E Djelë, 10.20.2019, 09:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHQIPËRIA, JASHTË NJË PRAKTIKE TË RE DIPLOMATIKE BALLKANIKE
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 12.24.2012, 08:39am (GMT+1)




Një fenomen i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkan pas mbarimit të luftës së ftohtë dhe shembjes së komunizmit është zhvillimi i mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të dy shteteve ballkanike. Kjo praktikë diplomatike, e re për Ballkanin, po merr një ritëm më të intensifikuar në dekadën e dytë të këtij shekulli. Harta rajonale e këtyre mbledhjeve të përbashkëta të qeverive, me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të kabineteve qeveritare nga të dy shtetet, është tepër e larmishme, dhe siç ndodh në Ballkan, herë shpjegohet me një logjikë politike e historike, e herë është jo e lehtë të shpjegohet brenda asaj logjike.

Është një fenomen, i cili po përfshin në valët e tij pothuaj të gjithë shtetet ballkanike. Në datën 17 dhjetor u zhvillua në Athinë mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Bullgarisë dhe të Greqisë, e cila ishte e dyta, pas asaj të zhvilluar në korrik të vitit 2010 në Sofie nga qeveritë e të dy vendeve. Në datën 18 dhjetor 2012 ministri i Jashtëm bullgar, Nikolla Mlladenov, pas një vizite në Beograd dhe bisedimeve me kryeministrin e ministrin e Jashtëm serb, njoftoi se Bullgaria dhe Serbia kanë rënë dakord që të firmosin sa më shpejt "Traktatin e Bashkëpunimit dhe të Fqinjësisë së Mirë" dhe që të përgatisin mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, sipas modelit ekzistues bullgar me Greqinë, me Turqinë dhe me Rumaninë.

Në datën 18 tetor 2012 kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, ishte për vizitë në Beograd dhe pas bisedimeve me homologun serb, njoftoi se në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, për të cilën është rënë dakord të zhvillohet një herë në vit. Në 20 mars të këtij viti u zhvillua mbledhja e përbashkët e qeverive të Turqisë dhe të Bullgarisë. Në 12 tetor 2012, në bisedimet e kryeministrit serb në Budapest me kryeministrin hungarez, u ra dakord që të fillojnë përgatitjet që vitin e ardhshëm të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Serbisë dhe të Hungarisë. Në 12 tetor 2011 u zhvillua mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive, të Rumanisë dhe të Bullgarisë. Në kronologjinë ballkanike të mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të dy shteteve shënohen mbledhjet e qeverive të Sllovenisë me të Hungarisë, të Kroacisë me të Sllovenisë, të Rumanisë me të Hungarisë, të Serbisë me të Italisë, të Bullgarisë me të Izraelit, etj. Në 28 nëntor 2012 ministri i Jashtëm i Bullgarisë, nëpërmjet një letre zyrtare dërguar ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, i paraqet propozimin e qeverisë bullgare që të organizohet mbledhja e përbashkët e qeverive të të dy vendeve çdo vit.

Për Ballkanin, mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të dy shteteve është një praktikë e re diplomatike, natyrisht e huazuar nga praktika perëndimore dhe konkretisht nga modeli franko-gjerman, ku është institucionalizuar një mbledhje e rregullt e përbashkët e qeverive të Francës dhe të Gjermanisë çdo vit, një herë në pranverë dhe njëherë në vjeshtë. Në planin diplomatik, politik dhe të sigurisë, zhvillimi i mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të dy vendeve ballkanike, duhet marrë si një zhvillim normal dhe pozitiv, si një mundësi dhe hapësirë më e gjerë e diskutimit të marrëdhënieve dhe të problemeve dypalëshe, ashtu dhe të efektit të vendimmarrjes qeveritare dhe të marrëveshjeve, që nënshkruhen mes dy shteteve. Zhvillimi i mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të dy vendeve dëshmon një shkallë më të lartë besimi dhe niveli marrëdhëniesh mes dy shteteve, për të mos thënë se shënon një lloj karakteri specifik të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Duke ndjekur dinamikën e fenomenit të mbledhjeve të përbashkëta dypalëshe të qeverive të shteteve të ndryshme ballkanike, të lë një shije të hidhur konstatimi që Shqipëria dhe qeveria e saj nuk figurojnë në asnjërin prej takimeve të kësaj natyre. Shqipëria aktualisht ndodhet jashtë kësaj praktike të re diplomatike në Ballkan, gjë që nuk mund të mos të të verë në mëdyshje lidhur me rolin dhe peshën reale që ka dhe që duhet të ketë ajo në punët e Ballkanit. Cilat janë elementet që e bëjnë më të pakuptueshme këtë situatë, ku Shqipëria është jashtë praktikës dhe planifikimeve të njërit apo tjetrit shtet ballkanik për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta dypalëshe të qeverive.

Elementi i parë i konsideratës së analizës del fakti që Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s dhe asnjë shtet ballkanik anëtar i NATO-s nuk i ka ofruar asaj mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive. Kjo do të thotë se asnjë shtet ballkanik anëtar i NATO-s nuk gjykon se Shqipëria mund të gëzojë në marrëdhëniet dypalëshe një status aq të lartë besueshmërie, sa të lejojë mbajtjen e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive. Na pëlqen apo jo, kjo do të thotë se edhe interesi i tyre për Shqipërinë nuk është ende në shkallën që meriton një aleat anëtar i Aleancës Atlantike.

Elementi i dytë i rëndësishëm është fakti se Shqipëria ka nënshkruar "Traktate Miqësie dhe Bashkëpunimi" me shumicën e shteteve ballkanike, me Greqinë, me Turqinë, me Bullgarinë, me Rumaninë dhe me Kroacinë. Si rregull, nënshkrimi i traktateve të kësaj natyre konsiderohet si shkalla më e lartë e marrëveshjes kontraktuale juridike mes dy shteteve. Por të gjitha shtetet ballkanike, me të cilat Shqipëria ka nënshkruar Traktatet e Miqësisë, po zhvillojnë mbledhje të përbashkëta dypalëshe të qeverive me njëra-tjetrën ose me shtete, që nuk janë anëtare të NATO-s dhe me të cilat as nuk kanë nënshkruar Traktate Miqësie, dhe nuk po zhvillojnë me Shqipërinë. Kjo do të thotë se nënshkrimi i Traktateve të Miqësisë nuk ka prodhuar dhe as ka vazhduar me shkallëzimin gjeometrik të rezonancës së pozicioneve dhe as me krijimin e atyre niveleve të besimit dhe të interesit, që do të çonin te mbajtja e një mbledhjeje të përbashkët të qeverive të një shteti partner me atë të Shqipërisë.

Elementi i tretë, jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe po në atë masë absurd, është mungesa e zhvillimit të një mbledhjeje të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës. Janë dy shtete ballkanike, pjesë e të njëjtës çështje jetike dhe strategjike kombëtare, të cilat kanë në qendër të politikës së jashtme integrimin euroatlantik dhe në mënyrën më të pashpjegueshme nuk kanë zhvilluar ende një mbledhje të përbashkët të të dyja qeverive. A vjen kjo nga fakti se drejtuesve të qeverive në Tiranë dhe në Prishtinë u pëlqejnë më shumë fishekzjarret folklorike të patriotizmit, që lëshojnë drejt dritareve të njeri-tjetrit dhe që shuhen bashkë me festat, se sa veprimet institucionale të integrimit kombëtar, kjo mbetet për t'u parë. Faji për këtë mungesë është i të dyja qeverive, por logjika diplomatike dhe kombëtare e mëshon peshoren e fajit më shumë tek Shqipëria, e cila si anëtare e NATO-s dhe që ka 100 vjet përvojë shtetërore dhe diplomatike, duhet të kishte qenë nismëtarja e një mbledhjeje të përbashkët të të dyja qeverive. Aq më tepër që kjo është një praktikë diplomatike ballkanike, që po aplikohet nga shtetet e tjera. Tirana mund të kishte marrë pak shembull edhe nga guximi shtetëror i Serbisë, e cila në 2 tetor 2012 zhvilloi në Banja Luka mbledhjen e tretë të përbashkët të qeverive të Serbisë dhe të "Serpska republikës". Beogradi zhvillon mbledhje të përbashkët qeverish me një entitet serb, që është pjesë e një shteti të pavarur dhe sovran si Bosnjë-Hercegovina, duke cënuar sovranitetin e këtij shteti.

Kjo situatë e pakëndshme, kur Shqipëria e sheh veten jashtë një praktike të re diplomatike dhe të marrëdhënieve të Ballkanit, duhet të verë në mendim dhe në lëvizje diplomacinë dhe qeverinë shqiptare. Këtu duhet ndalur dhe reflektuar thellë se përse Shqipëria ka një status të tillë, që mund të quhet inferior, dhe ku shtetet e të njëjtit gadishull, që disa madje i përkasin të njëjtit bllok ushtarak, nuk e marrin në konsideratë faktorin "Shqipëri" në politikën e tyre ballkanike apo jashtëballkanike. Është një situatë, e cila duhet përkufizuar si e papranueshme nga diplomacia dhe nga qeveria shqiptare në planin gjeostrategjik dhe të sigurisë kombëtare. Është një situatë për të ndërmarrë menjëherë një rivlerësim real dhe të përgjithshëm të marrëdhënieve të Shqipërisë me shtetet ballkanike dhe ku nuk duhet të flemë me autosugjestionin se, meqë jemi tashmë të gjithë së bashku në anijen euroatlantike, nuk ka rëndësi nëse edhe bashkëgadishullorët na trajtojnë si banorë të klasit të tretë të kësaj anieje.

Nuk duhet harruar për asnjë moment se në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkan, përveç interesave të përgjithshme euroatlantike, lëvrijnë brenda edhe interesa individuale të shteteve ballkanike, të cilat nuk koincidojnë gjithmonë me interesat kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve si komb. A e kanë vënë re dhe a e kanë ndjekur diplomacia dhe qeveria shqiptare këtë fenomen të ri në praktikën diplomatike ballkanike, i cili në ndonjë segment mund të ketë në të ardhmen edhe ndonjë pasojë serioze negative për interesin tonë kombëtar? Vështirë të japësh një përgjigje pohuese, sepse faji nuk duhet kërkuar vetëm tek shtetet e tjera, partnere të Shqipërisë në Ballkan, por edhe tek vetë Shqipëria. Sepse, po ta kishte ndjekur dinamikën e marrëdhënieve ndërkombëtare ballkanike, mund të kishte qenë apo të jetë vetë Shqipëria nismëtare e zbatimit të një praktike të tillë në marrëdhëniet e saj me shtetet e tjera të rajonit. Sepse fare mirë Shqipëria mund t'ia kishte propozuar organizimin e mbledhjeve të tilla të përbashkëta të qeverive edhe Turqisë, edhe Kroacisë, edhe Bullgarisë, për të vazhduar më vonë me të tjerat. Por ajo, që duhet të bëhet një orë e më parë dhe për të cilën u drejtohem me propozim edhe qeverisë së Shqipërisë, edhe qeverisë së Kosovës, është që të organizohet një mbledhje e përbashkët e qeverive të të dyja shteteve në Tiranë ose në Prishtinë.


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AVENTURAT ANTISHTETËRORE TË POLITIKËS FOLKLORIKE MAQEDONASENga SHKËLZEN LUSHAJ (12.22.2012)
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALENga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.21.2012)
BASHKËQEVE​RISJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE E PROBLEMEVE TË SHQIPTARËV​E NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI (12.21.2012)
NJË VIT VDEKJEPRURËS PËR GAZETARËTNga FRANK SHKRELI (12.21.2012)
ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA NDERON NËNË TEREZENNga FRANK SHKRELI (12.19.2012)
KOSOVA NË KOHËN KUR NUK ËSHTË VËNË ASNJË GUR THEMELI, PO ZIHET NË ANARKINË E LIBERALIZMIT PLURI-PAR-TITISTNga ISUF B. BAJRAMI (12.18.2012)
SERBIA PO SJELL BLLOKUN USHTARAK RUS NË BALLKANNga SHABAN MURATI (12.17.2012)
Show me puç dhe puçista tek 'Darka e gabuar'ABCNEWS, BERISHA , FRANGAJ, TOPALLI, ZOGAJ ETJ.Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.17.2012)
SENATORI XHON KERRI, NJË MIK I SHQIPTARËVE, KANDIDATI NUMËR NJË PËR TË ZËVËNDËSUAR HILLARI KLINTONINNga FRANK SHKRELI (12.16.2012)
A DO TË KALOHET PROVIMI EVROPIAN PËR TRE MUAJ?Nga SHKËLZEN LUSHAJ (12.15.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]