E Premte, 03.29.2024, 08:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TË MOS TURBULLOHET POLITIKA AMERIKANE NDAJ KOMBIT SHQIPTAR
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 11.13.2012, 07:44am (GMT+1)



Për ne shqiptarët që jetojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shtetas amerikanë me të drejtë vote, siç e kam theksuar edhe më parë, është jetike dhe e domosdoshme që të angazhohemi me të gjitha fuqitë tona në procesin politik amerikan duke përkrahur kandidatët dhe partitë e ndryshme në nivele zgjedhjesh vendore, shtetërore dhe federale. Ka shënja të mira dhe inkurajuese se brezi i tanishëm ka filluar të bëjë një gjë të tillë. Të gjithë jemi krenarë për fitoren e Z. Mark Gjonajt si anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut. Presim që vitin ardhëshëm edhe Ken Biberaj, me ndihmën e pa kursyer të komunitetit shqiptaro-amerikan, të fitojë edhe ai në zgjedhjet për anëtar të Këshillit të qytetit të Nju Jorkut. Këtu në Amerikë, ne shqiptarët shtetas amerikanë me të drejtë vote -- cilës do parti që t'i përkasim -- duhet të përkrahim kandidatët shqiptaro-amerikanë, pa marrë parasyshë nëse ata janë demokratë apo republikanë. Besoj se kjo ndodhi në rastin e kandidimit dhe të fitores historike të asamblistit Mark Gjonajt. Bashkimi i komunitetit shqiptaro-amerikan në fushatën e tij është për t'u admiruar. Shpresoj që ky angazhim dhe entuziazëm të tregohet edhe për fushatën e Ken Biberaj për anëtar të Këshillit të qytetit të Nju Jorkut, vitin që vjen.

Është e natyrshme dhe detyrë civile që ne shqiptaro-amerikanët, qofshim republikanë ose demokratë të përkrahim, të kontribojmë dhe të bëjmë fushatë për kandidatin e partisë që i përkasim. Por besoj se si komunitet, në nivel kombëtar të politikës amerikane, nuk duhet të tregohemi të njëanshëm, pasi në atë nivel përpilohet politika e jashtëme dhe si rrjedhim edhe politika amerikane karshi kombit shqiptar. Dhe këjo politikë, megjithë debatet diskutimet shpesh të ashpëra dhe kritikat, më në fund, në interes të sigurimit kombëtar amerikan përkrahet nga të dy partitë.

Para dhe pas zgjedhjeve amerikane për president javën që kaloi, një numër komentuesish dhe analistësh sidomos në Kosovë, por edhe në Shqipëri, edhe anembanë trojeve shqiptare, përfshirë edhe diasporën, madje edhe këtu në Amerikë, ''hodhën votën'' e tyre dhe bënë thirrje në mënyrë të njëanëshme që -- komuniteti shqiptaro-amerikan -- në garën për president të përkrahte Presidentin Obama dhe kandidatët demokratë në përgjithësi, me arsyetimin se kinse presidenti Obama dhe Partia e tij Demokrate na qenkan të vetmit përkrahës të Kosovës dhe të interesave të kombit shqiptar në përgjithësi.

Është e vërtetë se nën-presidenti Xho Bajden dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton (që për vizitën historike të sajë në Tiranë dhe Prishtinë shkrova një artikull pak më parë), janë njohës të mirë të çështjeve shqiptare dhe përkrahës të të drejtave të shqiptarëve dhe dy shteteve shqiptare në Ballkan. Por Presidenti Barak Obama nuk i mori këta në kabinetin e tij katër vjetë më parë vetëm e vetëm se ishin njohës të çeshtjeve shqiptare. Dyshoj shumë nëse kandidati Barak Obama, katër vjetë më parë, dinte gjë në lidhje me Shqipërinë e shqiptarët ose për problemet e Kosovës. Edhe po të dinte gjë në atë kohë, jam i sigurt se njohuritë e tija duhet të kenë qenë të influencuara nga komuniteti nacionalist serb në Çikago të shtetit Illinois me në krye ish-governatorin Blagojeviç, tani në burg i akuzuar për përpjekjet e tija për të ''shitur'' karrigën e ish-senatorit Barak Obama, kur ky u zgjodh president.

Sidoqoftë, administrata e Presidentit Obama ka vazhduar politikën e favorshme amerikane, të përkrahur historikisht nga të dy partitë kryesore të këtij vendi, karshi Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo nuk mund të ndodhte ndryshe dhe nuk është aspak në dyshim. Por ajo që më habiti ishte euforia e papërmbajtur dhe e njëanshme me ketë rast nga analistë e komentues në lidhje me zgjedhjet e fundit në Amerikë.

Edhe kandidati republikan për president Mit Romni, siç vuri në dukje edhe Ruben Avxhiu në një artikull të gazetës Illyria në Nju Jork, ka një histori personale me shqiptarët në Amerikë dhe gjatë fushatës zhvilloi kontakte të shumëta me përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ruben Avxhiu pasqyroi si asnjë komentues ose analist tjetër rolin dhe pjesëmarrjen e komunitetit shqiptaro-amerikan në zgjedhjet e fundit, në mënyrë të balancuar, duke pasqyruar përkrahjen e komunitetit si për presidentin Obama ashtu edhe për kandidatin republikan guvernatorin Romni, pasi të dy kishin përkrahje në komunitet dhe kjo është tradicionale por për më tepër e doemosdoshme, një fakt ky që kominuteti e di shumë mirë.

Ajo që më habiti ishte euforia e papërmbajtur dhe e njëanshme me ketë rast nga disa analistë e komentues në trojet shqiptare në Ballkan në lidhje me zgjedhjet e fundit në Amerikë, duke e cilësuar fitoren e presidentit Obama si të preferueshme për interesat shqiptare. Madje kishte raste ku fitorja e presidentit Obama në Amerikë u interpretua si një shënjë e fitoreve të ardhëshme nga forcat e majta në Shqipëri. Çfarë absurditeti! Politika e majtë e presidentit Obama, në qoftë se mund të quhet e tillë nuk ka aspak të bëjë me lëvizjet e majta kudo, e aq më pak në Shqipëri e Kosovë, pasi Obama i "majtë'' sot, mund të bëhet Obama i qendrës nesër, siç pat bërë ish-presidenti Bill Klinton në mandatin e tij të dytë.

Veteranët e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të mirinformuarit e dinë se përkrahja për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare gjatë viteve, nuk ishte dhe nuk është karakteristikë e politikës së një partie ose e një kandidati amerikan, por gëzonte dhe gëzon mbështetje nga të dy partitë kryesore politike dhe përfaqsuesit e tyre në Kongres, në Senat dhe në degën ekzekutive të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Kjo është arritur me punë, djersë dhe harxhime të mëdha nga komuniteti shqiptaro-amerikan gjatë dekadave dhe është një thesar që duhet të ruhet dhe të kultivohet.

Duke filluar nga vitet '70 dhe '80, por edhe më heret, komuniteti shqiptaro-amerikan ka punuar në mbështetje të çështjet kombëtare me përfaqsues republikanë e demokratë, duke e ditur se ishte e nevojshme ndihma e të dy partive politike. Ndër përkrahësit e të drejtave të shqiptarëve gjatë dekadave janë dalluar një numër kongresistësh, senatorësh, guvernatorësh dhe politikanë të tjerë federalë të të dy partive. Mjafton të përmendim vetëm disa prej tyre, sa për ilustrim. Senatori Robert Dole, republikan; senatori Claiborne Pell demokrat; kongresisti Elliot Engel, demokrat; kongresisti Ben Gilman, republikan; Tom Lantosh, demokrat, William Brumfield, republikan, kongresisti me origjinë arbëreshe, Joe Dioguardi, republikan, e shumë e shumë të tjerë. Zëri i tyre, pa dallim partie, trumbetonte në sallat e Kongresit amerikan gjatë sesioneve të komisioneve të ndryshme në mbështetje të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre. Lista do të ishte tepër e gjatë për t'i përmendur të gjithë, por firmat e këtyre ligjvenësve dhe shumë kolegëve të tyre demokratë e republikanë gjënden në rezolutat e shumëta në përkrahje të shqiptarëve, të miratuara nga Kongresi amerikan, në letra e apele drejtuar presidentëve të Amerikës dhe udhëheqësve botërorë, Stejt Departmentit, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të drejtave të njeriut dhe njerëzve të interesuar anë e mbanë botës.
Ishte presidenti amerikan Woodrow Wilson, demokrat që përkrahu pavarësinë e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar. Ishte presidenti Ronald Reagan, republikan i cili vuri në lëvizje forcat që çuan në rrëzimin e Murit të Berlinit. Ishte Presidenti George Bush i vjetër, republikan i cili i tregoi Millosheviçit vijën e kuqe të zjarrit në Kosovë. Ishte presidenti Bill Clinton, demokrat i cili kur Millosheviqi shkeli vijën e kuqe urdhëroi bombardimin e Serbisë për të shpëtuar racën shqiptare. Dhe më në fund ishte presidenti George W. Bush, i ri, republikan i cili njoftoi nga kryeqyteti shqiptar në Tiranë, njohjen e pavarësisë së shtetit të Kosovës. Komuniteti shqiptaro-amerikan është i vetdijshëm për këtë realitet dhe si të tillë e ruan këtë realitet si sytë e ballit.

Kështuqë, të nderuar komentues dhe analistë shqiptarë kudo, mosi turbulloni ujërat e politikës historikisht pro-shqiptare amerikane, nga të dy partitë e këtij vendi, duke u munduar të paraqisni njërin kandidat ose njërën parti më të favorshme karshi interesave shqiptare, sepse nuk është e vërtetë. Një gjë e tillë rrezikon interesat afatgjatë të kombit shqiptar, miqësinë shqiptaro-amerikane dhe kënaqë armiqët e tij në rajon dhe gjetiu.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A DO TË BËHET SHQIPËRIA?Nga RESHAT KRIPA (11.12.2012)
LETËR E HAPUR MINISTRIT MYQEREM TAFAJ - PSE PO DËNOHEM, ZOTËRI MINISTËR?Nga Prof. As. INA KOSTURI (11.12.2012)
SHQIPTARIA NË 100 VJETORIN E MADH!Nga AJET NURO, Tribuna Shqiptare (11.11.2012)
REFLEKSIONE PARA QENDRËS SË VOTIMITNga SAMI REPISHTI (11.11.2012)
Kuvendi i Shqipërisë nuk e mbajti as një minutë heshtje për Lirak BejkonDEPUTETËT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË JANË LILIPUTË PËRPARA LIRAK BEJKOSNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.09.2012)
Barometri diplomatikPRANIMI I MODELIT TË â€œDY GJERMANIVE”, KOSOVËN NUK E SHPIE NË NJU-JORK, POR NË BEOGRAD!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.06.2012)
TURQIA: VEND I RREZIKSHËM PËR GAZETARËTNga FRANK SHKRELI (11.06.2012)
VIJA E KUQE BULLGARE PARA PORTËS SË SHKUPITNga SHABAN MURATI (11.05.2012)
(ANTI)LUFTA SHQIPTARENga XHEMAL AHMETI (11.05.2012)
ROLI I AMERIKËS NË BOTËNga FRANK SHKRELI (11.02.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]