VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPËRIA E 27 TETORIT 2012 APELON
Nga ARTUR VREKAJ

E Hënë, 10.29.2012, 06:37am (GMT1)



Shqipërinë e sotme e zbukuron dita. E përndrit Dielli. E urton Zoti. E helmon grekofilia. E plagon edhe heshtja e Tiranës zyrtare e 27 tetorit 2012. Më shumë e ngroh shqiptaria e popullit të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe më shumë e Diasporës që ka rrënjur sërish. Sepse ne, shqiptarët jemi në truallin tonë autokton më lashtë se fqinjët tanë, ardhacakë.

Nuk ka truall të banuar që lashtë nga paraardhësit e shqiptarëve pellazgë dhe ilirë dhe nga shqiptarët e sotëm në Ballkan që të mos ketë një histori qëndrese e mbijetese. Të mos ketë një lapidar beteje a një monument dëshmori që ka dhënë jetën për truallin e tij, për Liri e Pavarësi.

Dhe për ndëshkim të Fesë sonë Madhore SHQIPTARISE , Tirana zyrtare në Nëntor 2008 nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit të Shqipërisë me BE, me kusht ndërtimin e varrezave greke në Bularat e Këlcyrë. Pra, Shqipëria ka vetëhelmuar vetveten për hir të integrimit europian.

Ky është turpi më i madh kombëtar i Tiranës zyrtare, i viteve të demokracisë pas ardhjes së Janullatosit, si shpresë e Megalidhesë që nuk e "kupton" pse Shqiptaria është Feja e vërtetë e shqiptarëve? Dhe Janullatosi filloi të flasë...
Më 27 tetor 2012 grekët vijnë e festojnë në Sarandë, Gjirokastër dhe Këlcyrë. Tirana zyrtare hesht. S'ka pikë reagimi zyrtar. Këta grekë, deputetë a jo, çfarëdo statusi që kanë lejohen të bëjnë nderet e tyre në tokë shqiptare edhe me polici shqiptare të ruajtur mirë! Kurse çamët nuk lejohen të hyjnë në tokën e stërgjyshërve të tyre!

Aleanca Kuq e Zi proteston me të drejtë. Nder flamurin kombëtar, thërret shqip në rrugën Këlcyrë aksi kombëtar Tepelenë- Gjirokastër.

A e merr me mend Tirana zyrtare se sa dëm i ka bërë Shqipërisë me varrezat greke? A e sheh Tirana zyrtare se sa të provokuar janë ndjenjat tona kombëtare shqiptare? Ja ç'na kujton kjo ditë shiu e 27 tetor 2012: Masakrat Greke!
Ja bilanci i Masakës Greke në Shqipërinë e vitit 1914: 250 fshatra u rrënuan, 100-mijë njerëz emigruan, 11 krahina të begata dhe të lulëzuara Gora, Devolli, Korça, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Frashëri, Skrapari, Tepelena, Kurveleshi, Gjirokastra u shkatërruan.

98 vjet vjet më parë, më 1914, shqiptarët masakroheshin nga andartët e Batalionit të Shenjtë aty afër Grykës së Këlcyrës, në Peshtan, Tepelenë ku mbysnin e hidhnin me dhjetëra foshnja në pus, kurse grave shtatzëna ua hiqnin me thika foshnjat e gjalla Delvinës a i çanin me bajoneta në trup se gjalli.

Në Luaras, Ersekë theren 14 fëmijë.

Nga 2 deri më 10 korrik 1914 në zonën e Panaritit të Korcës u mblodhën e u therën përmbi 375 shqiptarë, 298 prej Panaritit u therën në Grabockë e pastaj andartët ua hodhën kokat në Honin e Karakollit ! Panariti u dogj.

Më 25 shkurt 1914 në Kuqar dhe Kosinë të Përmetit grekët therën fëmijët në sy të nënave si dhe bënë masakrime të pashembullta njerëzore në Kishën e Kosinës.

Më 29 prill 1914 në Sheshin e Rrapit të Hormovës, Tepelenë dhe në Kishën lart në Kodër grekët therën e vranë përmbi 217 shqiptarëve ku kanibalet grekë torturuan ç'njerëzisht shqiptarët e pambrojtur. U dogjën 98 shtëpi. U mor gjëja e gjallë, mijëra kokë të trasha e bagëti!

Marrja e eshtrave të varreve shqiptare të Kosines, Përmet për eshtra ushtarësh grekë dhe ngritja e memorialit të grekëve në Boboshticë përmbi varret shqiptare të fshatit si dhe varrezat në Këlcyrë e Bularat e helmuan edhe disa herë Shqipërinë e Jugut!

Ku janë deputetët shqiptarë që përgjërohen për kombin shqiptar? Po shefat e partive kryesore në Shqipëri pse nuk shprehen apo e kanë gojën vetëm për të kuar heshtjen shqiptare?!

Shqipëria 27 tetorit 2012 apelon:
Gjer sa të shkulen varret greke në tokën shqiptare Shqipëria e Jugut nga Tirana zyrtare me ligj në Parlament dhe me punë fizike, historia kombëtare shqiptare do të sjellë në vëmendjen e shqiptarëve patriotë se Masakrat Greke nuk ka Zot që ti harroje e të mos i ndëshkojë! Shqipëria do të qetësohet kur këto eshtra ti marrin grekët ashtu siç i morën italianët të tyret;
gjer sa çamëve do tu jepet e drejta e pronësisë dhe e drejta e njohjes nga Greqia në pasportat e shqiptarëve çame që Çamëria është Vendlindja e tyre.
gjer atëherë, brezave shqiptarë do t'ju kujtojmë: hapni sytë nga grekët dhe nga Janullatos!
...dhe jemi në prag të shekullit të dytë të Pavarësisë së Shqipërisë!


ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.