E Shtunë, 12.07.2019, 12:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Ç’DUHET BËRË?
Nga RESHAT KRIPA

E Shtunë, 10.13.2012, 01:54pm (GMT+1)



Greva e urisë e nje grupi te përndjekurish politikë ka hyrë në ditën e 21-të. Lajmi i vetëm i mirë i kësaj dite është thirrja e një përfaqësie të grevistëve nga Presidenti i Republikës, me ndërhyrjen e ambasadës amerikane dhe BE-së. Sipas komenteve të mediave vizive të dy palët dolën të kënaqur nga ky takim. Në këto çaste mua më lindin pyetjet: 1. Përse duhej pritur ndërhyrja e ambasadës amerikane dhe BE-së për një takim të tillë? 2. A mund të kishte pasur rrugëzgjidhje qysh në fillimin e saj kjo çështje ndërmjet të dy palëve të interesuara? Le t’i analizojmë këto pika një për një. Fillimisht dua të di se kush organizatë apo shoqatë e organizoi grevën?

Këtë pyetje e bëj pasi nga të gjitha shoqatat e të përndjekurve politikë që janë miratuar në vendin tonë asnjëra nuk e ka marrë përsipër. Megjithatë, ata që e organizuan a i drejtuan qeverisë ndonjë shkresë apo peticion ku të paraqisnin kërkesat e tyre? Përsëri jo. Më lejoni të bëj një krahasim. Në vitin 1991, komisioni nismëtar i shoqatës, me në krye kryetarin tonë të nderuar Osman Kazazi, përpiloi pikat e kërkesës së të përndjekurve politikë që iu paraqitën Qeverisë Shqiptare. Mos harroni! Ishin muajt e parë të krijimit të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Iu la edhe një afat dhjetë ditor qeverisë për përmbushjen e kërkesave. Pas kalimit të këtij afati u organizua edhe një miting madhështor proteste në stadiumin kombëtar të Tiranës dhe pas vazhdimit të heshtjes së qeverisë filloi greva e urisë. Ndërsa greva vazhdonte u caktua edhe një komision, ku bëja pjesë edhe unë, që u takua me ish-Presidentin e Republikës Ramiz Alia të cilit i paraqiti kërkesat për zgjidhjen e problemit.


Rezultati u arrit. Parlamenti miratoi Ligjin e Pafajësisë dhe Amnistisë për të Përndjekurit Politikë. Greva u kurorëzua me sukses. Kjo ndodhi për shkak se ajo pati një mbështetje të fortë të shoqatës dhe të të gjithë të përndjekurve politikë të Shqipërisë. Një gjë e tillë nuk u vu re në grevën e urisë për të cilën bëjmë fjalë...


Le të shikojmë kërkesat e paraqitura prej tyre. Fillimisht ajo nisi me kërkesat për zbatimin e ligjit të dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë. Personalisht mendoj se të përndjekurit politikë të vërtetë nuk e kanë synimin te dëmshpërblimi financiar. Mendoj se synimi kryesor i tyre është përmbysja e mentalitetit komunist qe ekziston ne çdo hap të jetës në vendin tonë. Kemi një rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë të miratuar qysh në vitin 2006 por, për fat të keq apo, ndoshta, për mungesë vullneti, pothuajse asnjë pikë e saj nuk ka gjetur zbatim.


Një gjë e tillë ka shqetësuar edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara që në marsin e vitit 2010 i ka kërkuar Shqipërisë dënimin e krimeve të komunizmit. Shqipëria nuk është bashkuar as me nismën e gjashtë ministrave të jashtëm të Europës Lindore, Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë, me nismën e Ministrit të Jashtëm Lituanez, zotit Audronius Azubalis. drejtuar Komisares Europiane për Çështjet e Drejtësisë, zonjës Vivian Reding, letër që Komisioni i Be-së, të cilit i ishte drejtuar letra, kishte marrë përsipër shqyrtimin e saj me seriozitetin më të madh. Letra në fjalë përmbante propozimin për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit.


Megjithatë le të përqëndrohemi në kërkesat e grevistëve. Është miratuar një ligj, ai Nr. 9831 datë 12.11. 2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të Përndjekurve Politikë nga Regjimi Komunist”, i ndryshuar, ku përcaktohet një afat tetëvjeçar për zbatimin e tij. Ka filluar zbatimi i tij qysh në vitin 2009, por, për shkaqe të pashpjegueshme, megjithse kanë kaluar katër vjet kësti i parë i tij ende nuk ka përfunduar dhe, po të vazhdohet me këtë mënyrë zbatimi i këtij ligji, i bie që ai të përfundojë pas më shumë se 30 vjetësh, atëherë kur jo vetëm ata që e kanë hequar dënimin, por edhe fëmijtë e tyre, ndoshta, nuk do të jetojnë më.


Doja të bëja disa pyetje: “A e morën parasysh përpiluesit e këtij ligji koston financiare të tij? Në rast se po, atëherë pse nuk zbatohet që çdo këst të shlyhet brenda një viti? Në rast se buxheti i shtetit nuk është në gjendje ta përballojë këtë kosto për tetë vjet, përse nuk e vunë afatin 10 apo 12 vjet?


Përfaqësuesit e qeverisë përse nuk u thonë hapur të përndjekurve arsyen e mos zbatimit të ligjit?” Qysh në muajin prill filloi shpërndarja e këstit të dytë. Nga ana e qeverisë u mendua që më parë të dëmshpërbleheshin ata që janë gjallë. Ky ishte një vendim shumë i drejtë. Por, çuditërisht, u vu një klauzolë që edhe ndërmjet këtyre të kishte një ndarje, mbi dhe nën 65 vjeç. Përse? Kanë kaluar mbi gjashtë muaj dhe dëmshpërblimi nuk ka filluar ende për ata nën 65 vjeç. Kur do t’i marrin? Kur do të përfundojë kësti i dytë për të gjithë të përndjekurit politikë? Këto pyetje kërkojnë një përgjigje.


Tani le të bëjmë një llogaritje. Nuk jam ekonomist por po bëj një llogaritje të thjeshtë matematikore që nuk ka nevojë për llogaritje ekonomike. Sipas të dhënave të Sektorit të Dëmshpërblimit pranë Ministrisë së Financave të gjallë që kanë përfituar dëmshpërblimin janë gjithsej 3200 persona. Qysh nga ajo kohë dhe deri më sot, janë ndarë nga jeta rreth 500 persona, kështu që mbeten për t’u dëmshpërblyer të parët 2700 persona. Nëqoftëse për secilin prej tyre marrim një vuajtje dënimi prej tetë vjetësh dhe duke zbritur një vit që e kanë marrë me këstin e parë, atëherë rezulton si më poshtë: Persona 2700 X 7 vjet X 365 ditë X 2000 lek/dita = 13.797.000.000 lekë, e konvertuar në dollarë = 137.970.000 $ dhe në Euro 98.550.000 Në rast se këtë shumë e ndajmë në dy këste atëhere do të kemi: 6.898.500.000 lekë ose 68.985.000 $ ose 49.275.000 Euro.


A i ka mundësitë financiare shteti shqiptar për të përballuar këto shuma? Unë mendoj se po. Sipas deklaratës së Ministrisë së Financave vetëm për këstin e parë janë shpërndarë 56 milion dollarë. Përveç kësaj jemi në pragun e privatizimit të shoqërisë “Albetrol” për një shumë prej 850 milion Euro. Një llogaritje e thjeshtë tregon se vetëm me 8% të saj mund të dëmshpërblehen të gjithë të dënuarit politikë që ende janë gjallë për dy këste. Unë mendoj se një gjë e tillë duhet patur parasysh nga qeveria shqiptare.


Një çështje tjetër e pashpjegueshme është se përse nuk kalon në seancë plenare amendamenti i Këshillit të Ministrave, i miratuar qysh para më shumë se gjashtë muajsh nga komisioni ekonomisë dhe ai i ligjeve për moshën e të dënuarve që përfitojnë, heqjen e nenit të terrorizmit, zgjatjen e afatit të dorëzimit të kërkesave e të tjera. Një vonesë e tillë është e pashpjegueshme. Për këtë Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë, qysh para dy javësh, Kryetares së Kuvendit shkresë për të cilën ende nuk kemi marrë përgjigje.


Tani le të kthehemi përsëri te greva. Personalisht nuk jam për përdorimin e formave ekstreme të protestës. Sot nuk jemi në epokën e diktaturës kur këto forma, ndoshta, ishin e vetmja formë proteste që mund të jepte ndonje rezultat minimal. Aq më tepër kur ajo u zhvillua vetëm pak ditë para mbledhjes së BE-së për dhënien e statusit kandidat vendit tonë. Në një farë mënyre ajo linte të kuptoje se zhvillohej për të penguar miratimin e një vendimi të tillë. Ky mendim u përforcua më tepër kur në të filluan të penetrojnë ato forca politike që deri më sot kanë qenë kundërshtarët kryesorë të të përndjekurve politikë.

Do të kisha dashur që pjesmarrësit e kësaj greve të mos kishin pranuar pranë tyre Edi Ramën që vetëm para disa vitesh u thoshte; “Shkoni në partinë tuaj” apo që kur votohej ligji i dëmshpërblimit dhe ligje të tjera në favor të të përndjekurve, urdhëronte deputetët e tij të mos votonin për to. Duhej të mos kishin pranuar Pandeli Majkon, i cili në vitin 2009 në Komisionin e Ligjeve, kur diskutohej ligji për dëmshpërblimin e ish-të pushkatuarve pa gjyq deklaroi se ata ishin “Plehra”. Të mos kishin pranuar Bamir Topin pasi ishte pikërisht ai, si President i Republikës, që nuk deshi të firmoste ligjin e llustracionit, ligj për të cilin socialistët ishin kundra dhe që Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga gjyqtarë të regjimit të përmbysur, e hodhi poshtë. Të mos pranonin Kreshnik Spahiun që së bashku me Topin, si Kryetar dhe Nënkryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dërguan për emërim në Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe gjykatat e rretheve vetëm gjyqtarë që kishin dhënë dënime politike për të përndjekurit. Nuk duhej të kishin pranuar, nëqoftëse do të shkonin, edhe liderë të Partisë Demokratike apo partive të tjera politike. Lidhjet e tyre duhej të ishin vetëm me qeverinë pasi asaj ia kërkonin të drejtat e kërkuara. Ky ishte gabimi i tyre. Biseda e sotme me Presidentin e Republikës është një shenjë e mirë se, më në fund, gjithçka do të zgjidhet.

Është në dorën e qeverisë dhe të ngujuarve që të ulin tonet dhe të shtrohen në tryezën e bisedimeve. Kjo do të ishte rruga e zgjidhjes dhe për këtë nuk ishte e nevojshme të prisnim deri sa të vinin të huajt dhe të na detyronin. Uroj përfundimin sa më parë të grevës, pa ndonjë incident tjetër të padëshërueshëm dhe u uroj të dëmtuarve një shërim sa më të shpejtë.

Tiranë, 12 tetor 2012.


RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË LUFTË E RE KLASASH MUND TË JETË NË HORIZONTNga HARLOD MEYERSON, Washington Post (10.12.2012)
200 VJET BURG – 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUARNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.10.2012)
DEMOKRACIA E NJËSUAR ME UDHËHEQËSIN VDESNga SHABAN MURATI (10.08.2012)
GREVISTËT E URISË, VIKTIMA TË POLITIKËSNga SAMI REPISHTINga shtypi dhe mjetet e informimit të Shqipërisë vijnë lajme të trishtueshme! (10.08.2012)
JOSEPH DIOGUARDI – MISIONAR I SHQIPTARISËNga ARTUR VREKAJ (10.07.2012)
PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.06.2012)
DORACAK PËR SHKATËRRIMIN E SHTETITNga XHEMAL AHMETI (10.06.2012)
MBRESA NGA NJË CEREMONI PËRKUJTIMORENga RESHAT KRIPA (10.05.2012)
DEMISTIFIKIMI I NJË GËNJESHTRE TË PROPAGANDËS SERBE!Nga SAMI REPISHTI (10.04.2012)
HESHTJA KRIMINALE E SHTYPIT DHE MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ GREVISTËVE – MOS HARRONI SE INDIFERNCA VRET!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]