VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ROLI I AMERIKËS NË BOTËNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ROLI I AMERIKËS NË BOTË
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 11.02.2012, 08:08am (GMT+1)



Këtu në Shtetet e Bashkuara javën që vjen mbahen më në fund zgjedhjet për president, duke i dhënë fund kështu një fushate të gjatë dhe të lodhëshme por edhe shumë të shtrenjtë -- një fushate gjatë së cilës janë debatuar dhe diskutuar çështje dhe probleme të ndryshme me të cilat përballet vendi, kryesisht ato ekonomike, buxhetore dhe financiare. Ndonëse punësimi, ekonomia dhe deficiti i buxhetit federal janë çështjet që preokupojnë më së shumëti zgjedhsit amerikanë. Por megjithse interesimi i elektoratit amerikan për politikën e jashtme është tepër i ulët, në krahasim me problemet e mbrendshme dhe ato të jetës së përditshme, debati i tretë dhe i fundit midis dy kandidatëve për president, Barak Obama dhe Mit Romni, u përqendrua kryesisht mbi vizionin e këtyre dy burrave mbi marrëdhënjet ndërkombëtare si dhe mbi rolin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të luajnë në botë.

Ndër çështjet që u diskutuan dhe të cilat tani janë të një përparësie të rëndësishme të politikës së jashtme amerikane, ishin luftërat në Irak dhe Afganistan, programi i Iranit për prodhimin e armëve bërthamore, kërcënimet terroriste nga Lindja e Mesme, politika amerikane ndaj Kinës dhe Rusisë, si dhe roli i Shteteve të Bashkuara si supërfuqia e vetme në botë.

Gjatë debatit, siç ka bërë gjatë gjithë fushatës, kandidati republikan Mit Romni e cilësoi Presidentin Obama si të dobët dhe reagues ndaj situatave botërore dhe jo si udhëheqës i një superfuqie botërore. Ndërsa Presidenti Obama e karakterizoi Guvernatorin Romni si të papërgjegjshëm dhe oportunist në kritikat e tija, duke paralajmëruar se qëndrimi më agresiv i Z. Romni ndaj gjendjes në Siri dhe në Iran, mund të rrezikojë një luftë të re, ndërsa vendi po bën përpjekje për t'u tërhiqur nga Iraku dhe Afganistani. Z. Romni iu përgjigj akuzave të Presidentit Obama duke i thënë atij se ''sulmet kundër meje nuk janë një agjendë'' e politikës së jashtëme, ndërkohë që Z. Obama tha se Amerika është më e sigurt se katër vjetë më parë. Ndërsa Z. Romni e uroi presidentin Obama për vrasjen e Osama bin Ladenit, ai iu përgjigj duke thënë se ''influenca e Amerikës nuk është në asnjë vend të botës më e madhe se ç'ishte katër vjetë më parë''.

Debati u ashpërsua midis dy kandidatëve kur Z. Romni kritikoi Z. Obama për atë që ai cilësoi si ''një turne botëror për të kërkuar falje'' për ato që ka bërë Amerika, duke akuzuar presidentin Obama se ai e keqkupton rolin e Amerikës në historinë botërore kur thotë se Shtetet e Bashkuara u kanë "diktuar'' vendeve të tjera. ''Amerika'', shtoi Zoti Romni ''nuk ka u ka diktuar vendeve të tjera, Amerika ka çliruar vendet e tjera nga diktatorë të ndryshëm.''

Debati mbi politikën e jashtme dhe rolin që duhet të luajnë Shtetet e Bashkuara në botë për katër vjetët e ardhëshëm do të marrë fund më 6 Nëntor. Por ama një gjë është tepër e qartë, se cilido prej këtyre dy kandidatëve që do të fitoj në zgjedhjet e javës që vjen -- do e s'do -- do të përballet me një mori problemesh ndërkombëtare, të cilat do të prekin jetën e përditshme të amerikanëve dhe të cilat do kërkojnë angazhimin e plotë të presidentit të ardhëshëm amerikan dhe të Shteteve të Bashkuara. Në arenën ndërkombëtare gjithëmonë dalin në shesh probleme të pa-parashikueshme dhe krijohen situata të papritshme, të cilat kërkojnë dhe nevojitin vëmendjen dhe ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara. Por ndër çështjet në krye të listës që do të kërkojnë, që në ditën e parë, vëmendjen e presidentit amerikan, cilido qoftë ai, Obama ose Romni, do të jetë natyrisht gjëndja në Afganistan dhe pyetja se ç'do të ndodhë në atë vend kur të tërhiqen forcat amerikane më 2014. Një çështje tjetër shqetsuese për Amerikën dhe për botën është programi bërthamor i Iranit dhe mundësia e një sulmi izraelit për të ndaluar Iranin që të prodhojë armë bëthamore. Çka ndodhi me të ashtuquajturën 'pranverë arabe'' dhe quo vadis Lindja e Mesme? Çështjet e tjera kanë të bëjnë me rivalitetet e reja dhe të vjetëra të Shteteve të Bashkuara me Kinën dhe Rusinë. Pyetja që po bëhet tani është nëse Rusia, me politikat e Putinit, është mike apo armike e Amerikës? Si duhet trajtuar Kina komuniste dhe roli i saj gjithnjë e më i madh në fushën ekonomike, politike dhe ushtarake, sidomos kur të merren parasyshë kërcënimet e fundit ndaj fqinjëve të saj në rajonin Aziatik dhe të Paqësorit, përfshirë Japoninë? Megjithë mbarimit e luftës së ftohët, si Rusia ashtu edhe Kina siç duket e kanë ndër mendë të vazhdojnë të kundërshtojnë influencën amerikane anë e mbanë botës, ndërkohë që regjimet në Moskë dhe Pekin, keqtrajtojnë dhe arrestojnë përkrahësit e të drejtave të njeriut dhe burgosin kundështarët politikë, ndërsa në të njëjtën kohë kanë shënuar rritje të dukshme të forcave të armatosura dhe atyre policore për të shtypur kundërshtarët politikë.

Por megjithë qëndrimet, që kandidatët për president Romni dhe Obama, pasqyruan dhe theksuan gjatë fushatës në lidhje me politikën e jashtme dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në botë, qendrimet midis tyre, duke u bazuar sidomos në debatin e fundit që ata zhvilluan mbi politikën e jashtme, nuk dallojnë shumë nga njëri tjetri. Mund të dallojnë nga mënyra se si i paraqitën ata këto qendrime, por në substance mendimet e tyre janë pothuaj identike. Të dy kandidatët për president besojnë, siç tha edhe gazeta Washington Post se ''Vlerat politike dhe ekonomike të Amerikës duhet të triumfojnë në botë.''

Përputhja e qendrimeve ndodhë pjesërisht nga fakti se politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara, sidomos në kohë krize, gëzon pothuaj gjithmonë përkrahjen e të dy partive kryesore politike në Amerikë, dhe në përpilimin e saj, mbi të gjitha, konsiderohet interesi kombëtar i vendit. Si e tillë, ajo është një politikë institucionale dhe jo partiake. Edhe këtë vit, dy kandidatët, përfaqsues të dy partive kryesore, mbi çështje të rëndësishme siç është Irani, janë në pajtim se Teherani nuk duhet lejuar të prodhojë armë bërthamore. Në lidhje me Afganistanin, të dy kandidatët janë dakord për tu tërhequr nga ai vend, megjithse Romni ka thënë se do të jetë më i ashpër se sa administrate e presdientit Obama në marrëdhënjet e Washingtonit me Rusinë dhe Kinën. Romni dhe Obama gjithashtu janë dakord për të mos ndërhyrë ushtarakisht në Siri dhe të dy thonë se ndërhyrja ushtarake në Iran do të ishte alternativa e fundit.

Në një artikull të nënshkruar nga katër ish-sekretarë shteti (Kondolisa Rajs, Xhejms Bejker, Xhorxh Shultz dhe Henri Kisinger) ,në përkrahje të Mit Romnit, shkruajnë se "Shtetet e Bashkuara mbeten fuqia më e madhe e botës, por mbi të gjitha Amerika vazhdon të jetë vendi më i pa-zëvëndsueshëm në botë nga pikëpamja diplomatike, ushtarake dhe ekonomike.'' Ata thonë se "Amerika është më e mirë kur ajo merr përsipër rolin udhëheqës në botë..... një Amerikë e cila mbetet shpresa e botës e një bote në paqë, drejtësi dhe demokraci.''

Shpresojmë që qoftë Barak Obama, qoftë Mit Romni, cilit do që populli amerikan t'i dorëzoj frenat e qeverisë më 6 Nëntor, të punojë për një Amerikë të fortë në fushën ekonomike, diplomatike dhe ushtarake, pasi një "˜'Amerikë e fortë do të thotë një botë në paqë.''




FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GREVA E URISË, MEDIA DHE TË PËRNDJEKURIT POLITIKËNga RESHAT KRIPA (10.31.2012)
SEKRETARJA E SHTETIT KLINTON NË TIRANË DHE NË PRISHTINËNga FRANK SHKRELI (10.31.2012)
MOSMIRËNJOHJANga SHABAN MURATI (10.30.2012)
4 BILL & HILL Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.29.2012)
SHQIPËRIA E 27 TETORIT 2012 APELONNga ARTUR VREKAJ (10.29.2012)
NDËRROI JETË RAMAZAN TURDIUNga FRANK SHKRELI (10.26.2012)
SKËNDERBEU – KAMPIONI SHQIPTAR I LIRISË DHE KRISHTËRIMITStudim nga ARTUR VREKAJ (10.25.2012)
OPINION ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (10.23.2012)
SERBIA MARTOHET ME RUBLËN RUSENga SHABAN MURATI (10.22.2012)
NJI ASPEKT POLITIK I GREVËS SË URISËNga SAMI REPISHTI (10.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]