VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
28 NËNTORI - TRIUMFI I FLAMURIT PA YLL Nga RESHAT KRIPA E Shtunë, 11.24.2012, 08:26am (GMT1)
Nëntori i vitit 1991. Po afronte
dita e shenjtë e flamurit. Por ajo nuk ishte si ditët e tjerat.
Ishte festa e parë e flamurit në liri. Në ato ditë në zemrat e qytetarëve
sundonte një shqetësim i madh, cili flamur do të ngrihej, ai me yllin e
komunizmit që sundoi vendin për gjysmë shekulli, apo flamuri pa yll i Ismail
Qemalit? Kuvendi i Shqipërisë ende nuk e kishte vendosur heqjen e yllit nga
flamuri. Diskutime te mëdha zhvilloheshin nëpër tryezat e bisedimeve. Mendimet përplaseshin njëri me tjetrin. Një pjesë fanatikësh, që u kishte mbetur ora në vitin 1945, mbronin tezën se duhej ngritur flamuri me yll, ndërsa pjesa tjetër, më e madhja, të kundërtën. Miti i komunizmit kishte filluar të shembej, por komunistët ishin ende në fuqi. Ata ishin të gatshëm të përdornin çdo lloj forme për të ruajtur pushtetin e tyre. Këtë e kishin treguar disa muaj më parë në qytetin demokrat të Shkodrës, ku kishin vrarë katër martirë. A do të pranonte qyteti turpin që në shtizë të ngrihej flamuri i urryer i tradhtisë së madhe? Këtë shqetësim e ndjente pothuajse i gjithë populli, por më tepër e ndienin ata që i provuan mbi shpatullat e tyre gjëmbat vdekjeprurës të atij ylli, të përndjekurit politikë. Mbledhja e Kryesisë së Degës së Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Rrethit. Merrnin pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë dhe disa të ftuar të tjerë. Nga Tirana kishte ardhur, si i dërguar nga Shoqata Kombëtare, Viktor Dosti. Ai hodhi i pari mendimin se ditën e flamurit duhej të ngrihej me çdo kusht ai pa yll. Një gjë të tillë duhej ta realizonin të përndjekurit politikë, ata që ishin sakrifikuar më shumë se kushdo për atë flamur. Të gjithë e miratuan. Shoqata iu drejtua partive politike dhe shoqatave opozitare për veprim të përbashkët, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatës "Çamëria". Ato e përshëndetën një vendim të tillë.
Pas dy ditësh u bë takimi i përbashkët i tyre. Të gjithë ranë dakord që t'i
drejtonin një peticion Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Rrethit, ku partitë
opozitare ishin në pakicë. Në atë peticion me një ton ultimativ, kërkohej
ngritja e flamurit pa yll. Duke pasur shumicën në këtë komitet, socialistët
refuzuan. Të njëjtin qendrim mbajti edhe Byroja e Rrethit e Partisë Socialiste.
Por të përndjekurit politikë nuk u tërhoqën nga kjo pengesë. Më 26 Nëntor me
një mesazh, të cilin e transmetoi edhe Radiotelevizioni "Zëri i Amerikës", ata
deklaronin se nuk do të lejonin ngritjen e flamurit me yll dhe i bënin thirrje
gjithë qytetarëve të merrnin pjesë në manifestimin e madh të pavarësisë. 27 Nëntor prologu i ndeshjes së madhe. Në shtizën e flamurit, me urdhër të kryetarit socialist të Komitetit Ekzekutiv Pluralist, për të provuar vendosmërinë e të përndjekurve politikë, u vendos flamuri me yll. Por llogaritë ishin bërë gabim. Qyteti kishte djem të gjallë që nuk mund të pajtoheshin me një veprim të tillë. Xhemal Mustafaraj, një ish i burgosur politik, së bashku me të lindurin në internim, Fadil Ndreu, duke hipur mbi shpinat e shokëve të tyre, u ngjitën në shtizën e flamurit, grisën yllin, e dogjën dhe ngritën lart flamurin pa njollën e turpit Një turmë e madhe i shoqëronte me brohoritje. Në mbrëmje vonë, Komiteti Ekzekutiv Pluralist u detyrua të pranojë ngritjen e flamurit pa yll.
Po atë mbrëmje, në mbledhjen e grupit të shoqatave dhe partive politike
opozitare, diskutohej se kush duhej ta ngrinte flamurin. Mendimet ishin të
ndryshme. Një i burgosur politik tha se atë duhej ta ngrinte njëri prej të
rinjve që grisën yllin. Një tjetër propozoi që të ngrihej nga një prej
përfaqësuesve të vjetër nacionalistë të shoqatës. Së
fundi u ngrit dentist Avdulla Iljazi, një demokrat i orëve të para, dhe
propozoi: Dikush propozoi që ky të ishte Altini, 17 vjeçar,biri i Burim Kokoshit, ish i burgosur politikë dhe nipi i njërit nga nënshkruesit e Aktit të Pavarësise, Qazim Kokoshit, vdekur në burgun komunist.
Atëherë u ngrit më i vjetri i grupit, Kryetari i Degës së Shoqatës së të
Përndjekurve Politikë për Vlorën, Hysni Alimerko dhe shprehu mendimin e
rrezikut që paraqiste një vendim i tillë. Sigurimi i Shtetit ishte ende në veprim.
Ngjarjet e muajve të fundit e kishin treguar këtë. Nuk mund të rrezikohej jeta
e një djali, aq më tepër që ai ishte i vetmi i familjes së tij.
Heshtja mbuloi fjalët e Hysniut. Të gjithë prisnin vendimin e Burimit. Vetëm ai
e kishte këtë të drejtë. Burimi u ngrit dhe me një zë të vendosur tha: Askush nuk pati kurajo ta kundërshtojë. Gjithë pjesëmarrësit u shpërndanë për të kryer detyrat e caktuara.
28 Nëntor - Në të gjitha fasadat e godinave binin në sy flamurë pa yll që ishin
ngritur në të gjitha pikat dominuese të qytetit. Në sheshin historik filluan të
grumbullohen njerëzit. Në duart e tyre shumica mbanin flamurë të vegjël,
gjithashtu pa yll.
Ora 10.00. Kryetari socialist i Komitetit Ekzekutiv Pluralist, i shoqëruar nga
përfaqësues të tjerë të atij komiteti u drejtua për të kryer ceremoninë e
ngritjes së flamurit. Pompoziteti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Para portës së
lulishtes qendrore, një grup i madh njerëzizh u preu rrugën. Shumica ishin ish
të dënuar politikë. Një pjese prej tyre diktatura u kishte rrëmbyer njerëzit më
të dashur. Të tjerët i kishte syrgjynosur në burgjet dhe kampet e tmerrshme.
Midis pjesëmarrësve edhe një dërgatë e të përndjekurve të Beratit me në krye
kryetarin e tyre, Fatos Zdrava. Bashkë me ta edhe demokratë të tjerë që ishin
ngritur kundër kësaj diktature. Në krye kryesia e degës së shoqatës. Aty, në
këmbët e obeliskut mbi të cilin ngrihej shtiza e flamurit, u zhvillua dialogu i
mëposhtëm:
Kjo përgjigje u ngjalli shumë kujtime të paharruara të pranishmëve. Para syve u
dolën ngjarjet e viteve të gjata të diktaturës. U dolën fytyrat e mijëra të
rënëve për liri dhe demokraci.
- Edhe në qoftë se nuk keni vrarë, i keni shërbyer asaj partie që vrau një komb
të tërë. Ndaj duart e atyre që kanë ngritur flamurin e komunizmit, nuk do të
ngrenë flamurin e Ismail Qemalit! Ky flamur është i yni. Kryetari u detyrua të tërhiqej. Ndërkaq, ndërsa qëndra e zërit transmetonte Himnin e Flamurit duart e njoma dhe të pastra të Altinit ngrinin lart flamurin kombëtar.
Sheshi filloi të buçiste nga duartrokitjet dhe brohoritjet. Kudo ndiheshin
përqafime, urime. Këngët patriotike pushtuan sheshin. Një vizitë në varrin e
Plakut të Pavarësisë dhe një mori kurorash dhe lulesh zbukuruan atë varr
historik. Pastaj jashtë çdo zyrtarizmi, në podiumin para përmendores së
Pavarësisë hipën ata që për pesëdhjetë vjet e kishin të ndaluar të flisnin dhe të
mendonin ndryshe. Ata nuk i caktoi njeri për të dalë aty. Dolën me dëshirën e
tyre për të shprehur atë që mendonin prej vitesh. Në Sheshin Historik të
Flamurit gjëmuan zërat e tyre:
Duçja i vuri flamurit tonë spatën e fashizmit, Enver Hoxha yllin sllav të
komunizmit. Por këtë radhë po valon flamuri i Ismail Qemalit, ai flamur që u bë
simbol i nderit dhe trimërisë, i qëndresës dhe vetëmohimit. Po valvitet flamuri
i kuq me shqiponjën e zezë dykrenore në mes dhe jo flamuri i komunizmit me
yllin e urryer.
Në sytë e pjesëmarrësve shiheshin gjurma lotësh. Ishin lotët e lirisë, të asaj
lirie që kishin vite që e ëndërronin. Zëri vazhdonte të buçiste: Kasta e përmbysur përpiqet me të gjitha mjetet, që ende janë në dorën e saj, të fusë vendin në një rrugë pa krye. Në krye të kësaj kaste qëndron Presidenti i vendit, hija e diktatorit të përmbysur. Dora e tij është ndjerë kudo. Është ndjerë gjatë viteve të sundimit komunist. Është ndjerë në dhjetorin e kaluar, kur urdhëronte goditjen e studentëve. Është ndjerë në shkurt kur rrëzohej shtatorja e diktatorit.
- Qindra flamuj kuq e zi pa yllin e kuq të komunizmit po valëviten në këtë ditë
të shënuar përmbi të gjitha po ushtojnë vargjet e himnit tonë kombëtar, të
harruara qëllimisht nga regjimi i kaluar: Fjalët u shoqëruan me brohoritje të mëdha. Së fundi një vizitë e përbashkët në Muzeun e Pavarësisë, pranë bregut të detit.
Kështu u mbyll kjo ditë e shkëlqyer historike që për pjesëmarrësit e saj do të
mbetet një RESHAT KRIPA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |