VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AVENTURAT ANTISHTETËRORE TË POLITIKËS FOLKLORIKE MAQEDONASENga SHKËLZEN LUSHAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
AVENTURAT ANTISHTETËRORE TË POLITIKËS FOLKLORIKE MAQEDONASE
Nga SHKËLZEN LUSHAJ

E Shtunë, 12.22.2012, 02:38pm (GMT+1)



Projektbuxheti i vitit 2013 doli të jetë "lakmuesi kimik" që tregoi sa e zbehtë është lidhja mes partive tona dhe deontologjisë politike. Sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë zbehet, madje deri në zhdukje, kjo lidhje që duhet t'i mbajë interesat e qytetarëve në majën e prioriteteve të partive politike. Debati parlamentar lidhur me projeksionin më të rëndësishëm financiar të shtetit, që po zhvillohet dora-dorës me tensione e fjalor të përshkallëzuar dhe që duket sheshit se ka marrë udhë të pakrye, flet në radhë të parë për mospasjen e kapacitetit të institucioneve tona për të tejkaluar kontestet politike, dhe së dyti - për defektin serioz të jetës dhe aksionit politik që mban emrin e dialogut.

Qëndrimi në distancë, nga kjo gjullurdi, i liderëve politikë, që janë afërmendsh regjisorët e këtyre mizanskenave që na kapin sytë përditë, është sa e papërgjegjshme po aq imorale. Zhvendosja e "dialogut" dhe e debatit politik në nivel koordinatorësh të grupeve parlamentare dhe tërheqja e liderëve në rolin e spektatorit televiziv, tregon për mosgatishmërinë e ballafaqimit me problemet në drejtimin e shtetit, për qasjen joserioze ndaj interesave shtetërore dhe qytetare dhe për kujdesin personal të tyre për të mos u nxirë nga tymi i zi që nxjerr motori i prishur i politikës së çdoditshme.

Pavarësisht motiveve të vërteta të opozitës maqedonase për të penguar me mbi njëmijë amendamente miratimin e projektbuxhetit të vitit vijues, ky bllokim i punës së Kuvendit perceptohet si pasojë e kundërvënies së parë të këtij institucioni ndaj tendencave të një pjese të pushtetit ekzekutiv, për ta reduktuar rolin e tij në makineri të thjeshtë votimi dhe shërbëtori të elitave pushtetare.
Kjo rezistencë e opozitës e rikuptimëson detyrën e institucionit ligjvënës dhe i rikujton ekzekutivit varësinë që ka ai ndaj të zgjedhurve të popullit, të cilëve demokracia parlamentare u jep mjaftueshëm mekanizma për të bllokuar çdo projektligj qeveritar. Një ndërgjegjësim i tillë i politikës që shpërfaq hera-herës prirje autokrate të qeverisjes, është i shëndetshëm për shtetin dhe madje i dëshirueshëm në rrugëtimin e proceseve politike që pretendojnë anëtarësimin në BE dhe NATO.

Por a është ky momenti i duhur për një aksion të tillë të opozitës? Kriza që po vijon do të shfrytëzohet mbase nga politika zyrtare si alibi për veprimin ngalakaq në përmbushjen e agjendës evropiane që pas samitit të Këshillit të BE-së u ravijëzua në tri detyra të qarta - emri, raportet fqinjësore dhe reformat. Një javë pas këtij takimi të ministrave të Jashtëm, Qeveria dhe institucionet e tjera nuk kanë dhënë ende shenjën e parë se do të mundë t'i përgjigjeshin në mënyrë adekuate kërkesave të BE-së që rrisin realisht mundësitë për marrjen e datës për negociata aderuese në periudhën që pason. Bllokimi i punës së Kuvendit dhe agjendat partiake të forcave politike rivale, që do të vijnë e intensifikohen me afrimin e datës së zgjedhjeve lokale, do të djegin si një letër të hollë papirusi gjithë këtë mundësi që Brukseli po ia ofron vendit tonë dhe politikës zyrtare të tij.

Se kjo e fundit ka larg mendsh procesin integrues, vërteton edhe lajmi për rikthimin në Kuvend të debatit për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase, që mund ta rrënojë deri në fund skenën me këmbë qelqi ku po ekzekuton teatri i politikës tipike ballkanike. Ky zhvillim i papritur që ia behu pikërisht në kohën kur ndërmerren përpjekje të pasuksesshme për të zhbllokuar procedurën e miratimit të buxhetit, flet se pavarësisht çdo gjëje, partitë maqedonase janë të vendosura të realizojnë politikat kombëtare, paçka se janë antishtetërore, dhe t'u japin përparësi çështjeve të ndjeshme ndëretnike të cilat eklipsojnë çdo progres pozitiv që mund të shënojë shteti.

Në rrethana të tilla, partitë shqiptare duket se nuk kanë shumë vend për të vepruar, ndaj irracionalizmit të politikës maqedonase i përgjigjen ngandonjëherë në mënyrë të njëjtë dhe po aq jokreative. Kësisoj siç veprojnë prej vitesh, politika shqiptare do të dështojë gjithnjë së bëri dalzotës e interesave të shqiptarëve dhe të integrimeve euroatlantike, kurse ajo maqedonase do të vijojë të jetë në mënyrë absurde në krye të veprimeve vetëshkatërruese të shtetit.


SHKËLZEN LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALENga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.21.2012)
BASHKËQEVE​RISJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE E PROBLEMEVE TË SHQIPTARËV​E NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI (12.21.2012)
NJË VIT VDEKJEPRURËS PËR GAZETARËTNga FRANK SHKRELI (12.21.2012)
ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA NDERON NËNË TEREZENNga FRANK SHKRELI (12.19.2012)
KOSOVA NË KOHËN KUR NUK ËSHTË VËNË ASNJË GUR THEMELI, PO ZIHET NË ANARKINË E LIBERALIZMIT PLURI-PAR-TITISTNga ISUF B. BAJRAMI (12.18.2012)
SERBIA PO SJELL BLLOKUN USHTARAK RUS NË BALLKANNga SHABAN MURATI (12.17.2012)
Show me puç dhe puçista tek 'Darka e gabuar'ABCNEWS, BERISHA , FRANGAJ, TOPALLI, ZOGAJ ETJ.Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.17.2012)
SENATORI XHON KERRI, NJË MIK I SHQIPTARËVE, KANDIDATI NUMËR NJË PËR TË ZËVËNDËSUAR HILLARI KLINTONINNga FRANK SHKRELI (12.16.2012)
A DO TË KALOHET PROVIMI EVROPIAN PËR TRE MUAJ?Nga SHKËLZEN LUSHAJ (12.15.2012)
NË PIKËNISJE TË 100 VJETORIT TË DYTËNga FRANK SHKRELI (12.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]