VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
BASHKËQEVE​RISJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE E PROBLEMEVE TË SHQIPTARËV​E NË MAL TË ZI Nga XHELADIN ZENELI E Premte, 12.21.2012, 08:54am (GMT1)
Pak ditë pas zgjedhjeve, me 30 Tetor 2012 dy Kualicionet shqiptare,bashkë me Partinë Boshnjake dhe Iniciativën Kroate ,në kuadër të partive të pakicave,nënshkruan Marrëveshjen për formimin e shumicës parlamentare me Kualicionin "Mali i Zi Europian" të Millo Gjukanoviqit, çka do të thotë se arritën marrëveshjen për qeverisje të përbashkët në mandatin e ardhshëm.
Në disa mandate të mëparshëme, partner i qeverisë nga rradhët e partive
politike shqiptare ishte Unioni Demokratik i Shqiptarëve. 2. Në mandatin e tanishëm të bashkëqeverisjes në mes të partisë në pushtet dhe dy kualicioneve shqiptare, më shumë përfiton partia në pushtet, duke ngritur imazhin e vet para faktorit të jashtëm dhe atij të brendshëm , si Qeveri gjithëpërfshirëse, pra si Qeveri e cila në përbërjen e vet ka edhe popujt pakicë, respektivisht përfaqësuesit e partive dominuese shqiptare; 3. Me pjesëmarrjen e shqiptarëve në bashkëqeverisje,zhduket zëri i tyre kundërshtar (opozitar) me rastin e kërkesave dhe të drejtave të tyre.Në të vÄ“rtetë,përfitimi i disa posteve në qeveri,nuk është gjë tjetër veç shkëmbim për heshtje lidhur me gjendjen dhe problemet reale të shqiptarëve në Mal të Zi; 4. Në shumicën e rasteve,postet që iu ndahen shqiptarëve kanë karakter formal dhe si të tilla nuk kanë fuqi vendim-marrëse sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi.Si gjithëherë,në këtë shtet politika udhëhiqet nga qendra dhe vendimet merrën vetëm nga pozita e mbrojtjes së interesit të partisë në pushtet; dhe
5. Ishin vetë këto subjekte politike shqiptare që deri deri sa ishin në
opozitë,kohë pas kohe kritikonin partinë pjesëmarrëse të atëhershme në pushtet(
UDSH-në) për bashkëqeverisje me PDS-në e Gjukanoviqit.Në fakt,ato disa herë
kërkuan tërheqjen e UDSH-së nga pushteti qendror.Pjesëmarrja e kualicioneve
fituese shqiptare në mandatin e tanishëm të Qeverisë së Malit tÄ“ Zi, është
kundër parimeve dhe qëndrimeve të tyre të mëparshme, pra si e tillë është
joparimore dhe kontradiktore. Është me rëndësi të potencohet që kësaj rradhe, partia fituese në nivel qendror në Mal të Zi ( PDS-i) mund të kishte formuar shumicën parlamentare edhe pa ndihmën e partive (kualicioneve) shqiptare. Prandaj,kualicionet shqiptare sikurse u ngutën të bëjnë negociata me partinë në pushtet,duke mos patur fuqi negocuese. Kjo ndikoi që Platforma për veprim të përbashkët politik që u nënshkrua me këte rast në mes të partive(kualicioneve) të pakicave dhe PDS -it të Gjukanoviqit, në përbërjen e fjalorit të vet të kenë një gjuhë të përgjithësuar dhe ofron shumë pak në aspektin konkret të realizimit të kërkesave të shqiptarëve. Për shembull,kërkesa për statusin e Komunës së Tuzit-Malësisë, me presion të Partisë Boshnjake,fillimisht u hoq nga Platforma e përbashkët politike dhe u zëvëndsua me termin "decentralizim",fjalë që nënkupton bartjen e kompetencave nga pushteti qendror (në këtë rast, nga Podgorica) deri te komunat lokale dhe ngritja e shkallës qeverisëse të tyre dhe një terminologji e tillë, domosdoshmërisht nuk nënkupton realizimin e Komunës së Tuzit. Më vonë, në Aneks marrëveshjen mbi veprimin e përbashkët politik në mes Qeverisë se re të Malit të Zi dhe partisë Forca e Re Demokratike (të cilën kjo e fundit e bën publike me 3 Dhjetor 2012), në kontekstin e Komunës së Tuzit,thuhet se "është vërtetuar që së bashku do të bëhen përpjekje në përshpejtimin e procesit të themelimit të Komunës së Tuzit-Malësisë". Pra, problemi është ku thuhet se "do të bëhën përpjekje...". A nuk është bërë përpjekje tash në 20 vitet e fundit që të realizohet Komuna e Malësisë, por pa rezulltate?Pra,gjuha e përdorur në Aneks Platformë nuk e obligon palën tjetër (PSD-në) që medeomos dhe seriozisht të merret me realizimin e çështjes së Komunës. Përkujtojmë lexuesit se në vitin 1997,gjithashtu u arrit një marrëveshje e ngjajshme në mes të faktorit të atëhershëm politik shqiptar dhe Qeverisë malazeze e cila u quajt " Marrëveshja mbi parimet minimale për zhvillimin e infastrukturës demokratike në Mal të Zi", me përbërje prej pesë pikash ku në mes të tjerash pika 1(c) bën fjalë për organizimin teritorial të Malit të Zi në kuptimin e themelimit të komunave të reja dhe "decentralizimin e pushtetit", përsëri pa përmendur konkretisht me emër Komunën e Malësisë!? Që nga ajo kohë disa vendbanime me popullsi sllave themeluan Komunat e veta kurse Malësia që nga viti 2006 është Komunë e ashtuquajtur urbane e Podgoricës,çka do të thotë entitet me të drejta dhe ingjerenca të cunguara. Nga përvoja e së kaluarës politike mund të nxirrën mësime se fjalori i paqartë dhe jo konkret me rastin e përpilimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dhe dokumenteve të tjera politike me palën qeveritare, len hapësirë për manipulime dhe keq-interpretime të ndryshme. Gjithashtu, me rastin e nënshkrimeve të dokumenteve të ndryshme me Qeverinë e Malit të Zi, duke përfshirë edhe Marrëveshjen për formimin e shumicës parlamentare, do të ishte e udhës që të bëhen në prezencën e palës së tretë,mundësisht asaj ndërkombëtare me qëllim të përfitimit të garancisë së implementimit të tyre.
Megjithate,në arenën politike, katër vitet e ardhshme do të jenë sprovë e
aftësisë së dy kualicioneve shqiptare si subjekte të reja bashkëqeverisëse,në
aspektin e ballafaqimit me sfidat e përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në
Mal të Zi. XHELADIN ZENELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |