VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SENATORI XHON KERRI, NJË MIK I SHQIPTARËVE, KANDIDATI NUMËR NJË PËR TË ZËVËNDËSUAR HILLARI KLINTONIN Nga FRANK SHKRELI E Djelë, 12.16.2012, 05:14pm (GMT1)
Raporte të ndryshme në mediat amerikane lënë të kuptohet se ka mundësi që
Presidenti Obama të bëjë njoftimin zyrtar për emërimin e Senatorit Kerri nga
mesi i kësaj jave, si pjesë e një pakoje emërimesh të larta, përfshirë edhe
emërimin e ish-senatorit republikan Çuk Hejgël në krye të Pentagonit. Senatori Kerri është i njohur mirë nga publiku amerikan falë fushatës për president të cilën e humbi kundër republikanit Xhorxh Bush më 2004. Në Senatin amerikan ku ka shërbyer për një kohë të gjatë, ai njihet si ekspert në punët e jashtëme, një detyrë këjo që e ka ekspozuar atë edhe ndaj ngjarjeve në arenën ndërkombëtare. Si i tillë, dhe duke u bazuar në lidhjet e tij të ngushta me Presidentin Obama, në qoftë se emërohet, ai nuk pritet të ketë ndonjë problem në procesin e miratimit të emërimit të tij në detyrën e Sekretarit të Shtetit, madje as nga senatorët republikanë.
Për fat të mirë tonin, Senatori Xhon Kerri njihet shumë mirë edhe nga
komuniteti shqiptaro-amerikan dhe ai e njeh mirë jo vetëm komunitetin
shqiptaro-amerikan, por është njohës i mirë edhe i çështjeve shqiptare në
Ballkan. Senatori Kerri, si kandidat i Partisë Demokrate për president në vitin
2004, në një njoftim për media të titulluar "˜Xhon Kerri duke punuar së bashku
me Shqiptaro-Amerikanët'', pat deklaruar se, "përkrahte Pavarësinë e Kosovës;
përkrahte përpjekjet e Shqipërisë për t'u integruar në institucionet Euro-Atlantike;
përkrahte përpjekjet e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, që të kenë të
drejta të barabarta si qytetarë të shoqërive demokratike''.
Në deklaratën e 23 Korrikut 2004, që siç duket ishte një dokument përmbledhës i
mendimeve të tija ndaj shqiptarëve këtu në Amerikë dhe në trojet e tyre në
Ballkan, thotë gjtihashtu se beson që "stabiliteti, demokrcaia dhe begatia në
Ballkan janë në interesin e Amerikës''. Në lidhje me Kosovën qe shprehur se
"propozimet për të ndryshuar ose për t'a ndarë atë duke u bazuar në vija etnike
nuk ndihmon ndërtimin e një shoqërie multi-etnike as nuk përgatit rajonin për
një të ardhme në Evropë.''
Në fund të deklaratës, Senatori Kerri u tha shqiptaro-amerikanëve se "Jam
krenar që duke punuar së bashku me ju do të realizojmë ëndrrën e Shqiptarëve,
të aleatëve tanë dhe të gjithë atyre të cilët janë të interesuar për një Evropë
në paqë, demokratike, të lirë nga frika dhe shtypjet një Evropë të tërë dhe
të lirë nga Baltiku deri tek Deti i Zi ....e deri në Adriatik.'' FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |