E Premte, 03.29.2024, 07:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË MARRËVESHJE E DYSHIMTË TIRANË-BEOGRAD
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 01.14.2013, 04:36pm (GMT+1)



Në bibliotekën e enigmave, të dosjeve të pahapura, të kapitujve të pazbërthyer dhe të rebuseve të panumërta të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë, u shtua me fillimin e vitit të ri edhe një marrëveshje e re, e paqartë dhe e errët.

Në uebsajtin e qeverisë shqiptare është publikuar njoftimi se në datën 9 janar 2013, Këshilli i Ministrave vendosi "Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për mundësimin mbi baza të ndërsjella të familjarëve të anëtarëve të misioneve diplomatike apo posteve konsullore për t'u angazhuar në veprimtari fitimprurëse. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë".

Është vështirë të përpiqesh të marrësh me mend se cili ka qenë ai grup interesi apo lobist, që e ka detyruar qeverinë e Shqipërisë të hartojë dhe të nënshkruajë një marrëveshje të nivelit më të lartë qeveritar për interesin dhe veprimtarinë fitimprurëse të pesë apo gjashtë vetëve, që mund të përbëjnë numrin e bashkëshorteve dhe të fëmijëve të diplomatëve të Shqipërisë në Beograd.

Është vështirë të marrësh me mend se çfarë fuqie ekonomike, financiare, politike apo të ndonjë lloji tjetër, duhet të ketë ky grup interesi apo lobist, që ka detyruar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë t'i propozojë qeverisë këtë marrëveshje mes qeverive të të dyja vendeve, dhe që ka detyruar Kryeministrin e Shqipërisë të vendosë firmën e tij të miratimit në këtë marrëveshje.

Edhe më profani e kupton, nga formulimi dhe nga hapësira juridike që krijon kjo marrëveshje, se marrëveshja nuk ka të bëjë as me interesat e Shqipërisë, as të shtetit shqiptar dhe as të kombit shqiptar. Theksojmë se është një marrëveshje e dy qeverive, e cila garanton sigurinë qeveritare dhe juridike për veprimtarinë fitimprurëse të pesë apo gjashtë vetëve, që përbëjnë familjarët e diplomatëve të ambasadës së Shqipërisë në Beograd. "Veprimtaria fitimprurëse" është eufemizmi që kanë gjetur hartuesit e marrëveshjes, për të lejuar veprimtarinë tregtare dhe biznesin në Serbi të familjarëve të personelit të ambasadës në Beograd. Në konceptin ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar "veprimtari fitimprurëse" përkufizohet biznesi. Kjo përbën thelbin e marrëveshjes, e cila që në titullin e saj dhe në të gjashta nenet e saj, përsërit pareshtur termin "veprimtari fitimprurëse", çka dëshmon ngulmimin për të përligjur juridikisht dhe zyrtarisht lejen e veprimtarisë së biznesit të familjarëve të ambasadës shqiptare në Serbi.

Kjo gatishmëri e çuditshme e qeverisë së Shqipërisë për të garantuar me marrëveshje qeveritare veprimtarinë fitimprurëse tregtare të familjarëve të personelit të ambasadës shqiptare në Beograd, nuk mund të mos nxisë për hulumtime për asocimin me interesa të caktuara të padeshifrueshme të qarqeve të caktuara në Tiranë dhe në Beograd. Nuk është e qartë nëse kjo marrëveshje e dy qeverive është bërë për të justifikuar dhe bërë të ligjshme ndonjë veprimtari fitimprurëse të familjarëve të stafit diplomatik në Beograd, e cila ka nisur me kohë dhe po zhvillohet me sukses dhe tani ka nevojë për mbulim juridik. Nuk është e qartë nëse marrëveshja mes dy qeverive është bërë për të startuar veprimtari fitimprurëse të stafit diplomatik apo nëse është bërë për t'u sheshuar rrugën projekteve të rëndësishme fitimprurëse të familjarëve të stafit diplomatik. Nuk është e qartë as nëse hartimi i kësaj marrëveshjeje është iniciuar nga kompani apo institucione shtetërore dhe private serbe, të cilat kanë interes të kenë si bashkëpunëtorë biznesi familjarët e ambasadës së Shqipërisë në Beograd.

Për sqarimin e lexuesit duhet kujtuar se familjarët e stafit diplomatik, bashkëshortet dhe fëmijët, janë të pajisur që të gjithë me pasaporta diplomatike dhe gëzojnë imunitetet dhe privilegjet që rrjedhin nga statusi diplomatik. Eufemizmi "familjarët" përdoret për të larguar vëmendjen nga e vërteta se ata janë të pajisur me pasaporta diplomatike, gëzojnë status diplomatik dhe në këtë cilësi hyjnë edhe në veprimtaritë fitimprurëse tregtare në Serbi.

Për t'i dalë përpara ndonjë konfuzioni apo spekulimi që mund të përhapet nga ndonjë zyrë shtypi qeveritare, mendojmë se është e nevojshme të sqarohet lexuesi se kjo marrëveshje e re me qeverinë e Serbisë nuk është marrëveshje punësimi e familjarëve të personelit të ambasadës. Sepse tjetër gjë është e drejta e punësimit të familjarëve të personelit të ambasadës në shtetin ku janë akredituar, dhe krejt tjetër gjë është një marrëveshje për lejimin e veprimtarisë së tyre fitimprurëse tregtare në shtetin ku janë akredituar. Në praktikën diplomatike ndërkombëtare dhe shqiptare ekziston tipi i marrëveshjes mes dy Ministrive të Jashtme për punësimin reciprok të anëtarëve të familjeve të diplomatëve në shtetet respektive. Por ajo është marrëveshje për punësim dhe në rastin e punësimit nuk ka nevojë për licenca, siç parashikon marrëveshja e tanishme. Për licenca kanë nevojë veprimtaritë e biznesit. Në rastin e Serbisë dhe të specifikës historike dhe aktuale të marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë, edhe një marrëveshje për punësimin e familjarëve do të hante diskutim.

Marrëveshja e re mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Serbisë krijon një konflikt të hapur interesi, sepse ndërlidh interesat e familjarëve të ambasadës me interesat e kompanive shtetërore dhe jo shtetërore serbe, që merren me biznes, i lidh interesat e familjarëve të personelit diplomatik, pra dhe të vetë personelit diplomatik, me institucionet shtetërore dhe jo shtetërore serbe, të cilat merren me veprimtari fitimprurëse tregtare dhe të tjera. Sepse në nenin 3 të marrëveshjes theksohet se do të jetë vetë ambasada e Shqipërisë, pra diplomatët, që do të kërkojë nga Ministria e Jashtme e Serbisë autorizimin për t'u marrë me veprimtari fitimprurëse.

Lidhja e interesave të familjeve të stafit diplomatik me interesat e kompanive apo të institucioneve serbe që prodhojnë apo sponsorizojnë veprimtari fitimprurëse tregtare, e bën që jo vetëm të nënvleftësohen, por dhe të bihet ndesh me interesat e shtetit dhe të ekonomisë së shtetit që i ka dërguar. Është vështirë të parashikohet se si qeveria e Shqipërisë do të arrijë të përputhë kriteret e certifikatës së sigurisë, që duhet të kenë diplomatët e akredituar në Serbi, me kriteret e interesit të fitimit familjar, që ofron biznesi dhe shteti serb për familjarët e diplomatëve. Qeveria i vë me ndërgjegje shkelmin të ashtuquajturës diplomaci ekonomike, të cilën ministrat tanë të Jashtëm, e pretendojnë pareshtur sikur kanë zbuluar Amerikën. Sepse në vend të diplomacisë ekonomike të Shqipërisë, ambasada inkurajohet të merret me diplomacinë ekonomike të shtëpisë.

Marrëveshja është një shkelje e hapur e Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, e vitit 1961, e cila përjashton në mënyrë kategorike çdo veprimtari biznesi të personelit me status diplomatik. Në nenin 42 të Konventës thuhet shprehimisht se "një agjent diplomatik nuk mund të ushtrojë në shtetin pritës ndonjë aktivitet tregtar ose profesional për përfitim personal". Po të kemi parasysh se në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, Konventa e Vjenës dhe legjislacioni ndërkombëtar prevalon mbi legjislacionin e brendshëm dhe është e detyrueshme juridikisht në Shqipëri dhe për gjithë shtetasit shqiptarë, kjo do të thotë se marrëveshja Tiranë-Beograd përbën një shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në fakt, në një interpretim juridik, Konventa e Vjenës e bën nul marrëveshjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, të miratuar nga Këshilli i Ministrave në Tiranë në datën 9 janar 2013. Përveç kësaj, marrëveshja e arritur mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Serbisë për lejimin e veprimtarisë fitimprurëse të familjarëve të ambasadës, bie ndesh edhe me ligjin për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë të vitit 2003, ku formulimet e mandatit të personelit të ambasadës, nga ambasadori e deri tek atasheu, përjashtojnë çdo veprimtari fitimprurëse në shtetin ku janë akredituar.

Marrëveshja e dy qeverive të Tiranës dhe të Beogradit për interesat e pesë apo gjashtë familjarëve të personelit të ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe të ambasadës së Serbisë në Tiranë, ka shumë hije në përmbajtjen dhe në pasojat e saj. Ajo krijon hapësirë juridike dhe pëlqim qeveritar për atashimin e rolit të ambasadës tek interesat e biznesit fitimprurës me Serbinë dhe me institucionet serbe. Kjo do të thotë se qeveria e Tiranës e shndërron ambasadën shqiptare në Beograd nga një ambasadë e interesave të Shqipërisë në një ambasadë të interesave të Serbisë në Shqipëri. Në mënyrën më të habitshme e legalizon këtë status të ri varësie vetë qeveria e Shqipërisë. Marrëveshja e kthen ambasadën e Shqipërisë në Beograd në një peng të shtetit të Serbisë. Ajo që bën përshtypje të veçantë është fakti se, sipas burimeve pranë qeverisë shqiptare, Shqipëria nuk ka nënshkruar me asnjë shtet të NATO-s apo të BE-së një marrëveshje qeveritare për "veprimtari fitimprurëse". Dhe për të vendosur rekordin e habisë: qeveria e Shqipërisë nuk ka nënshkruar një marrëveshje të tillë qeveritare as me qeverinë e Kosovës. Përse me Serbinë?
Për të gjitha këto, mendojmë se ajo është një marrëveshje e dyshimtë, e cila as nuk duhet formalizuar juridikisht, as nuk duhet zbatuar dhe duhet anuluar.


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONFRONTIMET MAQEDONASE PO I VËNË KAZMËN INTEGRIMITNga SHKËLZEN LUSHAJ (01.13.2013)
SERBIA E MADHE, FAKTOR DESTABILIZUES NË BALLKANNga ISUF B. BAJRAMI (01.13.2013)
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERONga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.12.2013)
SHKRELI ANTIKOMUNIST NË KRYENGRITJEN E VITIT 1945Nga FRANK SHKRELI (01.11.2013)
INDIVIDI GLOBAL, MES INTERESIT DHE VLERAVENga Dr. PËRPARIM KABO (01.10.2013)
URIME PËR XHON KERRINNga SAMI REPISHTI (01.10.2013)
10 RREZIQET KRYESORE POLITIKE TË VITIT 2013Nga IAN BREMMER, Reuters (01.09.2013)
NË SHQIPËRI, EKONOMIA SHQETËSIMI KRYESORNga FRANK SHKRELI (01.08.2013)
NJË SHENJË ATROFIZIMI E DIPLOMACISË DHE E QEVERISË SHQIPTARENga SHABAN MURATI (01.08.2013)
HOSSANA, BARJABA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]