresit për punën e saj në fushën e të drejtave të njeriut dhe në mbrojtje të demokracisë. Zonja Suu Kyi i bashkohet një liste impresive liderësh botërorë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, si Uinston Çurçilli, Martin Luter Kingu, Papa Gjon Pali i Dytë e të tjerë, të cilët, gjatë historisë janë nderuar me ''Medaljën e Artë të Kongresit Amerikan'', dhe me Çmimin Nobel për Paqë.

Normalisht, unë nuk do të merresha me vizitën e Zonjës Suu Kyi në Uashington, por ajo që më tërhoqi vëmendjen në artikullin e gazetës së kryeqytetit amerikan Uashington Post dhe mediave të tjera amerikane ishte fakti se Zonja Suu Kyi, menjëherë pas takimit të parë në Uashington me Sekretaren e Shtetit Hillary Klinton, dhe para takimeve të tjera me rëndësi diplomatike, ajo kishte shprehur dëshirën të vizitonte Zërin e Amerikës.


Drejtori i VOAs Dejvid Ensor me Zonjën Suu Kyi

Komentet dhe intervistat e sajë gjatë vizitës së saj në kryeqendrën e Zërit të Amerikës në Uashington, më kujtuan vizitat që bënin në Zërin e Amerikës gjatë Luftës së Ftohtë dhe pas rënies së Murit të Berlinit, mbrojtës dhe aktivistë të të drejtave të njeriut dhe personalitete me famë botërore, për të shprehur falenderimet e tyre për kontributin e VOAs në fushën e të drejtave të njeriut dhe në mbrojtje të të përsekutuarve nga regjimet shtypëse komuniste dhe fashisto-ushtarake, si regjimi ushtarak i Birmanisë. Zonja Suu Kyi kishte shprehur dëshirën të vizitonte -- jo gazetat me zë të kryeqytetit amerikan, Uashington Post, Uashington Tajms ose ndonjë rrjet të njohur televiziv amerikan -- por Zërin e Amerikës, në këtë 70-vjetor të ekzistencës së kësaj radioje me famë botërore. Në Kryeqendrën e VOAs, ajo u prit nga Drejtori i Zërit të Amerikës Dejvid Ensor dhe zyrtarë të tjerë të lartë transmetimeve ndërkombëtare të Amerikës. Zoti Ensor, duke e përshëndetur vizitoren e famëshme tha se ''Është një nder i jashtzakonshëm që ne na viziton një personalitet kaq i dalluar'', dhe e siguroi fituesen birmaneze të Çmimit Nobel se ''Zëri i Amerikës do të vazhdojë të ushtrojë llojin e gazetarisë që e ka bërë Zërin e Amerikës stacionin më popullor ndërkombëtar të lajmeve në Birmani.''
Nga ana e saj, Zonja Suu Kyi gjatë takimit të saj me zyrtarët e lartë të VOAs tha se e ''Dëgjoj Zërin e Amerikës çdo mengjes në orën 5:30. Më pëlqejnë shumë lajmet ndërkombëtare si edhe pasqyra e shtypit birmanez'', që transmetohen nga Zëri i Amerikës në gjuhën birmaneze. Gjatë një interviste me VOAn, ajo tha se, ''Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen nga ligji dhe se nuk duhet të ketë asnjë rast ku të drejtat e njeriut të lihen pas dore ose të injorohen'', duke shtuar se ''kjo është koha kur ne kemi nevojë për ndihmë, ashtuqë vendi im të vazhdojë në rrugën e duhur, dhe jo vetëm vendi im, por të gjitha vendet që ende nuk gëzojnë lirinë''.

Gjatë takimit me Zonjën Suu Kyi, bashkshortja e ish-presidentit Bush, Laura Bush tha se ''tranzicioni në Birmani si dhe tranzicionet e mëparshme, nga diktatura në demokraci -- në Evropën Lindore dhe në Afrikën e Jugut -- tregojnë se historia ka marrë një drejtim shpresëdhënës''. E pyetur nga Zëri i Amerikës se cili ishte mesaxhi i saj për vendet e tjera në kushte të njëjta si atdheu i saj, ajo u përgjigj duke thënë se ''pikëspari nuk duhet të hiqet dorë nga shpresa....por në të njëjtën kohë nuk është mjaft të shpresosh, duhet të punosh për të realizuar shpresat'', tha ajo.

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Zërit të Amerikës, fituesja e Çmimit Nobel dhe e Medaljes së Artë të Kongresit Amerikan, Zonja Suu Kyi tha se e konsideron këtë përvjetor si një ditëlindje të një miku, ''sepse Zëri i Amerikës dhe stacione të tjera të transmetimeve ndërkombëtare ishin miqtë që qëndruan pranë meje gjatë viteve të gjata të arrestit shtëpiak''.


Vizita e Suu Kyi në kryeqendrën e VOAs në Uashington dhe komentet e saj mbi transmetimet e lajmeve vendore dhe ndërkombëtare, si edhe për rolin që luan VOA për të mbajtur gjallë shpresën për liri e demokraci në të gjitha vendet ku liritë shtypen dhe mohohen, tregon se edhe sot pas 70-vjetësh ç'prej themelimit, Zëri i Amerikës ka gjithnjë një rol për të luajtur në informimin e saktë, të balancuar, objektiv dhe të gjithanëshëm anë e mbanë botës, e sidomos në vendet ku liria e medias mohohet ose keqpërdoret.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
225 VJETORI I KUSHTETUTËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA - NOVUS ORDO SECULORUMNga FRANK SHKRELI (09.20.2012)
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.18.2012)
PSE PARCIALIZOHET ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAL TË ZI?(Një shkrim i vjetër, por me aktualitet të tanishëm)Nga XHELADIN ZENELI (09.18.2012)
PËRPLASJE GJEOPOLITIKASH, JO QYTETËRIMESHNga SHABAN MURATI (09.17.2012)
PRONAT DHE LOTËT E KROKODILITNga RESHAT KRIPA (09.16.2012)
BERATI, QYTETI I ONUFRIT E KODIKËVE PO RILIND ME UNIVERSITETIN E RINga ELIDA BUÇPAPAJ (09.16.2012)
FITON MARK GJONAJ: FITORE HISTORIKE PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NJU JORKNga FRANK SHKRELI (09.15.2012)
NJË STUDIM QË KA SHQETËSUAR AKADEMINË E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË - DODONA PELLAZGJIKE DHE DËSHMITË QË ZBARDHIN VENDNDODHJEN E SAJNga ARTUR VREKAJ, Massachusetts, SHBA (09.13.2012)
NË EGJIPT DHE LIBI RADIKALËT JANË DUKE MANOVRUAR PËR PUSHTETNga DAVID IGNATIUS, Washington Post (09.13.2012)
'Pafajësia e myslimanëve' PO IA VË ZJARRIN LINDJES SË MESMENga AJET NURO, Montreal, Kanada (09.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]