E Premte, 03.29.2024, 12:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SEKRETARJA E SHTETIT KLINTON NË TIRANË DHE NË PRISHTINË
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 10.31.2012, 07:56am (GMT+1)



Stejt Departmenti njoftoi se Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton do të bëjë një turne në Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në njoftimin zyrtar thuhet se vizita e Zonjës Klinton në Ballkan ka për qëllim të nënvijojë interesin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshëme të Shteteve të Bashkuara për të ardhëmen e vendeve të këtij rajoni në Komunitetin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike. Gjatë këtij turneu, (në Bosnje-Hercegovinë, në Serbi dhe në Kosovë), Zonja Klinton do të shoqërohet nga baronesha Katerinë Ashton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe të sigurisë. Në njoftim thuhet se në Sarajevë, dy përfaqsueset e politikës së jashtëme të Përendimit, Zonjat Klinton dhe Ashton do të theksojnë nevojën urgjente që udhëheqsit e partive të ndryshme t'u shërbejnë interesave të popullit të Bosnje-Hercegovinës, ashtuqë ata që të realizojnë reformat e nevojshme, dhe në të njëjtën kohë do të theksojnë gjatë takimeve në atë vend, kushtimin dhe angazhimin e patundur të komunitetit ndërkombëtar ndaj Marrëveshjeve të Dejtonit.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton

Stejt Departmenti thotë se gjatë qëndrimit të tyre në Beograd dhe Prishtinë, Sekretarja Klinton dhe Përfaqësuesja e Lartë Ashton do të rithekësojnë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian që në lidhje me marrveshjet e mëparshme midis Serbisë dhe Kosovës të shënohet përparim, ashtuqë të shtyjnë përpara dialogun midis tyre dhe të inkurajojnë marrjen e masave konkrete që do të bëjnë të mundur që këto dy vende të shënojnë përparim në rrugën e tyre drejtë antarësimit të tyre në Komunitetin Evropian. Në Prishtinë, Sekretarja Klinton pritet të ritheksojë angazhimin amerikan pë të punuar me qeverinë e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të institucioneve të shtetit të ri, përfshirë funksionimin e ligjit, të ekonomisë dhe të ndërtimit të një shoqërie tolerante dhe të begatshme, elementë kyç këta për një shtet të fortë demokratik që dëshiron dhe ka aspirata për antarësim të plotë në organizmat euro-atlantike.

Në Tiranë, thuhet në njoftimin zyrtar të Stejt Departmentit, Sekretarja e Shtetit do të theksojë solidarizimin e NATO-s me Shqipërinë dhe në të njëjtën kohë ajo gjëndet në kryeqytetin shqiptar për të shënuar 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipqërisë me një fjalim me rëndësi për këtë rast, para deputetëve të Kuvendit shqiptar, ndërkohë që gjatë asaj vizite do të theksojë edhe nevojën kritike për një bashkpunim më të madh politik si edhe doemosdoshmërinë e funksionimit të shtetit ligjor.

Kryeministri shqiptar Berisha me Sekretaren e Shtetit Klinon në Stejt Department, Prill 2012

Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar në Prill të këtij viti në Uashington, Zonja Klinton e përshëndeti udhëheqsin shqiptar duke thënë se ''Kryeministri dhe vendi i tij janë partnerë të fortë të Shteteve të Bashkuara, në NATO, si pjesë e misionit tonë në Afganistan, dhe vendet tona gëzojnë marrëdhënje të gjëra dhe të thella, që ne i vlerësojmë shumë'', shtoi Sekretarja e Shtetit Klinton.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha, gjatë atij takimi iu referua Zonjës Klinton ''si një mike e madhe e vendit dhe kombit tim'', dhe shtoi se ''Shqipëria ka pasur privilegjin e madh të gëzojë mbështetjen e këtij vendi të madh....në të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një demokraci të ngritur mbi ekonominë e tregut.''

Duke u bazuar në këto deklarata si edhe në deklarata zyrtarësh të tjerë të lartë të dy vendeve, marrëdhënjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë janë shumë të mira. Shtetet e Bashkuara e kanë treguar gjatë historisë mbështetjen dhe miqësinë ndaj shqiptarëve, shpeshëherë në momentet më kritike për ekzistencën e tyre si komb dhe si shtet. Edhe shqiptarët kudo, nga ana e tyre, e shprehin vazhdimisht mirënjohjen dhe admirimin për ato që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në të gjitha trojet.

Ndjenjat pro-amerikane në radhët e shqiptarëve kudo, megjithë propagandën anti-amerikane të regjimit komunist të Enver Hoxhës,njihen mirë. Ato janë aty dhe janë të sinqerta. Historikisht, Shqiptarët i janë mirënjohës ish-presidentit amerikan Uilson për mbështetjen që ai i akordoi shtetit të ri shqiptar më 1919. Edhe Shqipëria, nga ana e saj, megjithë problemet që ka, si aleate e ngushtë e Amerikës ka përkrahur vendosmërisht përpjekjet amerikane në luftën kundër terrorizmit dhe Shtetet e Bashkuara vlerësojnë rolin moderues që Tirana ka luajtur në rajon. Për më tepër, shqiptarët kudo, kujtojnë ndërhyrjen ushtarake të NATO-s më 1999 në Kosovë të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara, ndërhyrje këjo që shpëtoi me qindëra mijëra shqiptarë të Kosovës nga sulmet barbare serbe, gjë që më në fund çojë në largimin e detyrueshëm të forcave serbe nga ai vend dhe eventualisht në pavarësinë Kosovës. Shqiptarët kudo u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për një Kosovë stabile, të lirë dhe demokratike.

Jam i sigurt se në vizitën e saj në Tiranë, zyrtarja e lartë amerikane, do e ndjejë veten midis miqësh, dhe si përfaqsuese e lartë e një vendi mik, ajo do të trajtohet si e tillë. Zonja Klinton do i flasë politikës dhe shoqërisë shqiptare duke i ofruar Tiranës mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në sfidat e saj për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë në organizmat euro-atlantike.
Por në të njëjtën kohë, ajo do të bëjë gjithashtu thirrje, siç thuhet edhe në njoftimin për vizitën e sajë në Tiranë, ''për nevojën kritike për një bashkpunim më të madh politik si edhe për doemosdoshmërinë e zbatimit të ligjit''. Ajo do t'i drejtohet Kuvendit shqiptar duke i këshilluar ligjvensit, miqësisht, se SHBA shpresojnë që parlamenti të miratojë ligje dhe reforma që çojnë vendin përpara. Duke u bazuar në deklaratat e kohëve të fundit të zyrtarëve të lartë amerikanë, përfshirë edhe Sekretaren Klinton, ajo do t'i bëjë thirrje klasës politike shqiptare që të tregohet më serioze dhe të tejkalojë grindjet e politikave partiake në interes të popullit dhe të zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Fjalimi i Zonjës Klinton në Kuvendin shqiptar besoj do të nënvijojë ecurinë e reformave dhe rëndësinë -- që sipas saj dhe qeverisë që ajo përfaqëson që duhet t'i kushtohet respektimit të pavarësisë së institucioneve demokratike të vendit dhe do të shprehë shpresën se zgjedhjet e vitit të ardhëshëm do të zhvillohen sipas standardeve.

Sekretarja Klinton viziton Shqipërinë dhe Kosovën si përfaqësuese e një vendi që kishte për president Abraham Linkolnin i cili nuk mund të duronte që vendi të ishte gjysëm i lirë e gjysëm i skllavëruar. Ajo vjen si përfaqësuese e një vendi që kishte për president Woodrow Wilsonin i cili nuk mund të toleronte një botë gjysëm të lirë dhe gjysëm të skllavëruar dhe ndërhynë drejtë për drejtë për të mbështetur pavarësinë e shtetit të të ri shqiptar, i cili kërcënohej nga fqinjtë dhe përkrahësit e tyre. Ajo zbret në Tiranë dhe në Prishtinë, për tu takuar me shqiptarët, si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara që kishte për udhëheqës presidentin Ronald Reagan, i cili nuk mund të toleronte një botë gjysëm të lirë dhe gjysmën tjetër të skllavëruar nga komunizmi ndërkombëtar. Sekretarja Klinton vjen gjithashtu nga një vend i cili si dëshmitar, ndaj masakrave dhe gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës, të mos bënte asgjë. Ajo vjen si përfaqsuese e presidentit Bill Klinton, i cili nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, bindi aleancën NATO që të ndërhynte në Kosovë për të shpëtuar popullsinë shqiptare nga zhdukja.

Marrëdhëniet e Shqiptarëve me Shtetet e bashkuara janë cilësuar si ''të veçanta'', dhe si ''marrëdhëniet më të rëndësishme bilaterale'' që Shqipëria dhe Kosova mund të kenë me cilindo vend. Vizita dhe bisedimet e Sekretares Klinton në Prishtinë dhe në Tiranë do të jenë të sukseshme, pasi nuk ka si të jetë ndryshe midis dy popujve miq.
Për shqiptarët është vendosmërisht në interesin kombëtar që këjo vizitë të shërbejë si një rast i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënjeve dypalëshe, pasi për më shumë se një shekull histori, fati i shqiptarëve ka qenë dhe është i lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë, shqiptarët duhet të njohin ato që Amerika ka bërë për "˜ta gjatë historisë, pa u dukur të nënshtruar ose servil. Pasi Amerika dëshiron marrëdhënje solide dhe të qinqerta dhe jo servile. Por siç thonte Fan Noli, Shqipëria nuk mund t'ia këthejë plotësisht borxhin (Amerikës), por nëqoftse ''ne bëjmë aq sa kemi mundësi për kauzën e njerëzimit dhe të qytetërimit, atëherë Amerika do të thotë se e kemi paguar borxhin'' dhe gjithnjë sipas Nolit, ''në këtë mënyrë, ne do të çlirohemi nga një barrë e rëndë....''.
Çështjet e mbrendshme dhe rajonale që Sekretarja Klinton do të bisedojë me udhëheqsit shqiptarë si në Tiranë ashtu dhe në Prishtinë, do të jenë këshillat dhe objektivat e një vendi mik dhe të sinqert, i cili dëshiron që marrëdhënjet midis dy popujve të rriten dhe të forcohen edhe gjatë 100-vjetëve të ardhëshëm, për të mirën e vet kombit shqiptar dhe për miqësinë e fortë historike midis dy popujve.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOSMIRËNJOHJANga SHABAN MURATI (10.30.2012)
4 BILL & HILL Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.29.2012)
SHQIPËRIA E 27 TETORIT 2012 APELONNga ARTUR VREKAJ (10.29.2012)
NDËRROI JETË RAMAZAN TURDIUNga FRANK SHKRELI (10.26.2012)
SKËNDERBEU – KAMPIONI SHQIPTAR I LIRISË DHE KRISHTËRIMITStudim nga ARTUR VREKAJ (10.25.2012)
OPINION ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (10.23.2012)
SERBIA MARTOHET ME RUBLËN RUSENga SHABAN MURATI (10.22.2012)
NJI ASPEKT POLITIK I GREVËS SË URISËNga SAMI REPISHTI (10.21.2012)
50 VJETORI I KRIZËS KUBANE TË RAKETAVENga FRANK SHKRELI (10.20.2012)
EGOTUNELI I MINITIRANËVENga XHEMAL AHMETI (10.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]