E Enjte, 11.14.2019, 07:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NOBELI I PAQËS I SHKON BASHKIMIT EVROPIAN
Nga FRANK SHKRELI

E Hënë, 10.15.2012, 03:24pm (GMT+1)



Komisioni norvegjez i Nobelit njoftoi të Premtën se Çmimi Nobel për Paqë për vitin 2012 do t'i jepet Bashkimit Evropian (BE).  Në njoftimin zyrtar të komisionit Nobel thuhet se Bashkimi Evropian ka kontribuar për më shumë se gjashtë dekada, në avancimin e paqës dhe pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë.   Në deklaratën e tij për mediat botërore, komisioni norvegjez thotë se ç'prej vitit 1945 pajtimi midis popujve dhe shteteve është bërë një realitet, dhe shton se vuajtjet e mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore demonstruan nevojën për një Evropë të re dhe shton se megjithëse gjatë 70 vjetëve, midis Francës dhe Gjermanisë u zhvilluan tri luftëra, sot lufta midis këtyre dy vendeve as nuk mund të imagjinohet.   Duke justifikuar dhënjen e Nobelit për Paqë BE-s, komisioni Nobel, ndër të tjera nenvijon se ''këjo tregon se nepërmjet përpjekjeve të drejtuara mirë dhe duke ndërtuar dhe forcuar një mirëbesim të përbashkët, armiqët historikë mund të shëndërrohen në bashkpuntorë të ngushtë.''   Miliona njerëz, anë e mbanë Evropës, humbën jetën në luftërat që u zhvilluan në gjysmën e parë të shekullit të kaluar dhe shumë veta në atë kohë ishin të mendimit se duhej të krijohej një mekanizëm i ri për të mënjanuar përsëritjen e tragjedive të tilla. Në deklaratë thuhet gjithashtu se rrëximi i komunizmit në Evropë bëri të mundur antarësimin e disa vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore në BE duke hapur kështu një periudhë të re në historinë evropiane.   ''Ndarja midis Lindjes dhe Perëndimit pothuaj ka marrë fund, demokracia është forcuar dhe shumë konflikte etnike janë zgjidhur'', thuhet në njoftimin e Nobelit pët mediat.

Megjithëse Bashkimi Evropian është duke kaluar nepër një periudhë shumë kritike dhe tepër të vështirë ekonomike ç'prej krijimit të tij me 1950-at, të shoqëruar edhe nga trazira shoqërore në disa vende anëtare të BE-ës -- siç dëshmojnë protestat në Athinë dhe Madrid -- Komisioni i Nobelit thotë se dëshiron të përqëndrohet në atë që ai e konsideron si rolin stabilizues që ka luajtur BE-ja në transformimin e një pjese të madhe të Evropës, nga një kontinent lufte në një kontinent paqeje.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy tha të Premtën, pas njoftimit të Komisionit Nobel, se BE-ja me 27 shtete anëtare ka qenë dhe vazhdon të jetë institucioni më i madh i paqës në botë.   Në një deklaratë për media, ai shtoi se ''ne jemi shumë krenarë,'' duke shtuar se, ''me 'ne' nuk do të thotë vetëm udhëheqsit e BE-ës, por të gjithë qytetarët evropianë të këtij brezi dhe brezave të kaluar'', përfundoi Zoti Van Rompuy.

Shumë udhëheqës të vendeve evropiane e mirëpritën dhënjen e Çmimit Nobel, BE-ës.  Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulc, duke reaguar ndaj vendimit të Komisionit Nobel, tha se BE-ja ''është një projekt unik që zëvendsoi luftën me paqë dhe urrejtjen me solidaritet.''   Përfaqsuesja e BE-s për punë të jashtme, Catherine Ashton tha se ishte shumë e kënaqur me vendimin e Komisionit Nobel.   Ndërsa ambasadori i BE-ës në Uashington, Joao Vale de Almeida, duke qenë i vetdijshëm për rolin mbrojtës të Shteteve të Bashkuara në Evropë gjatë pothuaj 70-vjetëve tha se BE-ja është mirënjohëse e ''përkrahjes së pazëvendsueshme'' të Amerikës dhe u zotua se BE-ja do të vazhdojë së punuari ngushtë me Uashingtonin në promovimin e paqës, demokracisë dhe të begatisë anë e mbanë botës.  Edhe eksperti i punëve të BE-ës, Profesori Friedrich Heinemann i Qëndrës së Studimeve Ekonomike Evropiane në Manheim të Gjermnaisë,  i tha rrjetit të televizionit amerikan NBC se vendimi i Nobelit për paqë Bashkimit Evropian u dha në ''kohën e përshtatshme'', duke shtuar se dhënja e Çmimit Nobel është një ''njohje ndaj punës së këtij institucioni i cili ofron një kuadër solid për zgjidhjen e konflikteve të tanishme në Evropë'', dhe shtoi se stabiliteti e paqa që ka krijuar BE-ja në Evropë, ofrojnë bazën për stabilitet ekonomik në atë kontinent.

Por nuk munguan as kritikat dhe as skepticizmi ndaj vendimit të Komisionit të Nobelit për t'i akorduar BE-s Çmimin Nobel për paqë.  Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut Amnesty International kritikoi mungesën e vullnetit politik të BE-ës për tu marrë me çështjet e të drejtave të njeriut mbrenda zonës së BE-ës, duke kritikuar ndër të tjera, edhe qendrimin e BE-ës ndaj refugjatëve.   Edhe parlamenti rus, Duma kritikoi vendimin duke thënë se Çmimi duhej ti jepej një individi ose ndonjë organizate publike.

Në favor ose kundër dhënjës se Çmimit Nobel BE-ës, gazeta amerikane Christian Science Monitor thotë se megjithëse pjesa më e madhe e kontinentit po kalon nepër një ngadalsim të veprimtarive ekonomike dhe megjithëse ajo përballet edhe me probleme të tjera të mëdha politike dhe ekonomike, është ekzaktërisht për arsye të këtyre problemeve që Komisioni Nobel ''tregoi mençuri dhe pjekuri në vendimin e tij për t'i dhënë Çmimin Nobel BE-ës, duke u kujtuar evropianëve fuqinë dhe efektin e mirënjohjes ndaj sukseseve të saj në të kaluarën, si një mënyrë për të zhdukur përçarjet dhe streset e tanishme në radhët e BE-ës''.

Ndërsa, Tanya Domi, profesoreshë e të drejtave të njeriut në Ballkan pranë Institutit Harriman të universitetit Columbia në New York, në një artikull-reagim ndaj Çmimit Nobel për BE-ën për radion Evropa e Lirë, shpreh shokimin e saj ndaj këtij vendimi të Nobelit pasi  kritikon ashpër politikën e BE-s në Ballkan gjatë 20-vjetëve të kaluara duke thënë se gjatë një dekade luftërash në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë janë bërë krime të pa përshkrueshme dhe të pa imagjinueshme kundër njerëzimit nën mbikqyrjen e Sllobodan

 
Millosheviqit dhe Franjo Tugjmanit.   Ajo përmend  krimet e bëra në Bosnje dhe në Kroaci, përfshirë edhe ato në Kosovë kundër shqiptarëve duke thënë se varre masive shqiptarësh edhe sot gjënden anë e mbanë Serbisë.  Si përfundim, thotë ajo, është e vështirë të besoj se BE-ës i është akorduar Çmimi Nobel për Paqë.  Ajo e përfundon artikullin e saj duke pyetur me ironi, ''nëse kur BE-ja të marrë  Çmimin Nobel në Dhjetor, a do të kujtohet për 30,000 vetat që mbeten  të humbur, fati i të cilëve nuk dihet ende, anë e mbanë Ballkanit?   A do të pranojë BE-ja këtë çmim prestigjioz duke qenë në dijeni se gjatë luftës, 20,000 deri në 50,000 femëra janë përdhunuar seksualisht vetëm në Bosnje?   A do të pranojë faktin e hidhur se refugjatët evropianë nga Ballkani janë larguar nga kontinenti evropian drejtë 80 vendeve të ndryshme anë e mbanë botës, në shekullin 20-të.''

Ajo sugjeron se pas këtij vendimi, ''gjëja më e ndershme do të ishte që BE-ja të kontribojë pjesën më të madhe të shumës së parave që do të marrë nga Çmimi Nobel, organizatave humanitare që vazhdojnë të mbështesin të mbijetuarit e tri luftërave të mëdha në kontinentin evropian gjatë 20-vjetëve të fundit.  Për derisa nuk ka drejtësi, nuk do të ketë as paqë, megjithë besimin e kundërt të Komisionit të Çmimit Nobel'', përfundon artikullin e saj për Radion Evropa e Lirë,  profesoresha amerikane e universitetit Columbia, Tanya Domi.

 
Jose Manuel Barroso, Kryetar i Komisionit Evropian


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSHTI I BE PËR INTEGRITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËSNga SHABAN MURATI (10.15.2012)
PASHMANGSHMËRIA E TË (PA)PARASHIKUESHMES NË HISTORINga UK LUSHI (10.15.2012)
ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIUNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.14.2012)
ZËRI I SHQIPTARËVE ONLINE – URË EURO-ATLANTIKE E KOMUNIKIMIT TË DIASPORËS SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ (10.14.2012)
Ç’DUHET BËRË?Nga RESHAT KRIPA (10.13.2012)
NJË LUFTË E RE KLASASH MUND TË JETË NË HORIZONTNga HARLOD MEYERSON, Washington Post (10.12.2012)
200 VJET BURG – 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUARNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.10.2012)
DEMOKRACIA E NJËSUAR ME UDHËHEQËSIN VDESNga SHABAN MURATI (10.08.2012)
GREVISTËT E URISË, VIKTIMA TË POLITIKËSNga SAMI REPISHTINga shtypi dhe mjetet e informimit të Shqipërisë vijnë lajme të trishtueshme! (10.08.2012)
JOSEPH DIOGUARDI – MISIONAR I SHQIPTARISËNga ARTUR VREKAJ (10.07.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]