VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ

E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm (GMT1)



Dafina, kjo bimë mesdhetare me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, për çka është dhe simbol i fitores, triumfit e lavdisë, por edhe, bash për shkak të ngjyrës tunduese dhe erës gjumëndjellëse, simbol i vetëshkujdesjes, vetëdehjes dhe vetëkënaqësisë, në fakt nuk ka si të mos jetë edhe shoqëruesja metaforike e atmosferës që përjeton dhe përcjell Tirana e këtyre ditëve të fundit të nëntorit 2012.

Kryeqyteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kryeqendër e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, të shpallur në Vlorë më 28 Nëntor 1912, nga Plaku i Vlorës Ismail Qemali dhe të thirrurit e tij të asaj dite nga anë të ndryshme të vendit.

Ishte e natyrshme që viti i 100të i shtetit tonë të qe vit i bilancit shekullor në të gjitha fushat, vit i rishikimit dhe i ripasurimit të historisë sonë në një dritë të re të munguar më herët për faje subjektive dhe objektive. Është e natyrshme që fundi i këtij viti të jetë edhe vit i konfirmimit dhe rikonfirmimit, kritik e vetëkritik të heriarkisë së ngjarjeve, personaliteteve, zhvillimeve të kombit.

Ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë së dalë nga 28 Nëntori 2012, pavarësia e Kosovës e shpallur zyrtarisht para katër-pesë vjetësh, integrimi i Shqipërisë në NATO dhe statusi i kandidatit për në BE janë disa nga arritjet, triumfet, fitoret që meritojnë të jenë pjesë e bilancit tonë shekullor. Lavdia e tyre relativizohet nga kthimet e shumta prapa gjatë kësaj historie dhe nga prirjet e fuqishme sot e kësaj dite për kthime prapa, madje për kthime fatale mbrapa. Edhe meritat tona të përgjithshme e ato të veçanta relativizohen, për shkak të rolit dhe pjesëmarrjes sonë - mbarë apo mbrapsht - në këto dukuri.

Kundërthëniet e përjetshme të ndërthurura me ato koniunkturore e karakterizojnë edhe jetën e kombit tonë numerikisht të vogël, ashtu si e karakterizojnë jo pak edhe jetën e kombeve të tjera numerikisht të mëdhenj apo shumë të mëdhenj. Tek i përmendim dafinat, triumfet, fitoret, lavditë është e pamundur të mos e kujtojmë Trojën atë natë kur mikpriste dhuratën e Odisesë, ndonëse Tiranës së sotme i mungojnë Priamët sikurse dhe Laookontët. Tirana e sotme karakterizohet nga sharlatanë që i rrëmbejnë për vete kurorat e dafinave dhe ua përplasin të tjerëve kurorat e gjembave. Kështu ndodh që e njëjta kokë që vetëstoliset me dafina, njëkohësisht përdhoset me gjemba nga pala tjetër.

Nëse kjo dukuri do të kufizohej në studiot, në konferencat, në botimet dhe publikimet, pa dyshim do të ishte normale dhe do të ishte e natyrshme si në çdo vend tjetër të hapur, me dëshirë apo pa dëshirë, ndaj botës. Në Shqipëri ndodh ajo që nuk ndodh as në kulturat më retrograde, nuk ndodh as në kontekstet më ballkanike, ku Shqipëria jonë përfaqëson tashmë, e vetme, kampionen. Vetëm në Shqipëri, edhe gati një çerek shekulli pas hapjes ndaj botës, ndodh që festimet bëhen me dy protokolle paralele, vetëm në Shqipëri ndodh që e njëjta figurë lartohet në qiell prej një pale, ndërsa fundoset në fund të baltës nga pala tjetër.

E keqja më e madhe e më e zezë është se kjo nuk bëhet për llogari të figurave historike as për llogarit të historisë kombëtare, as për llogari të 100 vjetorit të shtetit, por bëhet për llogari të sharlatanëve që janë sot në krye të Tiranës, të cilët e rrezatojnë sharlatanërinë e tyre anembanë vendit dhe anembanë shqiptarëve, tashmë jo të izoluar, por në praninë e syve të botës, në praninë e syve të hapur të botës. E keqja është se sulmohen apo mbrohen figurat e mëdha, absolutizohen anët e tyre negative nga sulmuesit dhe ato pozitive nga mbrojtësit, vetëm për të madhështuar të tjerët dhe për t'i ulur të tjerët. Kjo bëhet vetëm ngaqë duan të identifikojnë veten e tyre si Zogu i sotëm, si Enveri i sotëm, pse jo edhe si Skënderbeu i sotëm.

Rradaket e tyre boshe e të thata nuk mund të kuptojnë se figurat sa më të mëdha të jenë, aq më mbresëlënëse dhe aq më të pashpërfillshme bëhen të metat e tyre. Dhe harrojnë se figurat sado të mëdha, aq sa të pajisura me lartësi njerëzore janë edhe të pajisura me dobësi njerëzore. Harrojnë se edhe profetët kanë pasur lartësitë dhe dobësitë njerëzore, edhe gjenitë, edhe heronjtë nuk i kanë shpëtuar dhe nuk kanë për t'i shpëtuar dot këtij rregulli. Kush i ka lexuar librat e shenjtë, kush i ka lexuar thëniet e profetëve, kush e ka njohur jetën e përditshme të figurave më të larta të njerëzimit, të interpretuar e të dëshmuar prej vetë atyre, e pranon me gjakftohtësi se edhe figurat e larta shqiptare kanë pasur lartësitë dhe madhështitë, ultësitë dhe dobësitë.

Sharlatanët në krye të Tiranës nuk ua pranojnë këto gjoja të adhuruarve të tyre, gjoja shembelltyrave të tyre, gjoja udhërrëfyesve të tyre jo se druajnë errësimin e realitetit, por druajnë se mos vihet në diskutim edhe madhështia e lartësia e mbretëruesve të sotëm, druajnë se mos ultësitë dhe dobësitë i mbulojnë dhe i fundosin. Kjo vjen ngaqë janë të paemancipuar, janë mediokër, janë politikanucë, janë enverucë, janë diplomatucë, por nuk kanë lidhje as me Gjergj Kastriot Skënderbeun, as me Ismail Qemalin, as me Ahmet Zogun. Këta tre do të trupëroheshin nga ata që përpiqen sot të fitojnë votat duke i monopolizuar figurat e tyre.

Populli shqiptar i njeh krerët e Tiranës dhe, ngaqë, në gjendjen ku ndodhet, prapë është shumë herë më i lartë se sharlatanët që e drejtojnë, i pranon. Ngaqë këta i kanë mbetur në derë, i pranon ashtu si janë, me të metat e shumëta dhe ligësitë e shumëta. I pranon, sepse bën relativizime mes dëmit dhe dobisë së tyre, bën relativizime në kuadrin e një historie mbijetese, çka është edhe kjo e 100 viteteve të fundit.

As Pavarësia e Shqipërisë, aq më tepër në këtë 100 vjetor, nuk do t'iu shpëtojë kornizave krahinore dhe ideologjike, ashtu si nuk iu ka shpëtuar as Òªlirimi i Shqipërisë. As Pavarësia nuk do t'iu shpëtojë gjembave të një pale, as Òªlirimit nuk do t'iu shpëtojë gjembave të palës tjetër. Në vend që të forconte unitetin kombëtar, edhe Festa e Pavarësisë po e thellon anarshinë. Në fakt as njëra palë, as pala tjetër nuk e pranojnë e nuk e përfytyrojnë dot shqiponjën me dy krerë në fushën e kuqe, sepse në vend të saj përfytyrojnë drapërin dhe çekanin. Ngaqë sharlatanëria e sotme i ka rrënjët jo tek data të tjera, por thjesht e vetëm tek 8 nëntori 1941 i dushanianëve dhe miladinianëve. Janë pikërisht dushanianët dhe miladinianët, dikur në krye të të njëjtës parti dhe, prej gati një çerekshekulli, tashmë në krye të dy partive.


©


ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.