VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZËRI I SHQIPTARËVE ONLINE – URË EURO-ATLANTIKE E KOMUNIKIMIT TË DIASPORËS SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 07:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ZËRI I SHQIPTARËVE ONLINE – URË EURO-ATLANTIKE E KOMUNIKIMIT TË DIASPORËS SHQIPTARE
Nga ARTUR VREKAJ

E Djelë, 10.14.2012, 07:25am (GMT+1)



U bënë më shumë se 20 vjet që poetët dhe gazetarët profesionistë Elida dhe Skënder Buçpapaj punojnë të përkushtuar për shqiptarinë tej e përkëtej Atlantikut. Të përgjegjshëm për punën e profesionin që zgjodhën, të ushqyer më së shumti nga shpirti i poetit të pagjumë për vendlindjen ata natën dhe ditën janë në qëmtim të lajmit të jetës së përditshme të shqiptarëve kudo që banojnë në Ballkan, Europë, Australi dhe Amerikë.
Për ta bërë më konkrete, më permanente, më të ndjeshme, më ndihmuese gazetarinë shqiptare por edhe duke iu përgjigjur sfidave dhe mënyrës së transmetimit më të shpejtë të informacionit në Diasporën shqiptare ata kanë hedhur themele të shëndosha qysh me fillimet e projektit online: ZËRI I SHQIPTARËVE VOICE OF ALBANIANS, www.voal-online.ch.

Është një projekt ambicioz me një shtrirje globale që ndërlidh një komunitet lexuesish e krijuesish afër pesëmbëdhjetë mijë abonentë. Dhe kjo falë mundit dhe përpjekjeve të vazhdueshme. Është e vërtetë se puna këmbëngulëse e gazetarëve Buçpapaj ne Zvicër falë dhuntive të tyre të rralla për një gazetari të ligjshme dhe të ekuilibruar, të shpejtë dhe konkluduese, të kuptueshme dhe inkurajuese ka bërë që të kenë rreth vetes me dhjetëra bashkëpunëtorë që përcjellin mendimet e tyre për të gjitha fushat e prekshme të zhvillimit dhe mirintegrimit të botës shqiptare.

"Zëri i shqiptarëve" përcjell lajmin e fundit ashtu siç ndodh falë edhe partneritetit të sinqertë që këta profesionistë kanë ndërtuar në Diasporë, Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka shqiptarë; falë edhe seriozitetit për të bërë gazetari të vërtetë.

Ajo që bie në sy është larmia e rubrikave për të gjithë shqiptarët q
ë krijojnë e shqipërojnë letërsi dhe pëlqejnë e ushtrojnë artin, muzikën e gjithçka krijuese tjetër. Pra, kjo tribunë online përmbledh kështu një spektër më të gjerë se sa të pasionuarit pas lajmit.

www.voal-online.ch është një urë e vërtetë euro-atlantike komunikimi për shqiptarët e Diasporës në veçanti. Është një vendtakim për të marrë informacion gjatë ditës sidomos për lajmin e fundit, për analizwn e problemeve që stërmundojnë shoqërinë shqiptare në tërësi si dhe për mënyrën se si e trajton integrimin e plotë të Shqipërisë e të Kosovës në BE e mirëfunksionimin e demokracive në të dy shtetet shqiptare në Ballkan apo edhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Mal i Zi.

"Zëri i shqiptarëve" online jeton me lajmlindjen për ta përcjellë sa më parë atë tek lexuesi. Falë përkushtimit të tyre, Elida dhe Skënder Buçpapaj kanë ndërtuar marrëdhënie të ndërsjellta dhe frytdhënëse me institucione ekzekutive dhe legjislative me Bashkimin Europian në Bruksel dhe OKB në New York. Ata tashmë janë të mirëpritur me statusin e gazetarit në komunitetin e gazetarëve botërorë në shërbim të vazhdueshëm të paqes njerëzore, të problemeve më imediate që na nxjerr jeta përpara, në mbështetjen e vazhdueshme që i japin përparimit e konsolidimit të demokracive shqiptare në Shqipëri e Kosovë e përmbushjen e të drejtave themelore si minoritete të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi.

www.voal-online.ch është tashmë në ngjitje e sipër për më shumë audience duke ofruar tek lexuesi një shërbim cilësor dhe profesional duke iu përshtatur kështu edhe teknologjisë dhe mënyrës së të bërit gazetari bashkëkohore.

Duhet nënvizuar se dashuria për vendlindjen dhe për kombin pasqyrohet jo vetëm në faqet e 'Zërit të shqiptarëve' por edhe në librat poetike të tyre që i kanë bërë ata më të kërkuar për vargun e tyre.

Emrat e Elida dhe Skwnder Buçpapajt i gjen në disa media të shkruara online dhe në letër, në Diasporë, Shqipëri dhe Kosovë. Një punë fisnike që do mund e djersë, por do dhe kohë të pakufizuar për të mbajtur gjallë shpirtin e gazetarit dhe të poetit mërgimtar!

"Zëri i shqiptarëve" online www.voal-online.ch jo vetëm përcjell lajmin e gjithçka tjetër të shkruar por edhe promovon talente të rinj të gazetarisë nga komunitetet shqiptare në Diasporë, por edhe talente të rinj në fushën e letërsisë duke u bërë kështu një shpresë dhe inkurajim për këdo shqiptar që provon të shkruajë publicistikë apo letërsi. Dhe kjo s'është pak për kushtet e sotme ku konfuzioni është i madh.

Zëri i shqiptarëve është i kudondodhur për të promovuar Shqipërinë dhe Kosovën si dhe të gjitha figurat kombëtare shqiptare sidomos këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë!

Është fat për Diasporën shqiptare të kemi një gazetë online me lajme nga e gjithë hapësira shqiptare. Për më shumë ky projekt është edhe një pasuri e madhe e pasurimit dhe mbajtjes gjallë të gjuhës shqipe ndër komunitetet shqiptare në të dy kontinentet.Urojmë më të mirën për këtë projekt kaq domethënës.


ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ç’DUHET BËRË?Nga RESHAT KRIPA (10.13.2012)
NJË LUFTË E RE KLASASH MUND TË JETË NË HORIZONTNga HARLOD MEYERSON, Washington Post (10.12.2012)
200 VJET BURG – 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUARNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.10.2012)
DEMOKRACIA E NJËSUAR ME UDHËHEQËSIN VDESNga SHABAN MURATI (10.08.2012)
GREVISTËT E URISË, VIKTIMA TË POLITIKËSNga SAMI REPISHTINga shtypi dhe mjetet e informimit të Shqipërisë vijnë lajme të trishtueshme! (10.08.2012)
JOSEPH DIOGUARDI – MISIONAR I SHQIPTARISËNga ARTUR VREKAJ (10.07.2012)
PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.06.2012)
DORACAK PËR SHKATËRRIMIN E SHTETITNga XHEMAL AHMETI (10.06.2012)
MBRESA NGA NJË CEREMONI PËRKUJTIMORENga RESHAT KRIPA (10.05.2012)
DEMISTIFIKIMI I NJË GËNJESHTRE TË PROPAGANDËS SERBE!Nga SAMI REPISHTI (10.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]