VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ILIA DILO SHEPERI - NJE FJALIM HISTORIK PËR 28 NËNTORINNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ILIA DILO SHEPERI - NJE FJALIM HISTORIK PËR 28 NËNTORIN
Nga FRANK SHKRELI

E Hënë, 11.19.2012, 08:01am (GMT+1)



100-vjetori i pavarësisë kombëtare është një ditë krenarie, dhe si e me të drejtë duhet të jetë një festë për të gjithë, për arritjet e shqiptarëve sot, për luftërat kundër të huajve, në mbrojtje të të drejtave kombëtare. Duhet të jetë një kujtim edhe i luftës kundër diktaturave të mbrendshme dhe të jashtme, por mbi të gjitha, në këtë ditë të bardhë, duhet të kujtohen edhe ata që me jetën dhe veprat e tyre pasuruan historinë e kombit shqiptar, të cilët me vuajtjet, sakrificat dhe jetën e tyre bënë të mundur këtë festim. Një ndër këta është edhe Ilia Dilo Sheperi. Është për t'u përshëndetur fakti se këtë vit, këtij burri nga një familje e nderuar dhe patriotike, por edhe shumë e vuajtur dhe e persekutuar nga diktatura komuniste, iu dha titulli i lartë "˜'Nderi i Kombit''. Ilia Dilo ishte njëri nga dishepujtë e Shqiptarizmës, një lavërues i dalluar i gjuhës shqipe, puntor i zellshëm I arsimit shqip, por fatkeqsisht i panjohur për brezin e sotëm të shqiptarëve, pasi vepra e tij lihet pas dore dhe injorohet nga media dhe institucionet e tjera të shoqërisë. Ilia Dilo ishte një shembull bartës i vlerave të vërteta demokratike dhe të atdhetarizmit dhe qe cilësuar nga dijetarë të ndryshëm si "˜'Babai i gjuhësisë Shqiptare.'' Pasi ishte i njohur për patriotizmin e tij, Ilia Dilo ishte caktuar të bënte pjesë në delegacionin së bashku me At Gjergj Fishtën për të mborjtur të drejtat e shqiptarëve në kryeqytetet e Evropës, por fatkeqsisht për arsye shëndetsore, thuhet se nuk kishte mundur të shoqëronte Fishtën në atë udhëtim. Ai luftoi fashizmin e nacizmin, por edhe komunizmin, ideologjitë më ç'njerzore që ka njohur historia.

Si i tillë, Ilia Dilo dhe patriotë të tjerë si ai, nuk duhet të harrohen, por të kujtohen me nderim, ashtuqë të mos tradhtohet gjaku dhe vuajtjet e tyre, pasi këta si individë dhe si familje, kanë konribuar për të drejtën , mirëqenjën dhe për të mbarën e gjithë kombit.

Familja e tij pësoi shumë nga akuzat me të pavënd dhe më të pabesueshme që mund të trillonte vetëm propaganda e kuqe komuniste.

"˜'Edhe po të më vrisni, edhe po të më therni, në fytin tim do lexoni alfabetin shqip'', ishte përgjigjëja e Ilia Dilo Sheperit ndaj kërcënimeve të shovinistëve greke, pasi ishte "˜'mallkuar'' nga Patrikana e Stambollit për veprimtarinë e tij patriotike. Me këtë burr, i cili i shërbeu Atdheut me besnikëri dhe dinjitet, duhet të jetë krenare jo vetëm familja e tij e gjërë, dhe Zagoria nga rrjedhë ai, por në këtë 100-vjetor, me kujtimin e tij të mburret edhe e gjithë Shqipëria dhe i mbarë kombi shqiptar.

28 Nëntori këtë vit është një rast historik për të kujtuar dhe festuar pavarësinë kombëtare nga Perandoria osmane. Por është gjtihashtu edhe një moment në histori për të kujtuar para-ardhësit e shumtë që, secili në mënyrën e vet -- kanë kontribuar për realizimin dhe kurorëzimin e kësaj dite me fuqinë e tyre të shpirtit, me kurajon dhe guximin e tyre të pa-përkulshëm si edhe me angazhimin dhe besimin e patundur në vizionin e tyre për një Shqipëri të lirë, të pavarur e demokratike. Është gjithashtu edhe një ditë për t'u zotuar për një të ardhme më të mirë, për një komb më dinamik dhe më të bashkuar, plotë shpresë, dashamirësi, dhe integritet kombëtar.

Gjatë këtij viti, janë mbajtur dhe po mbahen fjalime të ndryshme me rastin e 28-nentorit që shënon edhe 100-vjetorin historik të Pavarësisë. Por nuk besoj se asnjë deri tani as nuk i afrohet frymës atdhetare dhe patriotizmit të shprehur në fjalimin që mendoj mbetet ndër fjalimet klasike, që Ilia Dilo Sheperi mbajti më 28 Nëntor 1920 në Gjirokastër, në një kohë kur kërcënimet ndaj Shqipërisë ishin të shumëta.

Në kujtim të këtij rilindasi të madh, sjellim fjalimin e plotë të mbajtur në Gjirokastër, më 28 Nëntor, 1920 nga Ilia Dilo Sheperi:

Ilia Dilo

"˜'Shqipëria dIvine, Dheu klasik i trimërisë, kremton sot një nga më të shënjtat ditë të historisë së saj kombëtare: Ditën e Rilindjes së pagëzimit në jetën e re të Lirisë! Ditën e venies mbi krye të kurorës së Independencës!
Pas pesëqind vjet jetë t'ashpërt të robërisë dhe në një kohë tragjike, kur arushet e Ballkanit u vërsulën t'a shuajnë pa mëshirë gjallërinë e kombit shqiptar, në orizontin e Shqipërisë ndriti Ylli i Mengjezit, mbi Kathedralin e Vlorës shkrepëtiti Diell'i i Lirisë! U ngreh Flamuri madhështor i Skënderbeut dhe Perëndia e Lirisë së Kombeve dekretoi shpëtimin e Shqipërisë!

Ajo e drejtë e shënjtë q'u ka falur natyra kombeve të botës ju njojt edhe kombit t'onë që ruan karakterin dhe traditat e Ilirëve, u dha edhe popullit tonë heroik që ka vaditur me gjak gjithë Sinisinë ballkanike dhe, së fundi, për t'u shpëtuar dyndjeve të valeve të barbarëve, gjatë shekujve, ka qenë shtrënguar të lerë Alltarin e Atdheut të vet dhe të kapërcejë male e dete dhe të përhapet nepër gremina të huaja. Në këtë vend legjendar, që është shkretuar dëndur nga kataklizmat e luftrave të parreshtura dhe mbi gërmadhat e 70 qyteteve të bukura bërë pajë e zjarrit të legjioneve romane, vajtojnë zogjtë sot e kësaj dite!

Të tëra këto ngjarje, të gjitha këto tradita e kanë vleftën e kujtimit të naltë, të heroizmës shqiptare. Dëshmojnë therorësitë e pashembullta të fisit arbnor. Pasqyrojnë jetën morale të shtërgjyshërve dhe udhëheqin shpirtin e energjisë e të therorisë së brezit t'onë të ri.

Ja! Kjo është dita simbolike në të cilin kombi shqiptar hyn në radhët ee popujve të lirë dhe zë vendin që i përket historisë së tij.

Traditat e mbetura nga Pellasgët e Mitollogjisë, trimëri e trashëguar nga stërgjyshërit t'anë, përmënden sot në kronollogjinë e qytetërimit.

Himni i Indipendencës t'onë këndohet nepër oborret e kombeve të rinjë e të lirë. Te Deum-i i paradisit të fesë s'onë meshohet sot nëpër Kishërat e botës ideale! Na përshëndesin, na përgëzojnë, na urojnë kombet e lirë! Na kanë zili e na falen popujt që përpiqen të harrijnë një ditë të bardhë!

Ideali që kanë ëndërruar stërgjyshërit, ay ideal i shënjtë që kanë profetizuar heronjtë, protagonistët e luftrave të lirisë s'onë, u realizua sot. Qëllimi i naltë për të cilin kanë luftuar ata burrërisht nepër malet e ashpërt dhe kanë derdhur gjakun e vlefshëm të tyre: u harrit, u krye!

Intrigat e huaja dhe komeditë e mbrendshme që u lojtën një kohë mbi kurizin e Atdheut nuk e lanë popullin shqiptar të jetonte i lumtur në këto tetë vjetët e para të jetës së re. Krijuan një situatë të rëndë dhe rrezikuan njëment tërësinë dhe Independencën e Atdheut.

Gjatë këtyre kohërave të vështira duallën në shesh apostoj të rremë duke predikuar ungjillin magjik të një bese fatale. Një maqavelizmë që synonte t'i mësonte popullit shiqptar disiplinën e skllavërisë dhe të ç'këputte nga trup'i Atdheut vendin më të shëjntë: VLORËN bujare që e ka falur natyra për të qenë vend i pelegrinazhit të Shqiptarëvet.
Forca ideale, energjia virgjine dhe patriotizmi i naltë i popullit shqiptar i kapërcyen, gjithë rreziqet që kërcënonin Atdheun.

Dita e 28 Nëndorit 1920 ësht e para që kremton sot plot enthusiazmë Shqipëria redente, sbukuruar nga Stili gjer në Shkodër me trendafile dafine!

Mblidhuni bijt e Shqipërisë përpara këtij Alltari të madh t'Atdheut. Faluni! Përunjuni përpara këtij Senotafi të shënjtë! Adhuroni shpirtrat e Deshmorëvet! Dhe lavduroni këtë ditë madhështore!

Gëzohuni o Shqiptarë t'arratisur në çdo anë të botës. Këndoni ju zogjt'e bukur që fluturoni në qiellin e Shqipërisë! Lulëzoni ju fusha! Gjëmoni ju male! Buçitni ju, lumnejë dhe dete të Shqipërisë! Bekonani ju o Dëshmorët e shënjtë t'Atdheut! Kurajo, durim dhe shpresë, Ti o Shqipëria iredente!''
-----------------------------------------------------------
Është ky një fjalim që u mbajtë në një periudhë të vështirë për shtetin e ri shqiptar, por që edhe sot u jep jetë dhe shpresë zemërave; është një fjalim që përcakton karakterin burrëror të Ilia Dilos por edhe të rilindasve të tjerë bashk-kohorë të tijë; është një fjalim që frymëzon dhe u jep kurajo të lodhurve dhe nderon heronjtë e të gjitha kohërave.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVENga SKËNDER BUÒªPAPAJ (11.18.2012)
LAVDI MALËSI E MADHE - O NDERI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (11.15.2012)
LIBRI I FLAMUR ANAMALIT, ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI (11.15.2012)
GORDON JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kushtNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.14.2012)
KOMPLIKIMI I LOJËRAVE ENERGJITIKE NË BALLKANNga SHABAN MURATI (11.13.2012)
TË MOS TURBULLOHET POLITIKA AMERIKANE NDAJ KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (11.13.2012)
A DO TË BËHET SHQIPËRIA?Nga RESHAT KRIPA (11.12.2012)
LETËR E HAPUR MINISTRIT MYQEREM TAFAJ - PSE PO DËNOHEM, ZOTËRI MINISTËR?Nga Prof. As. INA KOSTURI (11.12.2012)
SHQIPTARIA NË 100 VJETORIN E MADH!Nga AJET NURO, Tribuna Shqiptare (11.11.2012)
REFLEKSIONE PARA QENDRËS SË VOTIMITNga SAMI REPISHTI (11.11.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]