E Premte, 04.19.2024, 09:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PRESIDENTI OBAMA SHPREH BESIMIN E TIJ FETAR
Nga FRANK SHKRELI

E Shtunë, 02.09.2013, 08:38am (GMT+1)




Të enjten në Washington u mbajtë ceremonia e përvitshme e ''Mengjesit Kombëtar të Lutjeve'', ku përveç Presidentit Obama, zevendës Presidentit Biden dhe ku përveç anëtarëve të Kongresit Amerikan ishin ftuar mbi tri mijë pjesëmarrës, udhëheqës dhe autoritetete në fushë të ndryshme nga e mbarë bota. Është kjo një mbledhje që e organizojnë anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve -- të cilët rregullisht takohen në Kongres njëherë në javë për lutje. Këtë traditë e ka filluar ish-Presidenti Dwight Eisenhower dhe për çdo vit presidenti amerikan në detyrë, që së bashku me udhëheqësit më të lartë të vendit nuk ka munguar kurrë nga pjesëmarrja në këtë takim, ku gjithashtu, ftohen dhe marrin pjesë, jo vetëm personalitete politike dhe fetare, por edhe personalitete të dalluara në fushë të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, nga e mbarë bota. Ky takim është një rast për Presidentin amerikan dhe për pjesëmarrës të tjerë që të shprehin besimin e tyre fetar dhe për të reflektuar mbi çështje shpirtërore, por edhe politike, për veten dhe për vendin e tyre. ''Këjo ceremoni është domethënse'', u tha të pranishëmve Presidenti Obama, është e rëndësishme ''për ne -- si komb dhe si popull -- pasi që çdo vit për 61 vjet tani këjo traditë e mrekullueshme lutjesh ka vazhduar. Mbajtja e përvjetshme e kësaj ceremonie fletë shumë për ne, sepse vit pas viti, në kohë triumfësh dhe në kohë tragjedishë, në paqë dhe në kriza, ne mblidhemi së bashku, jo si Demokratë e Republikanë, por si vëllëzër e motra, si fëmijë të Perendisë. Çdo vit, megjithë problemet dhe peripecitë e jetës sonë të përditshme, ne caktojmë një mengjes për t'u mbledhur si komunitet i bashkuar në lutje'', tha Presidenti Obama.

Ai u tha të pranishëmve se i bëri përshtypje leximi gjatë ceremonisë nga teksti i Librit të Shënjtë drejtuar Hebrejve, se, ''Pa besim është e pamundur që të kënaqim Perendinë, sepse kushdo që vjen para Tij, duhet të besoj se Ai ekziston dhe se Ai i shpërblen ata që kërkojnë ndihmën e Tij...jo vetëm për një moment, ose për një ditë, por për çdo moment dhe për çdo ditë'',të jetës sonë, tha presidenti amerikan, Barak Obama.

Presidenti Obama u tha pjesmarrësve në Mengjesin Kombëtar të Lutjeve se, ''Si të Krishterë, ne besojmë në duart e gozhduara të Jezu Krishtit. Por aq shumë amerikanë të tjerë të cilët përqafojnë dhe besojnë në fetë e tyre --si myslimanët dhe hebrejtë, hindët dhe sikët si dhe të gjithë Amerikanët që besojnë por edhe ata që nuk besojnë -- kanë një besim të thellë dhe të palëkundshëm në kombin e vet.''

Kohët e fundit, tha Presidenti Obama, pata rastin të reflektoja mbi fuqinë dhe forcën e besimit, duke folur për inaugurimin e tij të dytë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë të cilit ai vendosi dorën dhe u betua mbi dy Bibla që ishin përdorur nga dy Amerikanë të mëdhej, atë të Presidentit Abraham Lincoln dhe Biblën e Martin Luter Kingut, udhëheqësit të të drejtave civile në Amerikë -- besimi i të cilëve, sipas Z. Obama, bën jehonë edhe sot. Ishte e pamundur, tha ai, që me atë rast solemn të mos mendoja për këta dy burra dhe se si të dy këta -- në kohë krize e tragjedie si edhe në periudha të pasigurta për kombin tonë, ata i këthyen sytë tek Bibla për të kërkuar ndihmë dhe për të mësuar nga fjala e Zotit -- ashtu siç kanë bërë, ç'prej fillimit të këtij kombi, aq shumë presidentë, predikatorë, ligjvenës, juristë e të tjerë.

Duke folur për Dr. Luter King-un, Presidenti amerikan tha se ''ne e dimë se Dr. Kng-u, në Bibël gjënte forcën, në Bibël ai gjënte bindjen dhe në fjalët e Zotit ai zbulonte të vërtetën mbi dinjitetin e njeriut, nga i cili ai nuk hoqi kurrë dorë. '' Edhe Presidenti Lincoln, tha Z. Obama kishte momente të tilla, ''pasi e kishte parë vendin e tij të ndarë e të përçarë, në një luftë që kishte këthyer vëllain kundër vëllait, dhe familjet kundër njëta tjetrës -- këjo tha ai ishte një barrë e rëndë për cilindo president'', duke shtuar se, ''në sytë e presidentit Lincoln, forca e besimit ishte një shënjë përvujtëshmërie që bën të mundur të njohim kufizimet tona dhe si pasojë ai mundi të shikonte imazhin e Perendisë edhe në radhët e atyre të cilët ishin kundërshtarë të tij të vendosur'', shtoi Presidenti Obama.

''Në një demokraci kaq e madhe e kaq e ndryshme si këjo e jona'', vazhdoi ai, ''ne përballemi me lloj lloj opinionesh.'', "˜'Por'' shtoi ai, ''detyra jonë si udhëheqës në qeveri, ose në biznes dhe si predikues të besimit fetar -- është që të kalojmë ditët tona me zemër dhe mendje të hapur, duke kërkuar të vërtetën që ekziston edhe në një opinionin e një kundërshtari, për të bërë të mundur pajtimin e mendimeve dhe arritjen e marrveshjeve që të rezultojnë -- që ne si komb dhe si popull të marrim masa dhe veprime konkrete për zgjidhgjen e problemeve, me të cilat përballemi si komb.''

Duke përfunduar fjalimin e tij të ënjtën para nja 3000 vetave nga Amerika dhe bota, të cilët morën pjesë në Mengjesin Kombëtar të Lutjeve, Presidenti Obama tha, "˜'le të mbështetemi në vendosmërinë tonë e cila bazohet në besimin tonë fetar. Le ti lutemi Zotit që te jemi të denjë i bekimeve të shumëta që Ai i ka dhënë kombit tonë. Më lejoni gjithashtu që tu them se ne të cilët jemi në pozita të fuqishme dhe me influencë duhet të jemi ndër ata më me përvujtëshmëri. Dhe le ti premtojnë Zotit dhe njëri tjetrit, çdo ditë ndërkohë që dielli lind në Amerikë, se ai diell lind mbi një popull që përpiqet që ta bëjë këtë bashkim të kombit tonë edhe më të fortë e më të fuqishëm.''

Pas së cilës, Senatori republikan dhe nën-kryetari i ceremonisë, Z. Jeff Sessions, i cili shpeshëherë është përplasur me Presidentin Obama për çeshtje të shumëta politike dhe ekonomike, e mbylli ceremoninë duke thenë, në një frymë mirëkuptimi se, "ne jemi një komb", me një president. "Faleminderit që jeni presidenti i im. Falemidnerit që jeni presidenti i ynë", përfundoi Senatori republikan Jeff Sessions.




FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRGATITJE PËR STUHINË HISTORIKE TË VERILINDJES AMERIKANE - VIHET NË FUNKSIONIM QENDRA E OPERACIONEVE EMERGJENTE NË NJU JORK, DEKLAROHET GJENDJA E EMERGJENCËS NË MASSACHUSETTSNga ARTUR VREKAJ (02.08.2013)
6 SHKURT 1967, KUR SHQIPËRIA U SHPALL KUNDËR ZOTITNga FRANK SHKRELI (02.07.2013)
XHON KERRI NË KRYE TË DIPLOMACISË AMERIKANENga FRANK SHKRELI (02.06.2013)
ORA PËR MAQEDONINË PO BIE ME SHPEJTËSINga SHKËLZEN LUSHAJ (02.05.2013)
FACEBOOKPOLITIKA“E ardhmja e njerëzimit nuk është evoluimi i teknologjisë, por mënyra e përdorimit të saj.” (Dominique Wolton)Nga ELVIN LUKU (02.05.2013)
NJË PROJEKT I STËRMADH LUNDRIMI GJEOPOLITIK NË BALLKANNga SHABAN MURATI (02.04.2013)
REFLEKSIONE NGA ZHVILLIMI I VEPRIMTARISË ATDHETARE PËR SKËNDERBEUNNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA) (02.04.2013)
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.03.2013)
ROLI I PRESIDENTIT WOODROW WILSON NË MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË SHQIPËRISËKUJTESA E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS - ME RASTIN E PËRVJETORIT TË VDEKJESNga Prof. SAMI REPISHTI (02.03.2013)
QUO VADIS SHQIPËRI?Nga RESHAT KRIPA (02.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]