Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi të datës 14 Tetor të këtij
viti, subjektet shqiptare që fituan nga një mandat ishin Koalicioni "Për
Bashkim" (i cili përbëhet nga Forca e Re Demokratike, Iniciativa Qytetare Tuz
dhe Lëvizja Perspektiva) dhe "Koalicioni Shqiptar" (i cili përbëhet nga
Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare).
Pak ditë pas zgjedhjeve, me 30 Tetor 2012 dy Kualicionet shqiptare,bashkë me
Partinë Boshnjake dhe Iniciativën Kroate ,në kuadër të partive të pakicave,nënshkruan
Marrëveshjen për formimin e shumicës parlamentare me Kualicionin "Mali i
Zi Europian" të Millo Gjukanoviqit, çka do të thotë se arritën
marrëveshjen për qeverisje të përbashkët në mandatin e ardhshëm.
Në disa mandate të mëparshëme, partner i qeverisë nga rradhët e partive
politike shqiptare ishte Unioni Demokratik i Shqiptarëve.
Me këtë rast,sikurse n'a imponohet pyetja se a është bashkëqeverisja
domosdoshmërisht,zgjidhje e problemeve të shqiptarëve në Mal të Zi ? Mendoi se
në këto rrethana politike,pjesëmarrja e shqiptarëve në Qeveri, mund të mos luaj
rolin e duhur në raport me avancimin e mirëfilltë të pozitës së shqiptarëve në
Mal të Zi, për disa arsye:
1. Nga përvoja e së kaluarës, mund të nxjerrim konkludime se bashkëpunimi
(kualicioni) disavjeçar i partisë në pushtet (PDS) me subjektin politik
shqiptar (UDSH) nuk ka dhanë rezulltatet e pritura në aspektin e përmirësimit
të pozitës së shqiptarëve, por përkundrazi, pikërisht gjatë kësaj periudhe
bashkëpunimi,janë aprovuar disa ligje që degradojnë dukshëm statusin e
shqiptarÄ“ve nÄ“ Mal të Zi. Nga ky këndvështrim, lind pyetja se përse supozohet
se një kualicion tjetër i shqiptarëve me qeverinë,do të jetë në interes të
shqiptarëve dhe do të ndryshonte diçka pozitivisht në aspektin e statusit të
tyre!?
2. Në mandatin e tanishëm të bashkëqeverisjes në mes të partisë në pushtet dhe
dy kualicioneve shqiptare, më shumë përfiton partia në pushtet, duke ngritur
imazhin e vet para faktorit të jashtëm dhe atij të brendshëm , si Qeveri
gjithëpërfshirëse, pra si Qeveri e cila në përbërjen e vet ka edhe popujt
pakicë, respektivisht përfaqësuesit e partive dominuese shqiptare;
3. Me pjesëmarrjen e shqiptarëve në bashkëqeverisje,zhduket zëri i tyre
kundërshtar (opozitar) me rastin e kërkesave dhe të drejtave të tyre.Në të
vÄ“rtetë,përfitimi i disa posteve në qeveri,nuk është gjë tjetër veç shkëmbim
për heshtje lidhur me gjendjen dhe problemet reale të shqiptarëve në Mal të Zi;
4. Në shumicën e rasteve,postet që iu ndahen shqiptarëve kanë karakter formal
dhe si të tilla nuk kanë fuqi vendim-marrëse sidomos për çështjet që kanë të
bëjnë me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi.Si gjithëherë,në këtë shtet
politika udhëhiqet nga qendra dhe vendimet merrën vetëm nga pozita e mbrojtjes
së interesit të partisë në pushtet; dhe
5. Ishin vetë këto subjekte politike shqiptare që deri deri sa ishin në
opozitë,kohë pas kohe kritikonin partinë pjesëmarrëse të atëhershme në pushtet(
UDSH-në) për bashkëqeverisje me PDS-në e Gjukanoviqit.Në fakt,ato disa herë
kërkuan tërheqjen e UDSH-së nga pushteti qendror.Pjesëmarrja e kualicioneve
fituese shqiptare në mandatin e tanishëm të Qeverisë së Malit tÄ“ Zi, është
kundër parimeve dhe qëndrimeve të tyre të mëparshme, pra si e tillë është
joparimore dhe kontradiktore.
Sa janë efektive marrëveshjet politike me Qeverinë?
Gatishmëria e kualicioneve fituese shqiptare ,të dalë nga zgjedhjet e 14
Tetorit të këtij viti ,për t'u bashkangjitur kualicionit qeveritar,dëshmoi
përsëri se subjektet politike shqiptare, në përgjithësi, si prioritet të tyre
kryesor kanë ate që të jenë pjesë e qeverisjes qendrore në Podgoricë.
Është me rëndësi të potencohet që kësaj rradhe, partia fituese në nivel qendror
në Mal të Zi ( PDS-i) mund të kishte formuar shumicën parlamentare edhe pa
ndihmën e partive (kualicioneve) shqiptare. Prandaj,kualicionet shqiptare
sikurse u ngutën të bëjnë negociata me partinë në pushtet,duke mos patur fuqi
negocuese. Kjo ndikoi që Platforma për veprim të përbashkët politik që u
nënshkrua me këte rast në mes të partive(kualicioneve) të pakicave dhe PDS -it të Gjukanoviqit, në përbërjen e
fjalorit të vet të kenë një gjuhë të përgjithësuar dhe ofron shumë pak në
aspektin konkret të realizimit të kërkesave të shqiptarëve. Për
shembull,kërkesa për statusin e Komunës së Tuzit-Malësisë, me presion të
Partisë Boshnjake,fillimisht u hoq nga Platforma e përbashkët politike dhe u
zëvëndsua me termin "decentralizim",fjalë që nënkupton bartjen e
kompetencave nga pushteti qendror (në këtë rast, nga Podgorica) deri te komunat
lokale dhe ngritja e shkallës qeverisëse të tyre dhe një terminologji e tillë,
domosdoshmërisht nuk nënkupton realizimin e Komunës së Tuzit.
Më vonë, në Aneks marrëveshjen mbi veprimin e përbashkët politik në mes
Qeverisë se re të Malit të Zi dhe partisë Forca e Re Demokratike (të cilën kjo
e fundit e bën publike me 3 Dhjetor 2012), në kontekstin e Komunës së
Tuzit,thuhet se "është vërtetuar që së bashku do të bëhen përpjekje në
përshpejtimin e procesit të themelimit të Komunës së Tuzit-Malësisë". Pra,
problemi është ku thuhet se "do të bëhën përpjekje...". A nuk është
bërë përpjekje tash në 20 vitet e fundit që të realizohet Komuna e Malësisë,
por pa rezulltate?Pra,gjuha e përdorur në Aneks Platformë nuk e obligon palën
tjetër (PSD-në) që medeomos dhe seriozisht të merret me realizimin e çështjes
së Komunës.
Përkujtojmë lexuesit se në vitin 1997,gjithashtu u arrit një marrëveshje e
ngjajshme në mes të faktorit të atëhershëm politik shqiptar dhe Qeverisë
malazeze e cila u quajt " Marrëveshja mbi parimet minimale për zhvillimin
e infastrukturës demokratike në Mal të Zi", me përbërje prej pesë pikash
ku në mes të tjerash pika 1(c) bën fjalë për organizimin teritorial të Malit të
Zi në kuptimin e themelimit të komunave të reja dhe "decentralizimin e
pushtetit", përsëri pa përmendur konkretisht me emër Komunën e Malësisë!?
Që nga ajo kohë disa vendbanime me popullsi sllave themeluan Komunat e veta
kurse Malësia që nga viti 2006 është Komunë e ashtuquajtur urbane e
Podgoricës,çka do të thotë entitet me të drejta dhe ingjerenca të cunguara.
Nga përvoja e së kaluarës politike mund të nxirrën mësime se fjalori i paqartë
dhe jo konkret me rastin e përpilimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dhe
dokumenteve të tjera politike me palën qeveritare, len hapësirë për manipulime
dhe keq-interpretime të ndryshme. Gjithashtu, me rastin e nënshkrimeve të
dokumenteve të ndryshme me Qeverinë e Malit të Zi, duke përfshirë edhe
Marrëveshjen për formimin e shumicës parlamentare, do të ishte e udhës që të
bëhen në prezencën e palës së tretë,mundësisht asaj ndërkombëtare me qëllim të
përfitimit të garancisë së implementimit të tyre.
Megjithate,në arenën politike, katër vitet e ardhshme do të jenë sprovë e
aftësisë së dy kualicioneve shqiptare si subjekte të reja bashkëqeverisëse,në
aspektin e ballafaqimit me sfidat e përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në
Mal të Zi.
New York
21 Dhjetor 2012