VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
FACEBOOKPOLITIKA “E ardhmja e njerëzimit nuk është evoluimi i teknologjisë, por mënyra e përdorimit të saj.†(Dominique Wolton) Nga ELVIN LUKU E Martë, 02.05.2013, 09:38am (GMT1)
Sot, ne e kuptojmë se frika e faraonit egjiptian vinte nga padija dhe mosnjohja
e rëndësisë së shkrimit si media e re, sikurse kuptojmë sekpticizmin që ka
ekzistuar në shekuj, se alfabeti do të "vrasë" imazhin, libri do të "vrasë"
katedralen, makina-njerëzimin sepse ecim më pak, televizioni-librin,
kompjuteri-TV-në, interneti-gazetën etj...
Historia përsëritet!
Së fundmi, kryeministri Berisha kuptoi se "Shqipëria dixhitale" nuk ka të bëjë
as me kodin mors, radion, kabinat telefonike, as postën e dikurshme shtetërore,
dhe hapi edhe ai faqen e tij në Facebook, - Në fakt, bëri mirë. Megjithatë, për saktësi profesionale, duhet të kujtojmë shakatë "ciu-ciu" të kryeministrit me rivalin e tij politik Edi Rama dhe komunikimin në Twitter: "Rroftë ciu-ciu! Por, Shqipërinë dixhitale, ne nuk e nisëm për të krijuar opozitën virtuale. Shqipërinë dixhitale e nisëm që shqiptarët, pavarësisht nga bindjet e tyre, të kenë shërbimet më të shkëlqyera, të njohin shpejtësitë më të mëdha. Rrjetet sociale janë rrjete sociale dhe nuk duhet t'i deformojmë qëllimet e tyre. Ato janë për të shumuar plazmën e njerëzisë e komunikimit midis njerëzve." (Mbledhje qeverie, 22 gusht 2011) Habiteni! Sigurisht, që jo.
I pari që nisi të bëjë politikë aktive në mediat sociale, është lideri i
opozitës Edi Rama, i cili me komunikimin politik në Twitter pati dhe vazhdon të
ketë "tifozë" dhe skeptikë në rradhët e qytetarëve, gazetarëve apo
komentatorëve politikë.
Rama është, po ashtu, i pari politikan që eksperimentoi konferencën e parë në
një media sociale. Pas tij, të njëjtën eksperiencë e ndau edhe ambasadori
amerikan Arvizu. Rezultatet ishin befasuese. Një përgjigje se facebookpolitika
funksionon.
Në fakt, skeptikët të kujtojnë të ashtëquajturën lëvizjen ludiste të shekullit
XVII në Britaninë e Madhe, të cilët u bashkuan për të shkatërruar makinat, me
argumentin se po kufizonte ndjeshëm krahun e punës.
Një ndër faqet më aktive në Facebook, është ajo e profesor Artan Fuges.
Filozofi i njohur i komunikimit e përdor këtë dritare për të diskutuar disa nga
temat më të rëndësishme të politikës së ditës, si "Jo, dy ekonomi, një për të
pasurit dhe një për të varfërit!", "Integrimin europian të Shqipërisë duhet ta
marrin në dorë qytetarët", "Ne na drejtojnë sendet", "Gazetaria "e shtuar",
"Info-obeziteti e vret informacionin", "Për KKRT: Një propozim qytetar!"etj.,
dhe këtë e bën në mënyrë interaktive me mbi 16 mijë miqtë e tij. Faqja është
konceptuar si një media e qytetarit, ku respektohet dhe promovohet mendimi i
çdokujt, por ka disa rregulla të rrepta etike, të cilat nuk mund t'i shkelësh. Pra, Profesori e përdor faqen për të komunikuar me studentë, miq e intelektualë; gjuhëtari Ardian Vehbiu përdor pjesërisht facebookun e twitterin por më shumë blogun e njohur "Peisazhe të fjalës" ku ndan shkrime e opinione me gazetarë, gjuhëtarë, komentues dhe dashamirës të faqes; gazetari Virgjil Kule, për të disktuar mbi probleme të gazetarisë, poezinë dhe për të promovuar librat e tij, i fundit "Skënderbeu"; qëndra "Abacus Research" për të shpërndarë të dhënat e matjes së audiences etj...
Në faqen e kryeministrit Berisha, më 23 janar ishte postuar kjo barsaletë për
darken që Sekretari për Ekonominë dhe Financën i PS-së, Anastas Angjeli shtroi
në hotel Sheraton ditën e emrit të tij: "...Sipas zakonit, Caci, të cilit më
shumë hije i ka kuleta se fjala, falenderoi të ftuarit, ngriti dollinë dhe u ul
duke pritur me padurim dhe emocion elozhet e kryetarit të tij, z.Rama. Pas pak
kohe, z.Rama u ngrit, falenderoi me perzemërsi Cacin për ftesën dhe, ndër të
tjera, tha: Të dashur miq! Unë kam fatin e madh të mësoj të këshillohem e të
frymëzohem çdo ditë për çështjet madhore të ekonomisë dhe financave, në këtë
kohë krize rrënuese, nga një personalitet i shquar, i rrallë, me njohuri të
nivelit më të lartë në këto fusha.
Të gjithë sytë e të ftuarve ishin drejtuar si prozhektor tek Caci!
Vetë atij i vershoi adrenalina nga rrënjet e flokeve tek gishtërinjtë e
kembëve. Ai po përjetonte një gjendje më shumë se ekstaze që nuk e kishte
provuar kurrë më parë. Me gotë në dorë u ngrit i përgjëruar dhe gjysmëndenjur
në respekt të shefit të tij. Mirëpo, papritmas gjithçka në qënien e tij ngriu,
madje, ngrinë edhe krushqit, kamarierët, sazet dhe darka, përveç gotës së
dollisë që, se si ra nga dora dhe u be copa ne momentin kur shefi i tij tha se
personi apo gjeniu në fjalë ishte gjysma e tij më e mire, pikërisht zonja
Basha. Ç'pate? - i tha bashkeshortja Cacit. Hiç, hiç, goten ma moren duartrokitjet, u përgjigj ai, ndonese i dukej se i kishte rënë jo tavani, por hoteli mbi kokë! sb".
Pavarësisht stilit jo dhe aq elegant të të shkruarit dhe ironisë, nuk janë
barsaletat ato që presim nga një kryeministër. Kemi dëgjuar se, veç talentit në mjekësi, kryeministri ka edhe humor. Por, tani për tani, le të mbetemi të kënaqur me "Al-Pazarin" e Agron Llakajt në Vizion Plus dhe "Portokallinë në "Top-Channel". Kurse si mjek, meqë është në pushtet, talentin mund ta tregojë te shëndetësia, - që është për faqe të zezë. Çfarë presin qytetarët tjetër nga kryeministri në facebook?
Veç sukseseve me rritje dyshifrore dhe, së fundmi, deklaratat gati primitive nacionaliste, asnjë nga këto çështje nuk e kemi parë në facebookun e kryeministrit, ndonëse prej kohësh flitet një legjendë për të. Thonë se punon dhe lodhet shumë. Nëse rri tërë ditën duke sharë me gojë e me shkrim Cacin apo duke mbushur facebookun me "ciu-ciu" e "puc-puc" për Ramën, atëherë le të vazhdojë të lodhet. Mesa dimë, puna matet me rezultate. Dhe, kjo puna e kryeministrit na kujton shprehjen e mençur popullore: "Drangër-dung këmborë e madhe, qumështi gjysëm okadhe..." Thuhet se kryeministri i ka dhënë urdhër gjithë ministrave, që të hapin edhe ata faqet e tyre në facebook.
Urojmë që facebookpolitika e ministrave të mos imitojë kreun e qeverisë. Sentenca e famshme e profesorit të komunikimit Dominique Wolton, se: "E ardhmja e njerëzimit nuk është evoluimi i teknologjisë, por mënyra e përdorimit të saj", më sjell ndërmend albanologun e fundit të gjallë, profesor Shaban Demiraj, i cili në janar mbushi 93-vjeç. Edhe 100-vjeç, profesor!
Disa vite më parë, një ish-student i tij u mrekullua kur profesori gjithë
vitalitet i tha: "Vazhdoj të punoj edhe më shumë për shkencën e gjuhësisë. Kam
botuar edhe dy libra të tjerë. Tani kam një lehtësim të madh nga kompiuteri.
Është një shpikje e mrekullueshme, edhe për ne."
Ka shkrimtarë që vazhdojnë të shkruajnë "me dorë" dhe janë nobelistë;
historianë, kineastë, teoricienë që kanë spikatur edhe në diktaturë, sikundër
ka jo pak gazetarë, inxhinjerë, matematicienë, ekonomistë, informaticienë që
janë dështakë në demokraci, etj... ELVIN LUKU
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |