VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
LETËR E HAPUR PËR NJË ISH PRESIDENT Nga RESHAT KRIPA E Premte, 12.28.2012, 03:41pm (GMT1)
Ditët e fundit politikanët tanë i kanë mbërthyer ethet e zgjedhjeve. Të gjithë, të majtë dhe të djathtë, nuk lenë më vrer pa derdhur mbi kundërshtarët e tyre politikë. Nëpër faqet e shtypit të përditshëm lexon lloj-lloj epitetesh që këta politikanë përdorin në shërbim të linjës që ata përfaqësojnë. Një gjë e tillë është e natyrshme në një situatë të tillë. Por çudia qëndron në atë që disa politikanë harrojnë nga kanë ardhur dhe akuzat e tyre, po t'i analizosh me gjakftohtësi, bien mbi vetë ata. Një gjë e tillë ndodhi edhe me fjalën tuaj. Le ta analizojmë.
Natyrisht, kur dëgjon një fjalim të tillë një lexues i zakonshëm thotë me veten
e tij: Bobo, të mjerët ne, në çfarë bote jetojmë! Një nga këta lexues jam edhe
unë. Edhe mua, për një çast, më duket sikur jetoj në një botë ku nuk të sheh
syri veçse politikanë dallaveraxhinj dhe servilë, gjykatës dhe punonjës
administrate të korruptuar deri në fyt dhe vetëm fare pak individë të ndershëm.
Por kur kthjellohem, në mendje më lindin mendime të tjera të cilat nuk jam në
gjendje t'i shpjegoj. Ndaj do të doja t'ju pyesja : Në rast se do të ishte varianti i parë, do të kisha qenë dhe unë dakord me ju. Por një gjë e tillë më duket e pamundur pasi, si ka mundësi që një qeveri që ka qenë model, dhe kjo sipas vetë deklaratave tuaja të asaj periudhe, të korruptohet brenda një kohe kaq të shkurtër prej jo më shumë se gjashtë muajsh. Kështu që mbetet varianti i dytë kur kjo qeveri paska qenë përbërë nga element të korruptuar. Atëherë më lindin mendime të tjera dhe këto dua t'i shpreh. Ju zoti Topi karrierën tuaj në Partinë Demokratike e nisët si shumë të tjerë, si një anëtar i zakonshëm i saj dhe me kohë filluat ngritjen tuaj në përgjegjësi të ndryshme si Ministër, Nënkryetar i partisë, Kryetar i grupit parlamentar për të përfunduar si President i Republikës. Si mundët t'i kalonit këto shkallë të karrierës tuaj? Mos vallë edhe ju paskeni qenë i korruptuar? Një gjë të tillë ju e pohoni vetë kur thoni se në qeverinë e Berishës rruga e vetme për t'u ngjitur ishte korrupsioni. Po zoti Oketa, mos vallë ishte i korruptuar kur arriti deri në postin e Zëvendëskryeministrir të Shqipërisë? Po zoti Biberaj që arriti deri Kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, mos ishte i tillë? Mund të vazhdoja edhe më tej por besoj se mjafton vetëm me këto tre shembuj për sot. Ajo që më tërheq më tepër vëmendjen në fjalën tuaj, të cituar më sipër, është fakti se edhe në sistemin e drejtësisë, gjithmonë sipas jush, duhet të jesh i korruptuar që të bësh karrierë. Por ju, mor zotni, keni qenë Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ishit ju së bashku me Nënkryetarin tuaj që sot drejton Aleancën Kuq e Zi, që propozonit se kush do të emërohej në gjykatat e rretheve, ato të Apelit apo Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Në këto gjykata edhe sot e kësaj dite janë pothuajse po ata gjyqtarë që i keni emëruar juve. Si e lejuat ju, drejtuesi kryesor i tyre që në krye të gjykatave të të gjitha shkallëve të ishin njerëz të korruptuar? Një logjikë e tillë të shpie në atë që edhe ju paskeni qenë të korruptuar.
Në partinë tuaj, kam marrë vesh se janë edhe disa ish-të përndjekur politikë.
Unë nuk i përkas atyre njerëzve që vjellin vrerë karshi të tjerëve që, ndonse
janë të shtresës së tyre, kanë mendime të ndryshme me ta. Unë nuk mund të them
se ata nuk janë të përndjekur pasi kjo do të ishte e barabartë sikur të thoja
edhe për veten time. Por di, gjithashtu, se në gjirin e të përndjekurve
politikë ka patur edhe nga ata që bënin "Hosana Baraba", siç shkruante Noli i
madh. E pra disa nga këta tipa mundën të mbaronin shkollat e larta dhe, madje,
të shkonin edhe për specializim në Romë apo vende të tjera në një kohë kur ati i
tyre kishte qenë i dënuar politikë. Përse kjo mundësi nuk ju dha fëmijve të mi,
pikërisht vajzës time të vogël, nxënëse me rezultate të shkëlqyera që, kur u
paraqit në konkursin për shkollën e baletit, nuk e fitoi vetëm e vetën pse
ishte bija e një të dënuari politik? A mund të ma jepni përgjigjen e kësaj
pyetje?
Për të thënë të vërtetën kam patur gjithmonë besim te personaliteti juaj. Për
këtë mund të bindeni nëse do të lexoni shkrimin tim të datës 18 korrik 2007,
botuar në gazetën "Tema" Nr. 2134 me titull "Besoj te Bamiri". Po ju citoj
vetëm një frazë nga ky shkrim: Por, nuk ndodhi kështu. Veprimtaria juaj si President i Republikës nuk e justifikoi besimin tim. Kjo u duk që kur nuk pranuat të nënshkruani ligjin e lustracionit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ligj i cili u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e përbërë nga gjykatës të cilët ndëshkoheshin pikërisht nga ky ligj. Në rast se e shihni të arsyeshme lexoni shkrimin tjetër timin me titull "Jemi edhe ne, i nderuar zoti President", botuar në gazetat "Metropol" Nr. 2224 dhe "55" Nr. 330 (4395) datë 30 nëntor 2010, për të cilin ju as që denjuat të përgjigjeshit. Më lejoni të citoj disa fragmente nga ky shkrim:
Vitin e kaluar ish kryetari ynë pati një takim me ju, ku ju kërkoi që në listën
e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë të përfshiheshin edhe
propozimet tona. Ne atëherë ju propozuam pesë kandidatura, të gjitha të
goditura dhe sipas kritereve të caktuara. Keni bërë shumë propozime, por
kandidaturat tona nuk paskan patur vend. Në të kundërt, kandidatura të tilla si
ajo e Vangjel Kostës, që në ndërgjegjen e tij mban dënimin politik të Agron
Ficos, Adnan Ballës dhe Kastriot Marës apo të tjerëve që Kuvendi i Shqipërisë i
hodhi poshtë, dërgoheshin nga ana juaj për emërim. Ne jua themi hapur, i nderuar zoti President, nuk kemi qenë dakord me ju edhe kur dekoronit ata që na vranë dhe na masakruan. Më lejoni të përmend këtu prokurorin Skënder Breca (paçka se më vonë e anulluat atë vendim) apo gjykatësit Njazi Jaho dhe Fatmira Laskaj. Nuk kemi qenë dakord edhe kur dekoratën e akorduar martirit Havzi Nela, me rekomandimin e cilit të ashtuquajtur të përndjekur politikë, ia dorëzuat ish gruas së tij, që ligjërisht e kishte ndarë disa vjet më parë se ai të ekzekutohej, duke lënë në hije vëllezërit që kishin sakrifikuar.
Para disa muajve lexuam në median elektronike një njoftim se një delegacion i
Kombeve të Bashkuara i paska kërkuar Shqipërisë të dënojë krimet e komunizmit.
Lidhur me sa më lart është ngritur komisioni i hetimit të krimeve të
komunizmit. Ne mendojmë se duhet ta ndihmojmë këtë komision me të
gjitha mundësitë tona. Por ndihma nuk mund të bëhet kur në organet e drejtësisë
vazhdojnë të qëndrojnë ende ish persekutorët tanë. Mos harroni! Dua t'ju pyes,
i nderuar zotni, si nuk ju drodh dora kur nënshkruat dekorimin e kriminelëve që
kishin çuar në ekzekutimin e martirëve të Spaçit, Xhelal Koprencka, Fadil
Kokomani dhe Vangjel Lezho apo Qafës së Barit, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli,
njëlloj si paraardhësi juaj me dekorimin e vrasësit të poetit Havzi Nela? Si
nuk pyetët, të paktën, ndonjerën nga shoqatat e të përndjekurve politik më
parë? Ju thoni se i përkisni shtresës së të përndjekurve politikë. Atëherë si i
kryet këto veprime? Edhe për këto, po patët kurajo duhet të përgjigjeni. Këto
mendime më lindën kur lexova fjalët tuaja në shkrimin e botuar në "Gazeta
Shqiptare". Ndaj dua t'ju bëj edhe disa pyetje të tjera:
Me sinqeritet RESHAT KRIPA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |