E Premte, 03.29.2024, 02:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LIBRI:  KOSOVA -- RRUGA DREJTË LIRISË
Recenues FRANK SHKRELI

E Enjte, 10.18.2012, 10:35pm (GMT+1)

      



Libri i shkruar anglisht ''Kosovo - Path to Freedom'', ose ''Kosova -- Rruga Drejtë Lirisë'' e autorit dhe veprimtarit shqiptaro-amerikan Sergio (Sejdi) Bitici, botuar kohët e fundit nga organizata pan-shqiptare Vatra, është një përmbledhje unike me dokumenta historikë të rolit të rëndësishëm që ka luajtur organizata Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë dhe themeluesi i saj Tahir Kërnaja, duke filluar  nga viti 1960 e deri më 2002.   Libri është një pasqyrë e veprimtarisë së kësaj lëvizjeje dhe e komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi, në mbrojtje të interesave të Kosovës, në një kohë kur shumë pak njerëz kishin dëgjuar për hallet e shqiptarëve të Kosovës, nën regjimin e Serbisë.   Ky  është një libër dokumentar që në prak të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë -- i dedikohet punës së Rinisë Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, e cila për pothuaj një gjysëm shekulli nuk pushoi së punuari për lirinë e shqiptarëve në Kosovë si edhe të gjithë shqiptarëve në trojet e veta në Ballkan.   ''Kosova -- Rruga Drejtë Lirisë'', është një përmbledhje dokumentash, përfshirë memorandum dhe telegrame dërguar udhëheqsve dhe kancelarive botërore, dhe  përfshinë trakte e shkrime të botuara nga gazeta të ndryshme amerikane e të tjera si edhe korrespondenca nga e gjithë bota -- vetëm e vetëm për të venë në dukje shtypjet dhe masakrat që u bëheshin shqiptarëve në ish-Jugosllavi, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Në parathënjën e librit, Profesori dhe autori i njohur shqiptaro-amerikan, i ndjeri Peter Prifti, ka shkruar për veprimtarinë e autorit Sergio Bitici, të cilin e quan si një ''patriot të angazhuar dhe të respektuar''.   Profesor Prifti thotë se ndërsa shtypjet serbe ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi po rriteshin gjthnjë e më shumë, ai vendosi të bashkpunonte më ngushtë dhe në të gjitha mënyrat me  Z. Bitici dhe me Rininë Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë,  për kauzën e lirisë së shqiptarëve në Kosovë.   Me Rininë Shqiptare Kosovare në Botën Lirë, përveç Profesor Peter Priftit  bashkpunuan dhe e këshilluan Profesor Sami Repishti, Dr. Rexhep Krasniqi dhe intelektualë të tjerë të diasporës.  I riu Maliq Arifaj,  i cili  nënshkruante të gjitha traktet dhe dokumentat në emër të Organizatës, shërbente si  Sekretar  Ekzekutiv i saj.

Por, si të themi, motorri, fuqia shtytëse dhe frymëzuesi i Rinisë Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë ishte themeluesi i saj , i ndjeri Tahir (Currani) Kërnaja.  Tahir Kërrnaja, sipas autorit, ishte krejtsisht i përqendruar në luftën për lirinë e shqiptarëve në Kosovë si edhe kundër regjimit të egër komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, ku ai vuajti më shumë se dhjetë vjetë në gulagët komunistë të Enver Hoxhës para se të arratisej në  Shtetet e Bashkuara në fillim të 1960-ave.  Apartmenti i tij ishte shëndërruar në kryeqendrën e  Rinisë Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë.  Tahir Kërrnaja, i cili e quante veten vetëm një ushtar i thjeshtë në shërbim të lirisë kombëtare, në të vërtetë  ishte më shumë se aq.  Unë e kam njohur Tahir Kërrnajën nga vizitat e tija të shumta në Uashington, ku u printe demonstratave dhe protestave kundër keqtrajtimit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, duke shpërndarë trakte e dokumente, në anglisht dhe shqip, në të cilat përshkruheshin dhe dokumentoheshin vuajtjet dhe tmerret që pësonin shqiptarët nën ish-Jugosllavi.  Veprimtaria e Tahirit dhe e organizatës që ai kryesonte  ishte fillimi i përpjekjeve për të bindur botën se trajtimi i keq dhe shtypjet e regjimit serb kundër shqiptarëve nuk ishin më thjeshtë një "çështje  e brendshme'' e Serbisë ose ish-Jugosllavisë.  

Tahirin e mbajë mend si një njeri që nuk fliste shumë, por vepra e tij ishte e madhe.   Gjithmonë me kapuç të bardhë në kokë, karakteristikë e burrave të maleve tona, dukej si një enigmë, që të detyronte të bëje pyetjen se kush ishte ky njeri i cili në pamje nuk dukej tepër impresionues, por i cili shpëndante pa pushim letra, telegrame e trakte drejtuar udhëheqsve, personaliteteve  dhe organizatave botërore , sidomos  Uashingtonit zyrtar, Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë -- pa asnjë interes personal, por vetëm e vetëm për t'i njoftuar ata mbi gjëndjen e mjeruar të shqiptarëve në Ballkan nën regjimet komuniste jugosllav dhe shiptar, dhe si rrjedhim për t'i bindur ata që të angazhoheshin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.   Unë nuk kam njohur ndonjë veprimtar shqiptaro-amerikan ose ndonjë tjetër, si Tahir Kërrnaja i cili i pa frikë dhe megjithë sfidat dhe sakrificat e mëdha personale me të cilat përballej, për dekada  të punonte për çeshtjen shqiptare me aq vendosmëri dhe dedikim.  Madje edhe në periudha kur gjëndja e shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe në Shqipëri dukej si e pa shpresë, falë rrethanave botërore të kohës dhe përkrahjes që në atë kohë gëzonte ish-Jugosllavia në arenën ndërkombëtare.

Siç tha edhe vet Z. Bitiçi gjatë promovimit të librit disa kohë më parë, në Nju Jork, Tahir Kërnaja ia kushtoi gjithë jetën kauzës së lirisë të kombit të vet, duke shërbyer në të njëjtën kohë edhe si frymëzues i pa frikshëm për brezin e porsa ardhur të emigrantëve të rij shqiptarë nga të gjitha trojet.   Në një kohë kur sigurimi i shtetit jugosllav zhdukte kundërshtarët e tij me një efikasitet të përpikët, tha ai, Tahir Kërnaja nuk kishte frikë që të dilte publikisht në demonstrata e protesta në rrugët e Uashingtonit dhe të Nju Jorkut dhe të demaskonte krimet e kryera nga forcat serbo-jugosllave, dhe në të njëjtën kohë të promovonte të drejtat e shkelura të shqiptarëve para botës.   Për më tepër, Tahir Kërnaja në çdo dokument ose trakt, pa frikë, vinte adresën e tij të plotë ku jetonte, sepse me mish e shpirt  besonte në kauzën e tij, të cilës i kishte dedikuar dhe jetën.   Presidenti legjendar i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, citohet në libër të ketë thënë për Tahir Kërnajën se, siç e quanin,  ''Babë Tahiri me vepren e tij ishte një pioner i lëvizjes shqiptare në mbështetje të Kosovës në Shtetet e Bashkuara, lëvizje këjo e cila së shpejti u bë aq e fuqishme sa që të siguronte respektin dhe admirimin e Kongresit, të Administratës dhe të popullit amerikan. Me punën e tij, ai përshpejtoi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.''   Ish-Presidenti i Kosovës ka vazhduar të thotë se ''Tahir Kërrnaja do të mbetet si njëri prej burrave më të dalluar të botës kosovare dhe shqiptare.''

Libri, ''Kosova --Rruga Drejtë Lirisë'' e autorit Sergio Bitiçi është ndër të tjera një pasqyrim i dëshmive të dorës së parë të viktimave të përsekutuara nga regjimi jugosllav.   Veprimtaria prej dekadash e Rinisë Shqiptare Kosovare në Botë, dhe dokumentacioni që është përmbledhur në këtë libër, e që shpërndahej jo vetëm në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës, është njohur nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ka tërhequr admirimin e tyre të kohës.   Kushdo i lexonte traktet dhe dokumentacionin mbi tragjeditë e popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi nuk mund të qëndronte i paanshëm dhe nuk mund të mos dëgjonte zërin e fortë të ndërgjegjes shqiptare.   Ishte ky një zë që duhej të dëgjohej, në mënyrë të qartë dhe të pagabueshme.  Duhej që vet faktet të flisnin për situatën.

Autori Bitici dhe të gjithë ata, që ai u jep kredi se e kanë ndihmuar në punën e tij për të përmbledhur në këtë libër të gjithë këtë dokumentacion mbi veprimtarinë e Rinisë Shqiptare Kosovare në Botë, duhet të kenë admirimin tonë, pasi ky libër dokumentar, në të njëtën kohë, pasqyron jo vetëm veprimtarinë e një organizate, por në të vërtetë është një dokumentacion i aktivitetit të përgjithshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili për dekada ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë kauzën kombëtare të shqiptarëve -- dhe në të njëjtën kohë ka forcuar marrëdhënjet dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kombit shqiptar.
 
Biografi e autorit:  Sergio (Sejdi) Bitici është pronar i një restoranti të njohur në Nju Jork, por mbi të gjitha, ai është i pasionuar pas artit, shkrimeve, studimit të gjuhëve të huaja dhe udhëtimeve.   I lindur në Bytyç të Shqipërisë,  ai u largua nga vendlindja e tij në moshën shtatë vjeçare.   Pas një qëndrimi prej 15 vjetësh në Kosovë,  nepërmjet Italisë, ai emigron në Shtetet e Bashkuara në vitin 1966.   Ka  studjuar inxhinjerinë në Prishtinë dhe Artet Liberale në Nju Jork. Ndërkohë,  është edhe ndjekës i rregullt në klasat e Ligës së Studentëve të Arteve të Nju Jorkut.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E PATOLERUESHME ARROGANCA E SHUMICËS NDAJ KËRKESAVE TË SHBA E BE PËR DIALOG!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2012)
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.17.2012)
NOBELI I PAQËS I SHKON BASHKIMIT EVROPIANNga FRANK SHKRELI (10.15.2012)
KUSHTI I BE PËR INTEGRITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËSNga SHABAN MURATI (10.15.2012)
PASHMANGSHMËRIA E TË (PA)PARASHIKUESHMES NË HISTORINga UK LUSHI (10.15.2012)
ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIUNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.14.2012)
ZËRI I SHQIPTARËVE ONLINE – URË EURO-ATLANTIKE E KOMUNIKIMIT TË DIASPORËS SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ (10.14.2012)
Ç’DUHET BËRË?Nga RESHAT KRIPA (10.13.2012)
NJË LUFTË E RE KLASASH MUND TË JETË NË HORIZONTNga HARLOD MEYERSON, Washington Post (10.12.2012)
200 VJET BURG – 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUARNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.10.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]