E Enjte, 03.28.2024, 01:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KONFRONTIMET MAQEDONASE PO I VËNË KAZMËN INTEGRIMIT
Nga SHKËLZEN LUSHAJ

E Djelë, 01.13.2013, 03:23pm (GMT+1)





Viti i ri politik duket se do të ketë fatin e paracaktuar nga zhvillimet e vitit paraprak. Një fund i keq, në kuptimin kalendarik dhe politik njëherësh, nuk ka sesi të ketë një fillim të mbarë. Konfrontimet mes dy partive më të mëdha maqedonase vijojnë të jenë aktive edhe në këtë periudhë fillimjanari, me rrezikun që vendi të marrë udhën drejt një krize të pazgjidhshme politike, që në të vërtetë është permanente prej kohësh.

Prej dy-tri javësh, opinioni dhe qytetarët presin ankthshëm se ç'do të ndodhë me të ardhmen politike dhe integruese të vendit, pas zhvillimeve antidemokratike plot dramacitet të ndodhura më 24 dhjetor. Një opozitë e shqetësuar më shumë për veten dhe një pushtet moskokëçarës, është tabloja e parë që të shfaqet sysh sapo mendon situatën e krijuar. Në fakt, politika ballkanike dhe asfare evropiane del të jetë modeli kryesor dhe i përbashkët i veprimit të dy partive më të mëdha maqedonase, që ndonëse vetëshpallen si bartëse të shtetit, punojnë me sedije për shkatërrimin e tij. Ky ngërç brenda politikës maqedonase ka arritur të pezullojë plotësisht këto ditë funksionimin e jetës parlamentare dhe të krijojë imazhin e një vendi me mungesë stabiliteti të qëndrueshëm politik, duke u shquar kësisoj nga të gjitha vendet e rajonit për paaftësinë në zgjidhjen e kontesteve me mjete politike, në rrugë institucionale dhe ligjore.

Në të tilla rrethana, kushtet e opozitës maqedonase do të mbeten të parealizueshme për sa kohë që nuk gjendet një modus vivendi dhe të vendoset dialogu mes palëve, që është thelbësor për funksionimin e shtetit. Pushteti duhet të ketë medoemos sens për kërkesat e opozitës, sado e keqe apo e mirë të jetë ajo, pasi realizueshmëria e tyre është tregues për nivelin demokratik me të cilin qeveriset shteti. Opozita, në çdo vend tjetër normal, nuk shpërfillet dot dhe kjo përbën standard politik që duhet respektuar nga cilado qeveri. Metodat e funksionimit unilateral duhet flakur tej, sepse situatat sikurse ato të 24 dhjetorit do të jenë të pashmangshme edhe në të ardhmen.

Po zgjidhja? Një takim liderësh dhe garancia e partive qeverisëse për zgjedhje të lira dhe korrekte, do të ishte minimumi që do të mundë të bëhej për të krijuar shtegdaljen e këtij ngërçi ndërmaqedonas, që po nuk u zgjidh në afate të arsyeshme kohore, mund të ketë pasoja vështirë të riparueshme për shtetin. Të paktën, gjithashtu, partitë qeverisëse do të duhej t'u bënin thirrje që tani organizmave ndërkombëtarë për të dërguar ekipet e tyre të vëzhgimit duke krijuar mirëbesimin e nevojshëm për një proces zgjedhor të rregullt dhe pa hile. Një veprim i tillë do të përbënte alternativën e kërkesës opozitare për formimin e qeverisë teknike dhe ndërrimin e ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, që në gjykim të parë, është e papranueshme për cilëndo strukturë qeverisëse. Asnjë syresh nuk do të përcaktohej kurrë për riformatime dhe ndryshime kadrovike të diktuara nga opozita, aq më pak me argumentin se ato do të krijonin ambient më demokratik për zhvillimin e zgjedhjeve. Vështirë të ketë një aksh qeveri në botë, me mend në kokë, që do të pranonte në këtë mënyrë deficitin eventual demokratik të vendit që ajo drejton. E pamundur!

Sidoqoftë, bojkotimi i zgjedhjeve lokale është versioni më i keq dhe më pak i dëshirueshëm, që do të kishte kosto të lartë për demokracinë dhe procesin integrues të vendit, për të cilin është investuar jo pak në mbi dy dekada të pavarësisë. Duke qenë kështu, duhet shpeshtuar përpjekjet për t'u rikthyer besimi mes palëve dhe të dilet nga kjo situatë dëmprurëse për shtetin, për qytetarët në përgjithësi dhe për shqiptarët, në veçanti. Këta të fundit, si dashnorë të vlerave perëndimore dhe të integrimit në BE dhe NATO, duhet të jenë të brengosur për faktin se përplasjet ndërmaqedonase janë kazma që i vihet proceseve integruese, të cilat siç është e njohur tashmë, parakushtëzohen me zgjidhjen e kontestit të emrit (një çështje kjo, që nuk duket se ka zgjidhje për aq kohë sa do të zgjasë mungesa e konsensusit ndërmjet partive maqedonase, akëcila e dalldisur pas sa më shumë votuesve).
Por, nuk duhet shumë mend për të kuptuar se zhvillimet aktuale po shpërqendrojnë në mënyrë të paevitueshme edhe agjendën e sosjes së kërkesave dhe të interesave shqiptare, e stigmatizuar vijimisht nga politika maqedonase. Megjithëkëtë, kjo nuk do të thotë se energjia konfrontuese në bllokun maqedonas duhet rivendosur në relacionin e saj me politikën shqiptare, sepse përfitimet politike nga konfliktet dhe tensionet është një e kaluar për Maqedoninë, ndonëse jo për platformat e disa partive politike. Realisht, dialogu me politikën maqedonase në realizimin e përbashkët të Marrëveshjes së Ohrit dhe intensifikimi i procesit integrues në BE dhe NATO, janë tabani i vetëm që premton përmbushjen e kërkesave shqiptare dhe rrjedhimisht, një shtet stabil dhe të arrirë për të qenë krah për krah me vendet perëndimore.


SHKËLZEN LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERBIA E MADHE, FAKTOR DESTABILIZUES NË BALLKANNga ISUF B. BAJRAMI (01.13.2013)
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERONga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.12.2013)
SHKRELI ANTIKOMUNIST NË KRYENGRITJEN E VITIT 1945Nga FRANK SHKRELI (01.11.2013)
INDIVIDI GLOBAL, MES INTERESIT DHE VLERAVENga Dr. PËRPARIM KABO (01.10.2013)
URIME PËR XHON KERRINNga SAMI REPISHTI (01.10.2013)
10 RREZIQET KRYESORE POLITIKE TË VITIT 2013Nga IAN BREMMER, Reuters (01.09.2013)
NË SHQIPËRI, EKONOMIA SHQETËSIMI KRYESORNga FRANK SHKRELI (01.08.2013)
NJË SHENJË ATROFIZIMI E DIPLOMACISË DHE E QEVERISË SHQIPTARENga SHABAN MURATI (01.08.2013)
HOSSANA, BARJABA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.07.2013)
PUSHTETI DHE PERVERSITETINga XHEMAL AHMETI (01.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]