VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ROLI AMERIKAN NË AFGANISTAN PO MERR FUND Nga FRANK SHKRELI E Martë, 01.15.2013, 07:31am (GMT1)
Presidenti Obama tha se ''ky përparim është bërë i mundur falë sakrificave të
mëdha të forcave tona dhe të diplomatëve tanë, si edhe të forcave të vendeve të
shumëta të koalicionit ndërkombëtar, por edhe popullit afgan i cili ka vuajtur aq
shumë'', shtoi Presidenti Obama. Ai tha se në luftën e Afganistanit, ''kanë
dhënë jetën më shumë se 2000 bijë e bija të Amerikës'', duke shtuar se, ''Këta
janë patriotë të cilët ne i nderojmë sot, nesër dhe përgjithmonë.'' Edhe
Presidenti afgan Karzai tha se, ''gjatë bisedimeve....unë falenderova
Presidentin Obama për ndihmën që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë popullit
afgan, për të gjitha ato që kemi arritur gjatë dhjetë viteve të kaluara...''
Udhëheqsi afgan tha gjithashtu se "Forcat ndërkombëtare, forcat amerikane nuk
do të jenë më të pranishme në fshatrat afgane, se tani është detyra e forcave
afgane që popullit afgan t'i sigurohet paqëja dhe siguria.'' Presidenti Barack Obama dhe Presidenti Hamid Karzai i Afganistanit gjatë një konference të përbashkët për median në Shtëpinë e Bardhë me 11 Janar, 2013 2013. (Foto zyrtare e Shtëpisë së Bardhë nga Lorenc Xhekson)
Deklarata e Presidentit Obama për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani
aty nga mbarimi i vitit 2014, shihet me skepticizëm nga disa vërejtës politikë
dhe ushtarakë si edhe nga disa media amerikane, duke thënë se tërheqja e plotë
e forcave amerikane nga Afganistani mund të rrezikojë arritjet e deritanishme
në atë vend, pasi forcat ushtarake afgane nuk janë ende në gjëndje të luftojnë
talebanët, ndërkohë që dhuna vazhdon në shumë pjesë të atij vendi. Gazeta amerikane Nju Jork Tajms, në një editorial në lidhje me bisedimet amerikano-afgane në Washington midis Presidentit Obama dhe udhëheqsit afgan Karzai, shkruan se "Plani amerikan për t'i dhënë fund luftës varet shumë nga aftësia e forcave afgane për të siguruar vendin. Zoti Obama e ekzagjeroi përmirësimin e situatatës në Afganistan dhe anashkaloi mangësitë serioze të sigurimit në atë vend. Por ai me të drejtë zvogëloi rolin dhe objektivat amerikane në Afganistan. Dhe tani ai duhet të tërheqë sa më parë që të jetë e mundur 66,000 ushtarët nga ai vend'', përfundon editorialin gazeta Nju Jork Tajms. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |