VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 50 VJETORI I KRIZËS KUBANE TË RAKETAVENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
50 VJETORI I KRIZËS KUBANE TË RAKETAVE
Nga FRANK SHKRELI

E Shtunë, 10.20.2012, 07:45am (GMT+1)



16 Tetori shënoi ditën e parë të 13 ditëve të 50-vjetorit të Krizës Kubane të Raketave, krizë kjo që solli botën në prak të luftës bërthamore, dhe shënon një prej momenteve më të rrezikshëm jo vetëm në historinë e Shteteve të Bashkuara por edhe në historinë botërore. Për pothuaj dy javë, në Tetor të vitit 1962, plani i Bashkimit Sovjetik për të dislokuar në Kubë raketa bërthamore, shkaktoi konfrontimin e shekullit midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Ishte ky një moment kur bota, si asnjëherë më parë ose më vonë, ishte shumë afër shpërthimit të një lufte të përgjithëshme bërthamore. Shtetet e Bashkuara kishin zbuluar nga fotografitë e marra nga aeroplani i spiuazhit U-2, se Bashkimi Sovjetik po përgatiste poligonet për vendosjen e raketave bërthamore në Kubë.

Më 22 tetor, në një fjalim drejtuar kombit dhe botës, Presidenti Kennedi njoftoi se qeveria amerikane kishte ''zbuluar prova të padisktueshme se një numër poligonesh për dislokimin e raketave bërthamore po ndërtohen në ishullin-si-burg të Kubës,'' me qëllim të vetëm, shtoi presidenti amerikan, ''për të mundësuar një sulm bërthamor kundër vendeve të Hemisferës Perendimore.'' Në atë fjalim, Presidenti Kennedi nënvijoi, qartë dhe pa asnjë dyshim politikën mbrojtëse amerikane duke paralajmëruar udhëheqjen komuniste sovjetike se, ''Politika e këtij vendi është që të konsideroj çdo hedhje të ndonjë rakete bërthamore nga Kuba kundër cilit do vend në Hemisferën perendimore, si një sulm i Bashkimit Sovjetik kundër Shteteve të Bashkuara, dhe si i tillë do të nevojitë ndërmarrjen e një kundër-sulmi të gjithanshëm (amerikan) ndaj Bashkimit Sovjetik. ''


Pas këshillimeve të fshehta me këshilltarët e tij, Presidenti Kennedi vendosë bllokadën detare ndaj Kubës, me qëllim për të ndaluar anijet sovjetike që të sillnin në atë ishull furnizime të tjera ushtarake. Presidenti Kennedi kërkoi me këmbëngulje largimin e raketave sovjetike që ishin vendosur në Kubë si edhe shaktërrimin e poligoneve. Askush nuk dinte se si mund të reagonte Krushçovi ndaj bllokadës së Kubës dhe ndaj kërkesave të Uashingtonit për largimin e raketave sovjetike nga Kuba. Rreziku ishte tepër i madh se gjëndja mund të dilte jashtë kontrollit nga kalkulimet e gabura të njerës ose pales tjetër.

Ndërsa Amerika dhe bota prisnin dhe shpresonin për një zgjidhje paqësore, Presidenti i ri amerikan Xhon Kennedi dhe këshilltarët e tij, përfshirë vëllain e tij Robert Kennedi, zhvilluan bisedime dhe negociata me udhëheqsin e atëhershëm sovjetik Nikita Hrushçov për një zgjidhje diplomatike dhe paqësore për ç'vendosjen e raketave ndërkontinentale sovjetike nga ishulli i Kubës. Kriza u lehtësua dhe bota mori frymë më lirisht, kur anijet detare ushtarake sovjetike të ngarkuara me raketa të tjera bërthamore u këthyen mbrapsht dhe Moska pranoi të tërhiqte raketet bërthamore që kishte dislokuar në Kubë.

Të dy palët ishin tepër të vetdijshme se sa e rrezikshme ishte situata e krijuar, dhe mundësia e një katastrofe bërthamore ishte aq reale sa që të dy udhëheqsit, Kennedi dhe Hrushçov -- pas negociatave të vështira dhe komunikimeve diplomatike -- arritën marrveshjen, sipas së cilës sovjetikët do të tërhiqnin raketat e tyre bërthamore nga Kuba dhe siç u mësua më vonë nga dokumentat sekrete të deklasifikuara, Shtetet e Bashkuara kishin pranuar, në të njëjtën kohë, të tërhiqnin raketat bërthamore amerikane nga Turqia.

Ironia e 50-përvjetorit të Krizës kubane të raketave bërthamore është se bie gjatë një fushate presidenciale këtu në Shtetet e Bashkuara dhe të dy kandidatët po debatojnë në lidhje me çështje të politikës së jashtëme, veçanërisht kërcënimin që përbëjnë përpjekjet e Iranit për të prodhuar armë bërthamore, masë këjo që shikohet si një hap që do të destabilizonte jo vetëm Lindjen e Mesme por edhe më gjërë. Cili nga dy kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Presidenti Obama apo Guvernatori Romni do të këtë vendosmërinë politike dhe imagjinatën diplomatike të Presidentit Xhon Kennedi , për të bindur Iranin që të ndalojë programin për prodhimin e armëve bërthamore, me qëllim që të mënjanohet lufta, dhe të arrihet një kompromis i pranueshëm për të gjitha palët. Sepse, siç ka thënë Presidenti Kennedi në një fjalim drejtuar kombit amerikan më 1963, "më në fund, lidhja bazë e përbashkët dhe më e fortë midis njerëzve është fakti se duam e s'duam, ne të gjithë jemi banorë të këtij planeti të vogël. Ne të gjithë marrim frymë nga i njëjti ajër. Të gjithë ne dëshirojmë një të ardhme më të mirë për fëmijtë tanë. Dhe të gjithë jemi bijtë e vdekjes.''


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EGOTUNELI I MINITIRANËVENga XHEMAL AHMETI (10.20.2012)
LIBRI:  KOSOVA -- RRUGA DREJTË LIRISËRecenues FRANK SHKRELI (10.18.2012)
E PATOLERUESHME ARROGANCA E SHUMICËS NDAJ KËRKESAVE TË SHBA E BE PËR DIALOG!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2012)
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.17.2012)
NOBELI I PAQËS I SHKON BASHKIMIT EVROPIANNga FRANK SHKRELI (10.15.2012)
KUSHTI I BE PËR INTEGRITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËSNga SHABAN MURATI (10.15.2012)
PASHMANGSHMËRIA E TË (PA)PARASHIKUESHMES NË HISTORINga UK LUSHI (10.15.2012)
ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIUNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.14.2012)
ZËRI I SHQIPTARËVE ONLINE – URË EURO-ATLANTIKE E KOMUNIKIMIT TË DIASPORËS SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ (10.14.2012)
Ç’DUHET BËRË?Nga RESHAT KRIPA (10.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]