VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Evropa e Lirë: Propozimet e pazbatueshme për veriun E Shtunë, 08.22.2009, 09:16am (GMT1)
Numri i madh i propozimeve që janë paraqitur dhe vazhdojnë të paraqiten për zgjidhjen e çështjes së qytetit të Mitrovicës kanë për qëllim të krijojnë një lodhje kolektive të popullit në lidhje me këtë problem, thonë përfaqësues të opozitës në Kosovë.
"Kjo mundëson që çdoherë të ketë propozime, propozime, lodhje e lodhje sa i përket Mitrovicës. Po ashtu, përkushtimi ynë për t'u treguar sovran është shumë i rëndësishëm. Kjo te qeveria aktuale nuk ekziston, sepse ka një qasje të zbehtë ndaj sovranitetit". "Kjo zbehje po na kushton dhe po ua mundësojmë të tjerëve të japin propozime sa i përket Mitrovicës", thotë Kuqi, duke theksuar se edhe hapja e Pakos së Ahtisarit hyn në kuadër të propozimeve, siç i quan ai, të dhimbshme për Mitrovicën dhe shtetin e Kosovës, ku, sipas tij, hyn dhe plani 6-pikësh i OKB-së. Por, zyrtarët lokalë të qytetit të ndarë në dysh të Mitrovicës, ndonëse fajësojnë misionin e OKB-së për mbajtjen pezull të çështjes së këtij qyteti, shprehin bindjen se integrimi i serbëve në strukturat shtetërore të Kosovës do të jetë zgjidhja e vetme. Nënkryetari i Mitrovicës vlerëson se ndikimi i Beogradit zyrtar mbi popullatën serbe të veriut zbeh përpjekjet e mekanizmave vendorë e ndërkombëtarë për përmirësimin e situatës në këtë pjesë të Kosovës. "Zgjidhja afatgjate është, megjithatë, integrimi i njerëzve, para së gjithash lejimi i integrimit të njerëzve në sistemin ligjor të Kosovës dhe pranimin e asaj që sot quhet Kosovë e pavarur", thekson numri dy i komunës së Mitrovicës. Diplomatët ndërkombëtarë vazhdojnë edhe më tutje të hedhin propozime të shumta në tregun e ideve për çështjen e Mitrovicës. Pas propozimeve të bëra për zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës, administrata e OKB-së në Kosovë, edhe pas rikonfigurimit të saj, është duke rritur rolin e saj politik në pjesën veriore të vendit. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |