E Enjte, 03.28.2024, 06:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NDËRROI JETË RAMAZAN TURDIU
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 10.26.2012, 07:09am (GMT+1)



Javën që kaloi në shtetin Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare Ramazan Turdiu, njëri nga nacionalistët dhe intelektualët më të dalluar të emigracionit të pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe njëri prej aktivistëve dhe eksponentëve kryesorë të Ballit Kombëtar. Të ndjerin Ramazan e kam njohur gjatë 70-ave dhe 80-ave, pasi për një kohë të shkurtër ishte në marrëdhënie pune me seksionin shqip të Zërit të Amerikës, ku së bashku me të tjerët përpiqej që me shkrimet e tij të jepte sado pak dritë në errësirën komuniste që kishte pllakosur Atdheun. Ai nuk fliste shumë për veten dhe as për vuajtjet e familjes së tij. Ishte një intelektual dhe atdhedashës i flakët, i cili gjithë jetën e tij, me zotësi dhe dedikim punoi për lirinë e kombit shqiptar. Ishte shumë i paqët dhe shkonte mirë me të gjithë. Në të vërtetë, me sjelljet e tija intelektuale dhe humane, të lente përshtypjen se ishte një pjesëtar i një shoqërie fisnike shqiptare, një aristokrat në kuptimin e mirë të fjalës.

Në njoftimin zyrtar të vdekjes së tij thuhet se Ramazan Turdiu lindi në Tiranë në një familje të njohur të kryeqytetit shqiptar, ku më 1944 ishte maturant, siç thuhet, në një klasë me ish-udhëheqsin komunist Ramiz Alia, dhe njëkohësisht punonte në farmacinë e të vëllait Dr. Bilal Turdiut. Në njoftim thuhet gjithashtu se megjithëse familja e tij, përpiqej të qëndronte larg politikës, duke marrë parasyshë situatën tepër të tensionur dhe të politizuar të asaj kohe -- Ramazani i ri, madje edhe kundër këshillave të babait i cili dëshironte të qëndronte jashtë politikës, rreshtohet në radhët e Ballit Kombëtar dhe punon me këmbëngulje dhe pasion për të mirën e Atdheut deri ditën kur mbylli sytë.
Me ndërgjegjen e tij të lartë kombëtare, si dhe të shumë bashk-kohësve të tij, për të punuar për të mirën e Atdheut dhe të lirisë kombëtare, ai i përgjigjet thirrjes për shpëtimin e Kosovës, duke u radhitur në batalionin ''Besnik Cano'', dhe shkon në Kosovë për të mbrojtur tokën shqiptare me armë në dorë nga pushtuesit sllavo-komunistë, një luftë këjo që ai nuk e ndërpreu as nuk ndaloi gjatë gjithë jetës së tij, me të gjitha mjetet që kishte në dispozicion. Në njoftimin mortor thuhet se flamurin e batalionit shqiptar ''Besnik Cano'', të qëndisur mjeshtërisht nga motrat e Besnik Canos, e ka gjithnjë në shtëpinë e tij.

I riu Ramazan Turdiu, më 1944, së bashku me udhëheqësit më të lartë të Ballit Kombëtar, përfshirë Midhat Frashërin dhe Ali Këlcyrën, largohet me varkë nga Shkodra për tu arratisur për në Itali. Eventualisht, përfundon në Itali ku ai ndjek studimet e larta për doktor në degën e farmacisë, për t'i vazhduar ato në Universitetin Kolumbia në Nju Jork. Për pesë dekada, Ramazan Turdiu punon në degën e kërkimeve dhe hulumtimeve farmaceutike për firmat e mëdha amerikane në këtë fushë, ''Ciba'' dhe Warner Lambert''.

Ramazan Turdiu

Si anëtar i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar, Ramazan Turdiu ishte një nacionalist dhe anti-komunist i përkushtuar. Ai ishte anëtar aktiv i komunitetit shqiptar në Amerikë dhe merrte pjesë në seminare, kremtime, kongrese dhe në çdo rast ku e kërkonte nevoja dhe interesi i Atdheut. Ai bashkpunonte ngushtë dhe u qëndronte afër udhëheqsve historikë të parties Balli Kombëtar, Midhat Frashërit dhe Vasil Andonit. Ramazan Turdiu ishte ndër ata intelektualë dhe nacionalistë, të cilët Midhat Frashëri i mblidhte rreth vetes në përpjekje dhe në saje të luftës për shpëtimin kombëtar.

Në një prej fjalimeve të tij me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së Midhat Frashërit, Ramazan Turdiu e vlerësoi kështu bashkpunimin e intelektualëve si ai dhe të shqiptarëve të tjerë me Midhat Frashërin, duke thënë:
''Si në Shqipni, ashtu edhe në mërgimin e padashun, nepër kampe refugjatësh, anëtarët e Ballit Kombëtar, Shqiptarët, u grumbulluan rreth Midhat Frashërit, punuen me të, e ndihmuen me ç'u vinte për dore, për ta mbajtë gjallë flakën dhe veprimin çlirimtar. Me memorandume nepër qarqe të naltë dipllomatike, me botime dhe nisma të guximshme, me takime të papreme, ai ia hapi sytë botës për gjendjen e Shqipnisë, për vuajtjet e Kosovës, për çfarosjen e Çamerisë, dhe për veprimet shtazore të komunizmit të ardhun nga jashtë.''

Në këtë frymë atdhedashurie dhe veprimtarie ishte i brumosur edhe Ramazan Turdiu. Ishte ndër ata që besonin në vetveten dhe në një të ardhme më të ndritur për kombin shqiptar. Ishte ndër ata që si parime bazë kishin realizimin e një Shqipërie me Kosovë e Çamëri, të lirë, demokratike dhe e lumtur në paqë me të gjithë. Ky ishte karakteri dhe botëkuptimi i brezit të këtyre burrave, i çështjes shqiptare. Ndonëse i qetë nga natyra, ishte trim dhe i vendosur -- si shumë të tjerë të brezit të tij -- të cilët me zemër e shpirt besonin në një Shqipëri, ashtu si është e drejta, prej Tivarit e deri në Prevezë, e nderuar dhe pjesë e asaj bote, të cilës i përket historikisht dhe gjeografikisht -- Evropës. Brezi i tij besonte se për arritjen e këtij qëllimi duhej luftuar për të pëmbysur komunizmin dhe për të bashkuar kombin. Lufta e tyre ishte sy patrembur, dhe e konsideronin atë si një detyrë për të cilën i thërriste Atdheu, në lirinë e të cilit kishin një besim të patundur për një ardhëmëri demokratike dhe për një Shqipëri pro-perëndimore. Vet Ramazan Turdiu mori pjesë në stërvitje të organizuara nga anglo-amerikanët në fillim të '50-ave për tu futur në Shqipëri me qëllim për të rrëxuar regjimin e dikatatorit komunist të Enver Hoxhës.

Gjatë regjimit enverist, Ramazan Turdiu pësoi fatin e shumë familjeve anti-komuniste. Lidhjet me familjen e tij në Shqipëri qenë prerë, sepse regjimi komunist kishte vendosur emrin e tij në ''listën e kriminelëve'', të ''tradhtarëve'' dhe ''të armiqve të vendit''. Ndonëse ishte krahu i djathtë i udhëheqësve të Ballit Kombëtar në mërgim dhe si i tillë i rreshtuar në frontin e nacionalizmit shqiptar anti-komunist, familja e tij -- si edhe shumë familje të tjera anti-komuniste shqiptare -- këtë gjë e pagoi shumë shtrenjtë.

Me vdekjen e Ramazan Turdiut, diaspora shqiptare në Amerikë dhe shqiptarët kudo humbën një burrë i cili ishte i pajisur me traditën e shpirtit patriotik dhe i cili kurdoherë dhe sipas rrethanave u gjend aty ku e kërkonte zëri i Atdheut për liri, si dhe nderi i kombit. Ideali i tij si besnik ndaj kauzës kombëtare mbeti i paluhatshëm. Ashtu të mbetet edhe kujtimi i tij.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SKËNDERBEU – KAMPIONI SHQIPTAR I LIRISË DHE KRISHTËRIMITStudim nga ARTUR VREKAJ (10.25.2012)
OPINION ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (10.23.2012)
SERBIA MARTOHET ME RUBLËN RUSENga SHABAN MURATI (10.22.2012)
NJI ASPEKT POLITIK I GREVËS SË URISËNga SAMI REPISHTI (10.21.2012)
50 VJETORI I KRIZËS KUBANE TË RAKETAVENga FRANK SHKRELI (10.20.2012)
EGOTUNELI I MINITIRANËVENga XHEMAL AHMETI (10.20.2012)
LIBRI:  KOSOVA -- RRUGA DREJTË LIRISËRecenues FRANK SHKRELI (10.18.2012)
E PATOLERUESHME ARROGANCA E SHUMICËS NDAJ KËRKESAVE TË SHBA E BE PËR DIALOG!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2012)
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.17.2012)
NOBELI I PAQËS I SHKON BASHKIMIT EVROPIANNga FRANK SHKRELI (10.15.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]