VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHTATORE PËR FAN NOLIN NË BOSTON DHE TIRANË
Nga ARTUR VREKAJ/ WORCESTER, MA.

E Martë, 11.27.2012, 09:26am (GMT1)



Duke parë gjithë vlerësimin që po u bëhet figurave të ndrituara të kombit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë dhe Diasporë me të drejtë ne shqiptarët e Amerikës duhet të ndërmarrim nismën e realizimit dhe përurimit të një shtatoreje për Fan Nolin në Boston, Massachusetts të SHBA-së dhe një në Tiranë si një nder që i bëhet figurës së një Burri të Shtetit Shqiptar, të Themeluesit dhe Arkitektit të Pavarësisë së Kishës Autoqefale Shqiptare, të një Njeriu të Zotit që foli Gjuhën Shqipe në Amerikë dhe Shqipëri, të një diplomati që e bëri kombin shqiptar mik me kombin amerikan dhe e rreshtoi në Lidhjen e Kombeve, të një Shqiptari të Madh që e bëri Shqipërinë mik me Presidentin Willson për ta shpëtuar nga fqinjët, për poetin revolucionar që ngre peshë edhe sot me vargjet himne shqiptare, për studjuesin e kalibrit botëror, për kompozitorin e njohësin e mirë të kulturës botërore, për Idhullin e shqiptarëve të Amerikës!

Ky 100-vjetor i Pavarësisë së Shqipërisë u bën apel Organizatave shqiptare në Amerikë dhe komunitetit shqiptar të Amerikës sepse Tirana zyrtare nuk e nderoi Nolin në Tiranë ndaj ne Shqiptarët e Amerikës të mos e harrojmë Nolin sepse Noli bashkë me patriotët e tjerë nuk u zuri këmba dhe' për Shqipërinë që gëzojmë sot!

Për t'iu treguar brezave të shqiptarëve se Noli është mes nesh!

Dhe se Noli meriton Nder dhe Lavdi!

ARTUR VREKAJ,
Kryetar i shoqatës KOMBI të Worcester, MA-SHBA


ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.