Zhvillimet historike nepër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, shpesh të
ngarkuara me fatkeqësi fatale, kanë bërë që kombi shqiptar të humbasë kohë dhe
si rrjedhim të mbesë mbrapa kombeve të tjera si motra në Evropë. Nuk është se
shqiptari nuk kishte gjallëri dhe prirje për të ecur hap më hap me kombet e
tjera. Shqiptari luftoi, e u dogj por mbijetoi, gjithmonë me bindjen se
''Kombet shuhen përmbi dhé, por Shqipëria do të rrojë.'' Rrjedha e shekujve e
bëri atë që të priste me vuajtje e durim -- në një hapësirë gjeografike të
tijën të zvogëluar nga grabitqarët fqinj -- duke kapërcyer sulmet armiqësore
dhe planet ngatërrestare shekullore të armiqve të kombit shqiptar dhe
bashkpuntorëve djallëzorë të tyre.
Më në fund lindi drita, lindi mengjesi i ri, u shpallë pavarësia e Shqipërisë,
100-vjetori i së cilës festohet brenda një muaji. U rivendos nderi i flamurit
të Gjergj Kastriotit-Skënderbe, dhe i Lidhjes së Prizrenit si dhe i rishfaq
shpresa për një të ardhme më të lumtur dhe të lirë për kombin shqiptar. Këjo fitore,
që i ndryshoi kombit shqiptar fytyrën anakronike të tij të deri atëhershme, u
realizua nga rilindasit, përfaqsues të të gjitha trojeve shqiptare, të një
kombi të pa-ndarë, me interesa dhe me një fat të përbashkët, të një kombi që
ishte dhe është integral, homogjen në trojet e veta dhe i pandashëm. Prandaj,
ky përvjetor thërret me zë të lartë nevojën për një ideal njerëzor dhe
kombëtar, për të bashkuar jo vetëm të gjitha forcat me ndërgjegje kombëtare,
por edhe secilin bir e bijë të kombit shqiptar, ashtuqë të gjithë të gjëjnë
vullnetin dhe arsyenë -- me të drejta dhe detyrime të barabarta -- të punojnë
të gjithë së bashku për lartësimin e interesave të kombit dhe të gjithë
shqiptarve kudo që ata jetojnë. Në sofrën e festës së 100-vjetorit duhet të ketë
vend për të gjithë. Këjo është trashëgimia e Lidhjes së Prizrenit, për një
Shqipëri për të gjithë dhe nga të gjithë. Jo, një Shqipëri me pa ndërgjegje
kombëtare; jo një Shqipëri me ndasi krahinore ose fetare; jo një Shqipëri e
sunduar nga një klasë politike, pakicash oligarkike me interesa tregëtare dhe
ekonomike në kurriz të shumicës, e cila gabimisht mendon se duke pasuruar
vetveten, përmirëson gjendjen e mbarë vendit.
Në këtë 100-vjetor, kombi shqiptar fatbardhësisht ka njerëz mendje-ndritur dhe
ekspertë në çdo degë dhe fushë të jetës njerëzore. Ky përvjetor është momenti
historik i përqëndrimit në idealin njerëzor dhe kombëtar. Mungesa e idealit
kombëtar, tërheqë lakmitë e të huajve dhe dashtë e pa dashtë bie viktimë e
tyre. Ideali kombëtar duhet të jetë lartësimi i vëllazërimit kombëtar në
nivelin e trashëguar nga të parët: të nderit, besës dhe burrënisë -- trashëgimi
këjo e stërgjyshërve tanë dhe e krenarisë së emërit shqiptar.
Shqipëria për 100-vjetë pavarësi dhe 20-vjetë demokraci, megjithëse e cunguar,
është mëkëmbur duke lëshuar rrënjë si një shtet modern, anëtar i NATO-s dhe
kandidate për antarësim në Bashkimin Evropian. Ajo do të jetojë pa marrë
parasyshë armiqësitë dhe lakmitë e fqinjve të cilët gjtihmonë i kanë shkaktuar
pengesa. Kosova gëzon gjithashtu pavarësinë, ëndërrë shekullore e të gjithë
shqiptarëve. Në këtë përvjetor, edhe shqiptarët kudo në trojet e veta gëzojnë
liritë e tyre (megjithëse jo të plota) si asnjëherë më parë në historinë e tyre
plotë vuajtje. Por megjithë këto arritje, kombi shqiptar duket sikur thërret
për rivendosjen e idealeve shpëtimtare të rilindasve dhe stërgjyshërve, për
fuqi dhe ide të reja, të shëndosha dhe të pastra përparimtare të kombit, për të
venë në vend amanetin e tyre.
Për arsye të pushtimeve të huaja shekullore, 50-vjetë të diktaturë komuniste si
dhe koston e madhe njerëzore e morale që bartin ato, duhet pajtuar me faktin se
të gjithë shqiptarët kudo, si të pasur ose të varfër, si të shpërndarë dhe të
përçarë, si vuajtës dhe si përkrahës të rrymave dhe partive të ndryshme
politike, ata nuk do të pushojnë kurrë së vajtuari traumat e së kaluarës, sepse
dhëmbjet nga ato periudha historike janë ende të freskëta dhe shumë të mëdha.
Por ama si të tillë, shqiptarët në këtë 100-vjetor, nuk kanë asnjë rrugëdalje
tjetër veçse të jetojnë si komb së bashku, të shtohen dhe të rritën, në harmoni
me njëri tjetrin dhe në begati, të bashkuar nga idealet kombëtare që nuk mund
t'i thyej asgjë.
Prandaj, nëqoftse do të festojmë diçka, nuk ka gjë më të shënjtë se pavarësia e
një kombi, dhe si e tillë duhet të festohet me gjithë mendë e zemër, nga çdo
shqiptar dhe nga i mbarë kombi. Ndjenjat dhe krenaria kombëtare duhet të
rivendosen, forca e ndjenjës së vëllazërimit kombëtar e rilindasve duhet të
këthehet. Përsonat dhe zërat e kundërtë, qofshin ata politikanë, në pushtet ose
jashtë pushtetit, teoricienë, akademikë ose tregtarë, nga veriu ose nga jugu,
nga Kosova ose nga viset e tjera shqiptare në Ballkan -- të cilët vendosin
pengesa ndajë rivendosjes së këtyre idealeve kombëtare duhet të shpallen si
persona me mendime të ndryshkura dhe të pa ndërgjëgjëshëm nga pikëpamja
kombëtare.
Prandaj edhe njëherë, le të shërbejë ky përvjetor si një rast për shërimin e
plagëve të vjetëra, për pajtimin e mendimeve të ndryshme dhe për ribashkim në
festën e madhe të kombit shqiptar. Në të njëjtën kohë, festa e përbashkët e
100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të jetë gur-themeli mbi të cilin do të
ndërtohet një tempull i ri i lirisë kombëtare shqiptare, në pajtim, paqë dhe
begati për të gjithë dhe me njëri tjetrin.