VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËR MIKUN TIM TRUGROPË - OSE SA GLOBALIZIM DURON SHQIPTARI?!Nga XHEMAL AHMETI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PËR MIKUN TIM TRUGROPË - OSE SA GLOBALIZIM DURON SHQIPTARI?!
Nga XHEMAL AHMETI

E Hënë, 11.26.2012, 09:52am (GMT+1)



Nxitjen për këtë shkrim ma dha një miku jonë që në pikëmëngjesi kishte keqkuptuar botën. Ndërsa idenë e mora nga një libër që vajtueshëm rri i mbyllur pranë një turme librash të rinj, që s'kam kohë t'i lexoj. Është libri i filozofit gjerman Rüdiger Safranski "Sa globalizimin duron njeriu". Nuk e di se çka ka shkruar kësaj radhe Safranski, por po bëhem si ato "haxhuzet e Gostivarit" dhe po spekuloj, pasi që ky është libri i vetëm i tij që ende nuk e kam lexuar.

Safranski aty sigurisht bëhet advocatus idiotes, duke përdorur gjithë arsenalin e historisë së filozofisë në mbrojtje të homonaturalis-it nga injeksionet tjetërsuese, imponuese dhe trushpëlarëse të megaprojektit liberal që me çdo kusht do vetëm një tip njeriu mbi tokë: hommo globalis-in! Jo, jo nuk besojmë se Safranski ka nostalgji për atë njeriun gjysmëkafshë Enkidu të Gilgameshit, por na merr mendja se ai proteston kundër përpjekjes për të shndërruar botën në një vitrinë njëdimensionale, ku gjitha speciet të njëjtin konstrukt dhe frizurë kanë, ashtu siç do komunizmi utopik i Slavoj Žižekut me shoqëri. Po a nuk na e trajtoj këtë temë shkëlqyeshëm para dyzet e tetë vjetëve Herbert Marcuse "Njeriu njëdimensional", 1964, duke shpjeguar përdhosjen e kulturave që kishin nisur shoqëritë postindustriale?

Thamë që njohim Safranskin, prandaj nuk mund të supozojmë të ketë humbur kohë për të mbrojtur diçka që nuk ka nevojë. E pamundshme. Safranski sigurisht ka një tjetër shqetësim që nuk do ta thotë hapur që të mos stampohet si nacionalist: nëpërmjet mbrojtjes së "individualitetit" ai sigurisht do të mbrojë diversitetin e kulturave, gjuhëve, të cilat qëmoti kanë hyrë nën rrotat shpuese të globalizimit të egër.

II.

Frika e Safranskit dhe e jona është e arsyeshme. Imperialiteti i anglishtes së mainstream-it që vjen nga neoliberalizmi i shfaqur në shkencë, www dhe gjithandej nuk duhet të gëlltisë e dobësojë diversitetin kulturor dhe gjuhësor të botës. Edhe në ëndërr na tmerron skena, ku nuk kemi pse ta përdorim shqipen tonë (në të gjitha variantet e saj), sepse nuk na kupton kush. As gjermanishten, frëngjishten, italishten tonë të thyer e plot defekte nuk ia falim ndonjë gjuhe mode që mendon se ka fituar primatin. Jo.

Nëse intelektualët shqiptarë ngulin këmbë që të përjetësohet Transicioni, nëse ata bëjnë çmos që shoqëritë e shtetet tona ta mbërrijnë hapin e globalizmit, nuk do të thotë paraprakisht se ata kanë diçka kundër identitetit shqiptar (që do të ishte alogjike), ata e dinë se hë për hë nuk ekzistojnë projekte tjera më të mira që do ta shpëtonin masën që i përkojnë nga mjerimi social, aligjor, izolues dhe nga një e ardhme ekonomikisht të pashpresë. Nuk besojmë se intelektualët shqiptarë kanë mbyllur sytë si prostituta para atij globalizmit të bankave dhe firmave gati kriminele e as përballë modeleve transicionale tjetërsuese që s'durojnë kultura e identitete, por besojmë se ata kanë kuptuar historinë e suksesit të të tjerëve në luftën e tyre kundër vendnumërimit, anarkisë, korrupsionit dhe prapambeturisë dhe të njëjtin sukses ua dëshirojnë gjeneratave të veta.

Nëse intelektualët tanë mund të akuzohen për diçka atëherë për këtë: ata nuk kanë shtrydhur trurin për të kërkuar variante asimilimi të demokracisë, tregut të lirë (jo të zi) në kushtet shqiptare. Atyre po duket se u ikën shansi për t'ua dhënë stampën shqiptare këtyre proceseve të globalizmit. Ata janë aty për të mbrojtur integritetin, pavarësinë shqiptare në gjuhë e kulturë. Siç bën Safranski, Bernard Henri Levi e shumë të tjerë që e dinë se identitetet nuk janë maska por kultura të gjalla e kryesisht të bukura, sish që botën nuk e lënë të përmbyset në ferrin e monotonisë.

III.

Nuk e di se a keni vërejtur që në letrat shqipe qëmoti është krijuar një divizion "mendimtarësh", gazetarësh që vazhdimisht shajnë shqiptarët, se nuk iu përshtaten normave etike e politike që kërkojnë ndërkombëtarët? Në këtë listë, ai miku jonë patriot (me bateria) kishte futur edhe emrin e autorit të këtij teksti. Arsyeja: po shkruajmë kundër etnonacionalizmit human shqiptar?

Kush beson se gjithë gjermanët e Goethes, Schilerit dhe Nietzsches kanë qenë racistë ka defekt në tru. Kush e di që Hitleri involvoi masat në racizmin e tij të sëmurë dhe solli Gjermaninë në hale e di se çka do të thotë iluzioni i epërsisë arike. Kush po me të njëjtin ton mashtron shqiptarin pasmodern mbi "racën ilirike", gjenin dhe gjakun është antipatrioti më i shpifur i së sotmes. Jo kokërruari hitlerian nxori Gjermaninë e bërë tokë nga mizëria, por gjermani racional, i cili brenda një kohe rekorde e bëri vendin e tij sërish faktor në botë. Ky gjerman që madje edhe pse tashmë pa të drejtë i vjen turp të thotë se është gjerman. Intelektuali shqiptar që nuk duron stërqitje nacionaliste ka bazë empirike pra për qëndrimin e tij. Historia e fakteve nuk le hapësirë spekulimi: dashuria jokritike ndaj sjelljes kombëtare dhe ekzagjerimi i higjienës racore e kulturore ndaj tjerëve është sëmundje që shkakton luftëra, sëmundje dhe depresione, është një status shpirtëror që më së pari vret e demolon bartësin se sa të tjerët. Jo italiani i duçes që shkërdhen Italinë është patriot, por italiani i Ecos që e detyron globin të flasë për të është patrioti i ditës. U kuptuam?

IV.

Për mikun tonë trugropë: dosido shqiptarët tashmë kanë shkollë. Intelektualët shqiptarë kur flasin për "etikat" e transportuara e kanë fjalën për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe ligjësinë e jo për shuarjen e identitetit shqiptar. Se një pjesë e tyre mallkojnë etnonacionalizmin tënd nuk është shkak për depresion por për festë. Sa më të vetmuar ta ndjesh veten ti aq më mirë do ta kenë shqiptarët!


XHEMAL AHMETI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Letër e hapur kryeministrit të Shqipërisë z Sali BerishaNËSE ANASHKALOHET PRESIDENTI I KOSOVËS IBRAHIM RUGOVA, UNË NUK FESTOJ!Nga XHEVAT REXHAJ (11.25.2012)
Me rastin e 100-Vjetorit të PavarësisëTRASHËGIMIA E GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEDIL EDHE NJËHERË E MBLIDHE KUVENDINNga FRANK SHKRELI (11.25.2012)
28 NËNTORI - TRIUMFI I FLAMURIT PA YLLNga RESHAT KRIPA (11.24.2012)
Ribotim përkujtimorXHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVANga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.23.2012)
PËRBALLË PËRKRENARES DHE SHPATËS SË SKËNDERBEUTNga VISAR ZHITI (11.23.2012)
DITA E FALENDERIMEVE NË AMERIKË - 2012Nga FRANK SHKRELI (11.22.2012)
FALËNDERIME NGA ZEMRA KRYEMINISTRIT BERISHANga Prof. dr. ESHREF YMERI (11.22.2012)
OPINIONI PUBLIK ËSHTË I PAMANIPULUESHËM, MARRË SHKAS NGA INTERVISTA E REXHEP QOSJES TEK TOP CHANNELNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.21.2012)
POLITIKA E VETËPËRJASHTIMITNga XHEMAL AHMETI (11.19.2012)
KROACIA, SERBIA DHE ASIMETRIA E FAJITNga SHABAN MURATI (11.19.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]