VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË Shkruar më 22 janar 2006 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 01.21.2013, 08:43am (GMT1)
Nuk ka media, pra nuk ka gazetë, radio, televizion, agjenci lajmesh, botime on line që të mos e kenë pasqyruar, që në sekondat e para të daljes së lajmit të kobshëm dhe tragjik, gjerësisht dhe pareshtur largimin e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova nga jeta tokësore. Nuk ka figurë politike perëndimore që nuk është shprehur dhe po shprehet për humbjen që ka shkaktuar kjo humbje tragjike për Kosovën, Evropën dhe njerëzimin. Ky pasqyrim mediatik është vetëm maja e ajsbergut e hapësirës që do të ketë figura e Presidentit Ibrahim Rugova në mediat, në botimet e shtypura dhe elektronike, në Internet, në manifestimet e ndryshme nga institucionet shqiptare, evropiane dhe botërore. Dhe do ta kuptojmë se ai njeri që përfshihej në atë pamje të imtë dhe delikate kishte një madhështi dhe një fuqi që shpaloset si faqet e maleve të vargmaleve, si rrjedhat e thella të oqeaneve në pafundësinë e tyre. Spikat në shqiptimet e deritashme vlerësimet shprehëse të Sekretares Amerikane të Shtetit Kondolica Rais, e cila thekson tek figura e Presidentit Ibrahim Rugova njeriun e unitetit, të bashkëpunimit, të harmonisë, të paqes, të trashëgimisë së sigurtë që ia ka lënë Kosovës për ta realizuar qëllimin e vet. Zyrtarisht, siç e kemi dëgjuar edhe të shtunën, por edhe më parë, sistematikisht, nga goja e Filip Goldbergut, Presidentin Ibrahim Rugova Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë mikun e vet të vjetër dhe të ngushtë. Bill Klinton, duke shprehur dhimbjen personale për humbjen tragjike thotë se është takuar shumë herë në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Ibrahim Rugova dhe se ruan mbresat më të mira nga bashkëpunimi që ka pasur gjatë kohës që ishte President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fakti që Presidenti Ibrahim Rugova është takuar shumë herë me Bill Klintonin në Shtëpinë e Bardhë dhe ka bashkëpunuar ngushtë gjatë gjithë atyre viteve na e dëshifron enigmën e gjithëfuqisë që ia jepte Presidentit Ibrahim Rugova këmbëngulja e tij a pashoqe që buronte në kauzën e drejtë të cilën e përfaqësoi. Kështu e zbërthejmë edhe enigmën sesi Kosova doli nga fshehtësia hermetike ku e kishte katandisur fati i saj i rreth njëqind viteve të fundit, për t'u shfaqur dalëngadalë me relievet e saj të vërteta, me realitetin e saj të vërtetë si komb shqiptar dhe tokë shqiptare, gjithmonë ilire dhe dardane në zemër të Evropës. Nëse Evropa dhe bota kishin heshtur gati njëqind vjet përballë kasaphanave sistematike që kishte bërë Serbia kundër Kosovës, kur do të vinte fundi i shekullit dhe i mijëvjeçarit, ato nuk do të heshtnin më dhe do të ndërmerrnin 24 Marsin 1999 kundër serbomëdhenjve. Meritën absolute që Kosova u shndërrua në një llampë të ndritshme në hartë dhe nuk mbetej më një pikë e errët, e ka pikërisht Presidenti Ibrahim Rugova, vizionariteti i tij, filozofia e tij. Agjencitë kryesore perëndimore të lajmeve e nxjerrin në tituj faktin se në vendin e tij Presidentin Ibrahim Rugova e konsiderojnë Babain e Kombit. Presidenti Ibrahim Rugova i doli zot Kosovës, pra i doli zot kombit, në një kohë kur fqinjtë tanë, miqtë dhe aleatët e fqinjve tanë, të mësuar të na merrnin nëpër këmbë si të donin e sa të donin, po i fërkonin duart për të mbaruar punë me ne njëherë e përgjithmonë, duke e zgjidhur çështjen tonë njëherë e mirë nëpërmjet zhdukjes sonë të plotë fizike, pra nëpërmjet shfarosjes sonë si qenie natyrore. Nga ky tundim çnjerëzor, siç e pamë ne dhe bota, armiqtë e Kosovës dhe të kombit tonë, nuk hoqën dorë as në mbarim të shekullit dhe të mijëvjeçarit të kaluar, duke bërë një seri masakrash tipike serbomëdha në vitet 1998-1999, duke përzënë me dhunë një milion shqiptarë të Kosovës për në Shqipëri e Maqedoni, duke i përzënë me dhunë një milion të tjerë nëpër malet e Kosovës, duke rrafshuar qytete, fshatra, monumente historike e kulturore shqiptare të Kosovës, duke e shndërruar Kosovën në një grumbul varrezash masive, pra duke bërë genocid të qenies fizike kombëtare dhe të kujtesës kombëtare. Të njëjtin fat me Kosovën do ta pësonin edhe Shqipëria, krejt hapësira shqiptare dhe shqiptarët kudo që ishin nëse serbomëdhenjtë nuk do të ndaleshin nga Amerika në krye të NATO-s. Mediat gjermane e kanë dhënë lajmin për Presidentin Ibrahim Rugova duke e ilustruar me një fotografi të Presidentit me kancelarin Gerhard Shrëder, një fotografi shumë vëllazërore. Në të njëjtat valë ato kanë nxjerrë në pah dhimbjen e veçantë që ka shprehur kancelarja Angela Merkel për Presidentin Ibrahim Rugova. Në disa media të tilla reagimi i kancelares Angela Merkel është përkthyer se lajmi "më ka tronditur pa masë", në të tjera është përkthyer se lajmi befasues më "ka shtangur". Nënteksti është i qartë. Presidenti Ibrahim Rugova e ka forcuar deri në përkryerje vëllezërinë e kombit shqiptar me kombin gjerman, veçanërisht vëllezërinë e Gjermanisë me Kosovën.
© POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS ©
SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |