E Djelë, 08.18.2019, 06:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NË PIKËNISJE TË 100 VJETORIT TË DYTË
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 12.13.2012, 09:23am (GMT+1)



Anembanë trojeve shqiptare në Ballkan dhe gjithku jetojnë shqiptarët anembanë botës, muajin që kaloi u festua denjësisht 100-vjetori i Pavarësisë Kombëtare, duke kujtuar me solemnitet dhe duke nderuar burrat dhe gratë të cilët kanë sakrifikuar jetën dhe kanë kontribuar me talentet e tyre për të siguruar këtë pavarësi dhe liri që gëzon dhe që festoi kombi shqiptar. Shekulli i parë ishte një shekull sakrificash dhe heroizmash, pushtimesh e diktaturë komuniste, me të gjitha të mirat e të këqiat, me gjithë sukseset dhe dështimet -- këtë vit që po merr fund -- u shënua dhe u celebrua me krenari, 100-vjet i të qenët shqiptar. Shekulli i kaluar dhe luftërat heroike të shqiptarëve gjatë shekujve të mëparshëm, për të realizuar më në fund këtë pavarësi 100-vjeçare, ishin tepër domethënëse për kombin. Imponimet e historisë dhe të rrethanave të kohërave kombin shqiptar e kanë bërë ai që është sot, i ndarë dhe i përçarë në pesë shtete, pothuaj si asnjë popull tjetër në botë, megjithëse me shekuj jeton në një hapësirë homogjene etnike.

Por megjithë këtë histori të dhimbëshme, 100-vjetët e ardhëshëm janë ekskluzivisht në dorë të shqiptarëve për të krijuar dhe ndërtuar një të ardhëme ashtu siç e dëshirojnë vet shqiptarët, duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe obligimet si indidvidë dhe si shoqëri, por mbi të gjitha si komb. Dhe si të tillë, duke pyetur vetveten, nëse gjëndja e sotëme në të cilën gjëndet kombi shqiptar është e pranueshme dhe nëqoftse jo, çfarë duhet bërë? Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, secili ka rolin e vet për të luajtur por edhe përgjegjësitë, si anëtar i denjë i kombit të vet.

Gjergj Kastrioti -- Skendërbe, Lidhja e Prizrenit, si dhe patriotët, në krye me Ismail Qemalin, të cilët 100-vjetë më parë shpallën Pavarësinë Kombëtare, kishin një vizion të qartë dhe të vendosur për të ardhmen e kombit shqiptar. Ata ishin burra të mençur, të flakët në patriotizëm dhe të përkushtuar, jo ndaj interesave personale, por ndaj parimeve të tyre kombëtare dhe dashurisë për Atdheun, që më në fund pas 500-vjetë pushtimi osman, bënë që ''Shqipëria me sot të bëhet më vete, e lirë e mosvarme''.
Ndërsa po mbyllen festimet e 100-vjetorit të parë të Pavarësisë Kombëtare dhe ndërkohë që fillon shekulli i dytë i shqiptarëve, cili është vizioni për të ardhmen e kombit që e dëshiron brezi i sotëm i shqiptarëve -- ky brez i privilegjuar i cili udhëhoqi dhe me krenari mori pjesë në festimet e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë -- për ta bërë Shqipërinë dhe për ta radhitur kombin shqiptar me kombet e tjera evropiane, aty ku historia ia caktoi vendin?

Them brez i privilegjuar sepse në çerek shekullin e kaluar ky brez ishte dëshmitar dhe në shumë raste edhe pjesëmarrës në sigurimin e lirisë dhe në rivendosjen dhe zgjërimin e të drejtave dhe lirive individuale dhe kombëtare për të gjithë shqiptarët. Shqiptarët kudo që janë, kurrë më parë nuk kanë gëzuar më shumë të drejta dhe liri se sot. Historia ka filluar të ndreqë gabimet dhe disfatat që ka pësuar kombi ynë gjatë shekujsh, ashtuqë ëndërra e rilindasve të shkojë në vend. Karl Sandburg, shkrimtari dhe poeti amerikan ka thënë se asgjë nuk ndodhë, nëqoftse më së pari nuk fillon si ëndërrë. Dhe sipas Eleanor Rusvelt e ardhmja është e atyre që besojnë në bukurinë e ëndërrave të veta. Ëndërra e rilindasve të kombit shqiptar është në realizim e sipër, por është tani në dorë të këtij brezi të shqiptarëve -- e sidomos të klasës politike në të gjitha trojet -- që liria që gëzojnë sot shqiptarët të forcohet, të konsolidohet dhe të përjetësohet, ashtuqë ëndërra e tyre të bëhet realitet dhe të shkojë në vend amaneti i rilindasve patriotë.

Ku janë sot patriotët dhe heronjtë e kohës moderne? Fatbardhësisht, rrethanat historike sot janë të tilla, se për të qenë hero nuk është e nevojshme dhe as e detyrueshme që doemosdo duhet të japësh jetën për kauzën e lirisë ose të pavarësisë së kombit tend. Por ama, për të konsoliduar dhe për të gëzuar lirinë e sotëme për çdo shqiptar, ashtu siç dëshironin patriotët e Shpalljes së Pavarësisë, nevojitet ndihma e Zotit dhe bashkimi me mend e me zemër me njëri tjetrin -- pa dallim -- për qëllime dhe ide të përbashkëta, ashtuqë të realizohet vizioni i para-ardhësve për një komb të lirë e të bashkuar. Sepse, për ndryshe, siç kemi mësuar gjatë historisë së kombit shqiptar, armiqtë e lirisë dhe të pavarësisë së shqiptarëve, në mungesë të këtij bashkimi ideshë e qëllimi nga vet elita shqiptare, do të vazhdojnë të përdorin si gjithëherë metoda të ndryshme në interes të tyre dhe në dëm të shqiptarëve, për të manipuluar dhe shtrëmbëruar historinë e kombit shqiptar.

Nënshkruesit e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare me ndihmën e Zotit dhe të bashkuar rreth një ideje dhe qëllimi të përbashkët, kërkuan jo vetëm lirinë dhe pavarësinë për popullin e vet por në të njëjtën kohë edhe rivendosjen e të drejtave të kombit të tyre që i ishin grabitur gjatë shekujve, pa pëlqimin dhe kundër vullnetit të tij. Ideja e tyre ishte liria personale, vet-qeverisja dhe bashkimi kombëtar. Megjithëse, ata fatkeqsisht nuk e gëzuan pavarësinë, idealet e tyre mbijetuan, por që ato të lulëzojnë, kërkohet angazhim dhe dedikim i plotë dhe serioz ndaj këtyre parimeve.

Kështuqë ndërsa fillon 100-vjetori i dytë i pavarësisë kombëtare të shqiptarëve, le të ndalemi dhe të falenderojmë të Madhin Zot dhe rilindasit largpamës për vizionin e tyre, për një komb dinamik të bashkuar në liri dhe pavarësi.

Këtu në Amerikë thuhet se lufta për sigurimin e lirisë në të vërtetë nuk fitohet kurrë, dhe se ruajtja e lirisë është një proces që nuk mbaron asnjëherë. Mbrojtja e lirisë individuale dhe kombëtare është një obligim dhe përpjekje e vazhdueshme e çdo gjenerate.
Në prag të 100-vjetorit të dytë mbetet aq shumë për t'u bërë. Me sigurimin e pavarësisë kombëtare, duhet tani të punohet për pavarësinë e individit dhe për të drejta të barabarta për të gjithë, por edhe për sigurimin e mundësive që çdo shqiptar e shqiptare të zhvillojë potencialin e tij ose të saj për të qenë të aftë të kontribojnë për veten dhe shoqërinë. Për të krijuar një shoqëri që nuk bazohet në frikë, as nga shteti as nga krimi, por një shoqëri e cila vepron si individ dhe si komunitet për të përmirësuar jetën e çdo njërit, ashtuqë secilit t'i jepet mundësia që të zhvillojë kapacitetet e veta mendore, intelektuale dhe fizike për mirëqenjen e vet, të shoqërisë në të cilën jeton dhe në interest të kombit.

Le të jetë shekulli i dytë i Pavarësisë Kombëtare një shekull shprese, bashkimi, arsyeje, mirëkuptimi me njëri tjetrin dhe ndryshimesh pozitive, por të jetë gjithashtu edhe një shekull lirie dhe integriteti personal dhe kombëtar. Të jetë gjithashtu edhe një shekull kur udhëheqsit e sotëm shqiptarë të të gjitha trevave dhe të gjitha bindjeve politike -- të mos kenë frikë nga e ardhmja -- por të punojnë me seriozitetin më të madh për një imazh të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare, i cili rrjedhë nga bindja dhe krenaria e realizimit të ëndërrës së rilindasve të kombit shqiptar.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.12.2012)
DUELI ENERGJITIK RUSI-SHBA NË PRAGËNga SHABAN MURATI (12.10.2012)
MBLEDHJA VJETORE E OSBE-SË NË DUBLIN DHE PARALAJMËRIMI I HILLARI KLINTONITNga FRANK SHKRELI (12.10.2012)
KUR SHKRUHET KUNDËR PUSHTETITNga ROBERTO SAVIANO, La Repubblica (12.09.2012)
ME PROGRAM TË QARTË PËR PËRFAQËSIMIN DHE ARDHMËRINE E SHQIPTARISËNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA-SHBA (12.09.2012)
100 VITET E VATRËS DHE 100 VITET E PAVARËSISËNga DALIP GRECA* (12.08.2012)
BE ME REFUZIMIN E TRETË, NXJERR JASHTË LOJE SI SHKAKTARE KLASËN POLITIKE TË SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.07.2012)
NJË MARRËVESHJE E TREGTISË SË LIRË ME EVROPËN?Nga DAVID IGNATIUS, Washington Post (12.07.2012)
NGA BERISHA DHE RAMA VJEN SHOW POLITIK DHE INFANTILIZËM SHTETFORMUESNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.05.2012)
NDERIME IBRAHIM RUGOVËSNga FRANK SHKRELI (12.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]