VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OPINIONI PUBLIK ËSHTË I PAMANIPULUESHËM, MARRË SHKAS NGA INTERVISTA E REXHEP QOSJES TEK TOP CHANNELNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 05:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
OPINIONI PUBLIK ËSHTË I PAMANIPULUESHËM, MARRË SHKAS NGA INTERVISTA E REXHEP QOSJES TEK TOP CHANNEL
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.21.2012, 12:03pm (GMT+1)



Dy ditë më parë, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, Akademik Rexhep Qosja i dha një intervistë nga studioja e tij në Prishtinë televizionit kombëtar Top Channel, i cili është selektiv me të zgjedhurit e tij. Por kjo është modë për gazetat e televizionet e Tiranës, po ashtu edhe në Prishtinë, ku gazetaria ka humbur fytyrën dhe është kthyer në një gazetari klienteliste, sipas sloganit "më jep, të jap", duke shkaktuar një boshllëk të pazëvendësueshëm për fjalën e lirë, e cila duhet të jetë në shërbim të së vërtetës, opinionit publik dhe në mbrojtje të interesave të vendit. Gazetarët profesionistë dhe me integritet duhet të ndikojnë edhe tek vetë politikanët. Por integriteti është një fjalë e hequr nga fjalori i gjuhës shqipe, e cila është zëvendësuar e përçudnuar me: kush është maskara, ish-spiun dhe nëntëdhjetë e nëntësh është me integritet!

Duke iu kthyer intervistës së Akademik Rexhep Qosjes, ajo kishte dy qasje, e para, e një Akademiku, kur fliste si historian i letërsisë, pasi Rilindasit ishin edhe shtetarët e parë të Shqipërisë të 28 Nëntorit; ndërsa qasja e dytë, e një militanti zemërak dhe emocional që shkonte deri aty sa i gjente të mira me bollëk diktaturës kriminale të Enver Hoxhës, merrni me mend deri në planin ekonomik, të zhdukjes të pronës private, kur vuri re se regjimi totalitarist i shpëtoi shqiptarët nga varfëria (!!!!) dhe nuk gjeti asgjë pozitive tek Sali Berisha. Deri sa mbante pozicionin e Akademikut të letërsisë, Rexhep Qosja ishte OK, bile shumë OK, kur kaloi në planin e avokatit të regjimit totalitarist dhe prokurorit të Berishës, sepse emocionet e bënë që t'iu ikte analizave shkencore, atëherë e humbi kredibilitetin dhe ra në pozitat e Saimir Tahirit apo Gramoz Ruçit do të thoshja.

Këto rradhë i shkruaj me hidhërim, sepse shoh se nuk po gjendet një njeri, një burrë që të ndikojë në paqtimin e politikës shqiptare, e cila për çdo ditë e më tepër po bëhet më konfliktuale dhe më e rrezikshme për stabilitetin e vendit. Zemërata e Rexhep Qosjes merrte nismën edhe për faktin se nuk pati ftesë zyrtare me rastin e 100 vjetorit, diçka që e shoh të padrejtë, në frymën e përçarjes, një frymë e kohës së Sigurimit të Shtetit, e cila po ndihet sot deri në diasporë. Unë mendoj se Sali Berisha do t'i duhej t'i dërgonte ftesë Qosjes, pavarësisht marrëdhënieve shumë negative mes të dyve, qoftë qëndrimeve të gabuara të Qosjes, sepse Berisha po ashtu bën gabime sa të duash. Sepse dikush duhet të shtrijë dorën. Dhe ai njeri që di të shtrijë dorën na duhet ne sot!

Disa ditë më parë dëgjova një intervistë të këngëtares dhe aktores shkodrane Justina Aliaj, një talent shqiptar i djegur për së gjalli nga diktatura, e cila vuri në dukje se talentet nuk mund të jenë të imponuara nga politika apo nga mediumet e propagandës, siç bëhej dikur, sepse për ta vendos opinioni publik. Ky është standarti edhe në Perëndim. Profesionalizmi, aftësitë, kompetencat, talenti dhe integriteti. Edhe për gazetarinë. Gazetar i mirë është ai që lexohet dhe që vlerësohet nga opinioni publik,dhe kurrsesi jo ashtu si ndodh në Tiranë ku opinionit publik i imponohen një tufë opinionistësh pa integritet dhe me skeletë në sirtarë, të cilët veç kësaj janë mediokër dhe mjeranë.

Në Shqipëri janë krijuar kushte të jashtëzakonshme për t'u mirëinformuar dhe për të shprehur mendimet, por kjo përparësi e revolucionit të Teknologjisë Informatike shpërdorohet dhe ka ndikim negativ tek opinioni publik, sa që e ka kthyer në domosdoshmëri komunikimin me anë të rrjeteve sociale siç janë Facebook dhe Twitter, ku qytetarët e zakonshëm shprehin mendimet e tyre në mënyrë të barabartë me politikanët, praktikë kjo që aplikohet shumë në Perëndim, ndërsa sa i përket komunitetit shqiptar të internetit ky komunitet është i mirëpopulluar nga shqiptarë të të gjitha trojeve, ku vend kyesor zë diaspora, ndërsa prania e politikanëve gati është inekzistente.

Pra me pak fjalë, televizionet e Tiranës dhe Prishtinës nuk mund t'i diktojnë opinionit publik mendime apo qëndrime të ambalazhuara, që këta t'i gëlltisin si medikamente, sepse kështu opinioni publik kthehet në kukull. Ne njohim politikanë kukulla, gazetarë kukulla, ndryshe të njohur si yesmen, por opinion kukull në demokraci nuk ka.

Me pak fjalë, opinioni publik kërkon të vërtetën, e cila është në shërbim të të gjithëve, përfshi edhe militantët dhe profiterët politikë, ndërsa militantëve dhe profiterëve politikë u interesojnë të vërtetat e shtrëmbëruara që t'i përdorin për interesat e tyre të çastit.

Në këtë rrugë u orientua edhe Akademik Rexhep Qosja në intervistën e tij tek Top Channel. Dhe ka 20 vjet që segmentet okulte të Tiranës orientojnë konfliktualitet. Dhe nuk del një burrë që t'u thotë mor zotërinj mjaft më, le të jemi bashkë, mjaft me folklor politik dhe mjaft me konfliktualitet, le të bëjmë shtetin. Nuk jemi të parët. Pashko Vasa na e ka thënë me kohë, aleatët tanë sot po ashtu, ndërsa ju e keni kthyer komunikimin në artin e pamundësisë. Sidomos sot, me këtë zhvillim të mjeteve komunikimit, pseudoelitat shqiptare vazhdojnë stereotipin e periudhës staliniste, diçka që opinioni publik nuk e pranon dot kurrë.

Askush nuk i vë përballë të vërtetave politikanët shqiptarë, të cilët për konsum propagandistik, paraqiten si njerëz paqësorë dhe shërbëtorë të përvuajtur të stabilitetit, dialogut dhe bashkëkomunikimit, të gatshëm t'i shtrijnë dorën çdokujt, dhe bëjnë mirë, ndërsa me njëri-tjetrin janë si kanibalë, armiq të përbetuar duke mbjellë këtë klimë monstruoze me pasoja për vendin dhe shqiptarët.

Para disa ditësh, kryeministri serb tha se "me Thaçin në kohë lufte ne do të vriteshim", tani dialogojnë, Ok, jemi fqinj dhe në kushte të reja, integruese, mendojmë për të ardhmen, ndërsa mes shqiptarëve përse vazhdon lufta? Kur gjendet gjuha e përbashkët me Daçiqin e përse nuk gjendet midis nesh! Është shumë e mundur!

Edhe politikat përjashtuese janë staliniste dhe antishqiptare, të cilat i aplikojnë me aq sadizëm politikanët shqiptarë dhe sejmenët e tyre që janë televizionet dhe gazetat - deri tek ambasadat shqiptare në Perëndim - rrezikojnë stabilitetin. Mjaft më. Të lartësohen vlerat, e vërteta historike të jetë mbi baza shkencore, historiografia komuniste të hidhet në koshin e plehrave dhe opinionin publik të mos e ushqejnë me kronikën e zezë për ta sëmurur mendërisht dhe shpirtërisht, por ta orientojnë njerëz me integritet dhe integriteti të jetë emëruesi i përbashkët për politikën.

Sepse sot nuk mund të ecësh me spekulime dhe nuk mund të manipulohet opinioni publik, sepse rrenat nuk mbahen dot në këmbë. Kështu për shembull në intervistën tek Top Channel, Rexhep Qosja filloi të krijonte paralele midis regjimit diktatorial të Enver Hoxhës me atë të Titos. Titoja bënte kërdinë, tha ai, masakronte. Por, kur u hap diskutimi rreth intervistës së tij në Facebook, një koleg gazetar vendosi në mur, një shkrim vlerësues të Rexhep Qosjes me rastin e vdekjes të Marshallit Tito, ku Qosja paraqitej si një titist i flaktë. Atëherë lind pyetja, kë të besojmë ne opinioni publik, Rexhep Qosjen tek Rudina Xhunga apo atë që shkruante të zezën në të bardhë?! E përse nuk e pyeti Rudina Xhunga Akademik Qosjen për këtë shkrim panagjirik që ai kishte shkruar për Titon? Ky është profesionalizmi. Të tjerat janë pallavra, të cilat opinioni publik por edhe elitat e vërteta nuk do t'i pranojnë më.

Ndërkohë, unë nuk harroj as vlerat e Rexhep Qosjes si Akademik, nuk harroj as ndërhyrjen e tij më 25 tetor 1991 me rastin e largimit të Kadaresë, as "Vdekja më vjen prej syve të tillë". Pra pika bashkuese ne kemi, na bashkon gjuha, e cila na fut në ata kufij që janë të përhershëm, siç po e pranojnë sot politikanët shqiptarë, gjuha na krijon mundësi komunikimi qytetar dhe intelektual, sepse, e them me bindje, pa dashur të cënoj askënd, por duke i ftuar të gjithë, se ka ardhur koha t'i jepet fund propagandës partiake militantiste me prejardhje staliniste që shërben për të sjellë në pushtet përmes manipulimit ata të cilët duhet të jenë jashtë politikës.


©

GORDON JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kusht
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.14.2012, 02:48pm
Kuvendi i Shqipërisë nuk e mbajti as një minutë heshtje për Lirak Bejkon
DEPUTETËT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË JANË LILIPUTË PËRPARA LIRAK BEJKOS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 11.09.2012, 10:31am

E PATOLERUESHME ARROGANCA E SHUMICËS NDAJ KËRKESAVE TË SHBA E BE PËR DIALOG!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Enjte, 10.18.2012, 11:08am
ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIU
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 10.14.2012, 09:33am

200 VJET BURG 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.10.2012, 09:18am
PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.06.2012, 12:45pm

HESHTJA KRIMINALE E SHTYPIT DHE MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ GREVISTËVE MOS HARRONI SE INDIFERNCA VRET!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.03.2012, 09:25am
 BERATI, QYTETI I ONUFRIT E KODIKËVE PO RILIND ME UNIVERSITETIN E RINga ELIDA BUÇPAPAJ

ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!
Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës Rama
Nga ELIDA BUÇPAPAJ<

E Djelë, 09.09.2012, 02:10pm

REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.17.2012, 09:41am

VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am

SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.10.2012, 10:16am

KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 08.07.2012, 11:20am

PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION
Nga ELIDA BUÇPAPAJ   

E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am

MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am

Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI Â» Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm

Çdo ditë një temë
DORËZONI IMUNITETIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.16.2012, 09:57am

Çdo ditë një temë
MIMOZA KUSARJA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 06.05.2012, 07:34am

SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm

DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am

REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am

MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am

RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am

Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve

SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm

20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLITIKA E VETËPËRJASHTIMITNga XHEMAL AHMETI (11.19.2012)
KROACIA, SERBIA DHE ASIMETRIA E FAJITNga SHABAN MURATI (11.19.2012)
ILIA DILO SHEPERI - NJE FJALIM HISTORIK PËR 28 NËNTORINNga FRANK SHKRELI (11.19.2012)
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVENga SKËNDER BUÒªPAPAJ (11.18.2012)
LAVDI MALËSI E MADHE - O NDERI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (11.15.2012)
LIBRI I FLAMUR ANAMALIT, ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI (11.15.2012)
GORDON JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kushtNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.14.2012)
KOMPLIKIMI I LOJËRAVE ENERGJITIKE NË BALLKANNga SHABAN MURATI (11.13.2012)
TË MOS TURBULLOHET POLITIKA AMERIKANE NDAJ KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (11.13.2012)
A DO TË BËHET SHQIPËRIA?Nga RESHAT KRIPA (11.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]