VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHKRELI ANTIKOMUNIST NË KRYENGRITJEN E VITIT 1945Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHKRELI ANTIKOMUNIST NË KRYENGRITJEN E VITIT 1945
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 01.11.2013, 09:25am (GMT+1)




Kohët e fundit, Fran Gjeto Xhaj nga krahina Shkrel e Malësisë së Madhe pati mirësinë të më postonte librin e tij me titull: SHKRELI DHE ROLI I TIJ NË KRYENGRITJEN ANTIKOMUNISTE TË MALËSISË SË MADHE TË VITIT 1945. E lexova me kënaqësinë më të madhe sepse megjithëse origjinën e kam nga Shkreli, di shumë pak nga ajo periudhë, për të cilën shkruan autori, ngase familja ime ishte larguar nga ato anë shumë kohë më parë dhe unë, pjesën më të madhe të jetës time e kam kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jemi shpëngulur familjarisht në vitin 1970.

Duke qenë aq larg dhe të izoluar nga diktatura komuniste, njohuritë e mia dhe të shumë ne të mërguarve shkrelas mbi vuajtjet e fisit tonë dhe mbi ato që kanë ndodhun në Shkrel gjatë diktaturës komuniste, ishin shumë të kufizuara. Nga të dhënat e Fran Gjeto Xhaj-it, i cili nuk pretendon të jetë shkrimtar, por që thotë se ishte dëshmitarë okularë për ato që shkruan, dhe sipas redaktorit të librit Dedë Shyti, edhe njëri që ka përjetuar ngjarjet bashkë me ata heronjë -- unë mësova shumë hollësi që nuk i dija mδ parë mbi rolin që ka luajtur fisi i Shkrelit në luftën kundër komunistëve sllavo-aziatikë, e posaçërisht lexuesi mδson mbi rolin e rëndësishëm si dhe vuajtjet dhe persekutimet e familjes së tij dhe të shumë familjeve të tjera të kësaj zone, të cilat refuzuan t'nënshtroheshin komunizmit, duke sakrifikuar edhe jetën.

Fran Gjeto Xhaj, thotë se megjithëse në moshë të shkuar, me këtë botim modest, ai është duke çuar në vend porositë dhe amanetin e Major Llesh Marashit, komandant i kësaj kryengritjeje si dhe patriotëve të tjerë anti-komunistë të Shkrelit, ai ka marrë guximin --ndonëse me mundësi modeste dhe aftësi të kufizuara, -- që t'u lanë mbrapa brezave të ardhëshëm të fisit të Shkrelit disa të dhëna si dëshmitar i asaj historie të luftës së treve të Malësisë së Madhe dhe qendresës së fisit të Shkrelit ndaj bishës së kuqe sllavo-komuniste dhe të të shiturve të tyre shqiptarë, të lidhur, sipas autorit këmbë e kokë me Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën, të cilët zaptuan vendin tone dhe Shkrelin me njerëz të pabesë.

Fran Gjeto Xhaj biri i Gjeto Lekës nga fshati Xhaj, rrjedhë nga një prej familjeve të dalluara, por tδ vuajtura, e të përsektuara të Shkrelit, si familje nacionaliste, dhe fetare, bashkpuntore në veprat dhe në luftën patriotike kundër komunzimit të Major Llesh Marashit me shokë, komandantit të "Batalionit të Malësisë së Madhe''.

Lexuesi, përveç komandantit Llesh Marashi, gjithashtu mëson edhe për emra të tjerë udhëheqsish të fisit të Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe, prijës të dalluar malësor si Prek Cali, Gjelosh Luli, Nikollë Preka, Ismail Zeneli, së bashku me shumë klerikë katolikë të prirë nga prifti patriot i famullisë së Shkrelit, Dom Nikoll Gazulli, (me urdhër të presidentit të Republikës " Martir i Demokracisë''), e të cilët u dalluan si drejtues të batalionit të Shkrelit dhe si organizatorë të qendresës antikomuniste. Krahas këtyre, lexuesit i tërhiqet vemendja edhe për vuajtjet e klerit katolik shqiptar, i cili në vuajtje e në gëzime, gjithmonë i gjëndej pranë Shkrelit dhe gjithë Malësisë së Madhe, e sidomos gjatë asaj periudhe për të cilën shkruan Fran Gjetja. Mua si ish-seminarist, më bën përshtypje dhe më shkakton dhëmbje shpirtërore, sidomos përshkrimi i veprimtarisë patriotike dhe i vuajtjeve, sakrificave përsekutimeve të anëtarëve të klerit katolik, kujdestarë të grigjës dhe të kishës, por edhe ruajtës të gjuhës e të kulturës dhe të atdhetarizmit në ato anë, duke dhënë edhe jetën për idealet e veta. Ndër ta dallohen Dom Alfons Tracki, Dom Nikoll Gazulli, Dom Pjetër Gruda, Dom Pjetër Çuni, Dom Aleksandër Sirdani dhe At Anton Luli, të cilët gjatë përndjekjeve të tyre nga komunistët, për t'i shpëtuar gjenocidit sllavo -komunist- bolshevik -shqiptar, "shpellat i këthyen në katakombe''. Është thënë edhe nga të tjerë më parë se zhdukja e klerit katolik shqiptar ishte një objektiv prioritar dhe pjesë e një marrveshjeje djallëzore midis Partisë Komuniste Shqiptare dhe Partisë Komuniste Jugosllave, pasi kleri katolik konsiderohej se kishte lidhje të ngushta me Perëndimin.

Për më tepër duke lexuar librin e Fran Gjeto Xhaj, i cili thotë se qyshë në moshën 14-vjeçare paska qenë vuajtës dhe dëshmitar i masakrave e persekutimve të shumëta komuniste në krahinën e Shkrelit, mësova hollësi që nuk i disha ma parë mbi këtë familje, si dhe mbi humbjet e torturat e tmerrshme që e gjithë familja e Fran Gjetos paska pësuar nën komunizëm: babë Gjeto Lekën, e nanë Terezen, motër e axhat e autorit, e tjerë. I trishtueshëm është sidomos përshkrimi i vuajtjeve që ai thotë se pësoi e nëna e tij Terezja në duartë e tortueruesve komunistë, në qelitë e burgjeve në Koplik. Edhe vetë Frani si fëmi në moshë të re thotë se ka vuajtur torturime nepër burgjet e Koplikut dhe të Shkodrës.

Përveç të dhënave nga autori i këtyre shënimeve të një dëshmitari okular, Fran Gjetja -- mbi rolin e Shkrelit në kryengritjen anti-komuniste të Malësisë së Madhe dhe mbi vuajtjet nën diktaturën komuniste të tij dhe familjarëve të vet, si dhe të mbarë fisit të Shkrelit -- autori ashtë kujdesur që në libër të përfshijë fotografi të protagonistëve kryesorë mbi të cilët fletë dhe të cilët kanë luajtur një rol me rëndësi jo vetëm në historinë e fisit të Shkrelit, por edhe në historinë e kombit shqiptar.

Ndërsa këtu flitet për vuajtjet dhe torturat dhe persekutimet e tmershme ndaj burrave dhe grave të Shkrelit, vetëm e vetëm se ata nuk pajtoheshin me ideologjinë sllavo-komuniste, nuk mund të mos thuhet se cilët ishin torturuesit, ata të cilët iu vërshuan asaj krahine si bisha të egëra, duke sjellur tmerr e zi në Shkrel dhe në gjithë Malësinë e Madhe. Duke i gënjyer se po tu dorëzoheshin komunistëve, ata do të faleshin dhe do të ishin të lirë të këtheheshin në shtëpitë e tyre -- duke besuar në besën e dhënë -- malësorët që dorëzohehsin për të shpëtuar veten dhe familjet e tyre, mbaronin në qelitë e torturave të burgjeve të Shkodrës dhe të Koplikut dhe më në fund ekzekutoheshin, të prerë në besë nga përfaqsuesit e regjimit komunist. Si përfaqsues të atij regjimi që ishin dërguar për të nënshtruar Shkrelin dhe Malësinë, autori përmend emisarët e forcave të diktaturës së Enver Hoxhës, Toger Babën, Zoj Themelin, prokurorin e Gjykatës ushtarake në Shkodër, Aranit Çela dhe bashkpuntorët e tyre serbo-malazez, përfshirë edhe Bajo Stankoviqin , ndër ata të cilët, sipas autorit, "me damkën e hekurt e me shpirtin e djallit'', bënë kërdinë mbi malësorët të cilët nuk pajtoheshin që Shqipëria të nënshtrohej nga sistemi sllavo-komunist.

Kryengritja e vitit 1945, për të ndaluar nënshtrimin e këtyre zonave nga komunistët, kryengritje këjo e udhëhequr nga burrat dhe gratë e Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe me në krye Llesh Marashin, mund të jetë, sipas disa vërejtësve, e para kryengritje e tillë anti-komuniste në Shqipëri dhe ndoshta e para edhe në pjesën tjetër komuniste të Evropës Lindore. Me shtypjen mizore të kësaj kryengritjeje të malësorve nga forcat bashkpuntore komuniste sllavo-shqiptare, siç dihet, fillon tragjedia e vërtetë gjysëm shekullore për Shkrelin dhe Malësinë e Madhe.

Është me vend që disa prej këtyre herojnve të Shkrelit janë shpallur "Martirë të Demokracisë'', nga presidenca e shtetit shqiptar dhe autori Fran Gjeto Xhaj shpreh falenderimet e tija kryetarit të Komunës Shkrel, Z. Fred Sterkaj për iniciativën e tij për të ngritur lapidarin në Dedaj të Shkrelit, kushtuar këtyre heronjëve, duke përjetësuar kështu këtë kryengritje si edhe kujtimin e këtyre bijve dhe bijave të Shkrelit. Le tu këndohet gjithmonë kënga dhe të marrin vendin që u takon në historinë e Malësisë së Madhe dhe të kombit shqiptar.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
INDIVIDI GLOBAL, MES INTERESIT DHE VLERAVENga Dr. PËRPARIM KABO (01.10.2013)
URIME PËR XHON KERRINNga SAMI REPISHTI (01.10.2013)
10 RREZIQET KRYESORE POLITIKE TË VITIT 2013Nga IAN BREMMER, Reuters (01.09.2013)
NË SHQIPËRI, EKONOMIA SHQETËSIMI KRYESORNga FRANK SHKRELI (01.08.2013)
NJË SHENJË ATROFIZIMI E DIPLOMACISË DHE E QEVERISË SHQIPTARENga SHABAN MURATI (01.08.2013)
HOSSANA, BARJABA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.07.2013)
PUSHTETI DHE PERVERSITETINga XHEMAL AHMETI (01.06.2013)
DIASPORA SHQIPTARE SI PJESË E VENDIMMARRJES NË SHQIPËRI DHE KOSOVËNga ARTUR VREKAJ - WORCESTER, MA, SHBA (01.06.2013)
EPIRI DHE PËRKATËSIA ETNIKE E EPIROTËVE’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’. "Correspondence de Lord Byron",Paris,1825Nga ISUF B. BAJRAMI (01.05.2013)
'SHEKSPIRIANIZMI' SI ARSYE UNIVERSALEStudim nga Dr. PËRPARIM KABO (01.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]